Wednesday, January 23, 2013

PARIMI I KOMBËSISË dhe PRESHEVA


Alban Daci

Për kombet, që nuk kishin shtete dhe ishin nën sundimin e huaj, kërkesa ndaj parimi të kombësisë origjinale kishte mbetur e vlefshme. Kjo do të thotë se ata kishin të drejtë për të pasur organizimin e vet shtetëror. Pikërisht në këtë kuadër, parimi i kombësisë ka dalë si një faktor destabilizues.
Parimi i kombësisë nuk lidhet me mohimin e regjimit dinastik apo hyjnor, por në kundërshtim për të qenë nën sundimin apo kontrollin e huaj, pavarësisht nga natyra e organizimit politik. Nga kjo që thamë del qartë se shqiptarët e Preshevës duhet të kërkojnë zbatimin e parimit të kombësisë dhe kjo nuk ka të bëj fare me faktin nëse Serbia është vend demokratik, europian ose që respekton të drejtat e shqiptarëve. Për më tepër, pikërisht me rastin e Serbisë nuk ka asnjë pikë dyshimi se shqiptaret duhet të kërkojnë parimin e kombësisë, sepse politika serbe ndaj tyre është një politikë shtypëse dhe shoviniste.
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes, pas aktit barbarë nga e Serbisë të heqjes së lapidarit të ushtareve të UCPBM do të thotë se nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të mos kërkojnë parimin e kombësisë, i cili përdhehet me bashkimin e tyre me shqiptarët e Kosovës. Meritë e zgjerimi të parimit të kombësisë përtej kufijve shtetërorë është padyshim e Revolucionit Francez.