Wednesday, April 24, 2013

Jemi shqiponja në qiellin Kuq e Zi shqiptar



Alban Daci

E kuptoj hidhërimin e menjëhershëm të Ramës, pasi ne,  Aleanca Kuq e Zi, deklaruam se do të bëjmë aleancë vetëm me shqiptarët .  Ne,  jemi shqiponja, sepse simbol të vetëm kemi shqiponjën. Ne jemi shqiponja, sepse  kemi luftuar kundër një politike të vjetër arrogante dhe të papërgjegjshme. Ne jemi shqiponja se kemi luftuar kundër politikave të rrezikshme helenike. Ne jemi shqiponja, sepse kudo ku ka shqiptarë kemi valëvitur flamurin kuqezi, kemi kënduar në Veri këngë labe dhe në Jug këngë me çifteli. Ne jemi shqiponja, sepse nuk u frikësuam para Berishës ashtu siç bënë sorrat e PS. Ne jemi Shqiponja se nuk nxorëm qytetarët më 21 janar për t’i braktisur në fatin e Berishës ashtu siç bëri Rama. Ne jemi Shqiponja, sepse mes agimit të artë, Dules dhe Kosovës, zgjodhëm Kosovën dhe shqiptarët kudo që ndodhen.  Ne jemi shqiponja, sepse nuk lejuam që flamuri kuqezi të bëhet pjesë e pazareve, nuk lejuam që Dule të ngre brenda qeverisë shqiptare flamurin grek. Ne jemi Shqiponja se në çdo moment kemi treguar e dëshmuar se jemi krenarë që jemi shqiptar. Ju  jeni sorra që bëtë koalicionin e turpit, i cili në themel nuk ka gjë tjetër veçse korrupsionin, antishtetin dhe interesat personal. Ne jemi shqiponja, sepse jemi e vetmja forcë e vërtetë reale opozitare në vend. Ju jeni sorrat, sepse pranuat pazaret e Athinës dhe gjunjëzimit e ulët para Dules. Ne jemi shqiponja, që me datë 23 qershor do të trondisim politikën shqiptare duke siguruar një rezultat, i cili do të bëj të mundur që shqiptarët të jenë krenar, të mbrojtur, më të lumtur dhe me një jetë sociale të zhvilluar. Ne jemi shqiponja që do të fluturojmë në gjithë hapësirën shqiptare e nuk do të lejojmë asnjë sorrë të prish bukurinë origjinale kuqezi.