Të dashur lexues,
Këtë
radhë vij para jush me librin tim të tretë të titulluar
“KUQeZI”. Libri është i ndarë në katër kapituj. Në kapitullin e parë
kam trajtuar çështjet, që kanë të bëjnë me demokracinë, si dhe me
elementët që garantojnë funksionimin dhe ekzistencën e saj. Mendoj, se,
shqiptarët, pikërisht në këto momente, kanë nevojë më shumë se kurrë për më
shumë demokraci. Shqiptarët mbeten një popull që gjithmonë e ka dashur demo-kracinë,
por që në të njëjtë kohë bëjnë pjesë tek ato popuj që padrejtësisht janë
privuar nga ajo. Jo rastësisht në këtë kapitull kam trajtuar figurën e John F.
Kennedy, i cili, akoma edhe sot mbetet një frymëzim për brezat e
rinj. Shqipëria, edhe pse pas rënies së regjimit shpre-sonte në një
model liberal demokratik, për fat të keq, njohu atë që quhet Demokraci Mafioze.
Në kapitullin e dytë kam trajtuar të gjithë filozofinë
time politike në optikën e Aleancës Kuq e Zi. Edhe pse kam studiuar për
shkencat politike dhe njihem si një studiues i politikës, kurrë më parë nuk kam
qenë pjesë, anëtar, i ndonjë subjekti politik. Për herë të parë zgjodha të
bëhem anëtar dhe pjesë e rëndësishme e Aleancës Kuq e Zi, të cilën, më shumë se
sa një parti e shikoj si një Lëvizje Mbarëkombëtare Patriotike.
Zgjodha Aleancën Kuq e Zi, jo për të përfituar nga ajo,
por për të lënë gjurmët e mia në filozofinë e saj politike. Besoj, se këtë e
kam arritur më së miri dhe kushdo që do të lexojë këtë kapitull do të ketë argumentet e
mjaftueshëm për ta konfirmuar. Gjurmët e mia janë të pranishme tek programi i
saj politik, sidomos në kapitullin e dedikuar për Çështjen Kombëtare e deri tek
Sekretariati i Arsimit e tek Platforma Kuq e Zi e Arsimit, që mbajnë emrin dhe
firmën time.
Shqiptarëve, në këto 100 vite, Pavarësi u kishte munguar
një lëvizje politike, thellësisht patriotike, që mbështetet, pa mëdyshje, në
vlerat demokratike. Patriotizmi dhe demokracia janë dy vlera sa plotësuese, po
aq edhe të rëndësishme në zhvillimin e proceseve jetësore të një shoqërie.
Gjithmonë, kisha dashur dhe kisha ëndërruar të lindte një lëvizje e re
politike, e cila do të vinte nga përtej llogoreve të interesave individuale,
klanore e do t’i kthente sytë nga qytetari, i cili, më shumë se asnjëherë
tjetër, ndjehet i braktisur dhe në një udhëkryq pa rrugë dalje.
Shqiptarët, sot, ndjehen të poshtëruar e të tradhtuar nga
klasa e vjetër politike, e cila, kurrë nuk mendoi për ta dhe të ardhmen e tyre.
Aleanca Kuq e Zi është lëvizje mbarëkombëtare politike, e cila nuk lindi nga
interesi për më shumë pushtet, apo për t’u pasuar më shpejt e më kollaj, por
lindi nga dëshira e mijëra të rinjve e të rejave, ku një pjesë e tyre studiuan
e jetuan në vendet perëndimore, nga ku mësuan e kuptuan se vendi i tyre ishte
në gjendje kaosi në të tashmen dhe në një pers-pektivë të errët për të ardhmen.
Aleanca Kuq e Zi i ka të gjitha elementët e saj për të
qenë një forcë e denjë politike, sepse ka burimet më të mira njerëzore,
programin e saj real politik dhe mbi të gjitha identitetin e saj origjinal
shqiptar, atë Kuq e Zi, të lindur shekuj më parë dhe të trashëguar me shumë
sakrificë në ditët e sotme. Shpresoj, dhe dua të besoj, se Aleanca Kuq e Zi do
të ruaj identitetin dhe misionin e saj për të cilën u krijua. Nëse ndodh
ndryshe, gjë që nuk dua ta besoj, unë përsëri do të them se bëra gjithçka dhe
dhashë gjithçka që Aleanca Kuq e Zi të ishte forca për të cilën shqiptarët
kishin ëndërruar në 100 vjet Pavarësi.
Në kapitullin e tretë kam trajtuar Çështjen Kombëtare.
Mendoj, dhe jam i bindur, se, nëse nuk zgjidhet drejt çështja e shqiptarëve në
rajon, rajoni ynë kurrë nuk do të ketë paqe. Shqiptarët janë një popull që
kurrë nuk janë njohur si barbarë, agresorë apo pushtues kundrejt popujve të
tjerë. Gjithashtu, shqiptarët janë sui
generis, sepse janë i vetmi popull në këtë rruzull që ndahet mes veti. Kjo
është padrejtësia më e madhe që na është bërë.
Çështja e Bashkimit Kombëtar është një çështje që ka baza
ligjore dhe hyjnore. Bashkimi i shqiptarëve mbështetet tek Parimi i
Vetëvendosjes, i cili është parim bazë i së Drejtës Ndërkombëtare. Ky parim,
është edhe një parim i rëndësishëm i demokracisë, sepse u jep popujve të
drejtën e tyre për të qenë të bashkuar mes veti dhe të barabartë me të tjerët.
Gjithashtu, Bashkimi Kombëtar është edhe e Drejtë Hyjnore. Nuk mund të jenë
vetëm popuj si të zgjedhur dhe i
skllavëruar, ky i yni.
Zoti, në fillim, krijoi njerëzit e më vonë u dha të
drejtë atyre të jetojnë me kë duan dhe si ato e mendojnë më mirë. Pas 100 viteve
Pavarësi, dhe ndarje në të njëjtën kohë, në një botë të globalizuar dhe të
ndërvarur, ka ardhur momenti që shqiptarët të bashkohen. Ky nëntor duhet të
jetë nëntori i tretë dhe i bashkimit.
Kapitulli i katërt ka reflektime politike dhe çështje që
lidhen me aktualitetin social-politik. Shqiptarët, nëse duan të jenë vetvetja
dhe të kenë në dorë fatin e tyre, duhet të reflektojnë se ku ndodhen dhe të
reagojnë për të qenë atje ku duhet. Ka ardhur momenti, që politika të mos
largohet nga qytetari dhe të mos humb qëllimin për të cilin lindi. Një politikë
pa qytetar, është një mision i dështuar dhe krijon forma të tjera të rrezikshme
devijimi. Politika duhet të kthehet në art qeverisje dhe në artin e
administrimit të të mirës të secilit në shërbim të mirës së përbashkët.
Interesat e përbashkta duhet të qëndrojnë si piedestale të palëkundura mbi
interesat e veçanta dhe individuale. Ka ardhur momenti që politikanët duhet të
dëgjojnë dhe të flasin sa më rrallë. Duhet të dëgjojnë hallet, problemet dhe
interesat e qytetarëve. Gjithashtu, duhet të zotohen se do të përdorin të
gjithë mekanizmat demokratike për të garantuar një jetë më të denjë dhe më të
lumtur për çdo qytetarët të këtij vendi.
Stili dhe gjuha e përdorur në libër është e thjeshtë,
rrjedhshme dhe e kuptueshme.