Alban Daci
Aristoteli e pati thënë shumë kohë më parë, “…Oligarkia dhe tirania e kanë
jetën më të shkurtër se çfarëdolloj kushtetute tjetër…Të gjitha tiranitë nuk
kanë jetuar gjatë.” Edhe diktaturat modern gjithashtu të dobëta. Dobësia e tyre
mund të rëndohet dhe pushteti i diktaturave mund të shërbehet.
Bashkëqytetar nuk ka forcë më të madhe se sa forca juaj e përbashkët e mbështetur
tek drejtësia dhe tek legjitimitetit. Ju jeni shumica e qytetarëve, të cilët
jeni përjashtuar padrejtësisht dhe në mënyrë
të turpshme nga aksesi në pushtet dhe nga e drejta për të bërë karrierë.
Ju bashkëqytetarë jeni përjashtuar nga
një pakicë njerëzish, të cilët për vite me radhë kanë abuzuar mbi ju, mbi të
drejtat tuaja dhe mbi vetë ekzistencën tuaj. Forca juaj individuale e bashkuar
tek Aleanca Kuq e Zi në formën e një force kolektive është uragani që do të rrëzojë
klasën mafioze drejtuese dhe do të krijojë hapësira për të gjithë njerëzit e
kualifikuar dhe të ndershëm.
Sot në vend kemi një shumicë njerëzish të ndershëm, të kualifikuar që vazhdojnë
të jetojnë të përjashtuar padrejtësisht nga proceset më të rëndësishme sociale
në vend. Prandaj, ka ardhur momenti ta shikoni Aleancën Kuq e Zi si krijesën tuaja,
ku rritja e saj e shëndosh dhe e suksesshme do të garantonte një jetë më të mirë
për ju dhe familjen tuaj.
Aleanca Kuq e Zi është e vetmja shpresë që edhe ju, qytetarë të ndershëm të
këtij vendi të respektoheni dhe të jeni pjesë e rëndësishme e politikës.
Merreni investimin tuaj tek Aleanca Kuq e Zi si investimin tuaj personal, por në
shërbimin tuaj familjarë dhe kolektiv.
Kudo shikojmë të rinj, të cilët u përdorën
dhe u shtrydhën padrejtësisht nga politika e vjetër për interesat e tyre
personale. Aleanca Kuq e Zi është një derë e hapur për të gjithë shqiptarët, të
cilët kanë vlera dhe dëshirë për tu bërë pjesë e ndryshimit të madh KUQeZi.
Besoni dhe binduni se e vetmja rrugë që ju çon ju drejt lumturisë dhe rehabilitimit
tuaj social është ajo e përfshirjes tuaj tek Aleanca Kuq e Zi, sepse kjo e
fundit beson thellësisht tek vlerat demokratike dhe tek dinjiteti njerëzore. Aleanca
Kuq e Zi beson në principin e demokracisë të bërë nga posht lart dhe jo
anasjelltas si ka ndodhur deri më sot. Demokracia bëhet nga lëvizjet masive
popullore dhe jo nga lëvizjet lart poshtë të komanduara dhe të kontrolluar nga
burokracia e lidershipit jo legjitim.
Aleanca Kuq e Zi beson tek forca e popullit shqiptar për të realizuar një shoqëri
të standardeve perëndimore. Mendojeni dhe
konsiderojeni Aleancën Kuq e Zi si një “nënë të madhe” ku rreth saj mblidhen të
gjithë shqiptarët për të përfaqësuar më fort dhe më me sukses interesat individuale
por të orientuara drejt qëllimit final kolektiv, atë të një shoqërie të
zhvilluar ekonomikisht dhe të demokratizuar politikisht.
Qytetarë të ndershëm shikojeni Aleancën Kuq e Zi si një mundësi reale për të
realizuar aspiratat tuaja kolektive dhe për të mbrojtur të drejtën tuaj
individuale për të bërë karrierë, për të jetuar më mirë dhe të gëzuar një
dinjitet të plotë e të fortë njerëzore.
Qytetarë shikojeni Aleancën Kuq e Zi si forcën e vetme të ndryshimit
kolektiv dhe të respektit individual të çdo shqiptari. Aleanca Kuq e Zi është
një mundësi më shumë, një portë e hapur për çdo shqiptarë pavarësisht statusit
social dhe intelektual, pasurisë private apo shërbimit publik.