Sunday, January 27, 2013

Shoah është një kujtesë për tu mos harruar kurrë


Alban Daci

Në të gjitha vendet demokratike, sidomos tek ato perëndimore kujtohet Shoah, e cila përfaqëson memorien e një ndër gjenocideve më të egra dhe më çnjerëzore që ka njohur shekulli i kaluar, atë të shfarosjesh së hebrenjve, të bërë kryesisht nga Gjermania naziste dhe Italia fashiste.
Hebrenjtë, vetëm për faktin se: kishin një besim të ndryshëm nga ai i vendeve evropiane, për faktin se ruanin me zell të madh traditat e tyre, gjuhën e tyre të veçantë, pra vetëm pse ishin ndryshe nga të tjerët, u sulmuan, u keqtrajtuan,  u eliminuan,  u internuan dhe u dënuan me vdekje padrejtësisht.

Pak para fillimit të luftës së II Botërore dhe kryesisht gjatë këtij konflikti të madh njerëzore, mjaft qytetarë dhe civil të pafajshëm, mes tyre edhe hebrenj që nuk kuptonin asgjë nga lufta dhe nga politikat që bëheshin mes popujve (politikat ndërkombëtare) u bënë viktima.
Këto qytetarë u ndodhen në një situatë krejtësisht të paimagjinueshme, por që më vonë u bë e përshkueshme përmes dëshmive, në situatën e ferrit të vërtetë, të luftës së madhe, ku të gjithë ishin në luftë kundër të gjithëve, ku të gjithë ishin viktima të vetë vizioneve dhe të politikave që kishin menduar dhe prodhuar përmes urrejtjes dhe rivalitet çnjerëzorë.

Presidenti Ëilson, gjatë periudhës që vendosi bashkë me qytetarët e tij për të hyrë në luftë, duke u frymëzuar me idealizmin e tij universal theksoj: se kjo do të jetë një luftë për t’iu dhënë fund të gjithave luftërave të tjera. Gjithmonë kemi të bëjmë me periudhën e fillimit të luftës së I botërore. Nga studiuesit e më vonshëm deri diku, Ëilson-i është klasifikuar si një statist i madh, por që falë vizioneve të tija intelektuale bën pjesë në grupin e të ashtuquajturve idealistët. Unë, mendoj, se Ëilson si statist ishte idealist, që besonte shumë tek vlerat universale si demokracia, paqja dhe siguria kolektive, por si intelektual mendoj, se ishte realist, mjafton të përmendim analizat e tija, mbi presidentin Roosvelt, gjatë kohës kur ishte rektor në Princeton.

Megjithatë, përsa u përket vizioneve të tija si statist, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me gjeopolitikën botërore, duke pasur parasysh edhe citimin e mësipërme, vërtetohet, se ai mbetet një idealist i madh, sepse luftëra që ai bëri (ose më mirë që qe i detyruar ta bëjë) nuk ishte lufta që do t’iu jepte fund të gjithë luftërave të tjera, por fillimi i një serie luftërash të përgjakshme, të cilat do të ndodhnin aq shpejt dhe ashpër sa edhe vetë shekulli që i përjetoi dhe i arkivoi do të quhej shekulli i shkurtër.

Masakrat kundër hebrenjve ishin dhe me siguri mbeten një ndër njollat më të zeza që historia njerëzore është e detyruar ta mbaj si një damkë të zezë, e cila do ta shoqëroj përgjithmonë. Megjithatë, ne që jemi brezi i tretë, nuk e kemi përjetuar drejtpërdrejt si dëshmitarë apo si viktima të pafajshme, ne jemi spektator që e kemi parë përmes imazheve, ne jemi dëgjues që e kemi dëgjuar përmes dëshmive, përmes historianëve, përmes botës së qytetëruar, por vetë ne nuk e kemi përjetuar dhe kjo për ne me siguri është një fat i madh.
Megjithatë, brezi ynë është dëshmitarë i gjenocideve të tjera, të cila kishin po të njëjtin objektiv, shfarosjen e qenieve nga qeniet, të popujve nga popujt, vetëm pse ishin të ndryshëm dhe kërkonin të mbronin identitetin e tyre, dinjitetin e tyre të respektuar dhe të barabartë mes të barabartëve. Askush nga ne nuk ka kurajë, guxim, forcë dhe vullnet të harroj dekadën e viteve nëntëdhjetë, kur serbët ndezën Ballkanin duke e mbuluar me gjak, duke masakruar gra, fëmijë, pleq dhe çdo qenie që ishte e gjallë dhe merrte frymë duke përfshirë edhe kafshët shtëpiake.

Kushdo që ka qoftë edhe pak vlera humanizmi në shpirtin e tij, nuk mund të harrojë shfarosjen dhe gjenocidin që çetnikët serbë kanë bërë mbi shqiptarët e Kosovë. Shqiptarët e Kosovës, ashtu si edhe hebrenjtë, u sulmuan barbarisht, vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse kishin një të folur shqip, vetëm pse kishin traditat e tyre autoktone, vetëm pse nuk u asimiluan ashtu siç shpreson serbët. Pra, vetëm pse shqiptarët ruanin identitetin e tyre origjinal dhe pse kërkuan të respektoheshin, të gëzonin dinjitet dhe të kishin drejta të barabarta ashtu si edhe popuj e tjerë, përshij këtu edhe popullin serb.

Unë, nuk mund ta harroj historinë e një djali të vogël kosovarë, që si shumë të tjerë ishte përzënë nga Kosova dhe kishte ardhur në Shqipëri vetëm me nënën e tij, sepse vllahun dhe babain i kishin ndaluar në kufi forcat ushtarake serbe, të cilët me siguri i kishin vrarë dhe i kishin hedhur diku gjetkë, sikur të ishin dordolecë, por pa harruar faktin se ata ishin qenie njerëzore të pafajshme, njëri babë familje dhe tjetri fare i ri që ndoshta kishte shumë ëndrra dhe dëshira për t’i realizuar në jetë, por që paf, sa hap e mbyll sytë, u shujtën sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë.

Nuk mund të harroj faktin se ky djalosh i vogël, edhe pse kishte kaluar një traumë shumë të madhe, të cilën thellë nuk e kuptonte edhe për shkak të moshës, ishte plotë gjallëri dhe forcë, saqë shumë herë thoshte: “Më jepni një alltie të vrasë «shkjaun» që më ka marr babin, vllahun, më ka djegur shpinë dhe me ka përzënë nga vendi im”.

Sigurisht, këtë argument, nuk po e theksoj për t’iu kujtuar shqiptarëve, se duhet të marrin pushkët për të marr hakun e vuajtjeve që të tjerët ju kanë shkaktuar me pa të drejtë, por për t’i kujtuar botës së qytetëruar, se edhe shqiptarët e Kosovës ashtu si edhe hebrenjtë, ishin viktima të një regjimi mizor, që tentoj t’i shfaros nga faqja e dheut, por siç ka ndodhur gjithmonë, krimet mund të jetë shumë makabre, mund të ketë dimensione shumë të mëdha, por kurrë sa të arrijnë të zhdukin një komb të tërë.

Shqiptarët e Kosovës, ndoshta në këtë histori mund të kishin të vetmin “faj”: përse zoti i kishte bërë të ishin autokton në tokën e tyre, në vendin e tyre pluri-shekullor, pse ata ishin shqiptarë, pse flisnin një gjuhë që ishte shqipja, përse kishin të drejta dhe kërkonin t’i gëzonin njëlloj si gjith popujt e tjerë.

Mendoj, se krimet që kanë ndodhur në luftërat ballkanike gjatë dekadës 90-të, kanë të njëjtën dimension me ato që kanë ndodhur kundër hebrenjve. Prandaj, për të gjitha këto viktima, të shkaktuar dhe të realizuara kryesisht nga regjimi serb, duke përfshirë edhe masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duhet të krijohet një ditë ndërkombëtare, që simbolizon të gjitha këto viktima të pafajshme, që humbën jetën e tyre, humben të afërmit e tyre, humbët shtëpitë dhe ndoshta humbën përgjithmonë dhe vendin e tyre, sepse nuk kanë më kurajë të kthehen më në vendin që simbolizoj ferrin e jetës së tyre. Disa nga ata kanë frikë të kthehen, sepse ankthet dhe ngjarjet makabre nuk i lenë të flenë gjumë.

Serbët, para se të fillojnë të integrohen në botën e qytetëruar, në familjen evropiane, apo në organizma të tjerë ndërkombëtarë, duhet të pranojnë krimet që kanë bërë në Ballkanin perëndimor, duhet t’iu kërkojnë falje publike - ashtu siç ka bërë edhe gjermania- të gjithë popujve që ju kanë shkaktuar dhimbje të thella dhe të pashërueshme.
Serbët, po ashtu edhe popuj të tjerë që në të kaluar kanë qenë luftë-nxitës dhe bërës, nuk duhet t’iu thonë fëmijëve të tyre të sapolindur, se ata janë serbë, se serbët janë populli më “superior” në Ballkan, se të gjithë popujt e tjerë janë të “predestinuar” për të punuar për ta (ashtu siç mendonte Gjermania naziste për sllavët).

Popujt e Ballkanit, duhet t’iu mësojnë fëmijëve të tyre si pjesë themelore të edukimit, faktin se në betejën për jetën, lehtësisht mund të sfidojnë urrejtjen me dashuri, gënjeshtrën me vërtetësi, dhunën me lumturi.

Meqë në fillim folëm për Shoah, par harruar faktin se kanë ndodhur edhe mjaft “Shoah” të tjera, dua të theksoj ca rreshta që Gandi i ka shkruar më 26 nëntor 1938 dedikuar hebrenjve në Gjermani: “Nëse do të isha një hebre i lindur në Gjermani dhe nëse do të jetoja aty, do të kisha të drejtën ta konsideroja Gjermaninë si atdhe timin njëlloj si të gjithë gjermanët e tjerë jo hebrenj, dhe do të sfidoja këdo që do të tentonte të më vriste ose të më hidhte në burg: do të refuzoja espulsin dhe diskriminim”.

Ne brezin i tretë, duhet ta mposhtim urrejtjen, dhunën, luftën, duhet ta pastrojmë shpirtin tonë nga kujtimet e të së kaluarës, sepse e kaluara shumë herë na ka hedhur në qorrsokakë, ku ka qenë shumë e vështirë ose më mirë pothuajse e pamundur për të gjetur rrugën e shpresës, paqes, dhe dëshirës për të bashkëpunuar dhe jetuar së bashku mbi bazën e dinjitetit dhe respektit reciprok.
Ne, të rinjtë e Ballkanit, duhet t’i pastrojmë mendjet tona nga idetë e superioritet dhe inferioritetit mes popujve. Duhet të pranojmë faktin se: pavarësisht nga faktet historike, tashmë prej shumë shekujsh jetojmë së bashku duam apo s’duam. Prandaj, fatet tona nuk mund të jenë të ndara, në këtë mënyrë duhet të fillojmë ta përfytyrojmë vetën si një komunitet i madh që brenda ka dhe përfshin shumë komunitete të tjera më vogla.

Nëse arrijmë t’i themi jo urrejtjes brenda këtij komuniteti të madh, atëherë të gjithë do të arrijmë të jetojmë në paqe dhe do të ndërtojmë rrugë dhe mënyra të rëndësishme bashkëpunimi që do të përsosnin jetën e përbashkët. Për të realizuar këtë, duhet ta trajtojmë dhe ta respektojmë njëri-tjetrin, një lloj, pa marrë parasysh, faktin se t’i je ndryshe nga unë, që ju jeni ndryshe nga ne, por që të gjithë jemi popuj dhe si të tillë meritojmë të jetojmë në paqe, lumturi dhe me dinjitet.

Wednesday, January 23, 2013

PARIMI I KOMBËSISË dhe PRESHEVA


Alban Daci

Për kombet, që nuk kishin shtete dhe ishin nën sundimin e huaj, kërkesa ndaj parimi të kombësisë origjinale kishte mbetur e vlefshme. Kjo do të thotë se ata kishin të drejtë për të pasur organizimin e vet shtetëror. Pikërisht në këtë kuadër, parimi i kombësisë ka dalë si një faktor destabilizues.
Parimi i kombësisë nuk lidhet me mohimin e regjimit dinastik apo hyjnor, por në kundërshtim për të qenë nën sundimin apo kontrollin e huaj, pavarësisht nga natyra e organizimit politik. Nga kjo që thamë del qartë se shqiptarët e Preshevës duhet të kërkojnë zbatimin e parimit të kombësisë dhe kjo nuk ka të bëj fare me faktin nëse Serbia është vend demokratik, europian ose që respekton të drejtat e shqiptarëve. Për më tepër, pikërisht me rastin e Serbisë nuk ka asnjë pikë dyshimi se shqiptaret duhet të kërkojnë parimin e kombësisë, sepse politika serbe ndaj tyre është një politikë shtypëse dhe shoviniste.
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes, pas aktit barbarë nga e Serbisë të heqjes së lapidarit të ushtareve të UCPBM do të thotë se nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të mos kërkojnë parimin e kombësisë, i cili përdhehet me bashkimin e tyre me shqiptarët e Kosovës. Meritë e zgjerimi të parimit të kombësisë përtej kufijve shtetërorë është padyshim e Revolucionit Francez.

Sunday, January 20, 2013

Serbia sot nuk i ka poshtëruar shqiptarët, por i ka bërë më të fortë se kurrë



Alban Daci

Serbia dëshmojë edhe njëherë se është ajo që ka qenë dhe po ashtu do të mbetet kundrejt shqiptarëve. Heqja e atij lapidari dëshmojë edhe njëherë se nuk mund të këtë më negocime mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Serbia jo vetëm në të kaluarën i ka vrarë shqiptarët, por sot donte të dëshmonte se ajo është e fortë dhe mund ta ribëje edhe njëherë. Sot Serbia ka rihapur një plagë të pa shëruar me shqiptarët. 
Ajo, sot nuk u ka poshtëruar shqiptarët, por i ka bërë më të fortë se kurrë dhe me të vendosur se kurrë se e ardhmja e tyre nuk mund të jetë më serbët dhe Serbinë. Sot çdo shqiptarë duhet të reflektojë thellë dhe të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij. Serbia ka nderuar vetëm fytyrat e politikanëve, por politika serbe me shqiptarët mbetet po e njëjta, barbarizëm, shtypje, gjenocid, shfarosje. Të dashur shqiptarë dita e sotme dëshmojë edhe njëherë se alternativa e jonë e vetme është që ne të bashkohemi me çdo kusht dhe me çdo mjet. Pa bashkim nuk ka të ardhme dhe rrezikojmë të jemi gjithmonë të shtypurit e historisë. 
Çështja e shqiptare në rajon nuk ka pse të rihapet, ajo nuk është mbyll asnjëherë. Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të jenë të shtypur e të mohuar në vendin e tyre. Ka ardhur ndoshta momenti që çështja shqiptare të jetë tema kryesore e të gjithë organizmave ndërkombëtare si BE, NATO, SHBA, të cilët duhet të jenë të bindur që nëse nuk veprojnë shpejt dhe me seriozitet në mbrojtje të të drejtave legjitime të shqiptarëve, ndoshta shumë shpejt vetë rajoni e pse jo edhe me gjerë do të ketë problem serioze që lidhen me sigurinë. Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të jetë një faktor stabiliteti për fqinjët, kur pikërisht këta fqinjë veprojnë e mendojnë ditë e natë për destabilizuar dhe për të trazuar kujtesën e të kaluarës tek shqiptarët.
Sjellja e sotme e Serbisë duhet të bëj të reflektojë të gjithë autoritet pozitiv ndërkombëtarë. Gjithashtu e para që duhet të mendojë është BE, e cila por përshpejton integrimin e Serbisë edhe pse kjo nuk respekton as shtyllat kryesore. Serbia nuk pranon e nuk respekton të  drejtën e pakicave, nuk pranon diversitetin, solidaritetin dhe integrimin. BE duhet t’i jap një përgjigje të menjëhershme Serbisë, nëse nuk ndodh atëherë shqiptarët duhet të besojnë se Europa nuk i do në familjen e tyre dhe për rrjedhojë duhet të gjejnë rrugë alternative.
Nëse autoritet ndërkombëtare heshtin para aktit barbarë të Serbisë, atëherë situate e rajonit mund të trazohet aq shumë sa nuk do të jetë më e mundur për ta rikthyer përsëri në gjendjen aktuale.
Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të gënjejnë veten se gjërat e tyre po shkojnë mirë. Gjithashtu, ato nuk mund të ecin më me teorinë: “Të tjerët na dhurojnë diçka tonën e për këtë duhet të heshtim për të gjitha gjërat e tjera që janë po tonat”. Fakti se Kosova është e Pavarur nuk na justifikon të lëmë në harresë shqiptarët e lungës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, Malit të Zi, të Shqiptarëve në Maqedoni. Gjithashtu, Serbia po dëshmon hapur duke thënë se: “Strukturat paralele në Kosovë nuk do i largojmë”. Atëherë lind pyetja: Shqiptarët a duhet të jenë të qetë se ato janë në rrugën e duhur?! Kjo është një pyetje retorike, sepse përgjigjen e saj e dimë tashmë  për më shumë se 100 vjet.

Saturday, January 19, 2013

Ngrehina e një qasje sociale


Alban Daci

Njerëzit vijnë në këtë botë jo se duan, por se duhet.
Pa ardhjen tyre bota nuk do te kishte kuptim dhe vetë ligjet e natyrës do të prisheshin.
Njerëzit dashurojnë jo se duan, por sepse nuk mund të jetojnë dot pa të.
Njerëzit jetojnë në shoqëri jo se duan, por sepse nuk mund të jetojnë vetëm. 
Njerëzit kanë vështirësi jo se duan, por se jeta është e tillë.
Shoqëritë kanë probleme jo se duan, por njerëzit kanë lindur bashkë me problemet.
 Problemet nuk është se janë të domosdoshme, por janë pjesë e vetë jetës.
Jeta  nuk është pronë e jona, por ne kemi lejen që ta jetojmë.
Të jetosh do të thotë të ekzistosh dhe ekzistenca jonë është subjektive.
Subjektiviteti i të qenit tonë është arsyeja se pse ne jemi. 

Thursday, January 17, 2013

Kafshët e pyllit ndëshkojnë vjedhësit


Alban Daci

U mblodhën kafshët e pyllit të shqetësuar se çdo ditë gjërat po zhdukeshin dhe banorët po varfëroheshin. Kjo bëri që paniku të rritet në pyll dhe në të njëjtën kohë paniku nga varfëria po rriste tensionet dhe dukeshin gjasat e para të një revolte. Nga kjo situatë  e vështirë banorët vendosen të mblidheshin dhe të diskutonin problemin. Mbledhja nisi menjëherë me të shara dhe ofendime kundër njëri-tjetri. Dy banorët kryesorë të pyllit, Ujku dhe Ariu filluan të replikonin mes tyre: unë vjedh, ti vjedh, ne vjedhim dhe të tjerët nuk e dinë. Banorët e tjerë të pyllit të zhgënjyer duke u ndriçuar thanë një zëri: ti vjedh, ai vjedh, ju keni vjedhur. Prandaj, të dy do të përjashtoheni nga pylli dhe pyllin do e administrojmë të gjithë së bashku në shërbimin tonë.

Monday, January 14, 2013

Aleanca Kuq e Zi është një portë e hapur për çdo shqiptar


Alban Daci

Aristoteli e pati thënë shumë kohë më parë, “…Oligarkia dhe tirania e kanë jetën më të shkurtër se çfarëdolloj kushtetute tjetër…Të gjitha tiranitë nuk kanë jetuar gjatë.” Edhe diktaturat modern gjithashtu të dobëta. Dobësia e tyre mund të rëndohet dhe pushteti i diktaturave mund të shërbehet.
Bashkëqytetar nuk ka forcë më të madhe se sa forca juaj e përbashkët e mbështetur tek drejtësia dhe tek legjitimitetit. Ju jeni shumica e qytetarëve, të cilët jeni përjashtuar  padrejtësisht dhe në mënyrë të turpshme nga aksesi në pushtet dhe nga e drejta për të bërë karrierë.
Ju  bashkëqytetarë jeni përjashtuar nga një pakicë njerëzish, të cilët për vite me radhë kanë abuzuar mbi ju, mbi të drejtat tuaja dhe mbi vetë ekzistencën tuaj. Forca juaj individuale e bashkuar tek Aleanca Kuq e Zi në formën e një force kolektive është uragani që do të rrëzojë klasën mafioze drejtuese dhe do të krijojë hapësira për të gjithë njerëzit e kualifikuar dhe të ndershëm.
Sot në vend kemi një shumicë njerëzish të ndershëm, të kualifikuar që vazhdojnë të jetojnë të përjashtuar padrejtësisht nga proceset më të rëndësishme sociale në vend. Prandaj, ka ardhur momenti ta shikoni Aleancën Kuq e Zi si krijesën tuaja, ku rritja e saj e shëndosh dhe e suksesshme do të garantonte një jetë më të mirë për ju dhe familjen tuaj.
Aleanca Kuq e Zi është e vetmja shpresë që edhe ju, qytetarë të ndershëm të këtij vendi të respektoheni dhe të jeni pjesë e rëndësishme e politikës. Merreni investimin tuaj tek Aleanca Kuq e Zi si investimin tuaj personal, por në shërbimin tuaj familjarë dhe kolektiv.  
Kudo shikojmë  të rinj, të cilët u përdorën dhe u shtrydhën padrejtësisht nga politika e vjetër për interesat e tyre personale. Aleanca Kuq e Zi është një derë e hapur për të gjithë shqiptarët, të cilët kanë vlera dhe dëshirë për tu bërë pjesë e ndryshimit të madh KUQeZi.
Besoni dhe binduni se e vetmja rrugë që ju çon ju drejt lumturisë dhe rehabilitimit tuaj social është ajo e përfshirjes tuaj tek Aleanca Kuq e Zi, sepse kjo e fundit beson thellësisht tek vlerat demokratike dhe tek dinjiteti njerëzore. Aleanca Kuq e Zi beson në principin e demokracisë të bërë nga posht lart dhe jo anasjelltas si ka ndodhur deri më sot. Demokracia bëhet nga lëvizjet masive popullore dhe jo nga lëvizjet lart poshtë të komanduara dhe të kontrolluar nga burokracia e lidershipit jo legjitim.
Aleanca Kuq e Zi beson tek forca e popullit shqiptar për të realizuar një shoqëri të standardeve perëndimore.  Mendojeni dhe konsiderojeni Aleancën Kuq e Zi si një “nënë të madhe” ku rreth saj mblidhen të gjithë shqiptarët për të përfaqësuar më fort dhe më me sukses interesat individuale por të orientuara drejt qëllimit final kolektiv, atë të një shoqërie të zhvilluar ekonomikisht dhe të demokratizuar politikisht.
Qytetarë të ndershëm shikojeni Aleancën Kuq e Zi si një mundësi reale për të realizuar aspiratat tuaja kolektive dhe për të mbrojtur të drejtën tuaj individuale për të bërë karrierë, për të jetuar më mirë dhe të gëzuar një dinjitet të plotë e të fortë njerëzore.
Qytetarë shikojeni Aleancën Kuq e Zi si forcën e vetme të ndryshimit kolektiv dhe të respektit individual të çdo shqiptari. Aleanca Kuq e Zi është një mundësi më shumë, një portë e hapur për çdo shqiptarë pavarësisht statusit social dhe intelektual, pasurisë private apo shërbimit publik. 

Friday, January 11, 2013

Aleanca Kuq e Zi: Besojmë tek Shqipëria


Alban Daci

Aleanca Kuq e Zi lindi si forcë  e re politik, si një domosdoshmëri e kohës. Aleanca Kuq e Zi shpejt revolucionojë shoqërinë dhe mendësinë e shqiptarëve. Ajo menjëherë propozojë dhe argumentojë se në Shqipëri duhet të ndodh rotacioni demokratik i pushtetit, i cili është kushti kryesorë që shqiptarët të bashkohen në një shtet federal. Nëse nuk ndodh rotacioni demokratik i pushtetit, shqiptarët rrezikojnë jo vetëm të mos bashkohen kurrë, por të humbin territore, prestigjin kombëtar dhe të humbin të gjitha pasuritë kombëtare. Shpejt Aleanca Kuq e Zi u bë sinonim i shqiptarizmit dhe e vetë Shqipërisë.
Aleanca Kuq e Zi lind pikërisht në një moment, kur shqiptarët kishin humbur besimin tek Shqipëria dhe ndjenin kompleksin e inferioritet të qenit shqiptarët. Shqiptarët nuk besonin më tek Shqipëria, sepse politika e vjetër kishte ndezur mes tyre përbuzjen dhe përçarjen. Shqiptarët nuk besonin më tek Shqipëria, sepse politika e vjetër disa i kishte detyruar të largoheshin  dhe disa të tjerë i kishte bërë të jetonin në mjerim, shpërfillje dhe në autoritarizëm mafioz.
Aleanca Kuq e Zi me iniciativat e saj të patriotizmit demokratik ngjalli shpresën e madhe tek shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë. Tashmë shqiptarët kanë një forcë politike, e cila mendon seriozisht për hallet e tyre si dhe po punon po seriozisht me të gjitha mjetet legjitime që shqiptarët të bashkohen.
Shqipëria ka kaluar shumë momente shumë të vështira në këto vite tranzicioni. Shqipëria  ka më shumë se kurrë që të besojmë tek ajo. Shqipëria ka nevojë për besimin e çdo shqiptari. Aleanca Kuq e Zi simbolizon tashmë për shkak të politikave dhe iniciativave të ndërmarrë vetë shqiptarizmin. Prandaj, për këtë arsyeje Aleanca Kuq e Zi është e vetja forcë politike që meriton  të përdor  frazën “Besojmë tek Shqipëria” si slogan të saj politik. Çdo shqiptarë duhet të besojë tek Shqipëri, sepse historia jonë është aq e lashtë dhe e pasur sa na jep guxim për të vazhduar më tej dhe për të pasur një të ardhme ndryshe nga ajo që kemi pasur në këto vite.

Thursday, January 10, 2013

Neni 151 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë nuk ndalon Referendumin e Bashkimit


Alban Daci 


Neni 151 i Kushtetut
ës

1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.
2. Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.
3. Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.

Ky nen po keqinterpretohet. Po të kemi parasysh Preambulën e Kushtetutës që nënvizon: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”, do të thotë se neni 151 nuk është në kundërshtim me Bashkim Kombëtar. Nëse do të ishte i tillë do të thotë se ky nen bie në kundërshtim me Preambulën e për rrjedhojë është antikushtetues. Ky nen nuk flet për rastet bashkimit, por flet për rastin e cenimit të sovranitet. Pra, për humbje territoriale. Opsioni i Bashkimi Kombëtar i ofruar nga Aleanca Kuq e Zi, jo vetëm që nuk e cenon sovranitetin aktual të Shqipërisë, por e forcon atë në një nivel më të mirëorganizuar të një Shteti të Bashkuar Federal. Pra ky nen nuk e ndalon zhvillimin e referendumit për rast bashkimi me Kosovën.

Tuesday, January 8, 2013

Bashkimi Kombëtar: Me dije për ata që nuk duan të kuptojnë



Alban Daci

Aleanca Kuq e Zi për herë të parë në gjithë historike politike dhe shtetërore shqiptare tashmë e inicioj këtë proces. Duhet të jemi të qartë se Aleanca Kuq e Zi nuk i bashkon shqiptarët mes veti, por i orienton ato drejt aspiratës së tyre për tu bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë zgjedhin PO ose Jo ne lidhje me pyetjen për bashkim. Aleanca Kuq e Zi si parti krejtësisht moderne, demokratike e patriotike nuk imponon zgjedhjen e qytetarëve, por përfaqëson interesat  e tyre dhe i orienton ato drejt ushtrimit të vullnetit të tyre të lirë.

Bashkimi Kombëtar si vullnet i popullit

Shqiptarët kundër vullnetit të tyre në vitin 1913 u ndanë padrejtësisht në disa shtete. Kjo bëri një precedent të ri dhe të rrallë në Botë, ku për herë të parë një komb ndahej mes veti.  Edhe pse shqiptarët u ndanë padrejtësisht, ato gjithmonë u përpoqën dhe aspiruan për një ribashkim.  Ngjarjet dhe situata e Luftës së Ftohtë që e ndanë botën në dy blloqe kryesore e bënë thuajse të pamundur ribashkimin e shqiptarëve. Rënia e Murit të Berlinit bëri që të krijohej një situatë e re gjeopolitike në rajon dhe kështu fillojë procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky proces nuk ishte i thjeshtë dhe i natyrshëm. Në këto rrethana edhe procesi i Kosovës për të qenë e pavarur ishte i gjatë, i vështirë . Zgjidhja e vetme e Kosovës për tu shkëputur nga zgjedha serbe ishte lufta e bërë nga UCK dhe ndërhyja e NATO-s. Me shumë përpjekje nga vetë shqiptarët dhe me ndihmën e SHBA dhe të disa shteteve të tjera, Kosova sot është më në fund një shtet i pavarur i njohur nga 99 shtete. Ky shtet i ri është një shtet kombëtar shqiptar sepse mbi 94% popullsia e saj është etnikisht shqiptare. Në këtë realitet të ri tashmë ndërkombëtar, Shqipëria dhe Kosova si dy shtete kombëtare shqiptare do të bashkohen në një shtet të ri federal, i cili nuk ndryshon kufijtë aktual të këtyre dy vendeve, por bashkon pushtetet e tyre legjislative, ligjore dhe ekzekutiv në një nivel federal të rregulluar sipas një kushtetute të natyrës federal, ku në parim ka principin e subsidiaritetit, i cili mundëson që pushteti të jetë më afër qytetarëve.  Në realitetin e dy shteteve të pavarura siç janë Kosova dhe Shqipëria, këto dy vende mund të bashkohen përmes principit të vetëvendosjes, i cili është princip bazë i të Drejtës Ndërkombëtare, i cili garanton barazinë mes shteteve dhe popujve. Bashkimin i këtyre dy shteteve do të bëhet përmes mënyrë më demokratike dhe legjitime siç është referendumi, i cili përfaqëson vullnetin e sovranit (popullit). Aleanca Kuq e Zi për herë të parë në gjithë historike politike dhe shtetërore shqiptare tashmë e inicioj këtë proces. Duhet të jemi të qartë se Aleanca Kuq e Zi nuk i bashkon shqiptarët mes veti, por i orienton ato drejt aspiratës së tyre për tu bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë zgjedhin PO ose Jo ne lidhje me pyetjen për bashkim. Aleanca Kuq e Zi si parti krejtësisht moderne, demokratike e patriotike nuk imponon zgjedhjen e qytetarëve, por përfaqëson interesat  e tyre dhe i orienton ato drejt ushtrimit të vullnetit të tyre të lirë.

Bashkimi Kombëtar e drejtë legjitime

Në kuadër të përshkrimit të çështjes së rëndësisë së veçantë që shtrohet, dëshirojmë të theksojmë që çështja e mbrojtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe veçanërisht çështja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve e parashtruar në Preambulën e Kushtetutës së RSH, si dhe në nenet 2, 3 dhe 8 të saj, përbën një ndër objektivat kryesor kushtetues dhe është njëkohësisht një ndër elementët bazë mbi të cilat ndërtohet rendi kushtetues i RSH. Po ashtu, kjo aspiratë legjitime e popullit të Shqipërisë e shprehur në Kushtetutë në fakt është shprehje e dëshirës dhe e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre dhe për të jetuar të bashkuar dhe në paqe dhe harmoni me popujt e tjerë fqinjë. Nga ana tjetër, kjo dëshirë dhe qëllim madhor i shqiptarëve është në pajtim të plotë me të drejtën e popujve për vetëvendosje, e drejtë e cila përbën themelin e sistemit ndërkombëtar të sotëm dhe veçanërisht të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila në nenet 1, 2, 55, dhe 56 të saj, jo vetëm njeh këtë të drejtë si një të drejtë themelore, por i njeh asaj vendim primar në organizimin dhe funksionimin e sistemit ndërkombëtar, si një mëshirim i pastër i parimit të barazisë midis popujve dhe si kusht për ndërtimin e marrëdhënieve paqësore midis popujve, në funksion edhe të zhvillimit të vazhdueshëm të mbarë njerëzimit etj. Në fakt, konfigurimi aktual gjeopolitik i botës është në pjesën më të madhe të tij, pasojë e drejtpërdrejtë e njohjes dhe respektimit të kësaj të drejte e cila sipas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ëilson nënkupton “Të drejtën e çdo populli për të zgjedhur sovranitetin nën të cilin dëshiron të jetojë”.

Përse është i rëndësishëm bashkimi i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës?

Ekzistenca e sotme, e dy shteteve shqiptare në Ballkan është pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për të mbrojtur identitetin e tyre dhe për të realizuar ëndrrën shekullore të bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm. Ideja origjinale e farkëtarëve të identitetit tonë kombëtar, e rilindësve Shqiptarë dhe e gjithë udhëheqësve të popullit tonë, ka qenë ideja e krijimit të një shteti kombëtar të vetëm në përputhje të plotë me natyrën e modelit të shtetit të Ëestphalia-s dhe post-Ëestphalia-s, si dhe modelet e ndjekura nga të gjithë popujt e tjerë të botës. Megjithatë, kjo aspiratë legjitime dhe shekullore nuk ishte e mundur të realizohej në formën ideale, por u realizua në mënyrë të pjesshme me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 tetor 1912, por që u pasua me copëzimin e viseve Shqiptare në kurriz të shteteve fqinje. Nga ana tjetër, krijimi i shtetit të ri të Kosovës dhe hapja e një ere të re historike për kauzën kombëtare të Shqiptare, sot kanë krijuar premisat e nevojshme për të çuar më tej punën për përmbushjen e aspiratës legjitime të shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Në këtë kuadër, bashkimi i këtyre dy shteteve, bazohet edhe në studime të mirëfillta shkencore të cilat nënvizojnë faktin që një shtet për të ekzistuar dhe për të përmbushur me sukses misionin e tij, duhet të këtë disa kushte minimale që janë shprehje e mjaftueshmërisë së burimeve njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore etj. Në këtë, kuadër, ajo çfarë sot përfaqëson Shqipëria apo Kosova më vetë, nga pikëpamja, sociale, ekonomike dhe madje edhe politike, si dhe progresi individual i deritanishëm krahasuar me progresin e shteteve të kombeve të mëdha të botës, tregojnë qartazi që asnjëri nga këto shteti nuk ka arritur masën e nevojshme kritike për të përmbushur më së miri misionin e tyre dhe për të garantuar zhvillim dhe rritje të qëndrueshme. Kjo do të thotë që një bashkim i tillë, do të bënte të mundur një kombinim perfekt të burimeve, njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore dhe do të rriste premisat për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme.
Praktika botërore e bashkimit kombëtar si rasti i Bashkimit të dy Gjermanive, krijimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkimi i Italisë etj, ka treguar që bashkimi i kombit sjell progres të qëndrueshëm dhe për më tepër garanton paqe dhe harmoni me popujt e tjerë dhe ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen e ekuilibrave ndërkombëtar ose paqes në tërësi. Kjo do të thotë, që bashkimi i këtyre dy vendeve është një faktor i sigurt zhvillimi dhe faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqe në Ballkan dhe më gjerë.
Shembulli më i mirë i efekteve pozitive të bashkimit, është vetë modeli i suksesshëm i Bashkimit Evropian, i cili e ka shndërruar Evropian nga një eksportuese të dy luftërave botërore, në eksportuese të paqes dhe zhvillimit të gjithanshëm. Po ashtu, idetë e baballarëve të Bashkimit Evropian, si Robert Schuman, Konrad Adenauer, Alcide De Gasperi jo vetëm që shërbejnë si model justifikues për kërkesën për bashkim kombëtar, por ofrojnë edhe një model të mirë për formën e shtetit të përbërë që do të krijohet si rezultat i bashkimit të këtyre dy shteteve ekzistuese. Kjo do të thotë që teoria e Schuman e integrimit në formën e spirales që ofron bashkim fillestar në gjërat më themelore dhe më vonë në bashkimin e gjërave që kërkojnë kohë, në gjykimin e kërkuesve iniciues është edhe qasja më e mirë ndaj kësaj çështje.

Bashkimi Kombëtar forcon paqen dhe stabilitetin

Bashkimi i këtyre vendeve, nuk cenon as paqen dhe as stabilitetin në rajon e më gjerë, por përkundrazi përbën një garanci më shumë për ruajtjen e tyre dhe siguron zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme miqësore midis vendeve. Bashkimi i dy shteteve të pavarura, Kosovës me Shqipërinë do të ndodh përmes një formë federale, e cila siç njihet edhe nga literatura ndërkombëtare nuk sjell detyrimisht ndryshimin e kufijve.
Gjithashtu, bashkimi i këtyre dy vendeve përputhet plotësisht edhe me filozofinë e procesit të Integrimit Evropian, i cili në thelb është dhe duket që do të mbetet për një kohë relativisht të gjatë, një bashkim i shteteve të pavarura të cilat nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga sovraniteti i tyre në funksion të krijimit të një shteti klasik federativ si pasues i Bashkimit Evropian të sotëm. Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese Gjermane dhe Këshilli Kushtetues Francez gjatë trajtimit të çështjes së kushtetutshmërisë së Traktatit të Maastricht-it, kanë nënvizuar si standarde kushtetuese për pranimin e normave juridike të Bashkimit Evropian në sistemin e brendshëm, parimin e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kushtetues të këtyre vendeve. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata Kushtetuese e RSH në vendimin e saj Nr.16, datë 03.06.1998 në lidhje me çështjen e pranimit të normave të së drejtës ndërkombëtare. 

Sunday, January 6, 2013

Nisma në Kosovë për Referendumin e Bashkimit përfaqëson vullnetin e qytetarëve


 Alban Daci


Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ka vetëm qasje pozitive, sepse shpreh dhe përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve dhe përmes referendumit përfaqëson dhe ushtron formën më ideale të demokracisë të drejtpërdrejt.  Nisma për nisjen e peticionit për realizimin e referendumit të bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë është ndërmarr nga Aleanca Kuq e Zi në bashkëpunim me Frontin për Bashkim Kombëtar si dhe nga një grup qytetarësh.

Kërkesa e peticionit për referendum ka baza ligjore të mbështetura tek e Drejta Ndërkombëtare në fuqi dhe realizimi i tij ka kërkesat e nënvizuara më poshtë.


1.      Amendimin e pikës 3 të nenit 1 të Kushtetutës të Kosovës: Pika 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. Përderisa Demokraci do të thotë pushtet i populli, çdo popull, është i lirë të zgjedh qoftë formën politike-institucionale ashtu edhe sistemin ekonomik. Nëse një popull nuk është i lirë të vetëvendos nuk është popull sovran. Sot Vetëvendosja e popujve, përtej faktit që është deklaruar mes qëllimeve të Kombeve të Bashkuara (art. 1 i Statutit) dhe formalisht i njohur si e drejtë e të drejtave të njeriut. Art. 1 identik i dy pakteve ndërkombëtare të 1966, respektivisht mbi të drejtat civile dhe mbi të drejtat ekonomike, sociale, kulturore nënvizon: “Të gjithë popujt kanë të drejtë të Vetëvendosin në virtyt me këtë të drejtë, ato vendosin lirisht statusin politik dhe të ndjekin lirisht zhvillimin ekonomik, social e kulturor”.

2.     Miratimin e një ligji për referendumet. Demokracia e drejtpërdrejt është formë e demokracisë me të cilën qytetarët, në cilësinë e një populli sovran, nuk janë vetëm zgjedhës që delegojnë pikërisht pushtetin politik tek përfaqësuesit e tyre por edhe legjislator dhe administrator të gjësë publike (përbashkët). Mënyrat se si kompetenca të tilla ushtrohen varen sipas modaliteteve specifike të adaptuara: nga e drejta e garantuar me kushtetutë, për të propozuar dhe votuar direkt ligjet ordinuese dhe ndërtimin përmes instituteve të ndryshme popullore dhe forma të tjera të pjesëmarrjes popullore, ku të gjitha këto me vendime të bazuara në formën e asambleve. Sot, Republika e Kosovës edhe pse vetë konsiderohet demokratike, ajo nuk ka një ligj që lejon dhe rregullon bërjen e referendumeve si formë të demokracisë të drejtpërdrejt.

3.     Shprehjen e vullnetit për Bashkim Kombëtar si të drejtë legjitime të mbështetur në të Drejtën Ndërkombëtare në fuqi e konkretisht në principin bazë të saj, atë të Vetëvendosjes. Shqiptarët e kanë të drejtë ligjore të bashkohen dhe të vendosin për fatin e tyre. Ato mund dhe duhet të bashkohen vetëm duke respektuar vullnetin e tyre të lirë dhe zbatuar principin e vetëvendosjes. Shqiptarët mund të bashkohen duke besuar tek forca e tyre, por në të njëjtën kohë fuqitë e mëdha, sipas të Drejtës Ndërkombëtare, e kanë obligim juridik që të japin kontributin e tyre për ta realizuar këtë proces.