Alban Daci
Me datë 1 Maj, Aleanca Kuq e Zi e vetmja forcë Opozitare në vend ka
vendosur të dal të protestojë kundër Regjimit të shtetasit Berisha. Spahiu, ky
hero i vetëm në kohërat moderne dhe i patrembur
në interes të vendit ka vendosur në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Punëtorëve
ka vendosur të protestojë kundër Regjimit Berisha dhe kundër papagallëve të tij
që përbëjnë jo më shumë se 1% të popullsisë dhe kanë kthyer në skllevër 90%
shqiptarë të ndershëm. Unë, pasnesër do të jem aty bashkë me Kreshnik Spahiu përballë
Shtetasit Berisha për t’i thënë se tashmë koha jote ka perënduar. Unë, do të
jem aty me Kreshnik Spahiun për të mbrojtur të drejtat e mia, identitetin tim,
të familjes time, të shqiptarëve dhe të vetë Shqipërisë. Unë, do të jem aty për
të protestuar kundër varfërisë, korrupsionit, kundër skandaleve, kundër shitjes
së territoreve, kundër monopoleve greke dhe serbe, kundër trashëgimisë
politike. Unë, do të jem aty me Kreshnik Spahiun. Hajdeni edhe ju, qytetarë të
ndershëm, patriot dhe të guximshëm që të mos e lëmë vetëm Kreshnik Spahiun.