Tuesday, December 28, 2010

Emigrantët shqiptarë janë shumë të domosdoshëm si për Italinë ashtu edhe për Shqipërinë

Dr. Alban Daci

Në njëzet vitet e fundit shumë shqiptarë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike në vend, u detyruan si e vetmja rrugë për shpëtim të merrnin rrugët e Europës dhe më gjerë. Shumë prej tyre u drejtuan drejt brigjeve të Italisë, me shpresën se aty do të gjenin mundësi më të mëdha punësimi dhe jetese.
Shumë prej këtyre emigrantëve në fillim të viteve ’90 u deklaruan me të drejtë edhe refugjatë politik, sepse largoheshin nga një diktaturë mizore dhe nga një realitet i egër jetësorë, ku imagjinata nuk mjaftonte për ta përshkruar nëse nuk e kishe përjetuar vetë.
Shqiptarët që u drejtuan drejt Italisë, të cilët edhe pse ja nisën nga zero dhe u përballën me paragjykime, me shumë punë dhe me një karakter të fortë e të vendosur, jo vetëm arritën të ndërtonin një jetë normale të barabartë edhe me standardin e qytetarëve Italian, por arritën të jenë një shembull suksesi dhe shprese për këdo që luftonte për një jetë më të sigurt dhe më normale.
Emigrantë shqiptarë që kanë punuar me vite me radhë në Itali, ka luajtur një rol vendimtarë edhe për ekonominë e familjeve të tyre në Shqipëri. Le të imagjinojmë pak sikur në këto njëzet vite të tranzicionit shqiptarë, të mos kishin kontribuar emigrantët me kursimet e tyre dhe për familjarët që vazhdonin të jetonin në Shqipëri. Shqiptarët, në ndryshim me qytetarët europian, në fillim të viteve ’90, u gjetën në aspektin ekonomik krejtësisht të zhveshur dhe të pambrojtur. Ata, nuk kishin asnjë lloj kursimi apo trashëgimie nga 50 vitet e fundit.
Nëse sot shikojmë, se shqiptarët kanë ndërtuar shtëpi të bukura, moderne dhe të shtrenjta, shumica prej tyre i kanë bërë vetëm me anë të kursimeve që kanë siguruar nga punë në emigracion. Jo vetëm kaq, por shumë shqiptarë arritën t’i blinin makinat e para në emigracion dhe i sollën edhe në Shqipëri. Pra emigrantë, me punën e tyre, arritën t’i ndryshonin fytyrën Shqipërisë, nga një vend që kishte njohur vetëm tollonat për 50 vjet, në një vend po njihte standardet e jetës normale.
Madje, kam një teori timen personale se emigracioni shqiptar kanë bërë shumë më shumë se sa ka bërë dhe duhet të bënte edhe vetë Shteti shqiptar në këto vite tranzicioni. Emigrantët me punën dhe kontributet e tyre në ekonominë shqiptarë, shumë herë kanë arritur të mbulojnë edhe politika ekonomike negative që ka ndërmarr shteti gjatë periudhës së tranzicionit.
Le të marrin si shembull punësimin. Në njëzet vitet e fundit shteti shqiptar ka dështuar përsa u përket politikave të punësimit. Sot, sikur këta emigrantë të mos kishin çarë dallgët e detit edhe në temperatura nën zero për një jetë më të mirë, do të ishin të pa punët e njëzet vjecarit të fundit. Jeta e tyre do të vazhdonte të ishte një rrënim ekonomik dhe një shkatërrim psikologjik si për ato ashtu edhe për familjarët e tyre.
Në Europë janë punësuar shumë të rinj shqiptarë, të cilët nëse nuk do kishin pasur guximin e forcën për të sakrifikuar për një jetë më të mirë, sot me siguri do të silleshin nëpër rrugët e qyteteve shqiptare, duke pirë kafe, duke luajtur bilardo ose siç po bëhet modë tashmë në Shqipëri, duke kaluar orë pafund në facebook. Shteti shqiptar vazhdon të dështojë për politikat e punësimit dhe sidomos për punësimin e të rinjve.
Këtu në Shqipëri, ndodh rëndomtë që të vjetrit vazhdojnë të punojnë në administratë dhe nuk duan të dalin në pension (dikush që ka punuar më parë si Drejtor i Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Jashtme më ka thënë se: Në këtë Ministri ka shumë persona që janë në moshë pensioni dhe vazhdojnë të punojnë), kurse të rinjtë për rrjedhojë presin që të vjetrit të ndahen nga puna përmes vdekjes natyrore, dhe pastaj t’i zëvendësojnë . Derisa të vij ky moment, të rinjtë (të talentuar ose jo), do të rrinë nëpër bare duke pirë duhan dhe konsumuar makiato. Shqipëria, duke qenë së është vendi me moshë shumë të re dhe që ka një numër të madh të rinj të papunësuar, po humb një energji të madhe pune.
Emigrantët kanë dhe vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishëm edhe për Italinë. Ato janë shumë të rëndësishëm për ekuilibrin e llogarive publike, funksionimin e tregut të punës dhe ofertës së shërbimeve dhe të personave dhe në perspektivë përfaqësojnë një kontribut të madh edhe për rritjen ekonomike.
Sipas Anna Maria Tarantola, zv/drejtoreshë e përgjithshme e “Banka d’Italia” ( në shqip “Banka e Italisë”): “Në një sistem ekonomik si yni, ku taksa e ndërvarësisë demografike (raporti mes numrit të personave më të mëdhenj se 65 vjeç atyre të moshës së punës) është i destinuar të rritet shumë, kontributi i forcave të reja, në mënyrë shoqërore dhe profesionale të integruar, është dhe do të jetë e një rëndësie të veçantë për mbajtjen e ekuilibrave makro-ekonomik dhe të financës publike, për funksionimin e tregut të punës, për dispozicionin e shërbimeve të personave”.
Nga ky këndvështrim del se të huajt janë një pasuri e madhe për Italinë. Një kontribut, në perspektivë, në rritje të ekonomisë. Hyrja e shpejt në treg e punëtorëve të huaj në ekonominë italiane ka bërë që kjo e fundit të ketë mundësi më të mëdha për të dalë nga kriza ekonomike.
Si në vendet e tjera të avancuar dhe të industrializuar, emigrantët (përshijë edhe ato shqiptarë) në Itali tentojnë të zënë kryesisht pozicione punë që vendasit nuk i preferojnë më. Për këtë arsye ka një simbiozë mes punëtorëve të huaj dhe atyre që janë vendas, me efekte minimale mbi punësimin e këtyre të fundit.
Disa vende të Europës, ka filluar ta shikojnë me skepticizëm rritjen e fluksit të emigrantëve dhe herë pas herë janë përpjekur ta ndalojnë. Si fillim duhet të jemi të vetëdijshëm se po përjetojmë globalizimin, ku kufijtë e shteteve po bëhen gjithmonë e me pak domethënës dhe më të dobët kundrejt lëvizjes ndërkombëtare të kapitaleve, njerëzve për shkak të zhvillimit të teknologjisë së komunikimit.
Sot bota po bëhet gjithnjë edhe më e vogël. Nëse më parë duhej shumë kohë që njerëzit të lëviznin nga një vend në një vend tjetër, për shkak të zhvillimit të mjeteve të komunikimit, ato duan vetëm pak orë. Nëse me parë duhej shumë kohë që një inovacion i fundit shkencor të përhapej dhe të vihej në shërbim të njerëzve si është për shembull rasti i vaksinave, ato sot duan vetëm pak orë ose maksimumi pak ditë që të arri në çdo cep të globit.
Pra, ato europian që mendojnë të ndalojnë emigracionin, duhet të kuptojnë se ky proces është tashmë i pandalshëm. E vetmja gjë që mund të bëjnë, është që ky fluks duhet të jeta sa më i kontrolluar duke respektuar të drejtat e tyre të garantuara nga e Drejta Ndërkombëtare në Fuqi.
Sot, Europa është reduktuar në një lloj Magna Helvetia, Një Zvicër gjigante, ende paqësore dhe relativisht e begatë, por që i mungon energjia rinore (pasi pavulosur kufijtë e saj për emigrantët kaq të nevojshëm), është e pafuqishme ushtarakisht, egoiste dhe krejt e palidhur, një muze i të shkuarës së saj, e dominuar nga frika dhe e mbytur nga ndjenja e rrezikut. Nëse do të rifitoi energjitë e domosdoshme për të qenë konkurrente me gjigantët e tjerë që po rriten dita ditës si Kina dhe India, ajo ka nevojë që t’i rihap kufijtë e saj për forca të reja punë (emigrantët), sepse shumë sektor të ekonomisë kanë shumë nevojë për ta.

Monday, December 27, 2010

Absurditeti i biletave të udhëtimit

Dr. Alban Daci

27 dhjetor 2010

Gazeta Tema

Kush ka jetuar jashtë shtetit e ka shumë të lehtë të konstatoi se çmimet e biletave për të udhëtuar me avion nga Shqipëria drejt Europës janë absurde. Edhe para liberalizimit të vizave, shumë shqiptarë, që jetojnë jashtë, nuk kanë mundur me ardhur pranë familjeve, për faktin se çmimet e biletave janë aq shumë të larta, sa mund të konsiderohen të çmendura.

Teoria e rritjes së çmimeve në pragun e festave, është një teori e vjetër dhe katile që zbatohet rëndomtë vetëm në Shqipëri. Shqiptarët, jo që nuk shkojnë drejt Europës, për mënyrën e të jetuar dhe të bërit biznes, por shkojmë krejt drejt krahut të kundërt të saj.

Në pragun e festave, në Shqipëri, edhe çmimet e ushqimeve elementarë, pa të cilat nuk mund të jetohet, dyfishohen, trefishohen, katër afishohen...shumëfishohen.

Në çdo vend të Europës gjatë festave, çmimet e ushqimeve, dhuratave, rrobave, skontohen dhe jo rrallë herë përgjysmohen. Në Europë, gjatë festave, sidomos në prag të Krishtlindjeve, të gjithë qytetarët bëhen më të mirë, më tolerantë, më njerëzorë, kurse në Shqipëri, sikur festat i bëjnë më të këqij, më të pamëshirshëm dhe më pak tolerantë.

Shumë shqiptarë, që jetojnë në Europë dhe dëshirojnë shumë të kthehen për të festuar me familjet në Shqipëri, nuk munden për shkak të çmimeve të biletave. Biletat e avionit nga Italia për Shqipëri, në pragun e Vitit të Ri, historikisht kanë kapur tavane të çmendura çmimesh. Nuk kanë munguar, rastet kur çmimi i biletave të ketë vajtur edhe 1000 Euro. Ky është një çmim sa abuzues edhe absurd në të njëjtën kohë.

Absurd, sepse me 500 Euro mund të gjesh biletë avioni nga Italia për në New York, që zgjatë 8 orë udhëtim. Nuk janë të paktë rastet ku nga Italia në Gjermani, mund të shkosh me avion duke paguar vetëm 5 Euro për një biletë. Ndërsa, për dy orë pa një çerek udhëtim nga Italia në Shqipëri, çmimi 400 Euro i biletës nuk është tjetër gjë veçse abuzim.

Nuk janë të paktet rastet, kur shumë studentë, që janë me studime në Itali, kanë qëndruar një vit rresht për të ardhur pranë familjes, për shkak se nuk kishin para të blinin 400 Euro një biletë avioni. Me këtë lloj çmimi edhe ata që nuk janë me studime, por që punojnë çdo ditë, mendohen disa herë që të vijën apo jo për festa në Shqipëri.

Them se është absurd, pasi edhe shërbimi që të ofrojnë kompanitë shqiptare të udhëtimit, nuk e justifikojnë fare atë çmim bilete. Nuk janë të pakta rastet (ndodh pothuajse gjithmonë) që avionët të mos respektojnë oraret e vendosura në biletë. Një radhë duhet të vija nga Gjenova në Tiranë me një kompani shqiptare.

Sipas orarit duhet të niseshim rreth orës nëntë të darkës. Jo vetëm që nuk u nisem në orën nëntë, por kemi qëndruar sikur të ishim bagëti në aeroportin e Gjenovës deri rreth orën 4 të mëngjesit dhe askush nga kompania nuk po na jepte shpjegime. Madje nuk nguruan fare të kontaktonin me ne për të na kërkuar falje për situatën e krijuar dhe të na garantonin sa më shpejt një zgjidhje të duhur për të dalë nga situata absurde që po përjetonim me pa të drejtë.

Në aeroport, ndër të tjerë, ishin edhe pasagjerë të moshuar dhe të sëmurë, fëmijë të vegjël që po prisnin nisjen. Kompania e udhëtimit jo vetëm që nuk na dha asnjë shpjegim, por as nuk ka ofroi asgjë, si dhe nuk na bërë asnjë dëmshpërblim për këtë pritje absurde, të pakuptimtë dhe të stërzgjatur. Gjatë kohës, që po prisnim në aeroport, mora në telefon një gazetar të njohur në Shqipëri, që ta bënte lajm rastin tonë. Ai u përgjigj: “Më vjen keq, por jam me pushime”.

Me të drejtë pasagjerët u revoltuan dhe kërkonin të gjenin në vesh të shurdhur të drejtat e tyre. Edhe pse pritëm deri në mëngjes në aeroport, më në fund u nisëm dhe erdhëm në Shqipëri pranë familjeve tona. Çdo gjë u la në harresë, sepse qytetarët nuk kanë më besim se duke e kërkuar të drejtën do e gjesh. Është krijuar një bindje e përgjithshëm tek shqiptarët, se për çdo padrejtësi, lere mos e kërko, se do të lodhesh kot dhe nuk do të dëgjoi njeri.

Faktin e mos respektimit të orarit nga kjo kompani shqiptare, kush ka udhëtuar me të e njeh shumë mirë. Ajo është krejt normale, saqë kur pasagjerët shkojnë në aeroport, ku qëndrojnë në pritje për t’u nisur, gjëja e parë që thonë është: “Kush e di kur do të nisemi, sepse për t’u nisur në orar as nuk bën vaki”.

E njëjta gjë ndodh edhe me udhëtimet me tragete, ku kushtet lënë për të dëshiruar. Banjat kur zgjohesh në mëngjes kanë shpërthyer dhe të qelbin me erë. Njerëzit, dikush me ndonjë batanije, dikush vetëm me çarçaf dhe ndonjë tjetër pa asgjë, shtrihen nëpër korridore të tragetit, sikur të ishin bagëti. As tragetet nuk e respektojnë asnjëherë orarin e nisjes që vendosin në biletë. Jo rrallë herë ndodh të qëndrosh në treg në portin e Barit, ose të Durrësit, deri në mëngjes pa u nisur.

Prandaj, nga ajo që thamë, me thënë të vërtetën, më shumë jemi vetë ne shqiptarët që i kemi vënë vetës tonë murin e lëvizjes së lirë se sa na e ka vënë Europa. Dëshiron të kthehesh për festa në Shqipëri, por nuk ke mundësi, sepse çmimi i biletës është shumë i lartë dhe i papërballueshëm. Dëshiron të kthehen në Shqipëri në festa, por nuk e bën, sepse je i sigurt se do të nisesh shumë më vonë se sa orari i biletës, dhe prindërit do të rrinë gjitha natën pa gjumë, duke ndjekur lajmet në televizor me ankthin dhe frikën e madhe se mund të dëgjojnë ndonjë lajmi të keq.

Këto lloj absurditetesh dhe abuzimesh kanë vazhduar që ndodhin për shumë vite me radhë mbi kurrizin tonë. Megjithatë, ashtu siç e thashë, ne shqiptarët kemi një ndjenjë të lartë harrese për fenomenet negative për jetën tonë, si dhe kemi një ndjenjë të madhe nostalgjie për ato pak fenomene pozitive, që mund të na ndodhin gjatë jetës.

Po vazhduam kështu, shumë shpejt do të harrojmë jo vetëm përjetimet negative, abuzimet, shkeljen e të drejtave tona, por edhe faktin se jetojmë dhe marrim frymë. Do të harrojmë, se ne jemi qenie njerëzore dhe që gëzojmë një seri të drejtash të garantuara nga Zoti, natyra dhe shteti. Ne po harrojmë, se kemi të drejta, dhe se kur na shkelen duhet të luftojmë me mjete legjitime deri në fund për t’i rifituar. Ne duhet të zgjohemi në mëngjes, duke i thënë vetës, jam gjallë dhe kam të drejtë të jetoj mirë, të jem i lumtur, të vij për festa pranë familjes, të lëviz lirshëm pa barriera absurde, të kërkoj të drejtat e mia të mohuara, të luftoj për t’i rifituar kur më mohohen.

Sunday, December 26, 2010

Letrat mes Hitlerit dhe Musolinit në vitin 1939


Dr. Alban Daci
27 dhjetor 2010
SHEKULLI ONLINE

Këto janë dy letra të shkëmbyera në vitin 1939 mes Hitlerit dhe Musolinit. Hitleri në letrën e tij përpiqet t’i shpjegoj Musolinit paktin mes Gjermanisë dhe Rusisë dhe arsyen se përse nuk e ka informuar për negociatat në vazhdim. Ndërsa Musolini në përgjigjen e tij, përpiqet t’i shpjegoj arsyen se Italia nuk është e gatshme të hyjë në një luftë të mundshme. Për ta bërë të mundshme aksionin e saj luftarak, Italia ka nevojë për ndihma ushtarake dhe të lëndëve të para të ofruara nga Gjermania. Gjithashtu, Musolini e mbyll letrën e tij duke ju lutur Hitlerit që në të ardhmen të njoftohet për iniciativa të ngjashme. Ajo që bie në sy në këto letra është fakti se edhe pse ishin njerëz me pushtet absolut (diktator çnjerëzor) , ato i drejtohen njëri-tjetrit me klas, me kulturë të lartë komunikimi. Ndërsa sot, ndodh që politikanët edhe të një nivel të rëndomtë të një shteti, jo vetëm që nuk arrijnë të ndërmarrin aksione të përbashkëta për të mirën e përbashkët të një Kombi, por ato kanë raporte armiqësor dhe jo humane për çdo lloj çështje. Sot, shumë politikan e kuptojnë politikën si një fushë beteje të një luftë të nxehtë, ku vetëm armët dhe dhuna mund të mbizotërojnë për të siguruar fitoren e njëanshme të njërës pale. Fitorja e kësaj pale ose e palës kundërshtare nuk mund të jetë dhe nuk është aspak edhe fitorja e gjithë qytetarëve, por e një klani ose lobi individësh.

Letrat mes Hitlerit dhe Musolinit në vitin 1939

Teksti i letrës dërguar nga Hitleri për Musolinin për t’i shpjeguar paktin me Rusinë sovjetike dhe faktin që nuk e ka informuar Italinë për negociatat në vazhdim.

Duqe: Ka pak kohë që Gjermania dhe Rusia janë impenjuar në një shkëmbim opinioni mbi një qëndrim të mundshëm përsa u përket marrëdhënieve të tyre politike.

Nevoja për arritur në këtë lloj konkluzioni ka ardhur nga:

1. Situate e përgjithshme e politikës botërore që përfshinë të dy fuqitë e Boshtit
2. Nevoja për të siguruar një pozicion të qartë të qeverisë japoneze. Japonia do të jetë ndoshta dakord për një aleancë kundër Rusisë, në virtyt të situatës së përgjithshme, do të jetë megjithatë në të interes dytësor për Gjermaninë dhe, sipas mendimit tim, edhe për Italinë. Japonia, megjithatë, nuk do të kishte marrë impenjime për detyrime të tilla precize edhe kundër Anglisë, dhe kjo, nga këndvështrimi jo vetëm Gjerman, por edhe të Italisë, ka qenë të rëndësisë vendimtare. Qëllimi i ushtarakëve për të forcuar qeverinë japoneze, në një periudhë të shkurtër, për të marrë një pozicion të ngjashëm të qartë rreth Anglisë ka qenë i qartë muaj më parë, por që kurrë nuk është vendosur në praktikë.
3. Raporti i Gjermanisë në Poloni, jo për faj të Reich-it, por si rezultat i aktivitetit të Anglisë, është bërë në mënyrë të theksuar i pakënaqshëm ai dhe nga pranvera deri në këto javë të fundit situata është në mënyrë të thjeshtë e padurueshme. Raportet përsa u përket persekutimeve të gjermanëve në zonën kufitarë nuk janë të trilluara nga shtypi, por përfaqësojnë vetëm një fraksion të një të vërtetë të tmerrshme. Politika mbytëse doganore e Polonisë mbi Dansikën, në javët e fundit ka sjellë një frenim të plotë të gjithë jetës ekonomike dhe mund, nëse do të vazhdoj edhe për një periudhë të shkurtër kohe, të shkatërroj qytetin.
Këto motive më kanë bërë të shpejtoj përfundimet e bisedimeve ruso-gjermane. Nuk ju kam mbajtur të informuar në detaje, Duqe, përderisa nuk e kisha idenë se si do shkonin këto bisedime, dhe as nuk kisha garanci për suksesin e mundshëm të tyre.
Disponibiliteti nga ana e Kremlinit për të arritur në një riorientim të raporteve të saja me Gjermaninë, që është bërë e dukshme pas nisjes të Litvinov, është bërë më e fortë se kurrë në javët e fundit dhe ka bërë të mundur për mua, pas suksesit të përgatitjes, të dërgoj ministrin tim të Jashtëm në Moskë për konkludimit të një traktati që është pjesa më e gjerë e një pakti të një jo-agresioni dhe ku teksti do të bëhet publik. Pakti është i kushtëzuar, përfshinë edhe detyrimin e një konsultimi për të gjitha çështjet që do të lindin mes Rusisë dhe Gjermanisë. Mund t’ua them, Duqe, që në rast konflikti, përmes këtyre marrëveshjeve një qëndrim favorizues të Rusisë është i garantuar, dhe nga kjo del se mundësia e hyrjes së Rumanisë në këtë konflikt nuk ekziston më!
Edhe Turqia në këto rrethana mund vetëm të parashikoi një rishikim të pozicionit të saj të kaluar. Po e përsëris edhe një herë, se Rumania nuk është më në një situatë të tillë sa të marr pjesë në një konflikt kundër Boshtit! Unë besoj se mund t’iu them ju, Duqe, që, përmes negociatave me Rusinë sovjetike, një situatë krejtësisht e re në politikën botërore është krijuar, dhe që duhet të jetë e konsideruar si avantazhi më i madh i mundshëm i mbajtur për boshtin.
Rreth situatës së kufirit mes Gjermanisë dhe Polonisë, mund vetëm të informoj ekselencën tuaj që kemi qenë për javë të tëra në gjendje alarmi, dhe si pasoj e mobilizimit polak, edhe përgatitjet gjermane normalisht janë rritur, dhe që, rast të aksioneve të patolerueshme polake, do të dua të ndërhyj menjëherë. Afirmimi i qeverisë polake se nuk është e përgjegjshme për këto procedura jo humane, për aksidentet e shumta në kufi (vetëm natën e kaluar 21 dhunime të kufirit polak) dhe për zjarrin mbi avionët gjerman, që kishin tashmë marr urdhrat të udhëtonin mbi Prusinë lindore duke fluturuar mbi det, në fund për të evituar aksidentet, paraqet faktin se qeveria polake i ka ushtarët e saj nervoz, dhe nuk i ka më nën kontroll. Nga dje në Dansi është bllokuar nga trupat polake, një situatë e patolerueshme. Në këtë rrethana askush mund të garantoi se çfarë mund të ndodh në orët e mëvonshme. Mund vetëm të siguroj se ka një limit përtej të cilit nuk dua të jem i shtyrë për asnjë motiv.
Në konkludim mund tu siguroj, Duqe, që në një situatë të ngjashme do të kem mirëkuptimin e plotë për Italinë dhe që në çdo rast tjetër mund të jetë e sigurt për qëndrimin tim.

Adolf Hitler


Në vazhdim përgjigja e Musolinit, shënohet në paragrafin e fundit lutja e Duqes që shpreson se në të ardhmen do të paralajmërohet për këto iniciativa.

(1) Persa i përket marrëveshjes me Rusinë, e aprovoj plotësisht. Ekselenca e tij majori Gëring do ju thotë se në diskutimin që kam pasur me ju në prillin e kaluar kam afirmuar se një riafrim mes Gjermanisë dhe Rusia ishte e nevojshme për parandaluar rrethimin e demokracisë
(2) E konsideroj të përshtatshme për të evituar një prishje ose ndonjë përkeqësim në marrëdhëniet me Japoninë, pasi do të rezultonte në një rikthim tek një pozicion i japonezëve më afër fuqive demokratike. Me këtë në mendje, kam telegrafuar në Tokio dhe duket se kalimi surprizë i opinionit të parë publik dhe një qëndrim më i mirë psikologjik mbizotëron.
(3) Traktati me Moskën bllokon Rumaninë dhe mund të ndryshoi pozicionin e Turqisë, që ka pranuar kredinë angleze, por që nuk ka firmosur akoma traktatin e aleancës. Një politikë e re nga ana e Turqisë do të prishte të gjitha planet e francezëve dhe anglezëve në Mesdheun lindor.
(4) Përsa i përket Polonisë kam mirëkuptimin e plotë për pozicionin gjerman dhe për faktin se raporte të tilla nuk mund të vazhdojnë në mënyrë të përhershme.
(5) Në lidhje me pozicionin praktik të Italisë, në rast lufte, këndvështrimi im është si më poshtë:
Nëse Gjermania sulmon Poloninë dhe konflikti mbetet i lokalizuar, Italia do t’i lejoj Gjermanisë çdo formë të politikës ekonomike dhe të asistencës që do t’i kërkohen.
Nëse në sulmin e Gjermanisë, Polonia dhe aleatët kundërsulmojnë Gjermaninë, dua tua bëj të ditur përpara në kohë se do të ishte më mirë që unë të mos ndërmarr iniciativa ushtarake në pikëpamjen e situatës aktuale të përgatitjeve të luftës së italianëve, që në mënyrë të përsëritur ua kemi ilustruar Ju dhe Ribbentrop-it në të kaluarën,
Ndërhyrja jonë mund të ndodh vetëm pasi Gjermania do të na ofroj ne, në mënyrë të menjëhershme, furnizimet ushtarake dhe lëndëtat e para për t’i rezistuar sulmit që francezët dhe anglezët në veçanti do të ndërmerrnin kundër nesh.
Në takimet tona lufta ishte parashikuar pas vitit 1942 dhe në atë moment do të jemi gati mbi tokë, mbi det, dhe në ajër sipas planeve që ishin përcaktuar.
Gjithashtu jam i mendimit se përgatitjet ushtarake që tashmë janë ndërmarr dhe do të nevojiten ne Europë dhe në Afrikë, për të mobilizuar forca të rëndësishme franceze dhe britanike.
E konsideroj detyrim eksplicit, si një mik i vërtetë, tu them të gjithë të vërtetën dhe tu informoj, përpara, rreth situatës aktuale. Po mos ta bëj mund të ketë pasoja të padëshirueshme për të gjithë ne. Kjo është këndvështrimi dhe përderisa brenda një periudhe të shkurtër duhet të thërras organet më të larta qeveritare të mbretërisë, ju lutem Ju të më njoftoni me të njëjtën mënyrë.

MUSOLINI

Tuesday, December 21, 2010

Fiton diktatori, humb populli


Dr.Alban Daci | 20/12/2010 |
SHEKULLI ONLINE

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së kanë kritikuar ashpër zgjedhjet në Bjellorusi, duke thënë, se nuk ishin të lira, numërimi ka qenë i "mangët" dhe policia ka vepruar "me dorë të fortë" në dëm të opozitës.
Pawel Poncyliusz, deputet polak, që bën pjesë në skuadrën e vëzhguesve të OSBE-së, ka thënë për televizionin polak "Tvn 24" se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë do të japë një opinion negativ mbi zgjedhjet. "Opinioni nuk mund të jetë pozitiv.
OSBE do të nënvizojë disa përmirësime të vogla... por, le të themi të vërtetën, një vend, ku shpërndahet gjaku gjatë manifestimeve nuk është afër standardeve demokratike. Pres që opinioni mbi këto zgjedhje të jetë negativ", - ka thënë ai.
Fitorja e Lukashenkos - Mijëra opozitarë në shesh, përleshje dhe qindra arrestime kanë pritur në Bjellorusi fitoren për një mandat të katërt të presidentit Alexander Lukashenko.
Në pushtet, pa ndërprerje, që nga viti 1994, Lukashenko, duke kaluar në rezultat final edhe parashikimet e "Exit Poll", ka çuar në shtëpi një rezultat në favor të fitores së tij të barabartë, pothuajse me 80% në zgjedhjet e fundit të sapo realizuara. Përsëri, opozita kundërshtoi rezultatin final të dalë nga këto zgjedhje, duke e cilësuar si të "trokuar" dhe kërkoi që të ribëhen, pa Carin në krye.
Protesta në shesh - siç kishte ndodhur në zgjedhjet e fundit presidenciale të 2006, mijëra, ndoshta më shumë se dhjetë mijë manifestues, që deri në mbrëmje ishin mbledhur në Minsk, në sheshin kryesor të pavarësisë, kanë kërkuar të futen në pallat, ku kanë seli qeveria, parlamenti dhe komisioni i zgjedhjeve, duke shkatërruar dyert dhe dritaret, para se të largoheshin nga autoritet e policisë, që po ruanin ndërtesën.
Pas kësaj ngjarje, gazetarët kanë denoncuar arrestimin e mijërave protestuesve. Mes të ndaluarve, mund të jetë edhe një gazetar i AFP-së.
Opozita në burg - Opozita ka deklaruar se shtatë nga nëntë kandidatët në zgjedhjet presidenciale janë ndaluar, pasi u shpërnda një manifestim kundër presidentit. Sipas të njëjtave burimeve të opozitës, dy të vetmit kandidatë, që kanë arritur të arratisen nga ndalimi i autoriteteve policore janë Iaroslav Ramanshuk e Viktor Tereshenko.
Andrei Sannikov, Nikolai Statkevitch, Rygor Kastussev, Vitali Rymachevski, Vladimir Nekliaev, Ales Mikhalevic e Dmitri Ouss janë të gjithë në duart e policisë, këtë e pohojnë mbështetësit e tyre.
Si selitë e partive opozitare, ashtu edhe shtëpitë e liderëve të tyre kanë qenë objekt i kontrollove të policisë gjatë natës së manifestimeve, por këto informacione vazhdojnë të mos kenë një konfirmim zyrtar.
Akuzat për mashtrim - Disa të plagosur, mes të cilëve edhe një ndër kandidatët e opozitës, poeti Vladimir Nekliaev, ka përfunduar në spital me shembje cerebrale.
Për opozitën, edhe pse "Exit Poll" filo-qeveritar i dha 79.1% (dhe Komisioni zgjedhor foli për të dhënë paraprake që ishin rreth 89.1%, Lukashenko nuk do të kishte arritur 50% e domosdoshëm për të kaluar turnin e parë. Të dhënat janë falsifikuar, ky është lajtmotivi, që përsëritet në manifestimet e Minks, ku valëviten flamujt kombëtarë dhe ato të Bashkimit Europian.
Pavarësisht nga numrat preciz të dalë mbi këto zgjedhje, fitorja e "diktatorit të fundit të Europës", siç e përcaktoi George Ë. Bush, është - siç pritej e rreme dhe e kundërshtuar nga opozita.
Policia konfirmon qindra arrestime - Ministria e Brendshme bjelloruse ka konfirmuar "qindra arrestime" dhe Komisioni i zgjedhjeve nxitoi të jepte datën e inaugurimit të mandatit të ri për Lukashenko: brenda 19 shkurtit, ka deklaruar se do të bëhet. Policia filloi të japë numrat e arrestimeve të bëra gjatë manifestimeve në sheshin e pavarësisë (Minks).
"Deri tani janë arrestuar qindra persona", - ka deklaruar për 'Interfax' një zëdhënës i këtij dikasteri, "gjenden në një vend të veçantë të Departamentit të Brendshëm".
Diktatori - Bjellorusia me sa duket duhet të durojë edhe për katër vitet e ardhshme Lukashenkon, i cili, tashmë, ka 16 vjet (ishte viti 1994 kur u zgjodh për herë të parë) që po drejton me grusht të hekurt vendin, duke kontrolluar mediat, duke bërë të heshtë opozitën, duke përdorur shërbimet sekrete (në Minks quhen akoma KGB) në një komb me një ekonomi të grirë dhe të ndalur në vend numëro që nga kohët e ish-Bashkimit Sovjetik.
Lukashenko ka modifikuar edhe ligjin që parashikonte maksimumi dy mandate rresht. Tashmë, topi i lojës kaloi edhe mbi vëzhguesit e OSBE-së dhe vlerësimin e tyre, i cili është i pritshëm për nesër.
Më interesantja e Lukashenkos është fakti, se ai nuk mohon aspak faktin se qeveris më dorë të hekurt mbi qytetarët. "Është karakteristikë e imja stili i qeverisjes autoritare dhe unë gjithmonë e kam pranuar këtë", - thotë për shembull në dhjetë gusht të vitit 2003. "Një qeveritar ka nevojë të mbajë pikërisht popullin nën kontroll, dhe gjëja më e rëndësishme është që të mos rrënojë jetën e njerëzve".
Gjithashtu, aq i sigurt është në stilin me të cilin qeveris, sa ka deklaruar, që kemi trokuar votat. Këtë e ka thënë në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve ukrainas: "Po, i kemi falsifikuar zgjedhjet.
Kam folur për këtë gjë me Perëndimin. Unë thash se 93.5% kanë votuar për mua si president. Këshilltarët e mi më thanë se kjo nuk është përqindje europiane (në traditën europiane nuk mund të fitohen me këtë rezultat zgjedhjet e zhvilluara në një proces transparent demokratik). Kështu që ne komunikuam rezultatin 86%. Kjo është e vërteta. Lukashenko këto komente i ka bërë gjatë zgjedhjeve të 2003-shit.
Shtetet e Bashkuara - Kritikojnë përdorimin e tepruar të forcës në dëm të opozitës. Këtë e ka shprehur në një komunikim ambasadori amerikan në Minsk, menjëherë pas represionit të bërë në një manifestim me mijëra pjesëmarrës, që kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Kush fitoi në këto zgjedhje dhe kush humbi - Në këto zgjedhje të zhvilluara në Bjellorusi, ashtu si edhe në katër të parat, ka fituar Lukashenko, një diktator i pamëshirshëm, që qeveris me dorë të hekurt duke mbrojtur interesat e tij personale dhe familjare dhe duke abuzuar mbi të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tij.
Fitoi trukimi i zgjedhjeve mbi zgjedhjet e lira, fitoi tirania mbi demokracinë. Humbi Perëndimi me modelin e tij demokratik dhe fitoi carizmi i modelit Putin-rus. Fitimi i mandatit të katërt është një shembull negativ, jo vetëm për Bjellorusinë, por edhe për shumë vende të tjera, ku demokracia është akoma e brishtë dhe e pakristalizuar.
Fitorja e "tiranit të fundit në Europë", rrit shpresën dhe dëshirën, që edhe në vende të tjera të botës të lindin tiranë të tjerë, të cilët mund të vijnë në pushtet dhe të qëndrojnë përjetësisht përmes vjedhjes së votës së lirë. Këto zgjedhje treguan edhe një herë se demokracia mund të sfidohet nga tirania, nëse populli nuk e mbështet fuqishëm dhe deri në fund.

****************************

Vëzhguesit nga Organizata Evropiane e Sigurisë (OSBE) thonë se kanë gjetur difekte serioze në zgjedhjet e së dielës
OSBE rrëzon zgjedhjet në Bjellorusi
Vëzhguesit nga Organizata Evropiane e Sigurisë (OSBE) thonë se kanë gjetur difekte serioze në zgjedhjet e së dielës në Bjellorusi, të cilat u fituan nga presidenti aktual, Alexander Lukashenko.
Vëzhguesit si nga perëndimi ashtu edhe nga Evropa Lindore - kanë kritikuar numërimim e votave.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për çështje të jashtme ka bërë thirrje për lirimin e katër kandidatëve të arrestuar pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale tashmë të diskutueshme në Bjellorusi.
Baronesha Catherine Ashton ka dënuar edhe dhunën që pasoi protestat kundër rizgjedhjes së presidentit Lukashenko.
Shefja e politikës së jashme të BE-së ka shprehur shqetësim të veçantë në lidhje me atë që dukej si rrahja dhe arrestimi i disa udhëheqësve te opozitës, përfshirë këtu një numër të kandidatëve për president.
Përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e saj në Bruksel, baronesha Ashton ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve nga autoritetet e Bjellorusisë.
Ndërkohë, Alexander Lukashenko, i cili ka ndërmarrë kohët e fundit hapa për të përmirësuar marrëdhëniet me BE-në, u rizgjodh me gati 80 për qind të votave, por kundërshtarët e tij pohojnë se votimi ishte i manipuluar.
Një mision vëzhgues rus i pranishëm atje tha se zgjedhjet ishin të ligjshme.

Sunday, December 19, 2010

"Vajza ime nuk ka asnjë ëndërr"


Dr. Alban Daci

SHEKULLI ONLINE | 19/12/2010

Kjo është letra e një nëne italiane drejtuar gazetës italiane "Corriere della Sera", botuar po tek kjo gazetë. Ajo është e nevrikosur dhe e pasigurt për vajzën e saj që ka mbushur 30 vjeç, e cila edhe pse është e shkolluar vazhdon prej vitesh të punojë me kontrata "projektesh" në një ndërmarrje. Ajo shprehet:"Pavarësisht diplomave dhe masterave, jeta e të rinjve duket sikur është e shënuar në mënyrë të pandalshme nga pasiguria dhe aspak jo tek meritokracia". Letra është shumë aktuale edhe në Shqipëri. Jo se këtu ka punë qoftë kjo edhe në "ndërmarrje me projekte kontratash". Por sepse këtu ka shumë më tepër nëna dhe prindër që ndjehen të pasigurt për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Të rinjtë ndjehen të pasigurt, jo se kanë një vend pune jo të garantuar, por edhe pse e kërkojnë çdo ditë e nuk e gjejnë fare atë. Edhe këtu, edhe pse kanë diploma dhe mastera të bërë jashtë, jeta e tyre nuk zgjidhet aspak nga meritokracia.

E dashur redaksi, dje vajza ime bëri 30 vjeç. Prej vitesh punon në të njëjtën ndërmarrje me kontrata projektesh. Kur ajo lindi në një natë të ftohtë me hënë të plotë, nga një dritare e repartit të maternitetit të spitalit "Principessa Jolanda di Milano" (sot nuk është më) kam mundur të admiroj kupolën e "Santa Maria della Grazie del Bramante" që atë natë përshtatej edhe me një qiell pa re, të ndritshëm dhe blu që dukej sikur ishte joorigjinal, por i pikturuar, në të cilin, për të bërë një atmosferë me hënë vezullonte diku larg edhe një yll. Një skenë e një bukurie të rrallë që m'u duk një shenjë e mirë për bijën time dhe të ardhmen e saj.
Sot jam një nënë shumë e inatosur. Nuk është vajza ime ajo që ma ka zhgënjyer. Nuk është se dua të flas për të, por për indiferencën e atij që asiston i patrazuar në dramën e brezit të tij. Në moshën e saj, unë kisha bërë shumë sakrifica, por kisha perspektiva konkrete për rritjen time profesionale dhe mundësi për të bërë projekte për jetën time. Për bijën time dhe pjesën më të madhe të bashkëmoshatarëve të saj, sakrificat nuk mjaftojnë: me këto të rinj realiteti ka qenë, dhe është një koprracllik i rasteve dhe i ëndrrave të vjedhura.
Kemi humbur vlerën e punës, të dinjitetit të saj, rolin e saj në rritjen individuale dhe në shoqëri. Nuk kemi qenë ta aftë për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne, që kemi mundur të realizohemi falë punës, i kemi rritur fëmijët tanë në qartësinë, se e ardhmja e tyre do të ishte më e mirë.
Përgjegjësi shumë më të madhe kanë qeveritë e njëzet viteve të fundit pa dallime, klasa drejtuese, pjesët sociale, shpesh papërshtatshmëria strukturale dhe formuese e shkollave dhe universiteteve. Më duket, se askush, me përjashtimin tonë dhe të fëmijëve tanë, dëshiron fundin e këtij skandali. Janë shumë interesa të tjera në këtë lojë. Me çfarë zemre dhe kokë mund të pranojmë, se të rinjtë tanë nuk kanë një të ardhme? Pavarësisht diplomave dhe masterave, jeta e tyre duket sikur është e shënuar në mënyrë të pandalshme nga pasiguria dhe aspak jo tek meritokracia. Nuk vlen diskutimi se ato janë dembelë dhe me vese. Ata që nuk bëjnë asgjë nuk janë një zbulim i ndonjë ministri, kanë ekzistuar gjithmonë. Për fat të mirë, këto janë përjashtime dhe përbëjnë një pakicë të vogël.
Rregullat aktuale të tregut të punës, në tentativën për të favorizuar punësimin dhe për të luftuar punën e zezë, në shumë raste kanë përfunduar në mënyrë paradoksale për të legalizuar pasigurinë Mjaft më me alibinë e krizës globale që paralizoka rritjen e vendit. Në kohët e krizave janë edhe ata që pasurohen. Nuk mund të na thuhet ne se këtu tek ne ka më shumë punësim se sa në Spanjë. Ndërsa ne duhet të na thuhet se tek këtu ka më pak punësim së sa në Gjermani.
Të rinjtë kanë aftësi përshtatje, por nuk duan dhe nuk duhet të jenë të penalizuar me pa të drejtë. Një punë dinjitoze dhe fleksibile, por me garanci graduale, derisa të arrijë njëfarë stabiliteti, është një element i rëndësishëm për të ridhënë besimin dhe për të kontribuar në rilançimin e ekonomisë. Nuk e them unë, që jam vetëm një nënë e inatosur, e kanë thënë në mënyrë të përsëritur ekonomistë dhe juristë të rëndësishëm të punës. Do të ishte mënyra më e mirë për t'u dhënë përmbajtje dy principeve kushtetuese: "Italia është një republikë demokratike e bazuar mbi punën" (neni 1) dhe "Republika iu njeh të gjithë qytetarëve të drejtën e punës dhe promovon kushtet që e bëjnë efektive këtë të drejtë" (neni 4).

Thursday, December 16, 2010

Tesera që "çan" malet... dhe Europën


Dr.Alban Daci | 16/12/2010 | SHEKULLI ONLINE

Dje, siç u bë e ditur hyri në fuqi liberalizimi i vizave drejt zonës Shengen për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo është një gjë mjaft e mirë, sepse shqiptarët për shumë vite kishin krijuar një bindje psikologjike, se janë të refuzuarit e Europës Perëndimore.

Më në fund edhe kjo barrierë psikologjike ndoshta thyhet dhe me të drejtë të gjithë kanë të drejtë të gëzojnë dhe të festojnë sipas dëshirës dhe mënyrës personale.

Megjithatë, nuk duhet të gëzohemi sikur e gjithë bota, tashmë, është e jona, dhe se nga ky moment hallet dhe mënyra e të jetuarit për shqiptarët do të ndryshojë.

Ajo që, dje bëri përshtypje, ishte fakti se Lulzim Basha, Ministri i Brendshëm u nis nga Aeroporti i Rinasit me një grup studentësh të rinj për të vizituar nga afër institucionet e Bashkimit Evropian dhe për t'u takuar me disa nga përfaqësuesit e lartë e këtij institucioni.

E para që dua të komentoj në lidhje me këtë ngjarje është fakti se me çfarë kriteri janë zgjedhur këta të rinj, që udhëtojnë përkrah Ministrit të Brendshëm për vizituar institucionet e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e lartë politik të tij.

Dikush do thotë mbi bazën e meritokracisë. Jo, e keni gabim, sepse për shtetin e sotëm shqiptar, fjala "meritokraci", është krejtësisht e panjohur dhe huaj, aliene në truallin shqiptar. Në "sistemin e sotëm" shtetëror shqiptar, meritokracia është aliene dhe persona e talentuar ju japin alergji shtetarëve, ato janë persona të rrezikshëm për ta, sepse dinë shumë dhe janë shumë të shkolluar. "Sistemi i sotëm" shqiptar, nuk ka asnjë ndryshim me sistemin enverist, apo me çdo sistem tjetër totalitar.

Rregulli bazë i këtyre sistemeve ishte se, një elitë e vogël e popullsisë që qeveris vendin, ofron dhe mban rreth vetes vetëm persona me aftësi të kufizuara, njerëz të paaftë dhe njerëz që nuk kanë asnjë lloj kreativiteti për të sjellë risi dhe modele bashkëkohore të standardit europian.

Besoj që kriteri i parë dhe më i rëndësishëm që është zbatuar për të përzgjedh studentët që ka marrë me vete ministri Basha, ka qenë fakti se nëse e kishin teserën e Partisë Demokratike.

Tesera e Partisë Demokratike jo vetëm që "çan" malet, por edhe Europën. Me këtë tesër mund të arrish në gjitha nivelet e shtetit shqiptar. Nëse atë nuk e ke, atëherë, është edhe më keq, se në ato rastet kur një person është klandestin në Itali dhe nuk gëzon asnjë të drejtë politike dhe sociale.

Pra, kushti i parë që ato studentë kanë plotësuar për të udhëtuar në kushte komode me Bashën drejt Europës ka qenë fakti se ato janë anëtarë të Partisë, bijë të Partisë, militantë, që kanë në curriculumin e tyre shumë pjesëmarrje në mitingjet e Partisë Demokratike jo vetëm në Tiranë, por edhe në çdo qytet të Shqipërisë.

Kushti i dytë edhe më i rëndësishëm se i pari, fakti se ato mund të jenë familjarë os të preferuar të ministrave, deputetëve, drejtorëve dhe diplomatëve të Partisë Demokratike. Kjo gjë jo vetëm se është bërë modë në "sistemin shqiptar", por është bërë krejt e pranueshme nga çdo kush që jeton në Shqipëri. Mjafton të përmendim emërimet që bëhen në të gjithë nivelet e administratës dhe të selive diplomatike.

Jam plotësisht dakord dhe ndoshta edhe i gëzuar që një grup të rinjsh po shkojnë me Ministrin e Brendshëm në Europë. Jam i gëzuar se këta të rinj kanë mundësi, më në fund, ta shikojnë drejtpërdrejt Europën dhe të kuptojnë, se sa larg nga ajo është Shqipëria.
Një ditë po qëndroja me një ish diplomat shqiptar, që ka shërbyer në Itali. Ai më tregoi një histori që e kishte përjetuar vetë dhe mua me mbeti në mendje.

"Kishin shkuar si delegacion diplomatik shqiptar në një qytezë të Italisë, në Rapallo, për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe. Sapo zbritëm në tek stacioni në qytezë (Rapallo) pamë një tabele, ku shkruante sot kemi festë, sepse festojmë 100 vjetorin e ardhjes së trenit të parë në qytet. Pasi bëmë disa hapa, folëm me zë të ulët me njëri-tjetrin, duke u shprehur se sa mbrapa qenkemi ne" - ky ishte tregimi i diplomatit shqiptar. Kjo ngjarje kishte ndodhur gjatë fundit të viteve të '80.

Kështu, jam i sigurt që do të ndodh edhe me studentët shqiptarë, të cilët sapo të zbresin në Bruksel, do të flasin me njëri-tjetrin duke thënë: "Sa mbrapa qenkemi ne! Po Shqipëria jonë nuk paska asgjë të përbashkët me standardet e vërteta të Europës".

Por do më gëzonte më shumë fakti, se nëse me Ministrin do të kishin shkuar studentët e talentuar, ato me rezultate të larta, por që nuk kanë asnjë mik, përveç diturive të tyre dhe dashurisë për Europën dhe shkencën.

Do të isha shumë i gëzuar sikur me ministrin Basha, të shkonin edhe qindra studentë të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët prej disa ditësh kanë protestuar, sepse duan më shumë standarde për një dituri të nivelit europian. Ata kanë protestuar, sepse duan që Mjekësia dhe Fakulteti i Mjekësisë të jetë i standardit europian.

U bë një publicitet se Basha shkoi me një grup të rinjsh pa viza për të vizituar Europën.
Megjithatë, dëshiroj që Basha, kur të kthehet të marrë me vete edhe qindra e mijëra të
rinj që kanë mbaruar studimet në Europë.

Këta, të rinj duke njohur "sistemin aktual shqiptar", edhe pse mbarojnë studimet, preferojnë të punojnë kamerierë dhe të qëndrojnë në Europë, se sa të vijnë në Shqipëri, ku vlerat e tyre nëpërkëmben dhe përdhosen nga disa naiv, që janë në krye të strukturave shtetërore.

Z. Basha, po shkon me të rinjtë në Europë, të cilët sapo ta prekin dhe njohin drejtpërdrejt atë, ka shumë mundësi që të mos kthehen më në Shqipëri. Prandaj, ka mundësi që ju z. Basha, do të ktheheni i vetëm në avion dhe sapo të zbresësh në Rinas, do të ritakosh përsëri të vjetrit shekullorë, që ke lënë këtu, në momentin e nisjes.

Ju, ndoshta në vetvete do të ndjeheni i vetëm dhe një i ri i vjetërsuar mes të vjetërve, por në publik do thoni, se ndjeheni mirë këtu në Shqipëri mes të vjetërve, sepse edhe ju, më në fund, po bëheni të vjetër si ata.

Wednesday, December 15, 2010

Vdekja e një diplomati

Dr.ALBAN DACI | 15/12/2010 |
Shekulli online
Vdiq Holbrooke, gjiganti i diplomacisë amerikane, duke thënë fjalët e tij të fundit: "Ndaloni luftën në Afganistan"

Vdiq në moshën 69-vjeçare Richard Holbrooke, gjiganti i diplomacisë amerikane, protagonist kryesor i paqes së Dayton-it. "Holbrooke i ka shërbyer për thuajse gjysmë shekulli vendit të tij që e donte shumë", - ka thënë Hillary Clinton në momentin që u ka konfirmuar gazetarëve vdekjen.

Shtetet e Bashkuara "kanë humbur një ndër mbrojtësit më të vendosur dhe një ndër shërbyesit më të devotshëm". Holbrooke të shtunën e kaluar ishte shtruar urgjentisht në spital për një gërvishtje të aortës si pasojë e një ataku në zemër. Për këtë arsye, mjekët kanë tentuar t'i bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale. Fjalët e tij të fundit, siç ka thënë familja e tij për "Post", ka qenë: "Ndaloni luftën në Afganistan".

Presidenti amerikan, Barak Obama, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e të dërguarit special në Afganistan dhe Pakistan, duke e përcaktuar si një "figurë unike" dhe "një gjigant të vërtetë të politikës së jashtme amerikane". Holbrooke - shkruan Obama në një komunikatë - lë kujtimin e "diplomacisë së tij të palodhshme, të dashurisë së tij për vendin dhe të kërkimit të tij të palodhshëm për paqen në vende të ndryshme të botës".

"Kur jam bërë president - ka konfirmuar - isha i lumtur që Richard pranoi t'i rishërbente përsëri vendit". Holbrooke diplomat i zoti dhe si njeri i drejtpërdrejt në bisedime, qe protagonisti i maratonës diplomatike me ish-presidentin Slobodan Milosevic për të ndalur krizën e Kosovës.

I lindur në New York më 24 prill 1941, biri një hebreu gjerman të arratisur nga persekutimet në Gjermani gjatë viteve '30, Holbrooke kishte një karrierë të gjatë diplomatike mbi shpatulla.

Në maj të vitit 1968 merr pjesë në negociatat e para mbi Vietnamin, si asistent i bisedimeve për paqe të Parisit. Me presidentin Carter bëhet zv.sekretari më i ri i SHBA-ve, i ngarkuar me çështjet e Paqësorit dhe të Azisë lindore. Ishte pikërisht më vonë Bill Clinton që e thirri në politikë duke e emëruar më parë si ambasador në Gjermani dhe në vitin 1994, zv.sekretar të Shtetit për çështjet europiane dhe kanadeze.

Në këtë rol, në vitin 1995, i besohet ndërmjetësimi në Bosnje. Ai me vendosmëri dhe me aftësi të lindur dialoguese e detyron Milosevicin të bëhet garantues i paqes në marrëveshjet e Dayton-it në dhjetor të vitit 1995.

Në vitin 1996, Holbrooke rikthehet për të bërë super ndërmjetësuesin fillimisht në krizën e qipriote dhe pastaj në ish-Jugosllavi, për Kosovën. Nga 1999 deri 2001 ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB. Në 2004 merr pjesë si këshilltar në fushatën elektorale të Senatorit John Kerry. Në vitin 2009 u emërua nga Obama si i dërguar special në Afganistan e Pakistan.

Kur Holbrooke bëri një vizitë në Ballkan bashkë me përfaqësuesin e lartë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kushner, shkoi edhe në Serbi, ku ndër të tjera bisedoi edhe me shumë politikanë serbë për Kosovën.

Ja si është prehur ai në lidhje me vizitën që bëri në Serbi: "Kur shkova në Beograd me Bernardin u thashë serbëve se ato u duhet të bëjnë një zgjedhje historike. Ata duhet të zgjedhin midis Kosovës dhe Europës. Nëse duan të integrohen në Bashkimin Europian, ata duhet ta kuptojnë se këtë nuk mund ta bëjnë deri sa të zgjidhet statusi i Kosovës.

Nëse zgjedhin Kosovën, ata humbasin dyfish, sepse Kosovën ata e kanë të humbur. Këtë e pranojnë edhe vetë serbët në biseda private, edhe serbët konservatorë. Madje, ata kanë një mënyrë për ta shpjeguar humbjen e Kosovës. "Millosheviçi e humbi Kosovën për ne", - thonë ata.

Nga ana tjetër, serbët kanë dy shqetësime të ligjshme: sigurinë fizike dhe të drejtat civile të pakicës në Kosovë, si dhe monumentet shumë të rëndësishme kulturore dhe fetare.

Vetëm leximi i këtij paragrafëve, na ndihmon të kuptojmë se ai ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës, sepse ai luftoi dhëmb për dhëmb me Hitlerin e Ballkanit, Sllobodan Miloshevicin dhe shpurën e tij naziste që shtypi, masakroi dhe dëboi shqiptarët e Kosovës nga trojet e tyre.

Ai nuk luftoi vetëm për Kosovën, por për stabilitetin në Ballkan. Me inteligjencën dhe mprehtësinë diplomatike, ai luftoi për stabilitetin në Ballkan ndaj dhe i këshillonte: "Dështimi ynë më i madh nuk është moskapja e Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit, por mungesa e stabilitetit si pasojë e moskapjes së tyre".

Vdekja e Holbrooke është një humbje jo vetëm për Diplomacinë dhe interesat amerikane në botë, por edhe për Kosovarët. Shumë shpejt Kosova do të përfshihet në bisedime me Serbinë, edhe pse SHBA-të, nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në këto bisedime, jam i sigurt që nëse Holbrooke do të jetonte, si njeri që luftonte për paqen dhe që mbrojti kosovarët në kauzën e tyre të drejtë, do të luante një rol vendimtar që këto bisedime të ishin pozitive, transparente dhe demokratike sipas rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare në fuqi.

Vizat hiqen, por stresi mbetet


DR.ALBAN DACI | 15/12/2010 |
SHEKULLI ONLINE


Vendimi përfundimtar për hyrjen e qytetarëve në zonën Shengen mbetet gjithmonë në kompetencat e Policisë së Kufirit, e cila mund ta kthejë mbrapsht qytetarin që nuk është në gjendje të plotësojë pikat e përshkruara më poshtë

Në një broshurë të titulluar "Informacione të rëndësishme për qytetarët shqiptarë", gjenden 8 pyetje dhe 8 përgjigje për situatën e pritshme pas liberalizimit të vizave. Nga ajo që kuptohet lehtë prej kësaj broshure të cilën e kanë shpërndarë ditët e fundit, ambasadat e Italisë, Greqisë etj, del se kalimi i kufirit nuk do jetë i lehtë për të gjithë. Veçanërisht probleme mund të kenë grupe të rinjsh ose çifte të moshuarish për shkak të mungesës së parave ose siguracionit shëndetësor.

Çështja e kërkesës për një shumë parash, megjithëse e pohuar apo e mohuar disa herë nga zyrtarë europianë është vërtet diskriminuese. 'Shekulli' pyeti gjatë këtyre ditëve një numër të huajsh që kalojnë kufjtë me shkak punën ose turizmin disa herë në vit dhe asnjë prej tyre nuka rrinte të konceptonte si kërkse normale, kërkesën që mund tu drejtohet shqiptarëve në kufi për të vërtetuar destinacionin e udhëtimit dhe posedimin e parave të nevojshme.
Më poshtë 8 sqarimet e ambasadës italiane dhënë për Shekullin pas interesimit tonë lidhur me historinë e Angelës që mund ta lexoni në këto faqe.
Duke gjykuar nga keto ndalime, mund te thuhet se vizat vertet hiqen, por stresi i kalimit te kufirit, lirshem, do egzistoje ende tek ne shqiptaret. Ndoshta per nje kohe te gjate.


1. Kur do të hyjë në fuqi liberalizimi?


Regjimi i ri i liberalizimit të vizave Shengen do të hyjë në fuqi ditën pas botimit të vendimit të Këshillit të Ministrave në fletoren zyrtare. Përpara këtij momenti, rregullat për lëshimin e vizave do të mbeten të pandryshuara si më parë.


2. Cilat do të jenë të drejtat e qytetarëve shqiptarë?


Qytetarët shqiptarë, pas mesit të dhjetorit do të kenë të drejtë të qarkullojnë lirisht në hapësirën Shengen, për cilindo motiv, për një periudhë kohore të plotë jo më shumë se 90 ditë në një gjashtëmujor, duke hyrë e duke dalë nga territori Shengen sa herë të dëshirojnë (90 ditë në gjashtëmujor do të llogariten duke mbledhur gjithë ditët e qëndrimit në territorin Shengen, edhe ato jo në vazhdimësi; gjashtë muajt do të fillojnë nga momenti i hyrjes së parë në territorin Shengen).


3. Cilat do të jenë rregullat për t'u respektuar?


Rregulla kryesore është ajo e periudhës së qëndrimit: në fakt liberalizimi i vizave i përket vetëm vizave afatshkurtra (deri në 90 ditë në 6 muaj), ndërsa mbetet e pandryshueshme rregullorja e vizave afatgjata (vizat kombëtare të tipit D; shiko pika 6). Qytetari shqiptar mund të qëndrojë në territorin Shengen 90 ditë në 6 muaj pa kërkuar vizë. Në rast se keni për qëllim të qëndroni gjatë, duhet të kërkojnë vizë pranë Zyrës konsullore përkatëse. KUJDES: kush do ta kalonte këtë periudhë, duke qëndruar në territorin e Vendeve Shengen më gjatë se periudha e lejuar, mund të përjashtohet (për pasojë ndalimin për të rihyrë) .


4. Cilët janë dokumentet e nevojshëm për hyrjen në zonën Shengen?


I vetmi dokument i nevojshëm për hyrjen në territorin Shengen është pasaporta biometrike. Duke konsideruar tarifat e larta të sistemit shëndetësor të Vendeve Shengen, gjithsesi është shumë e rekomandueshme prerja e një siguracioni shëndetësor përpara nisjes. Qytetarit, nëse i kërkohet, duhet të demonstrojë qëllimin, kushtet e mjetet e udhëtimit.


5. A do të jetë e detyrueshme marrja me vete e kartës së kreditit ose e lekëve kesh, e një bilete kthimi apo e një figuracioni shëndetësor?


Siç e përmendëm, hyrja në zonën Shengen, do të jetë e mundur për qytetarët shqiptarë vetëm me paraqitjen e pashaportës biometrike të vlefshme.
Megjithatë Autoritetet e Policisë kanë gjithmonë të drejtën e kryerjes së kontrollove dhe çdo qytetar duhet të demonstrojë, nëse i kërkohet, qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të tij (p.sh. nëpërmjet prenotimit të hotelit dhe/ose biletës së kthimit) dhe të disponojë mjete financiare të mjaftueshme në lidhje me llojin, kohëzgjatjen e parashikuar të qëndrimit dhe shpenzimet për kthim në vendin nga i cili ka ardhur. Pra vendimi përfundimtar për hyrjen e qytetarëve në zonën Shengen mbetet gjithmonë në kompetencat e Policisë së Kufirit, e cila mund ta kthejë mbrapsht qytetarin që nuk është në gjendje të paraqesë sa më sipër.


6. Në cilat raste vazhdon të nevojitet kërkesa për vizë?


Lëshimi i vizës vazhdon të nevojitet në të gjitha ato raste në të cilat qytetari shqiptar ka për qëllim të qëndrojë në territorin Shengen për më shumë se 90 ditë në një gjashtëmujor dhe mendon të kërkojë leje qëndrimi. Tipologjitë më të shpeshta janë: vizë për studime, vizë për punë të varur, vizë për bashkim familjar. Pra për të studiuar ose për të punuar në Vendet Shengen është e domosdoshme, në çdo rast kërkesa për vizë.


7. Po në procedurën për kërkesën e vizave kombëtare do të ketë ndryshime?


Jo, procedura për vizat kombëtare afatgjata ( si studim, punë e bashkim familjar) do të mbetet e pandryshuar ekzaktësisht si më parë.


8. A mundet që pas liberalizimit, të hyjnë në shtetet Shengen edhe ata qytetarë shqiptarë që kanë pasur një urdhër largimi, ose ata të cilëve për një motiv tjetër u është ndaluar hyrja në zonën shenjen për një farë periudhe?


Absolutisht jo. Sigurisht që ndalimi i hyrjes në Vendet Shengen ruan të njëjtën vlefshmëri edhe pas liberalizimit të vizave. Personave, të cilët rezultojnë në Sistemin Informativ të vendeve Shengen, do t'iu refuzohet hyrja në kufi.


Sondazhi: 60 % e shqiptarëve drejt zonës Shengen brenda 6 muajve

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian miratuan në fillim të muajit propozimin për udhëtimet pa viza në zonën Shengen të qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjë- Hercegovinës. Qytetarët e këtyre dy vendeve duke filluar nga 15 dhjetori do të mund të udhëtojnë me një pasaportë biometrike pa viza në vendet e BE-së që janë pjesëtare të politikës së përbashkët të vizave dhe ato që janë në zonën Shengen.
Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, tha se ky vendim duhet t'i inkurajojë këto vende për të kryer reformat e nevojshme për t'u afruar më shumë me BE-në.
Heqja e vizave pritet të lehtësojë kontaktet midis njerëzve, do të ndihmojë në marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit, si dhe do të krijojë një mundësi për popujt e këtyre vendeve ta njohin BE-në më mirë.
Megjithatë, BE-ja shpreh shqetësim në lidhje me abuzimin e mundshëm të kësaj të drejte.
Komisioni Europian ka krijuar një proces monitorues që synon të parandalojë rreziqet për abuzimin dhe keqpërdorimin e procedurave të kërkimit të strehimit.
Sipas një sondazhi, 60 për qind e qytetarëve në Shqipëri do të udhëtonin drejt zonës Shengen brenda gjashtë muajve të parë të vitit të ardhshëm, pra, menjëherë në periudhën që hyn në fuqi qarkullimi pa viza në këtë hapësirë. Sondazhi i kryer nga instituti EUNACAL në Tiranë tregon, gjithashtu, se arsyeja kryesore e udhëtimeve do të jetë vizita te të afërmit dhe familjarët që punojnë në vendet e Bashkimit Europian.
Por megjithë fluksin e pritshëm, asnjë destinacion europian nuk ka kaluar ende në top-listën e preferencave të shqiptarëve. Sipas disa statistikave të Sava Tours, e cila nga një sondazh me lexuesit në Shekullit Online del agjensia më e preferuar e prenotimeve në Shqipëri, destinacioni më i dashur për shqiptarët mbetet ende jashtë Europës. Ai është Dubai.


Tuesday, December 14, 2010

Zgjedhjet, kush është Albin Kurti

DR. ALBAN DACI | 14/12/2010 |

Shekulli online

Albin Kurti, i lindur në Prishtinë më 24 mars 1975. Shkollën fillore dhe gjimnazin "Xhevdet Doda" i ka mbaruar në Prishtinë, kurse Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.

Në verën e vitit 1997 u inkuadrua në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP). Ka qenë edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të padhunushme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga Serbia, që udhëhiqej prej regjimit të Milosheviçit. Mund të thuhet, se që prej atëherë, ka nisur veprimtaria tij politike.

Në gusht të vitit 1998 ka filluar punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, si sekretar i zyrës. Me 2 mars 1999 ka dhënë dorëheqje, meqë nuk është pajtuar me dokumentin e Rambujesë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ka qëndruar në Prishtinë.

Më 27 prill 1999 u arrestua nga policia serbe. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë, është transferuar në burgjet serbe. Më 13 mars 2000, në Nish, u dënua me 15 vjet burg nën akuzën e rrezikimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë.

Si rezultat i presionit ndërkombëtar dhe i përpjekjes së Koshtunicës (i cili asokohe ishte kryetar i RFJ-së) për ta ndrequr imazhin para ndërkombëtarëve në kontrast me Milosheviçit u lirua më 7 dhjetor 2001. Në fakt, ka qenë në burg një vit e pesë muaj gjatë periudhës së Milosheviçit dhe një vit e dy muaj gjatë asaj të Koshtunicës. Prandaj, Albin Kurti shpesh herë u thotë gazetarëve të huaj, se Koshtuniça ishte për nja tre muaj më i mirë se Milosheviçi.

VETVENDOSJEN e themeloi për shume arsye pozitive, për popullatën dhe padrejtësitë, që po i bëheshin popullit kosovar të përvuajtur. Albini thotë, se kjo është dëshmi se Kosova nuk ka një qeverisje vetjake e sovrane, se . kjo është dëshmi se UNMIK-u vazhdon të sundojë në Kosovën, duke e bërë pavarësinë (e shpallur e të njohur) pa substancë, pa përmbajtje.

Zgjedhjet parakohshme, sapo të zhvilluara në Kosovë, edhe pse shënuan ndonjë incident të vogël (vlen të thuhet se edhe në demokracitë më të zhvilluara në Perëndim ka probleme të vogla) ato u vlerësuan pozitivisht edhe nga autoritetet ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian. Sipas këtij të fundit këto zgjedhje ishin të pranueshme dhe të punohet sa më shpejt për formimin e qeverisë së re.

Nga këto zgjidhje mendoj, se para së gjithash, fitoi populli i Kosovës si dhe Albin Kurti. Fitoi populli i Kosovës, sepse kosovarët, pas një ëndrre shekullore, më në fund ia arritën ditës që të votojnë për shtetin e tyre. Gjithashtu, fitoi politika e Albin Kurtit, sepse hyri në politikë duke e shitur të vetmen shtëpi që kishte dhe nuk hyri në politikë për të blerë një shtëpi më shumë. Ashtu, siç kanë bërë rëndomtë shumë politikanë të ndryshëm në Ballkan. Mjafton të përmendim faktin më të fundit, se ish Kryeministri i Kroacisë u arrestua për korrupsion.

Akti i Albin Kurtit është një leksion për të gjithë politikanët e Ballkanit, të cilët me natyrën e tyre despotike kanë qeverisur duke abuzuar mbi interesat e qytetarëve. Edhe sot, në disa vende të Ballkanit, ka liderë që vazhdojnë të qeverisin me despotizëm, duke abuzuar mbi qytetarët e tyre.

Rasti i Albin Kurtit, ndoshta është i vetmi në rajon, sepse e filloi politikën nga poshtë dhe me punë, guxim, dashuri për vendin e qytetarët e tij, arriti të dal në zgjedhjet e fundit në vendin e tretë. Në fillim, ndoshta shumë njerëz menduan, se Albin Kurti është një person që humb kohën kot.

Kështu ndodh gjithmonë me njerëzit që janë përpara kohës. Ai është i tillë, ai është një lider i vërtetë, sepse jo vetëm vepron pasi ndodh diçka, por me intuitën e tij politike është një gjendje ta paraprijë para se të ndodh. Ai u tregoi të gjithë skeptikëve, se kur dikush ka ide për të bërë politikë dhe guxim për t'i realizuar, atëherë shpresa kthehet në realitet dhe ëndrra në konkretizim.

Albin Kurti ka deklaruar se nëse "Vetëvendosja" do të vij në pushtet, do të shfuqizojë pakon e Ahtisarit mbi bazën e së cilës Kosova shpalli Pavarësinë. Sipas tij, kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet dhe të bëhet në pajtim me vullnetin e popullit, për t'i dhënë mundësi vendit që të ketë ushtrinë e tij dhe të bashkohet me Shqipërinë.

Gjithashtu, për vite me radhë në rolin e liderit të "Vetëvendosjes" i ka kundërshtuar institucionet e Kosovës. "Jo pse ato ishin institucione, por, sepse nuk ishin të Kosovës"-është shprehur ai.

Me zgjedhjet e fundit, Albin Kurti edhe pse nuk arriti të zër vendin e parë në zgjedhje, ai doli fitues, sepse për herë të parë mori pjesë në një garë politike dhe arriti të merrte vendin e tretë. Gjithashtu, me rezultatet paraprake që kanë dalë, duket qartë se partia e Thaçit edhe pse ka dalë e para për nga numri i votave, nuk i ka numrat për të qeverisur e vetme. Ajo, patjetër duhet të formoi koalicione me parti të tjera, që i kanë numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë.

Pra, Albin Kurti dhe "Vetëvendosja" duhet të hyjnë koalicion dhe do të kenë një rol mjaft të rëndësishëm në qeverinë e re, që do të krijohet. Për këtë arsye, Albin Kurti, do të ketë më në fund të gjitha kartat në dorë për të filluar nga zbatimi i të gjitha politikave, që i ka pasur në programin politik të lëvizjes së "Vendosjes".

Një ndër pikat e tij të forta është respektimi i vullnetit të popullit. Ai, për shumë gjëra edhe pse ndoshta nuk e ka kopjuar, mendon dhe vepron sipas presidenti Willson. Të dy vlerësojnë vullnetin e një populli jo vetëm për të qenë demokratik, por edhe për të vendosur për fatin e tij. Tani kosovarët kanë shtetin e tyre të pavarur, dhe nëse vendosin me vullnetin e tyre të bashkohen edhe me Shqipëri, atëherë, le të ndodh një gjë e tillë, sepse pasqyron vullnetin e tyre.

Mendoj, se tani, pas zgjedhjeve Albin Kurti, i ka të gjitha kartat për të punuar që të realizoi të gjithë strategjitë e tij politike. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse, të bëhemi dëshmitar të kohës, nëse me të vërtetë do të arrij t'i bëj realitet. Një pjesë e madhe e kosovarëve i kanë besuar fatin e tyre, tani nuk mbetet gjë tjetër, veçse besimin e tyre Albin Kurti t'ua kthej në mbështetje, duke përfaqësuar vullnetin dhe zërin e tyre. Gjithashtu, edhe politika që ai ka kundrejt Serbisë dhe serbëve mendoj se është krejtësisht i drejtë.
Ai thotë, se: "Serbia duhet t'i kërkoi falje Kosovës dhe popullit shqiptar për të gjitha krimet e kryera përgjatë shekullit të 20. Serbia duhet të dorëzoi kriminelët e luftës për gjykim, të paguaj dëmet e luftës". Vetëm pasi të ketë bërë këto Serbia, atëherë, ne mund të besojmë, se ajo ka ndryshuar dhe ndoshta plotëson kushtet për të hyrë në bisedime.

Tashmë, që Albin Kurti hyri në garën elektorale dhe doli forca e tretë, do të jetë një zë i fuqishëm në bisedimet që do të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë.Albini Kurti, do të jetë një risi jo vetëm për Kosovën, ku do të jap një kontribut të fuqishëm për demokratizimin dhe integrimin e saj në BE dhe NATO, por edhe për disa despotë ballkanas, që akoma me "pantallona nëpër këmbë", mundohen me çdo kusht e mjet ta mbajnë deri në vdekje pushtetin, pak rëndësi ka nëse është demokratik apo jo.