Alban Daci
U mblodhën kafshët e pyllit të shqetësuar se çdo ditë gjërat po zhdukeshin
dhe banorët po varfëroheshin. Kjo bëri që paniku të rritet në pyll dhe në të njëjtën
kohë paniku nga varfëria po rriste tensionet dhe dukeshin gjasat e para të një
revolte. Nga kjo situatë e vështirë
banorët vendosen të mblidheshin dhe të diskutonin problemin. Mbledhja nisi menjëherë
me të shara dhe ofendime kundër njëri-tjetri. Dy banorët kryesorë të pyllit,
Ujku dhe Ariu filluan të replikonin mes tyre: unë vjedh, ti vjedh, ne vjedhim
dhe të tjerët nuk e dinë. Banorët e tjerë të pyllit të zhgënjyer duke u ndriçuar
thanë një zëri: ti vjedh, ai vjedh, ju keni vjedhur. Prandaj, të dy do të përjashtoheni
nga pylli dhe pyllin do e administrojmë të gjithë së bashku në shërbimin tonë.