Alban Daci
Popullsia shpesh është atomizuar dhe kthyer në një (masë individësh të
izoluar) të paaftë për të punuar së bashku për të arritur lirinë, për t’i besuar
njëri-tjetrit, madje nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë me iniciativën e tyre. Rezultati
i kësaj është i parashikueshëm: Popullata bëhet e dobët, humb vetëbesimin dhe është
e paaftë për rezistencë. Shpesh njerëzit janë tepër të frikësuar për të ndarë
urrejtjen e tyre për diktaturën dhe urinë për liri dhe me familjet apo miqtë. Njerëzit
janë shpesh tepër të terrorizuar për të menduar seriozisht rezistencë publike. Në
fund të fundit, për çfarë mund të shërbejë rezistenca? Në të vërtetë ata përballen
me vuajtje pa qëllim dhe me një të ardhme pa shpresë.
Nëse kemi pasur një popull të atomizuar deri tani, por tani si e kemi? Shoqëria
është ka përjetuar periudha të caktuara të kontrollit dhe të manipulimit shtetëror,
ku interesat personale janë përdorur dhe janë manipuluar mbi interesin e përgjithshëm.
Ndërsa sot shoqëria shqiptare mendoj se është
në proces e sipër dalje nga atomizim. Kjo ka ndodhur për disa arsye.
Së pari për faktin se rinia shqiptare sot falë edhe zhvillimit të telekomunikacionit
ka një bum informimi dhe situatën ku ndodhet e ka gjithmonë në nja pasqyre
reflektimi/krahasimi me vendet e tjera të zhvilluara. Shqiptarët falë
internetit po e kuptojnë sa të lirë janë, sa të lumtur janë dhe si po qeverisen.
Së dyti kemi shumë të rinj që kanë studiuar në universitet më të mirë perëndimore.
Eksperiencat e tyre akademike dhe jetësore
janë shumë të rëndësishme për daljen e shoqërisë shqiptare nga atomizmi dhe
orientimit të saj drejt një shoqërie të hapur dhe demokratike.
Së treti eksperienca e vështirë e tranzicioni është një mësim i mirë për të gjithë shoqërinë shqiptare, ku të
gjithë qytetarët janë dakord në një pikë, se kështu gjërat nuk shkojnë mirë. Prandaj,
duhet të shkundemi nga atomizmi dhe të bëjmë detyrën tonë si anëtarë të shoqërisë
për ta orientuar atë drejt mobilizimit horizontal dhe vertikal, ku qëllimi final
mbetet demokracia liberale.
Së katërti, sot shqiptarët kanë arsye më shumë për të qenë të guximshëm për
të ardhmen e tyre. Nëse deri ca muaj më parë qytetarët mendonin se jeta lundronte
në ujëra të ndenjura, dhe nuk kishte asnjë shpresë për ndryshim. Po sot? Atëherë
lind një pyetje natyrshëm: a kanë shqiptarët sot një shpresë? Pa dyshim që po! Thonë
se shpresa është e fundit që vdes dhe një komb pa shpresë është i vdekur!
Shqiptarët gjithmonë i ka mbajtur gjallë shpresa e kjo e fundit nuk ka qenë
koturu, por është bazuar nga guximi dhe rezistenca që kanë bërë shqiptarë në
kohë dhe në histori. Shqiptarë në
shekullin e kaluar kanë pasur një shpresë të madhe dhe të palëkundur, atë se një
ditë të gjithë do të jemi të bashkuar.
Kjo shpresë kurrë nuk është shuar për asnjë çast tek asnjë shqiptarë dhe ka
qëndruar e hekurt brez pas brezi si me akte guximi ashtu edhe me akte
heroike. Në fillim të viteve ’90 shqiptarët
patën një shpresë tjetër të madhe që ishte të bashkoheshim me Europën e
Bashkuar. Gjithashtu, kjo shpresë lidhet me faktin se vetë historia e shqiptarëve
është një histori krejt europiane. Identiteti shqiptar është një ndër më evropianët
e ndoshta edhe më europian se vetë Europa.
Realizimi i këtyre dy shpresave ishte plotësisht i realizueshëm për shkak
se popullata shqiptare i kishte përqafuar me kohë, por e kishte penguar
politika e vjetër imorale, e cila është përpjekur të vras çdo shpresë të
popullit shqiptar.
Si një agimi i artë shqiptar, po nga shqiptarët dhe për shqiptarët lindi
Aleanca Kuq e Zi, e cila në themelin e saj politik ka Bashkimin Kombëtar dhe
Integrimin Europian.
Aleanca Kuq e Zi e shkundi shoqërinë shqiptare nga pesimizmi dhe i veshi
ato Kuq e Zi, me ngjyrat kombëtare.
Aleanca Kuq e Zi po nxjerr shoqërinë nga atomizmit dhe këtë po bën falë programit, filozofisë politike
dhe kapitalit njerëzor që ajo ka. Ajo është e mbushur me një frymë rinore. Kjo
frymë rinore në performancë nuk ka një lidhje absolute vetëm me moshën, por me
një vizion dhe një model të ri të bërit politik, ku qytetari është i pari,
kombi është mbi gjithçka.