Dr. Alban Daci analist
dhe ekspertë në marrëdhënie ndërkombëtare nuk fsheh habinë se si është e mundur, që diplomatët e Kosovës, shefi i
kësaj diplomacie të përkrah propozime që çojnë mbrapa. Një model i tillë mund
të vinte në shprehje për krijimin e raporteve të reja me Shqipërinë.
“Çudirat nuk paskan të
sosur. Përdoret modeli gjerman, për marrëdhëniet e Kosovës me të Serbisë, më
shumë se puro injorancë nuk di si ta quaj ndryshe. Ndoshta mund të kishim një
krahasim të modelit gjerman në rastin e
Kosovës me Shqipërinë.
Them ndoshta, se në
njëfarë mënyrë kemi të bëjmë ashtu si dy Gjermanitë, me një popull që është i ndarë. Pra, faktin se kemi shqiptarët që sot janë të ndarë mes veti dhe ashtu
si Muri i Berlinit, kanë kufirin absurd që simbolizohet nga Morina që ndan
shqiptarët me shqiptarët”, thotë Daci për “Bota sot”.
Më pasi kujton se si
ndodhi ndarja e dy Gjermanive, që po ashtu janë rrethana përjashtuese për
Kosovën. “Megjithatë, edhe rasti i Gjermanisë nuk është krejtësisht i ngjashëm
me rastin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Gjermanët u ndan pikërisht pasi nisën
një luftë dhe dogjën gjithë kontinentin.
Ndërsa, shqiptarët u
ndan thjeshtë se kështu ishin interesat e etnive të rajonit dhe të kancelarive
të Europës”, thotë Daci.
Ai më pas shpreh habinë
se si është e mundur që ende dikush kërkon zgjidhje apo modele për të krijuar
raporte të reja me Serbinë, kur ato tashmë janë të qarta, të paktën që nga
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës. “Nuk e kuptoj se pse duhet me gjet kërkime
për të bërë krahasime dhe për të shpjeguar se si duhet të jenë marrëdhëniet me
Serbisë dhe Kosovës”, thotë ai për të vijuar më tej me argumentimin e kundërshtimit.
“Këto marrëdhënie duhet
të jenë mbi bazën e reciprocitetit si dy vende të pavarura. Çështja e kufijve
të Kosovës besoj se tashmë nuk ka asnjë pikë dyshimi se është një çështje krejt
e mbyllur pas deklaratës të përbashkët që bënë Klintonin dhe Ashtonin me rastin
e vizitës në Kosovë, ku ndër të tjera nënvizuan se: çështja e kufijve të
Kosovës është e mbyllur njëherë e përgjithmonë”, thotë Daci, një përkrahës i
fuqishëmi idesë së bashkimit kombëtar.