Alban Daci
Prononcim i radhas për gazetën Bota Sot
Po
ashtu vlerësime të larta shprehin edhe analistët dhe ish veprimtarë shumëvjeçar
të LDK-së dhe bashkëpunëtorë të tij. Kështu Dr. Alban Daci analist nga
Shqipëria, i tha gazetës "Bota sot" se pa asnjë dyshim Rugova është
Gandi i Ballkanit. "Sot është ditëlindja e Dr. Ibrahim Rugovës. Njeriut që
për 20 vjet mbajti gjallë çështjen e Kosovës dhe arriti ta ndërkombëtarizojëatë.
Ai pa frikë mund të konsiderohet Gandi i Ballkanit, sepse nëpërmjet paqes dëshironte të zgjidhte një çështje të drejtë, atë të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u ndodhën të qeverisur nën regjimin mizor të Milosheviçit", thotë Daci.

Ai e
konsideron Rugovën edhe hero të kulturës. "Rugova ishte jo vetëm një hero
dhe pa frikë babai i Republikës së Kosovës,por
edhe një njeri i njohur në fushën e letrave. Nëse Kosova sot është një shtet i
pavarur, kjo patjetër është edhe falë punës së palodhur të dr. Ibrahim Rugovës.
Deri para ca kohësh, le të themi, se ka pasur një distancë me ish drejtues të UÇK-së dhe dr. Ibrahim Rugovës. Megjithatë, Ramush Haradinaj një ndër drejtuesit kryesor të UÇK-së sapo u lirua nga akuzat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë homazhet e para i bëri pikërisht tek varri i dr. Ibrahim Rugovës. Kjo ishte një shenjë për të njohur kontributin e rëndësishëm të Rugovës për çështjen e Kosovës si dhe për të qenë të gjithë të bashkuar drejt një të ardhme të përbashkët", thotë ai. Ai thotë se ky 100 vjetor duhet të jetë simboli i bashkimit.