Alban Daci
Bathorja për të gjithë për zonat e Veriut njihet si porta e Tiranës. Të
gjithë e dinë se sapo kalon urën e Tapizës hyn në zonën që quhet Kamzë dhe vetëm
pak metra në të djathtë ndodhet Bathorja. Ky emër, i cili në këto 22 vite është
paragjykuar, keqpërdorur nga politika e vjetër. Në këto dy dekada Bathorja përfaqëson
zhvillimin dhe vetë modelin e tranzicionit shqiptar.
Për herë të parë Bathoren e vizitova në vitin 1992, e cila ngjante si një
kamp afrikan refugjatësh e mbushur me barake të mbuluar me plasmas. Ajo që
ngeli gjatë në mëndje është se në ato kohë disa banorë kishin përdorur bunkerët
për banim dhe i kishin modifikuar deri diku për t’i përshtatur në shtëpi
banimi. Pra, Bathorja në atë kohë më ngjau jo vetëm si një kamp refugjatësh,
por edhe si një si llogore ushtarake nën bombardim, ku qytetarët kishin përdorur
bunkerët për të jetuar.
Shteti dhe institucionet aq dukeshin dhe askush në ato kushte nuk besonte
se kishte shtet, sepse as autoriteti e as ndihma e tij nuk ndjehej tek banorët
e kësaj zone. Për shkak të kësaj panorame
të turpshme, me pa të drejtë banorët e kësaj zone u paragjykuan pafundësisht dhe
nuk munguan epitet si: malok, çeçen, fshatar, katundar etj.
Këto paragjykime të padrejta dhe aspak qytetare nuk ndaluan dëshirën dhe
forcën e këtyre banorëve për të sfiduar jetën dhe për të ndërtuar një jetë më të
mirë. Shumica e banorëve të vendosur në Bathore ishin kryesisht nga Veriu, të
cilët edhe pse rridhnin nga familjet më fisnike shqiptare, për shkak të
politikave diskriminuese që kishte ndjekur regjimi kundër Veriut dhe për shkak të
mungesës së infrastrukturës dhe kushteve minimale për jetën u detyruan të linin
vendlindjen dhe të vinin jo në Tiranë, sepse kjo ishte nën kontrollin e bllokmenëve,
por në hyrjen e Tiranës.
Për 22 vjet këta banorë politika e vjetër i keqpërdori dhe i la në kushte të
mjerueshme për jetën. PD i përdori ato si ushtarë besnik për të mbushur
mitingjet dhe sheshet, kurse PS edhe pse jo hapur, për 22 vjet i quajti çeçen,
malokë dhe katundarë. Megjithatë, banorët e Bathores nuk u dorëzuan dhe
vazhduan të punonin pa pushim dhe ndërtuan vilat e para luksoze në Tiranë.
Shpejt barakat u zëvendësuan me vila të bukura dhe luksoze. Megjithatë, ato vazhduan
të jetonin pa drita, pa uji dhe pa rrugë, sepse politika dhe shteti kishin mohuar
ekzistencës e kësaj zone të re urbane.
Realitetin e Bathores nuk e mohoi dhe paragjykojë vetëm politika e vjetër,
por bashkë me të edhe media që kontrollohet prej saj. Nuk kam lexuar në ndonjë gazetë
ndonjë analizë, artikull mbi Bathoren, mbi banorët e saj e mbi të gjitha mbi
kushtet e jetës dhe problematikat që ato kanë. Pra, sikur politika bashkë me
median nuk donin ta pranonin se Bathorja ekziston, se aty ka shqiptarë dhe
qytetarë të ndershëm e punëtorë që meritojnë vëmendje dhe kujdes.
Megjithatë kjo situatë nuk i deluzojë banorët e Bathores për të besuar tek
e ardhmja dhe tek jeta qytetare. Banorët e Bathores morën si rrugë të vetme shpëtimi
emigrimin në kryeqytetet Perëndimore duke sjellë shuma të mëdha parash, të
cilat nuk ndryshuan vetëm jetën e familjarëve të tyre, por ndihmuan edhe
buxhetin e lodhur të shtetit shqiptarë që t’i bënte ballë ekonomisë së tregut.
Bathorja në këto 22 vite është pasqyra me reale e tranzicionit shqiptar, e mungesës
së shtetit dhe neglizhencës së politikës së vjetër kundrejt halleve të qytetarëve. Në zemrën e çdo banori të Bathores qëndron vetëm
kombi dhe flamuri Kuq e Zi. Nuk ka familje në Bathore që të mos ketë një hero që
ka dhënë jetën për të Kombin. Nuk ka një familje në Bathore që të mos ketë të
paktën një anëtarë familje që të mos ketë luftuar si luan trup më trup kundër hordhive
serbe.
Edhe pse shqiptarizmi ishte i natyrshëm tek këta banorë, politika e vjetër
u mundua më kot ta kthejë këtë zonë në një muzaik flamujsh të partive politike.
Pa kaluar shumë kohë, lindi një shpresë e re, Aleanca Kuq e Zi, e cila u
riktheu shqiptarizmin. Sot Aleanca Kuq e Zi ishte në një takim madhështorë në
një lagje të Bathores. Për Aleancën Kuq e Zi, Bathorja do të jetë uragani i
ndryshimit të madh që do të ndodh në krye në qershor të 2013. Aleanca Kuq e Zi
nuk i gjykon banorët e Bathores si të dorës së dytë, çeçen, malok, fshatar, por
djepin e patriotizmit kuq e zi dhe ballin e një ndryshmi të madh dhe epokal
politik. Banorët e kësaj zone sfiduan gjithçka
dhe ja dolën të ndërtojnë me meritë një jetë të respektuar dhe bashkë me Aleancën
Kuq e Zi do ja dalin të ri gjen krenarin e merituar dhe të respektohen si
qytetarë të vërtetë.
Bathorja pa frikë mund të konsiderohet si motori i ndryshimeve të mëdha
sociale të ndodhura në vend. Sot në Bathore po ndodh një lëvizja e madhe kuq e
zi e përfaqësuar nga të rinj të shkolluar, të cilët e duan këtë zonë moderne, të
zhvilluar dhe urbane. Këta të rinj po rikthejnë shpresën dhe besimin tek banorët
se nëse punojmë së bashku do të jetojmë më mirë dhe do të jemi më të
respektuar. Të rinj si Bestar Troci,
Indriz Spahiu, Durim Dushku, Selman
Billa e disa të tjerë janë një shembull për të gjithë rininë shqiptare. Këta
djem janë pjesë e Pranverës Kuq e Zi, e cila si një uragan do të vërshojë në çdo
cep të Shqipërisë për të larguar të vjetrën dhe për të sjellë të renë.