Tuesday, April 16, 2013

Si rrëzohet Berisha?


Nga Alban Daci

Shqiptarët kanë katër opsione:
1. Të largojnë me 1 maj Berishën përmes pjesëmarrjes masive në protestën paqësore të organizura nga AK
2. Të bëhen pjesë e pazareve politike që nuk janë në dobinë e tyre e nuk sjellin asgjë të re
3. Ti besojnë AK, të vetmes forcë politike që është krejtësisht patriotike me djem e vajza të reja të shkolluar kryesisht jashtë vendit
4. Të zgjedhin Berishën dhe uzurpimin e institucioneve demokratike.
Berisha nuk njeh në karrierën e tij sensin e humbjes së merituar në një garë politike, nuk njeh dorëheqjen si akt fisnik dhe në shërbim të vendit. Seanca e brendshme parlamentare dëshmojë se Makiavelizmi është morali politik shqiptar. Mbrëmë politika e vjetër dhe e përfaqësuar nga njerëz me mendje të vjetër projektojë drejtimin e rrezikshëm të zgjedhjeve. Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për çdo lloje skenari të rrezikshëm dhe antidemokratik që mund të ofrojë Pozita aktuale.
Berishën ka vetëm një mënyrë për ta mundur.  Të krijohet një frymë e përbashkët dhe e fortë kundër tij, por e drejtuar nga njerëz që nuk janë konsumuar në të kaluarën as në pazare e as në afera të ndryshme korruptive.
Berisha nuk rrëzohet me pazare, se ka treguar se është një mjeshtër i pashoq në këtë drejtim. Ai rrëzohet vetëm me moral, guxim dhe nga njerëz të cilët e shikojnë angazhimin e tyre në politikë jo për tu pasuruar, por të ofruar një model të ri politik, një mendje të re të mbështetur në idealet demokratike dhe atdhetare.
Berisha nuk rrëzohet në mënyrë institucionale, sepse mjedisi i vjetër politik shqiptar është totalisht i infektuar nga njerëz që janë maniak të egoizmave personal, që janë maniak të makiavelizmit. Berisha ka dëshmuar se ai gjithmonë gjen ushtar të bindur edhe në kampin kundërshtar dhe arrin të sigurojë jetëgjatësinë e tij.
Berisha nuk rrëzohet përmes votës, sepse ai kurrë nuk e ka respektuar votën e lirë. Ai kurrë nuk ka fituar përmes votës së lirë dhe kurrë nuk e ka pranuar humbjen përmes votës së lirë. Berisha ka frikë nga vota e lirë e për këtë arsye krijon të gjithë mekanizmat për ta kontrolluar dhe manipuluar atë.
Berisha rrëzohet vetëm përmes një fryme të fortë gjithë kombëtare të modelit Gandist. Aleanca Kuq e Zi dha shembullin e saj me datë 7 prill dhe tashmë ka rikonfirmuar protestën e radhës të 1 majit. Kjo ditë duhet të konsiderohet nga të gjithë qytetarët si një ditë mbarë kombëtare kundër një personi të vetëm, Berisha dhe modelit të tij të dështuar qeverisës. Shqiptarët kanë mundësi të tregojnë dhe të dëshmojnë forcën e tyre opozitare.