Saturday, November 3, 2012

Drejtoria Arsimore Korçë humbet të gjitha gjyqet me paditësit



Autori i këtij lajmi është mësues e gazetar në Rrethin e Korçës dhe ja dërgoi Alban Daci, Sekretarit të Arsimit tek Aleanca Kuq e Zi për të dëshmuar se si është degraduar arsimi. 

Korçë- Burime nga Gjykata e Faktit në Korçë bëjnë me dije se Drejtoria Arsimore e Korçës i ka humbur , pothuaj, të gjitha gjyqet me mësuesit e larguar nga puna. Janë 20 raste ku kjo drejtori ka qenë e paditur dhe 17 prej tyre janë fituar nga pala paditëse.

Kjo i ka shkaktuar një dëm kolosal Buxhetit të Shtet pasi fituesit e gjyqeve, do të shpërblehen me rreth 8 mijë euro secili, gjë që do t’i kushtonte këtij buxheti afro 200 milion lekë.
Fakti që , pothuajse, të gjithë paditësit fitojnë gjyqin me DRA tregon se masa e marrë ndaj tyre ka qenë antiligjirore dhe e bazuar jo në kritere të drejta, por mbi një klientelizëm personal të drejtuesve të arsimit në rrethin e Korçës.
Prej dy vitesh DRA Korçë i ndjek këto lloj metodash, jo vetëm në largimin e personelit nga puna, por edhe ne rekrutimin e personelit të rid he sidomos në qarkullimin e mësuesve nëpër shkolla të ndryshme në qytet e në fshat.
Qarkullojnë fjalë se për të hyrë në punë një mësues/e duhet të paguajë nën dorë një rrogë mujore, apo për t’u transferuar nga fshati në qytet, po nënë dorë duhet të paguajë, 2-3 mijë Euro. Në të vërtetë “Ku ka zë s’është pa gjë”, thotë fjala e urtë, por këto duhet t’i vërtetojnë organet që janë të specializuara për mitmarrjen apo korrupsionin pasiv. Ajo që mund të themi me siguri është se, klientelizmi mbizotëron në gjithë punën e DRA Korçë dhe kjo është një gjë e vërtetuar plotësisht. Derisa mësues që në ditën e parë të punës dhe pa emërimin përkatës në diplomë emërohen në shkolla të mesme, dhjetëra kuadro qe nuk kane fare diplomën e mësuesit, por vetëm të inxhinierisë dhe agronomisë japin mësim nëpër gjimnaze apo, mësuese që nuk kanë kryer universitete, por vetëm institute të kohës së komunizmit, këtu nuk ka më vend për dyshime.