Saturday, April 27, 2013

Tradhetaret u larguan dhe te vertetet qendruan


Alban Daci

Se pari dua te sqaroj se une dhe shume te tjere si une, vendosem te themelojme AK, sepse Shqiperia ndodhej ne nje krize politike. Ne vend nuk kishte nje alternative te re konkrete. Politika e vjeter shqiptare ishte e konsumuar ne mandate, ne figura, ne vizione dhe ne ide. Shqiperia kishte nevoje per nje parti te re qe do te perfaqesonte ide te reja, interesa kombetare dhe burime njerezore te reja ne mendje dhe ne energji. Pra, ne e themeluam AK si nje forme te re mendimi, si nje formacion te ri politik. Ne qe e formuar nuk ishim as me pasione Majtas e as me pasione Djathtas, por ishim vetem me pasionet KuqeZi. Ne, nuk e formuam AK per te shkuar me vone tek PS, apo te shkuar tek PD. Ne formuam AK, per te qene vetem me shqiptaret dhe Shqiperine. Ne kete drejtim, asnje nuk eshte larguar nga AK, sepse ato qe jane larguar nuk kane qene kurre me AK dhe kurre nuk jane ndjere Kuq e Zi, por kane pasur pasione te Majta dhe jane kamofluar si KuqeZi per te realizuar pasionet e tyre te verteta edvinriste. Te jesh Kuq e Zi eshte privilegj, eshte sfide, eshte guxim e krenari. Ne jemi krenare, ne jemi te gunxishem, ne jemi te drejte ne kauzen tone, ne besojme tek Shqiperia, ne besojme tek kauza patriotike, ne besojme tek e ardhmja kombetare KuqeZi. Sot, ne kuqezinjte e vertete, qe nuk kemi mani pushtetin dhe fiksim te Majten, ishim ne mitingun madheshtor te AK ne Fier. Aty, gjetem mijera qytetare te tjere kuqezi, te cilet na brohoriten, na duartrokiten dhe na mbeshteten duke na dhuruar emocione te forta. AK eshte ne ditet me te mira qe nga krijimi i saj, sepse tashme ajo u purifikuar nga nje proces natyral ku te vertetet u ndane nga falsit. AK eshte nje parti politike me plot energji, me kauze te drejte dhe me program konkret qe do t'i mbijetoje gjate sistemit politik shqiptar.