Alban Daci
Disa mendimtarë të mëdhenj e kanë përkufizuar termin e politikës në logjikën e
pushtetit (Lasswell: politika si “ kush përfiton diçka, kur dhe si”); (Weber:
politika si “përdorimi monopolist i detyrimit të legjitimuar”); (Makiaveli: “të
qeverisësh do të thotë të bësh të besosh”); (De Gasperi: “politikë do të thotë
realizim”).
Politika është zgjidhja e konflikteve mes
njerëzve; është procesi që shoqëria përcakton në mënyrë autoritare lidhjen e
burimeve dhe vlerave; është procesi që merren vendimet ose modifikohen
programet politike dhe strategjitë e aksionit; është ushtrimi i pushtetit dhe
influencës.
Për politikën, metafora më shumë e frekuentuar kanë qenë “qeveria e anijes”.
Një anije mbi të gjitha është e përbërë nga një kolektivitet (të punësuarit),
që duke lundruar gjithmonë së bashku, ndodhen në një far mase të izoluar nga
pjesa tjetër e botës (identiteti i veçantë i tyre), por që kanë fatin e
përbashkët të lundruesit.
Ky kolektivitet që të udhëtoj drejt
destinacionit të dëshiruar ka nevojë të drejtohet nga një timon. Nga kjo rrjedh
që lundruesit duhet edhe të organizohen, sipas ndarjes së detyrave (kush bën
dhe çfarë) dhe sipas një nivelit hierarkik të autoritetit (kush mban timonin ka
nevojë për më shumë pushtet se sa të tjerët).
Gjithashtu, është pothuajse e paevitueshme që mes lundruesve të lind ndonjë
diferencë vlerësimi, afro gjysma e lundrimit dhe zgjedhja e rrugës ose afro
organizimit të detyrave që duhet të kryhen mbi anije ose afro mijëra gjëra të
tjera pak a shumë të rëndësishme për fatin e anijes (formimi i grupeve
konkurrues, lindja e ndonjë konflikti mes të njëjtëve, kompozimi i konflikteve
të njëjta).
Siç e shikojmë metafora e politikës si “qeverisja e anijes” përmban një pjesë
të madhe të aspekteve që janë thelbësore për të ilustruar edhe elementet
kryesor të politikës. Kolektiviteti ashtu si edhe polisi (“qyteti” i grekëve),
timoni si pushtet për/mbi kolektivitetin, bashkëprania e konfliktit dhe
bashkëpunimit, bashkëprania e komandimit dhe konsensusit, ekzistenca e vetë
principit sovranitet (rrjedh nga fakti që mbi përcaktimin e trajektores së
anijes askush nuk mund të ketë më shumë pushtet se ai që kontrollon timonin).
Në rrjedhën e kohës metafora politike e
anijes ka takuar një përdorim shumë të frekuentuar, duke filluar pikërisht nga
mendimtarët e mëdhenj grek dhe romak; (Platoni: “anija e çmendurive”, ku
ekuipazhi kalon kohën në një pavdekësi alternimi kacafytjesh dhe zdërhalljes,
pa arritur asnjëherë të jap një timonier me të vërtet ekspert të kohës, stinëve,
të qiellit, të yjeve, të erës dhe të gjithçkaje që varet për të ndjekur anija
trajektoren e dëshiruar); (Ciceroni: “ unë që kisha qeverisur anijen e shtetit
në mesin e detit me mot të keq dhe e kisha sjellë shëndosh në port”) .
Qeveria, na paraqitet si një bashkësi vendimesh që janë përvetësuar në
përcaktimin e drejtpërdrejtë të anëtarëve në veçanti, por që kolektivizohen,
përderisa janë të kërkuar nga një pushtet i përbashkët. Qeveria e polisit si:
një përdorim i përbashkët dhe i kolektivizuar i ndonjë timoni që drejton anijen
kolektive në tërësi.
Në historinë e njeriut politika ka qenë
përfaqësuar edhe nga shumë metafora të tjera. Në veçanti janë, ajo e shtetit si
një familje, ajo e shoqërisë si një “trup njerëzor”, ajo e kalit si simbol i
pushtetit dhe i popullit që duhet drejtuar.
Elementi i parë i çdo forme qeverie është
qartësisht e përfaqësuar nga koncepti i autoritetit, në kuptimin e tij
origjinal “ nuk besoj se pikërisht një është i madh, kur ai më bën të ndjehem i
vogël” citonte një shkrimtar francez i shtatëqindtës.
Autoritet do të thotë të jesh i zoti që ti
bësh të qeverisurit të pranojnë pushtetin. A mund të jetë forca dhe dhuna
faktor që mund të bëjnë të mundur diçka të tillë, për ti bindur të qeverisurit
të pranojnë pushtetin?
Talleyrand citon se me bajoneta mund të bëhet gjithçka, përjashtuar faktin që
nuk mund të ulesh sipër tyre. Ndërsa Hannah Arendt thekson se: “dhuna për nga
natyra instrumentale; si të gjithë mjetet, ka gjithmonë nevojë për një orientim
dhe justifikim, për arritur qëllimin... pushteti nuk ka nevojë për justifikim,
ajo për çfarë ka nevojë është legjitimiteti.
Element tjetër i rëndësishëm është
përfaqësuar nga “urdhri” që duhet të karakterizojë vetë vendimet kolektive.
L’imperium nga latinët na kujton se qeveria për të qenë e tillë, nuk duhet të
flasë ... kot, por duhet ta dëgjojnë dhe ti binden. Vendimet kolektive që ajo
ndërmerr duhet të prodhojnë efekte reale për kolektivitetin që herë pas herë
janë të interesuar.
Elementi më i rëndësishëm që karakterizon
dimensionin politik është ndërtuar nga principi i sovranitetit. Jean Bodin,
filozof francez, në pesëqindtën teorizon i pari kuptimin teknik të fjalës që e
përcakton si ekspresion cum summa potestate gubernatio; sot mund të themi,
kapaciteti i qeverisjes pa ju përgjigjur asnjë fuqie superiore. Lassëell dhe
Kaplan e përcaktojnë sovranitetin si “niveli më i lartë i autoritetit”.
Nga këto që pohuam deri tani, politika
kuptohet si bashkësi aktivitetesh që janë të rëndësishme për të “qeverisur një
qytet” dhe prezantohet nga gjashtë element thelbësor: ekzistenca e një grupi me
persona (polis), brenda të cilit disa vendime rrjedhin nga anëtarë të veçantë
të grupit të kërkuar në formën e “pushtetit kolektiv” (vendime kolektive);
ekzistenca e marrëdhënieve mes atyre që qeverisin dhe atyre që janë të
qeverisur që karakterizohen nga një raport i “independencës së pranuar”
(autoritet) drejt të qeverisurve, mbi bazën e ndonjë principi dhe të ndonjë
procesi legjitim; fakti që këto vendime të tipit kolektiv janë , në radhë të
parë, të mbushura me sovranitet dhe, në radhë të dytë, konkretisht të vendosura
nga qeverisësit.
Këtë parantezë në karakterin e përgjithshëm
teorik që shpjegon konceptin e politikës, e bëra për të analizuar aktualisht “anijen
berishiane”.
Në çfarë gjendje ndodhet ajo tani? Çfarë
orientimi do të ketë në të ardhmen? A do të arrij të ankorohet në breg shëndosh
e mirë sipas orientimit të dëshiruar? ‘Anijen berishiane” do e quaj “Titaniku
berishian”. Ky titanik është i përbërë nga një grup personash, ku me të vërtetë
të gjithë kanë fatin e përbashkët të lundruesit, por që janë të izoluar nga
pjesa tjetër e realitetit, sepse nuk njohin asnjë realitet tjetër përveç të
tyrin. Pra tashmë ato janë drejtuar drejt ajsbergut social Kuq e Zi dhe kanë
mbetur pak milja para se të përplaset e të fundoset.
Timoni i këtij titaniku është në duart e
personave që janë mospërfillës ndaj kolektivitetit, sepse nuk pranojnë as
gabime dhe as këshilla, duke e çuar anijen drejtë ajsbergëve të mëdhenj dhe të
rrezikshëm që mund të rrezikojnë edhe fundosjen e saj. Timonieri i saj,
shtetasi Berisha, tashmë është totalisht i çoroditur, i izoluar nga mjegullnaja
politike dhe është drejtuar në trajektoren e tij të fundit. Pra, drejt një
përplasje fatale politike që do të fundos anije e tij të braktisur.
Berisha tashmë është një timonier që nuk është
as ekspert i qiellit, i yjeve, i erës dhe i gjithçkaje që nevojitet për të
ndjekur trajektoren e drejtë dhe të dëshiruar. Autoriteti i shtetasit Berisha siç e kemi
mësuar nga historia, ka ardhur me bajoneta, por që deri më sot nuk është ulur
sipër tyre. Berisha e ka ushtruar pushtetin përmes dhunës së justifikuar, duke
premtuar demokracinë e ëndërruar ndër vite. Ai legjitimitetin e pushtetit e ka
bërë përmes forcës legale të fshehur në petkun e egoizmit personal të sëmurë me
virusin e pavdekësisë dhe madhështisë universale.
Sot Aleanca Kuq e Zi organizoi tubimin e
saj madhështorë para Kryeministrisë. Kjo nuk kishte ndodhur që në ngjarjet e
turpshme dhe tragjike të 21 janarit të prodhuara nga politika e vjetër. Deri dje
shumë qytetarë të ndershëm që nuk ishin dakord me regjimin e shtetasit Berisha,
nuk kishin guxim të dilnin e të demonstronin, sepse ishin të bindur se po të
shkosh tek bunkeri i ti, ai të vret. Madje, disa qytetarë preferonin të
shmangnin edhe në jetën e përditshme kalimin në këmbë para bunkerit, ku qëndron
në mënyrë jo legjitime shtetasi Berisha.
Pra, shtetasi Berisha kishte përdorur “bajonetat”
duke imponuar frikë tek qytetarët. Pra, ai, le të themi, se i kishte dhënë një
sinjal të qartë opozitarëve të asaj kohe se: mos provoni të dilni se e dini çfarë
ju gjen! Pra, për më shumë se dy vjet e ashtuquajtur Opozitë shqiptare, ishte strukur,
fshehur dhe mbyllur në vetvete duke mos përfaqësuar të drejtën e qytetarëve për
të tubuar kundër regjimit tribal të instaluar nga shtetasi Berisha. Por, Zoti e
dashi që të themelohej Aleanca Kuq e Zi, e vetmja parti me identitet të qartë
patriotik. Kjo shpejt u bo zëri dhe shpresa e mijëra shqiptarëve, të zhgënjyer dhe
të rraskapitur nga politika e vjetër e papërgjegjshme.
Sot si rrallë herë në politikën shqiptare,
Aleanca Kuq e Zi nën udhëheqjen e liderit të saj z. Kreshnik Spahiu marshoi paqësisht
nga sheshi “Skëndërbej” në sheshin “Dëshmorët e Kombit” për të ndaluar dhe qëndruar
para institucionit të Kryeministrisë.
Z. Spahiu udhëhoqi vetë protestën pa pasur
as para, as anash apo mbrapa truproja. Ai i dha një mesazh të rëndësishëm
politikës së vjetër, se nëse populli të donë, nëse qeveris mirë nuk ke as nevojë
që të ruhesh. Edhe pse shiu binte pa pushim, mijëra qytetarë qëndruan e
protestuan për rreth dy orë rresht. Protesta e AK shënoi dy risi të mëdha e të
rëndësishme për gjithë sistemin politik shqiptar. Së pari, theu frikën tek çdo
qytetarë, se të protestosh për të drejtat dhe liritë e individit nuk duhet të
kesh frikë, por duhet të marshosh në paqe dhe i patrembur. Së dyti, krijojë një
standard të ri, se protestat bëhen paqësore dhe se pushteti nuk duhet të merret
me dhunë, sepse nuk është i legjitimuar.
Sot, u hap një epokë e re në politikë
shqiptare, sepse titaniku berishian tashmë ka filluar të fus uji e të fundoset.
Tashmë shtetasi Berisha është i vetëm në një anije disa vjeçare të mbushur me mëkate
të mëdha politike, sociale, ekonomike e njerëzore.
Gjithashtu, flota Kuq e Zi, me moton e saj:
“Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha”, sapo ka nisur udhëtimin e saj të suksesshëm
në të mirë të çdo qytetari. Tashmë shqiptarët e zgjodhën anijen që do i drejtojë
për vitet që vijnë e kjo është Aleanca Kuq e Zi, e vetmja forcë opozitare me
baza të vërteta e reale patriotike e kombëtare.