Monday, November 12, 2012

Aleanca KuqeZi Dibër



Aleanca KuqeZi Dibër- Java që sapo u mbyll ishte shumë e suksesshme për Aleancën KuqeZi në Dibër, sepse u realizuan Konventat e Aleancës Rinore KuqeZI në Burrel, Bulqizë e Peshkopi. Këto konventa hodhën bazat e organizimit strukturor të të rinjve KuqeZi.
Aleanca KuqeZi në gjirin e saj ka një numër të konsiderueshëm të rinjsh, të cilët janë të vendosur, energjik dhe të shkolluar për të kontribuar në ndryshimin e madh të 2013 të kurorëzuar me fitoren madhështorë të Aleancës KuqeZi.
Cikli i konventave rinore u mbyll me Konventën madhështore të zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, ku morën pjesë qindra të rinj, të cilët të entuziazmuar pas Aleancës KuqeZi dhe të guximshëm për të sfiduar të keqen u betuan se do të angazhohen deri sa Shqipëria të bëhet e nderuar dhe e respektuar.