Thursday, November 1, 2012

Dr. Alban Daci, Sekretari i Arsimit takohet me trashëgimtarin e Gjergj Kastrioti Skënderbeu




Dr. Alban Daci, Sekretari i Arsimit i Aleancës Kuq e Zi, pati kënaqësinë dhe nderin të takohej sot tek Hotel Tirana me Loris Castriota Skanderbegh, Trashëgimtarin e Familjes të heroit tonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Dr. Loris jo vetëm është trashgimtari i familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu për të cilët ndjehen krenar, por është gjithashtu edhe një gazetar profesionist shumë i njohur në Itali. Dr. Alban Daci pati rastin ta ftoi Loris Castriota Skanderbegh që me 28 Nëntor, në ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë t’i bashkohet Aleancës Kuq e Zi për të festuar në Morinë, në kufirin që ndan shqiptarët nga shqiptarët. Dr. Loris Castriota Skanderbegh u shpreh shume entuziast dhe e pranoi me shumë dëshirë një ftesë të tillë duke deklaruar prezencën e tij.