Alban DACI
Për shkak të amullisë
politike si dhe të periudhës së gjatë e tranzicionit që po kalon vendi ynë
shumë të rinj po largohen nga Shqipëria, për një të ardhme më të mirë dhe më të
sigurt.
Një numër i madhe i tyre
kanë preferuar kryesisht universitet më të mira Perëndimore.
Studentët shqiptar nuk janë thjeshtë pjesë
e auditorëve në këto universitete, por janë lider persa u përket aftësive në
kuadrin e studimit.
Studentët shqiptarë janë ndër
më të mirët dhe kanë arritur rezultate të shkëlqyera në fusha të ndryshme
profesionale, akademike dhe shkencore. Aftësitë e tyre gjeniale kanë bërë që në
mjediset e ndryshme akademike të këtyre universiteteve të mbrohen vlerat kulturore
dhe historike të Kombit.
Roli i tyre është vital,
sepse kanë krijuar dhe mbrojtur një opinion të drejtë mbi shqiptarët si: një
popull me kulturë dhe civilizim shumë të moçëm. Këto studentë i kanë treguar
botës se shqiptarët nuk janë hajdutë të
rëndomtë, nuk janë vetëm klandestinë, nuk janë të pa integruar, ashtu siç e
kanë pasqyruar me pa të drejtë disa sterotipe të huaja për interesa të
caktuara.
Duke analizuar numrin e
madh të studentëve që studiojnë jashtë vendit dhe që nuk dëshirojnë që pas
studimeve të kthehen në Shqipëri mund të themi se kemi te bëjmë me një rrjedhje
truri!
Të largohesh nga
Shqipëria për një periudhë relativisht të gjatë do të thotë se: fillon dhe
ndjehesh mik në shtëpinë tënde, sepse të ndjehesh pjesë e asocuar e një
shoqërie duhet të jesh jo vetëm pjesëmarrës në evenimentet e saj, por edhe protagonist
e ideator i saj.
Për emigrantët ose të larguarit,
jeta shoqërore ne Shqipëri nuk është një tribunë vlerash dhe nuk përfaqëson
mendimet dhe idetë e tyre. Shumë gjëra ndodhin në Shqipëri që nuk marrin
miratimin apo konsensusin e qindra e mijëra emigrantëve që kanë lënë Shqipërinë
si të vetmen rrugë për një jetë më të mirë.
Politologu Lowell ka
theksuar që çdo njeri që preket nga një aksion ka të drejtë te reagojë
drejtpërdrejt ose duke qenë i përfaqësuar nga persona të përzgjedhur prej tij.
Në të gjitha aksionet politike apo shoqërore si dhe në proceset që i krijojnë
këto aksione jo vetëm që emigrantëve nuk u jepet mundësia për të qenë drejtpërdrejt
pjesëmarrës, por as të kenë përfaqësues të zgjedhur me virdiktin e tyre.
Kemi thuajse 22 vjet që
zhvillohen zgjedhje të ndryshme për pushtetin qendror e atë lokal dhe emigrantët
ose ajo që tashmë mund të quhet me të drejtë si Diaspora shqiptare kanë mbetur
të përjashtuarit e mëdhenj.
Zgjedhjet në vendet demokratike konceptohen
si: procese të institualizuara, ku përzgjidhen përfaqësuesit, të cilët janë
anëtarë zyrtarë te organizatave. Këto organizata janë partitë që formojnë të
ashtuquajturin sistem politik i një vendi.
Zgjedhjet, janë hapi themelor që përcaktojnë mjedisin, regjimin dhe komunitetin politik të një vendi. Në këto zgjedhje pjesëmarrja e studentëve që studiojnë jashtë, si dhe emigrantëve ka qenë shumë e vogël.
Zgjedhjet, janë hapi themelor që përcaktojnë mjedisin, regjimin dhe komunitetin politik të një vendi. Në këto zgjedhje pjesëmarrja e studentëve që studiojnë jashtë, si dhe emigrantëve ka qenë shumë e vogël.
Kjo ka ndodhur për disa
arsye:
-
Pengesa në lejet e qëndrimit në vendet, ku jetojnë;
-
Mos interesimi, sepse një pjesë e mirë e
tyre e shikojnë Shqipërinë si një Atdhe që nuk interesohet për to dhe që
gati-gati, tashmë, e kanë humbur dhe qe kanë krijuar një Atdhe të dytë.
-
Humbja e besimit dhe e shpresës nga
kompleksi i sistemit politik shqiptar, i cili ka prodhuar largimin e tyre të padëshirueshëm.
-
Keq informimi, ose me mirë, le të themi,
mungesa e informimit, mbi programet politike si dhe mbi fushatën zgjedhore.
Informimi është një ndër faktorët kryesor që bën të mundur përcaktimin e
kategorisë së votuesve si dhe shpjegon arsyen përse i përkasin asaj kategorie
votuesish.
-
Pengesa ligjore dhe mos krijimi i infrastrukturës
nga institucionet shtetërore.
Këto shkaqe dhe pengesa në të njëjtën kohë realizojnë në një farë mënyre “rrjedhje truri” edhe në radhët e rinisë studentore . Kjo është një humbje të rëndësishme e kapacitetit intelektual me pikëpamje perëndimore dhe bashkëkohore.
Deri me sot nga organizmat tonë shtetërore
është bërë shumë pak ose për të thënë nuk është bërë asgjë. Nuk kemi parë dhe
nuk kemi dëgjuar qoftë edhe një projekt konkret të hartuar dhe të vënë në
zbatim nga organizmat shtetërore, siç është Ministria e Punëve të Jashtme për të
ndihmuar riatdhesimin e të larguarve. Pra, me dëshirë a pa dëshirë, me qëllim
apo pa qëllim, emigrantët shqiptarë nuk janë të mirëpritur në Shqipëri as nga
pushteti mafioz i Berishës e as nga Opozita e fikur dhe e dështuar e Ramës
Është qesharake, kur shikon që shteti
shqiptar nuk ka asnjë informacion qoftë minimal mbi numrin, vështirësitë, si
dhe për rezultatet që arrijnë studentët që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë
vendit.
Nuk duhet të harrojmë se Shqipërinë moderne
e bënë pikërisht njerëzit që kishin mbaruar studimet në universitet më të mira botërore,
të cilët lanë karrierat e tyre, të ardhmen e tyre dhe u kthyen të jepnin
kontributin e tyre për të modernizuar vendin.
Sot Shqipëria, le të themi, se është përfshi
në procese shumë komplekse, të cilat kërkojnë persona të përgatitur, të zellshëm
dhe të motivuar. Shqipëria ka nevojë për grumbullimin e inteligjencës shqiptare
kudo që ndodhet për të sfiduar hapat e vështira drejt të ardhmes së panjohur.
Diaspora shqiptare ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm
në mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe në ngritjen e shtetit modern
shqiptar. Nuk duhet të harrojmë rolin e klubeve shqiptare që nga koha e Lidhjes
së Prizrenit. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë kontributin e jashtëzakonshëm që
ka luajtur Vatra në SHBA.
Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë faktin se
kontribuuesit më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare në këto 20 vite
tranzicion kanë qenë pikërisht emigrantët shqiptarë, të cilët falë punës dhe
investimeve krejt personale i ndryshuan fytyrën Shqipërisë, duke e mbushur atë
më shtëpi të mira. Ka më shumë se 20
vjet ose ndoshta më mirë e më saktë do të ishte të thuhej se ka më shumë se 60
vjet, që nga mbarimi i Luftës II që emigrantët shqiptarë ndjehen të përjashtuar
dhe të pa respektuar nga vendi i tyre.
Shqiptarët e emigruar janë të vetmit në
Ballkan, të cilët nuk gëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për tu
zgjedhur. Emigrantët shqiptarë e meritojnë dhe e kanë të drejtë të garantuar me
Kushtetutë që të zgjedhin dhe të kenë mundësinë të zgjidhen përmes votës se lirë.
Njeriu që nuk gëzon të drejtat politike, ku
më e rëndësishmja padyshim është e drejta e votës ndjehet i lirë aq sa ndjehet
një zog që ndodhet brenda një kafazi. Pra,
emigrantët shqiptarë, ose Diaspora për aq kohë sa nuk kanë mundësi të votojnë
dhe të votohen, jetojnë në një liri të rrethuar e të kontrolluar nga një
politikë e dështuar dhe antidemokratike. Ata, ndjehen të huaj në vendin e tyre,
sepse ky i fundit nuk i përfshinë në asnjë lloj forme përfaqësimi apo vendimmarrje.
Ka ardhur momenti që Diasporën shqiptare ta
nxjerrim nga kafazi që e ka futur në këto vite tranzicioni politika e vjetër antikombëtare.
Ka ardhur koha që Diasporën shqiptare ta përfshijnë në vendimmarrje dhe ta bëjmë
pjesë të rëndësishme të proceseve dhe të sfidave që kemi përpara. Një Diasporë
e fortë dhe e fuqishme ndihmon që edhe vendi i saj të jetë i fortë dhe i fuqishëm.
Shqiptarët do të jenë më të fortë, të zhvilluar dhe më të bashkuar vetëm në
momentin, kur edhe Diaspora të gëzoi të drejtën e votës.