Alban Daci
Meta cdo ditë e më shumë me
sjelljet e tij prej makiavelisti po dëshmonë se është një politikan i babëzitur
dhe para interesit të tij personal nuk vendos asgjë. Meta këto ditë dëshmojë se: Kualiconi me PD
nuk ishte i natyrshëm, por i imponuar. Po si ka mundësi të na mashtrojë në
ditën për diell, thua se ne shqiptarët hajmë barë. Harron Meta se atë kualicion
e cilësojë si “kualicionin e integrimit”. Ai kualicion ishte i cdo gjëje, i
skandaleve, i punësimeve militanteske, i pazareve, i tenderave, i shitejeve te
pasurive kombetare, i shitjes së detit, por aspak i Integrimit. Shqipëria e
mbylli këtë kualicioni jo duke ju afruar Europës, por duke ju larguar asaj më
shumë se kurrë.
Cështja e dytë është se na qenka
i imponuar. Po nga se u imponua Meta që bëri këtë kualicion? Nga dashuria për
vendin dhe shqiptarët? Apo nga dëshira për të pasur gjithcka në dorë, përfshi
edhe punësimin e Gimit të pa shkollë? Apo me siguri Metës, ia kanë kërkuar
amerikanët, sepse e cilësojnë njeri me vizione të mëdha demokratike?! Hajde
pallavra hajde! Meta dihet se është i apasionuar për tu shitur si person që ka çelësin
e solit në dorë në politikën shqiptare. Disa e kanë besuar dhe e kanë ngrënë
këtë teori si sapunë për djathë. I tillë ishte edhe Berisha që krijoi besimin
se pa Metën nuk mund të ketë pushtet dhe qeverisje.
Rama nga ana tjetër po përpiqe të
justifikohet se bashkimi me Metën është shpresa e vetme për të Majtën
shqiptare. Kjo nuk është gjë tjetër vecse një hipokrizi e madhe dhe një
mashtrim elektoral për qytetarët. E para ky kod elektoral nuk jep mundësi për
të pasur kualicion për zgjedhje, por kualicion për qeverisje. Pra, sipas këtij
kodi nuk votohen kualicionet, por vetëm partitë si subjekte elektorale. Në këtë
kuptim, për sa kohë nuk kanë përfunduar zgjedhjet, Rama nuk mund të dij forcën
reale politike të LSI. Shumë sondazhe, për shkak edhe të skandaleve të ndodhura
nuk e nxjerrin LSI në zgjedhje më shumë se 3% në nivel kombëtar. Atëherë si
mund të deklaroj Rama, se nuk do të përsëris gabimet e të kaluarës, por këtë
radh do të bashkohet me Metën si të vetmen mundësi për të fituar zgjedhjet.
Pra, bashkimi i Metës me Ramën jo vetëm është demagogji, por një mundësi për të
vazhduar një rrugë të përbashkët pushteti dhe abuzimi me pushtetin.
Hipokrizia e tretë, ka të bëj me
faktin se: këtë kualicion e ka kërkuar e Majta europiane. Kjo është vetëm një pallavër dhe mashtrim
i dobët elektoral. Meta të njëjtën gjë bëri edhe kur justifikojë kualiconin e
tij me Berishën duke thënë se për të shmangur një krizë, për të ecur përpara në
procesin e integrimit vendosi të bashkohet me Berishën. E para shqipëria duhet
të ketë një politikë të brendshme ex ante në shërbim të vendit dhe të qytetarvë
dhe ex post në shërbim edhe të integrimit. Së dyti ideja e tij për tu bashkuar
me Ramën se është i majtë, thyen idenë e fashme të tij se për interesa kombëtare
dhe qytetare politika duhet të dal përtej llogoreve politike. Pra, ai nuk po bën
gjë tjetër vecse po rikthen luftën e famshme mes të Majtës dhe të Djathtës.
Hipokrizia e katërt e Ramës është se nëse nuk bashkohej me Metën,
do e fajësnonin përsëri si shkaktar të humbjes. Problem i madh i Ramës është se
ai kurrë nuk hyn në garat politikë me shpirtin fitues, por me idenë e humbjes
ose maksimumi me idenë e barazimit. Këtë shpresë të vogël dhe këtë frymë dëshpëruese,
Rama e ka fitur nga e kaluara e tij politike dhe po e përcon në të gjitha
forumet e të Majtës shqiptare.
Në këto rrethana të një
hiprokrizie me aromë të Majtë të përfaqësuar nga pseudo të Majtët si Meta dhe
Rama, duhet të përgjigjet me anë të bashkimit edhe e Djathta shqiptare. Pra,
politika shqiptare po hyn në gjendjen e një lufte të ftohtë dy polare. Njëri pol
sapo është krijuar. Pra, ai i Majti.
Atëherë edhe poli tjetër, ai i Djathti pa humbur kohë duhet të formohet
dhe të konfirmohet. Hiprokrizija e Majtë duhet të marrë një përgjigjë
hipokritike po nga e Djathta.