Alban Daci
Shtetasi Berisha, Rinia shqiptare nuk "ha bar"
Sot, shtetasi Berisha na foli për punësimin e të rinjve
duke pranuar se janë bërë edhe gabime në rekrutimin e administratës shtetërore.
Çfarë po na thotë! Një ndër pikat e mungesës se integrimit të Shqipërisë në BE është
edhe statusi dhe mënyra e rekrutimit të punonjësit civil. Ka të paktën dhjetë
vjet që nuk bëhet asnjë konkurs publik për rekrutim në administratën publike.
Të gjitha konkurset publike janë fiktive, fituesit
vendosen kohë më parë kundrejt parave, nepotizmit ose militantizmit. Mjafton të
shikojmë rekrutimet në shërbimin diplomatik për të kuptuar se çfarë ndodh në Shqipëri.
Në sektorët kyç të vendit kemi militantë pa asnjë klasë shkollë ose nipa, mbesa
e fëmijët e pushtetarëve.
Shtetasi Berisha gjithashtu deklarojë me krenari se është
rritur në 21% punësimi i të diplomuarve jashtë vendit. Është një mashtrim i
madh dhe i turpshëm. Të gjitha ata që janë kthyer dhe i përkasin brezit tim,
pasi u sorollatën rrugëve në Shqipëri, të dëshpëruar dhe pa shpresë u rikthyen përsëri
në Europë, e ndoshta për t'u mos kthyer më kurrë në Shqipëri.
Kjo është ajo që ka bërë Berisha, që shumë të rinjtë të urrejnë
nga zhgënjimi vendin e tyre për t'u mos kthyer kurrë më. Pra, Berisha me
modelin e tij ka bërë që të rinjtë të mos shpresojnë në një të ardhme më të mirë.
Unë, si shume të tjerë
u ktheva se e dua vendit tim dhe dua të kontribuoj që të behet ashtu siç e
meriton, por ndryshe nga të tjerët nuk u largova e nuk do të largohem derisa të
jetë larguar Berisha. Shqipëria është e jona dhe ajo ka nevojë për ne.
Me datë 23 qershor Rinia shqiptare do e tregojë forcën e saj të vërtetë duke
rrëzuar me votë diktatorin e fundit të Ballkanit. Një lum më votat e të rinjve
do të vërshojnë në emër të AK dhe kjo do të jetë një hakmarrje politike për mënyrën
se si politika e vjetër është tallur me arsimin, dijen dhe sakrificat e tyre.
Ne drejtuesit e Aleancës
Kuq e Zi u themi të gjithë shqiptarëve kudo që janë, kthehuni në Shqipëri.
Hajdeni e të gjithë së bashku ta ndëshkojmë me votë politikën e vjetër dhe po së
bashku të ndërtojmë Shqipërinë që kemi ëndërruar dhe dëshiruar. Shqipëria po ju pret dhe si asnjëherë tjetër ka
nevojë për ju. Shqipëria ka nevojë për çdo shqiptarë të ditur, të ndershëm dhe
të gatshëm për të vënë interesat kombëtare mbi interesat e ngushta personale.