Tuesday, November 6, 2012

28 Nëntor: Kuksianë, Dibranët e Matjanët shkojnë në Morinë




Me datë 28 Nëntor, të gjithë ne shqiptaret që për një shekull jemi nda padrejtësisht mes veti, që kemi gjakun e kuq dhe shqiponjën përkrenare të zezë, duhet të shkojmë bashkë me Aleancën Kuq e Zi në Morinë e ta shembim murin që na ndanë dhe të themelojnë me rastin e 100 Vjetorit fillimin e historisë së bashkimit.
Kukësi, Dibra dhe Mati, këto zona të krenarisë dhe trimërisë kanë njohur në histori shumë beteja të përgjakshme nga ku kanë dalë vetëm me triumf.
Në shekuj Dibranët, Matjanët dhe Kuksianet janë bërë një trup i vetëm përballë hordhive të huaja, sidomos ato turke dhe sllave.
Qindra e mijëra serbë e turq kanë lënë kokën e tyre në Lumë, Dibër e Mat.
Kuksianet, Dibranët dhe Matjanët kanë qenë  gjithmonë në linjën e parë, kur bëhej thirrja për rezistencë ndaj pushtuesve dhe kur hidheshin idetë dhe nevojat për Bashkim Kombëtar.
Kuksianët, Dibranët e Matjanët ishin të parët që hapën dyert për të mirëpritur vëllezërit e tyre kosovar që për shkak të pastrimit etnik serb u detyruan të linin shtëpitë e tyre, tokat e tyre dhe varret e të afërmeve të tyre.
Të gjithë e kujtojmë luftën e Kosovës, ku qindra shqiptarë të pafajshëm u vranë nga makina gjakatare e Milloshevicit e qindra e mijëra të tjerë po nga e njëjta makinë gjakatare u dëbuan dhe u detyruan me dhunë e represion të braktisnin shtëpitë e tyre.
Të gjithë e kujtojmë mikpritjen madhështore dhe të paprecedentë në histori që banorët e Kukësit u bënë shqiptarëve të Kosovës.  
Kuksianët, Dibranët  e Matjanët e meritojnë të jenë kryesorët që do shkojnë masivisht më 28 nëntor në Morinë për të festuar bashkë me Aleancën Kuq e Zi ditën e Bashkimit Kombëtar. Ditën kur muri që i ndan padrejtësisht shqiptarët me shqiptarët do të rrëzohet duke hapur një kapitull të ri në historinë shqiptare, atë të bashkimit të merituar, por të mohuar padrejtësisht në këto 100 vite pavarësi.
Të bashkuar jemi më të fortë, më të sigurt dhe më të barabartë me popujt e tjerë të Rajonit.