Alban Daci
Serbia dëshmojë
edhe njëherë se është ajo që ka qenë dhe po ashtu do të mbetet kundrejt
shqiptarëve. Heqja e atij lapidari dëshmojë edhe njëherë se nuk mund të këtë më
negocime mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Serbia jo vetëm në të kaluarën i
ka vrarë shqiptarët, por sot donte të dëshmonte se ajo është e fortë dhe mund
ta ribëje edhe njëherë. Sot Serbia ka rihapur një plagë të pa shëruar me shqiptarët.
Ajo, sot nuk u ka
poshtëruar shqiptarët, por i ka bërë më të fortë se kurrë dhe me të vendosur se
kurrë se e ardhmja e tyre nuk mund të jetë më serbët dhe Serbinë. Sot çdo
shqiptarë duhet të reflektojë thellë dhe të mendojë seriozisht për të ardhmen e
tij. Serbia ka nderuar vetëm fytyrat e politikanëve, por politika serbe me
shqiptarët mbetet po e njëjta, barbarizëm, shtypje, gjenocid, shfarosje. Të
dashur shqiptarë dita e sotme dëshmojë edhe njëherë se alternativa e jonë e
vetme është që ne të bashkohemi me çdo kusht dhe me çdo mjet. Pa bashkim nuk ka
të ardhme dhe rrezikojmë të jemi gjithmonë të shtypurit e historisë.
Çështja e shqiptare në rajon nuk ka pse të rihapet, ajo nuk është mbyll
asnjëherë. Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të jenë të shtypur e të mohuar në
vendin e tyre. Ka ardhur ndoshta momenti që çështja shqiptare të jetë tema
kryesore e të gjithë organizmave ndërkombëtare si BE, NATO, SHBA, të cilët
duhet të jenë të bindur që nëse nuk veprojnë shpejt dhe me seriozitet në mbrojtje
të të drejtave legjitime të shqiptarëve, ndoshta shumë shpejt vetë rajoni e pse
jo edhe me gjerë do të ketë problem serioze që lidhen me sigurinë. Shqiptarët
nuk mund të vazhdojnë të jetë një faktor stabiliteti për fqinjët, kur pikërisht
këta fqinjë veprojnë e mendojnë ditë e natë për destabilizuar dhe për të
trazuar kujtesën e të kaluarës tek shqiptarët.
Sjellja e sotme e Serbisë duhet të bëj të reflektojë të gjithë autoritet
pozitiv ndërkombëtarë. Gjithashtu e para që duhet të mendojë është BE, e cila
por përshpejton integrimin e Serbisë edhe pse kjo nuk respekton as shtyllat
kryesore. Serbia nuk pranon e nuk respekton të
drejtën e pakicave, nuk pranon diversitetin, solidaritetin dhe
integrimin. BE duhet t’i jap një përgjigje të menjëhershme Serbisë, nëse nuk
ndodh atëherë shqiptarët duhet të besojnë se Europa nuk i do në familjen e tyre
dhe për rrjedhojë duhet të gjejnë rrugë alternative.
Nëse autoritet ndërkombëtare heshtin para aktit barbarë të Serbisë, atëherë
situate e rajonit mund të trazohet aq shumë sa nuk do të jetë më e mundur për
ta rikthyer përsëri në gjendjen aktuale.
Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të gënjejnë veten se gjërat e tyre po
shkojnë mirë. Gjithashtu, ato nuk mund të ecin më me teorinë: “Të tjerët na
dhurojnë diçka tonën e për këtë duhet të heshtim për të gjitha gjërat e tjera që
janë po tonat”. Fakti se Kosova është e Pavarur nuk na justifikon të lëmë në
harresë shqiptarët e lungës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, Malit të Zi, të
Shqiptarëve në Maqedoni. Gjithashtu, Serbia po dëshmon hapur duke thënë se: “Strukturat
paralele në Kosovë nuk do i largojmë”. Atëherë lind pyetja: Shqiptarët a duhet
të jenë të qetë se ato janë në rrugën e duhur?! Kjo është një pyetje retorike,
sepse përgjigjen e saj e dimë tashmë për
më shumë se 100 vjet.