Saturday, December 1, 2012

Historia nuk mund të shkruhet nga politikanët, por nga historianët


Alban Daci

Prononcim i radhës për gazetën Bota Sot

Analisti nga Shqipëria dr. Alban Daci thotë: Shqipëria mbushi100vjetpavarësi, por nuk pakulturën për institucionet shtetërore si dhe historia po politizohet qëllimisht sipas qejfeve politike dhe jo sipas të vërtetës. Ky 100 është i jashtëzakonshëm për nga rëndësia historike dhe ashtu duhet të ishte edhe për nga protokolli shtetëror si dhe për nga rivlerësimi i disa figurave historike.
Rasti i Rugovës nuk është i vetmi. Po lihet në harresë figura si Isa Boletini, i cili në këtë 100vjetor mbetet akoma pa varr. Gjithashtu shumë pak po bëhet për monumentet që duhet të ishin ndërtuar posaçërisht në këtë 100 vjetor. Në këtë përvjetor, edhe pse jam kundër regjimit komunist, po lihen në harresë personazhe që qeverisin për më shumë se 40 vjet. Gjithashtu politika të mëdha po bëhen për figurën e Ahmet Zogut.
Ky 100 vjetor duhet ti gjente të bashkuar, por politika i ndau përsëri. Historia nuk mund të shkruhet nga politikanët, por nga historianët. Historia shkruhet mbi fakte e prova dhe jo me dëshira dhe interesa. Nëse Ismaili Qemali është babai i shtetit shqiptar, Rugova është simboli i pavarësisë së Kosovës.
Njeriu që gjithë jetën ia dedikoi çështjes së Kosovës. Është më se normale se edhe Rugova mund të ketë dritë-hijet e tij, por ai mbetet një ikonë e shenjtë për Kosovën. Për këtë arsye ai meriton më shumë vëmendje dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët .