Sunday, April 7, 2013

Fundi berishian dhe lindja e një epoke Kuq e Zi


Alban Daci

Disa mendimtarë të mëdhenj e kanë përkufizuar termin e politikës në logjikën e pushtetit (Lasswell: politika si “ kush përfiton diçka, kur dhe si”); (Weber: politika si “përdorimi monopolist i detyrimit të legjitimuar”); (Makiaveli: “të qeverisësh do të thotë të bësh të besosh”); (De Gasperi: “politikë do të thotë realizim”).
Politika është zgjidhja e konflikteve mes njerëzve; është procesi që shoqëria përcakton në mënyrë autoritare lidhjen e burimeve dhe vlerave; është procesi që merren vendimet ose modifikohen programet politike dhe strategjitë e aksionit; është ushtrimi i pushtetit dhe influencës.
Për politikën, metafora më shumë e frekuentuar kanë qenë “qeveria e anijes”. Një anije mbi të gjitha është e përbërë nga një kolektivitet (të punësuarit), që duke lundruar gjithmonë së bashku, ndodhen në një far mase të izoluar nga pjesa tjetër e botës (identiteti i veçantë i tyre), por që kanë fatin e përbashkët të lundruesit.
Ky kolektivitet që të udhëtoj drejt destinacionit të dëshiruar ka nevojë të drejtohet nga një timon. Nga kjo rrjedh që lundruesit duhet edhe të organizohen, sipas ndarjes së detyrave (kush bën dhe çfarë) dhe sipas një nivelit hierarkik të autoritetit (kush mban timonin ka nevojë për më shumë pushtet se sa të tjerët).
Gjithashtu, është pothuajse e paevitueshme që mes lundruesve të lind ndonjë diferencë vlerësimi, afro gjysma e lundrimit dhe zgjedhja e rrugës ose afro organizimit të detyrave që duhet të kryhen mbi anije ose afro mijëra gjëra të tjera pak a shumë të rëndësishme për fatin e anijes (formimi i grupeve konkurrues, lindja e ndonjë konflikti mes të njëjtëve, kompozimi i konflikteve të njëjta).
Siç e shikojmë metafora e politikës si “qeverisja e anijes” përmban një pjesë të madhe të aspekteve që janë thelbësore për të ilustruar edhe elementet kryesor të politikës. Kolektiviteti ashtu si edhe polisi (“qyteti” i grekëve), timoni si pushtet për/mbi kolektivitetin, bashkëprania e konfliktit dhe bashkëpunimit, bashkëprania e komandimit dhe konsensusit, ekzistenca e vetë principit sovranitet (rrjedh nga fakti që mbi përcaktimin e trajektores së anijes askush nuk mund të ketë më shumë pushtet se ai që kontrollon timonin).
Në rrjedhën e kohës metafora politike e anijes ka takuar një përdorim shumë të frekuentuar, duke filluar pikërisht nga mendimtarët e mëdhenj grek dhe romak; (Platoni: “anija e çmendurive”, ku ekuipazhi kalon kohën në një pavdekësi alternimi kacafytjesh dhe zdërhalljes, pa arritur asnjëherë të jap një timonier me të vërtet ekspert të kohës, stinëve, të qiellit, të yjeve, të erës dhe të gjithçkaje që varet për të ndjekur anija trajektoren e dëshiruar); (Ciceroni: “ unë që kisha qeverisur anijen e shtetit në mesin e detit me mot të keq dhe e kisha sjellë shëndosh në port”) .
Qeveria, na paraqitet si një bashkësi vendimesh që janë përvetësuar në përcaktimin e drejtpërdrejtë të anëtarëve në veçanti, por që kolektivizohen, përderisa janë të kërkuar nga një pushtet i përbashkët. Qeveria e polisit si: një përdorim i përbashkët dhe i kolektivizuar i ndonjë timoni që drejton anijen kolektive në tërësi.
Në historinë e njeriut politika ka qenë përfaqësuar edhe nga shumë metafora të tjera. Në veçanti janë, ajo e shtetit si një familje, ajo e shoqërisë si një “trup njerëzor”, ajo e kalit si simbol i pushtetit dhe i popullit që duhet drejtuar.
Elementi i parë i çdo forme qeverie është qartësisht e përfaqësuar nga koncepti i autoritetit, në kuptimin e tij origjinal “ nuk besoj se pikërisht një është i madh, kur ai më bën të ndjehem i vogël” citonte një shkrimtar francez i shtatëqindtës.
Autoritet do të thotë të jesh i zoti që ti bësh të qeverisurit të pranojnë pushtetin. A mund të jetë forca dhe dhuna faktor që mund të bëjnë të mundur diçka të tillë, për ti bindur të qeverisurit të pranojnë pushtetin?
Talleyrand citon se me bajoneta mund të bëhet gjithçka, përjashtuar faktin që nuk mund të ulesh sipër tyre. Ndërsa Hannah Arendt thekson se: “dhuna për nga natyra instrumentale; si të gjithë mjetet, ka gjithmonë nevojë për një orientim dhe justifikim, për arritur qëllimin... pushteti nuk ka nevojë për justifikim, ajo për çfarë ka nevojë është legjitimiteti.
Element tjetër i rëndësishëm është përfaqësuar nga “urdhri” që duhet të karakterizojë vetë vendimet kolektive. L’imperium nga latinët na kujton se qeveria për të qenë e tillë, nuk duhet të flasë ... kot, por duhet ta dëgjojnë dhe ti binden. Vendimet kolektive që ajo ndërmerr duhet të prodhojnë efekte reale për kolektivitetin që herë pas herë janë të interesuar.
Elementi më i rëndësishëm që karakterizon dimensionin politik është ndërtuar nga principi i sovranitetit. Jean Bodin, filozof francez, në pesëqindtën teorizon i pari kuptimin teknik të fjalës që e përcakton si ekspresion cum summa potestate gubernatio; sot mund të themi, kapaciteti i qeverisjes pa ju përgjigjur asnjë fuqie superiore. Lassëell dhe Kaplan e përcaktojnë sovranitetin si “niveli më i lartë i autoritetit”.
Nga këto që pohuam deri tani, politika kuptohet si bashkësi aktivitetesh që janë të rëndësishme për të “qeverisur një qytet” dhe prezantohet nga gjashtë element thelbësor: ekzistenca e një grupi me persona (polis), brenda të cilit disa vendime rrjedhin nga anëtarë të veçantë të grupit të kërkuar në formën e “pushtetit kolektiv” (vendime kolektive); ekzistenca e marrëdhënieve mes atyre që qeverisin dhe atyre që janë të qeverisur që karakterizohen nga një raport i “independencës së pranuar” (autoritet) drejt të qeverisurve, mbi bazën e ndonjë principi dhe të ndonjë procesi legjitim; fakti që këto vendime të tipit kolektiv janë , në radhë të parë, të mbushura me sovranitet dhe, në radhë të dytë, konkretisht të vendosura nga qeverisësit.
Këtë parantezë në karakterin e përgjithshëm teorik që shpjegon konceptin e politikës, e bëra për të analizuar aktualisht “anijen berishiane”.
Në çfarë gjendje ndodhet ajo tani? Çfarë orientimi do të ketë në të ardhmen? A do të arrij të ankorohet në breg shëndosh e mirë sipas orientimit të dëshiruar? ‘Anijen berishiane” do e quaj “Titaniku berishian”. Ky titanik është i përbërë nga një grup personash, ku me të vërtetë të gjithë kanë fatin e përbashkët të lundruesit, por që janë të izoluar nga pjesa tjetër e realitetit, sepse nuk njohin asnjë realitet tjetër përveç të tyrin. Pra tashmë ato janë drejtuar drejt ajsbergut social Kuq e Zi dhe kanë mbetur pak milja para se të përplaset e të fundoset.
Timoni i këtij titaniku është në duart e personave që janë mospërfillës ndaj kolektivitetit, sepse nuk pranojnë as gabime dhe as këshilla, duke e çuar anijen drejtë ajsbergëve të mëdhenj dhe të rrezikshëm që mund të rrezikojnë edhe fundosjen e saj. Timonieri i saj, shtetasi Berisha, tashmë është totalisht i çoroditur, i izoluar nga mjegullnaja politike dhe është drejtuar në trajektoren e tij të fundit. Pra, drejt një përplasje fatale politike që do të fundos anije e tij të braktisur.
Berisha tashmë është një timonier që nuk është as ekspert i qiellit, i yjeve, i erës dhe i gjithçkaje që nevojitet për të ndjekur trajektoren e drejtë dhe të dëshiruar. Autoriteti i shtetasit Berisha  siç  e kemi mësuar nga historia, ka ardhur me bajoneta, por që deri më sot nuk është ulur sipër tyre. Berisha e ka ushtruar pushtetin përmes dhunës së justifikuar, duke premtuar demokracinë e ëndërruar ndër vite. Ai legjitimitetin e pushtetit e ka bërë përmes forcës legale të fshehur në petkun e egoizmit personal të sëmurë me virusin e pavdekësisë dhe madhështisë universale.
Sot Aleanca Kuq e Zi organizoi tubimin e saj madhështorë para Kryeministrisë. Kjo nuk kishte ndodhur që në ngjarjet e turpshme dhe tragjike të 21 janarit të prodhuara nga politika e vjetër. Deri dje shumë qytetarë të ndershëm që nuk ishin dakord me regjimin e shtetasit Berisha, nuk kishin guxim të dilnin e të demonstronin, sepse ishin të bindur se po të shkosh tek bunkeri i ti, ai të vret. Madje, disa qytetarë preferonin të shmangnin edhe në jetën e përditshme kalimin në këmbë para bunkerit, ku qëndron në mënyrë jo legjitime shtetasi Berisha.
Pra, shtetasi Berisha kishte përdorur “bajonetat” duke imponuar frikë tek qytetarët. Pra, ai, le të themi, se i kishte dhënë një sinjal të qartë opozitarëve të asaj kohe se: mos provoni të dilni se e dini çfarë ju gjen! Pra, për më shumë se dy vjet e ashtuquajtur Opozitë shqiptare, ishte strukur, fshehur dhe mbyllur në vetvete duke mos përfaqësuar të drejtën e qytetarëve për të tubuar kundër regjimit tribal të instaluar nga shtetasi Berisha. Por, Zoti e dashi që të themelohej Aleanca Kuq e Zi, e vetmja parti me identitet të qartë patriotik. Kjo shpejt u bo zëri dhe shpresa e mijëra shqiptarëve, të zhgënjyer dhe të rraskapitur nga politika e vjetër e papërgjegjshme.
Sot si rrallë herë në politikën shqiptare, Aleanca Kuq e Zi nën udhëheqjen e liderit të saj z. Kreshnik Spahiu marshoi paqësisht nga sheshi “Skëndërbej” në sheshin “Dëshmorët e Kombit” për të ndaluar dhe qëndruar para institucionit të Kryeministrisë.  
Z. Spahiu udhëhoqi vetë protestën pa pasur as para, as anash apo mbrapa truproja. Ai i dha një mesazh të rëndësishëm politikës së vjetër, se nëse populli të donë, nëse qeveris mirë nuk ke as nevojë që të ruhesh. Edhe pse shiu binte pa pushim, mijëra qytetarë qëndruan e protestuan për rreth dy orë rresht. Protesta e AK shënoi dy risi të mëdha e të rëndësishme për gjithë sistemin politik shqiptar. Së pari, theu frikën tek çdo qytetarë, se të protestosh për të drejtat dhe liritë e individit nuk duhet të kesh frikë, por duhet të marshosh në paqe dhe i patrembur. Së dyti, krijojë një standard të ri, se protestat bëhen paqësore dhe se pushteti nuk duhet të merret me dhunë, sepse nuk është i legjitimuar.
Sot, u hap një epokë e re në politikë shqiptare, sepse titaniku berishian tashmë ka filluar të fus uji e të fundoset. Tashmë shtetasi Berisha është i vetëm në një anije disa vjeçare të mbushur me mëkate të mëdha politike, sociale, ekonomike e njerëzore.
Gjithashtu, flota Kuq e Zi, me moton e saj: “Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha”, sapo ka nisur udhëtimin e saj të suksesshëm në të mirë të çdo qytetari. Tashmë shqiptarët e zgjodhën anijen që do i drejtojë për vitet që vijnë e kjo është Aleanca Kuq e Zi, e vetmja forcë opozitare me baza të vërteta e reale patriotike e kombëtare.