Alban Daci
Pas një trajnimi intensiv mbi lidershipi, ku nuk munguan edhe ligjërues të
rëndësishëm si Sh. T. z. Marco Leidekker- Kreu i
Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Sh. T. z. Martin de la Beij- Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Prof.
Lisen Bashkurti President i ADDSH, Dr. Iliri Kulla-Drejtor Ekzekutiv i ADDSH,
Dr. Alban Daci- Sekretar i Arsimit i Aleancës Kuq e Zi, aktivistët e Aleancës
Kuq e Zi në një ceremoni sublime u pajisen me certifikatë.
Në këtë ceremoni të ftuar nderi ishin z. Kreshnik Spahiu- Kryetari i Aleancës
Kuq e Zi dhe Loris Castriota Scanderbegh, trashëgimtari i familjes të heroit
tonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Duhet të nënvizohet fakti se ky trajnimi u bë i mundur falë një bashkëpunimi
të suksesshëm mes Aleancës Kuq e Zi dhe Akademisë Diplomatike Shqiptare. Ky është
vetëm fillimi i një seri trajnimesh që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që do
të kenë për efekt studimi politikat sociale, politike, ekonomike dhe të
qeverisjes, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në nivelin ndërkombëtar.
Dr. Loris Castriota Scanderbegh gjatë fjalës së tij të falënderimit ndër të
tjera nënvizoi: “Këtu shikoj shumë të rinj, të cilët janë një garanci për një të
ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Uroj që të gjithë ju të bëheni
lider të vendit ashtu siç ishte Skënderbeu në kohën e tij. Të jesh lider nuk
mjafton vetëm inteligjenca, por duhet edhe një formim i mirë profesional”.
Aleanca Kuq e Zi, beson se ka ardhur momenti që shqiptarët të largohen nga
politika amatoriale, por të kthehen në politikanë profesionistë të mirë formuar
mbi proceset politike, sociale dhe ekonomike.
Të sapo diplomuarit pas këtij trajnimi të rëndësishëm dhe interesant në të
njëjtën kohë sapo kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt karrierës së vështirë
dhe shumë të rëndësishme të liderishipit.