Alban Daci
Aleanca Kuq e Zi për herë të parë në gjithë historike politike dhe shtetërore
shqiptare tashmë e inicioj këtë proces. Duhet të jemi të qartë se Aleanca Kuq e
Zi nuk i bashkon shqiptarët mes veti, por i orienton ato drejt aspiratës së
tyre për tu bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë
zgjedhin PO ose Jo ne lidhje me pyetjen për bashkim. Aleanca Kuq e Zi si parti krejtësisht
moderne, demokratike e patriotike nuk imponon zgjedhjen e qytetarëve, por përfaqëson
interesat e tyre dhe i orienton ato
drejt ushtrimit të vullnetit të tyre të lirë.
Bashkimi Kombëtar si vullnet i popullit
Shqiptarët kundër vullnetit të tyre në vitin 1913 u ndanë padrejtësisht në
disa shtete. Kjo bëri një precedent të ri dhe të rrallë në Botë, ku për herë të
parë një komb ndahej mes veti. Edhe pse
shqiptarët u ndanë padrejtësisht, ato gjithmonë u përpoqën dhe aspiruan për një
ribashkim. Ngjarjet dhe situata e Luftës
së Ftohtë që e ndanë botën në dy blloqe kryesore e bënë thuajse të pamundur
ribashkimin e shqiptarëve. Rënia e Murit të Berlinit bëri që të krijohej një
situatë e re gjeopolitike në rajon dhe kështu fillojë procesi i shpërbërjes së
Jugosllavisë. Ky proces nuk ishte i thjeshtë dhe i natyrshëm. Në këto rrethana
edhe procesi i Kosovës për të qenë e pavarur ishte i gjatë, i vështirë .
Zgjidhja e vetme e Kosovës për tu shkëputur nga zgjedha serbe ishte lufta e bërë
nga UCK dhe ndërhyja e NATO-s. Me shumë përpjekje nga vetë shqiptarët dhe me
ndihmën e SHBA dhe të disa shteteve të tjera, Kosova sot është më në fund një
shtet i pavarur i njohur nga 99 shtete. Ky shtet i ri është një shtet kombëtar shqiptar
sepse mbi 94% popullsia e saj është etnikisht shqiptare. Në këtë realitet të ri
tashmë ndërkombëtar, Shqipëria dhe Kosova si dy shtete kombëtare shqiptare do të
bashkohen në një shtet të ri federal, i cili nuk ndryshon kufijtë aktual të këtyre
dy vendeve, por bashkon pushtetet e tyre legjislative, ligjore dhe ekzekutiv në
një nivel federal të rregulluar sipas një kushtetute të natyrës federal, ku në
parim ka principin e subsidiaritetit, i cili mundëson që pushteti të jetë më afër
qytetarëve. Në realitetin e dy shteteve
të pavarura siç janë Kosova dhe Shqipëria, këto dy vende mund të bashkohen përmes
principit të vetëvendosjes, i cili është princip bazë i të Drejtës Ndërkombëtare,
i cili garanton barazinë mes shteteve dhe popujve. Bashkimin i këtyre dy
shteteve do të bëhet përmes mënyrë më demokratike dhe legjitime siç është
referendumi, i cili përfaqëson vullnetin e sovranit (popullit). Aleanca Kuq e
Zi për herë të parë në gjithë historike politike dhe shtetërore shqiptare tashmë
e inicioj këtë proces. Duhet të jemi të qartë se Aleanca Kuq e Zi nuk i bashkon
shqiptarët mes veti, por i orienton ato drejt aspiratës së tyre për tu
bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë zgjedhin PO ose Jo
ne lidhje me pyetjen për bashkim. Aleanca Kuq e Zi si parti krejtësisht moderne,
demokratike e patriotike nuk imponon zgjedhjen e qytetarëve, por përfaqëson
interesat e tyre dhe i orienton ato
drejt ushtrimit të vullnetit të tyre të lirë.
Bashkimi Kombëtar e drejtë legjitime
Në kuadër të përshkrimit të çështjes së rëndësisë
së veçantë që shtrohet, dëshirojmë të theksojmë që çështja e mbrojtjes së
identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe veçanërisht çështja e bashkimit
kombëtar të shqiptarëve e parashtruar në Preambulën e Kushtetutës së RSH, si
dhe në nenet 2, 3 dhe 8 të saj, përbën një ndër objektivat kryesor kushtetues
dhe është njëkohësisht një ndër elementët bazë mbi të cilat ndërtohet rendi
kushtetues i RSH. Po ashtu, kjo aspiratë legjitime e popullit të Shqipërisë e
shprehur në Kushtetutë në fakt është shprehje e dëshirës dhe e përpjekjeve
shekullore të shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre dhe për të jetuar të
bashkuar dhe në paqe dhe harmoni me popujt e tjerë fqinjë. Nga ana tjetër, kjo
dëshirë dhe qëllim madhor i shqiptarëve është në pajtim të plotë me të drejtën
e popujve për vetëvendosje, e drejtë e cila përbën themelin e sistemit
ndërkombëtar të sotëm dhe veçanërisht të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e
cila në nenet 1, 2, 55, dhe 56 të saj, jo vetëm njeh këtë të drejtë si një të
drejtë themelore, por i njeh asaj vendim primar në organizimin dhe funksionimin
e sistemit ndërkombëtar, si një mëshirim i pastër i parimit të barazisë midis
popujve dhe si kusht për ndërtimin e marrëdhënieve paqësore midis popujve, në
funksion edhe të zhvillimit të vazhdueshëm të mbarë njerëzimit etj. Në fakt,
konfigurimi aktual gjeopolitik i botës është në pjesën më të madhe të tij, pasojë
e drejtpërdrejtë e njohjes dhe respektimit të kësaj të drejte e cila sipas
presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ëilson nënkupton “Të drejtën e çdo populli për të zgjedhur
sovranitetin nën të cilin dëshiron të jetojë”.
Përse është i rëndësishëm bashkimi i Republikës së Shqipërisë dhe i
Republikës së Kosovës?
Ekzistenca e sotme, e dy shteteve shqiptare në
Ballkan është pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për të
mbrojtur identitetin e tyre dhe për të realizuar ëndrrën shekullore të
bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm. Ideja origjinale e farkëtarëve të
identitetit tonë kombëtar, e rilindësve Shqiptarë dhe e gjithë udhëheqësve të
popullit tonë, ka qenë ideja e krijimit të një shteti kombëtar të vetëm në përputhje
të plotë me natyrën e modelit të shtetit të Ëestphalia-s dhe post-Ëestphalia-s, si dhe modelet e ndjekura nga të gjithë
popujt e tjerë të botës. Megjithatë, kjo aspiratë legjitime dhe shekullore nuk
ishte e mundur të realizohej në formën ideale, por u realizua në mënyrë të
pjesshme me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 tetor 1912, por që u
pasua me copëzimin e viseve Shqiptare në kurriz të shteteve fqinje. Nga ana
tjetër, krijimi i shtetit të ri të Kosovës dhe hapja e një ere të re historike
për kauzën kombëtare të Shqiptare, sot kanë krijuar premisat e nevojshme për të
çuar më tej punën për përmbushjen e aspiratës legjitime të shqiptarëve për
bashkim kombëtar.
Në këtë kuadër, bashkimi i këtyre dy shteteve,
bazohet edhe në studime të mirëfillta shkencore të cilat nënvizojnë faktin që
një shtet për të ekzistuar dhe për të përmbushur me sukses misionin e tij,
duhet të këtë disa kushte minimale që janë shprehje e mjaftueshmërisë së
burimeve njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore etj. Në këtë, kuadër, ajo
çfarë sot përfaqëson Shqipëria apo Kosova më vetë, nga pikëpamja, sociale,
ekonomike dhe madje edhe politike, si dhe progresi individual i deritanishëm
krahasuar me progresin e shteteve të kombeve të mëdha të botës, tregojnë
qartazi që asnjëri nga këto shteti nuk ka arritur masën e nevojshme kritike për
të përmbushur më së miri misionin e tyre dhe për të garantuar zhvillim dhe
rritje të qëndrueshme. Kjo do të thotë që një bashkim i tillë, do të bënte të
mundur një kombinim perfekt të burimeve, njerëzore, natyrore dhe
infrastrukturore dhe do të rriste premisat për zhvillim dhe rritje të
qëndrueshme.
Praktika botërore e bashkimit kombëtar si rasti i
Bashkimit të dy Gjermanive, krijimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
bashkimi i Italisë etj, ka treguar që bashkimi i kombit sjell progres të
qëndrueshëm dhe për më tepër garanton paqe dhe harmoni me popujt e tjerë dhe
ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen e ekuilibrave ndërkombëtar ose paqes në
tërësi. Kjo do të thotë, që bashkimi i këtyre dy vendeve është një faktor i
sigurt zhvillimi dhe faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqe në Ballkan dhe
më gjerë.
Shembulli më i mirë i efekteve pozitive të
bashkimit, është vetë modeli i suksesshëm i Bashkimit Evropian, i cili e ka
shndërruar Evropian nga një eksportuese të dy luftërave botërore, në
eksportuese të paqes dhe zhvillimit të gjithanshëm. Po ashtu, idetë e
baballarëve të Bashkimit Evropian, si Robert Schuman, Konrad Adenauer, Alcide
De Gasperi jo vetëm që shërbejnë si model justifikues për kërkesën për bashkim
kombëtar, por ofrojnë edhe një model të mirë për formën e shtetit të përbërë që
do të krijohet si rezultat i bashkimit të këtyre dy shteteve ekzistuese. Kjo do
të thotë që teoria e Schuman e integrimit në formën e spirales që ofron bashkim
fillestar në gjërat më themelore dhe më vonë në bashkimin e gjërave që kërkojnë
kohë, në gjykimin e kërkuesve iniciues është edhe qasja më e mirë ndaj kësaj
çështje.
Bashkimi Kombëtar forcon paqen
dhe stabilitetin
Bashkimi i këtyre vendeve, nuk cenon as paqen dhe
as stabilitetin në rajon e më gjerë, por përkundrazi përbën një garanci më
shumë për ruajtjen e tyre dhe siguron zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme
miqësore midis vendeve. Bashkimi i dy shteteve të pavarura, Kosovës me
Shqipërinë do të ndodh përmes një formë federale, e cila siç njihet edhe nga literatura
ndërkombëtare nuk sjell detyrimisht ndryshimin e kufijve.
Gjithashtu, bashkimi i këtyre dy vendeve
përputhet plotësisht edhe me filozofinë e procesit të Integrimit Evropian, i
cili në thelb është dhe duket që do të mbetet për një kohë relativisht të
gjatë, një bashkim i shteteve të pavarura të cilat nuk janë të gatshëm të heqin
dorë nga sovraniteti i tyre në funksion të krijimit të një shteti klasik
federativ si pasues i Bashkimit Evropian të sotëm. Në këtë kuadër, Gjykata
Kushtetuese Gjermane dhe Këshilli Kushtetues Francez gjatë trajtimit të
çështjes së kushtetutshmërisë së Traktatit të Maastricht-it, kanë nënvizuar si
standarde kushtetuese për pranimin e normave juridike të Bashkimit Evropian në
sistemin e brendshëm, parimin e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kushtetues
të këtyre vendeve. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata Kushtetuese e RSH
në vendimin e saj Nr.16, datë
03.06.1998 në lidhje me çështjen e pranimit të normave të së
drejtës ndërkombëtare.