Alban Daci
Hajt shpejt flamur të prodhojmë
Do te shiten shumë
100 Vjetori i do
Hajt të shesim sa më shumë
Se xhepi para do
Hajt shpejt flamuj të blejmë
Shqiptarët për flamurin jetën japin
Ne, politika reklame duam
Nuk ka rëndësi kush është e vërteta
Patriot duhet me qenë
Patriot duhet me u shtirë
Kështu fitojmë më shumë
Në kurrizin e patriotizmit tonë
Thursday, November 22, 2012
Monday, November 19, 2012
Daci: Politikanët në Maqedoni kanë vendosur interesat e tyre personale mbi interesat e shqiptarëve
Sekretari për Arsim i Aleancës Kuq e Zi, Alban Daci në intervistë ekskluzive për portalin Express.mk, ka sqaruar pozitën politike të këtij subjekti në skenën politike të Shqipërisë, politikat mbarëkombëtare dhe të bashkimit. Duke u ndalur te shqiptarët e Maqedonisë ai konsideron se nuk duhen kaq shumë parti shqiptare në Maqedoni, por duhet një front i përbashkët.
Destan Jonuzi
ExPress.mk: AK ka filluar të jetë në qendër të polemikave mes të majtës dhe të djathtës. Berisha dhe Rama po replikojnë për ju?
A.Daci: Ç’është e vërteta Aleanca Kuq e Zi lindi si një domosdoshmëri e kohës, si një aleancë me qytetarin. Aleanca Kuq e Zi ka sjellë risi shumë të rëndësishme në politikën shqiptare si: jo më shumë se dy mandate në të gjithat nivelet e ekzekutivit dhe në drejtimet e lidershipëve te partive politike, zgjedhjen e gjykatësve nga populli dhe futjen e rolit te jurisë në vendimmarrje. Duke qenë se Aleanca Kuq e Zi është për një politikë të re dhe të ndryshme nga e vjetra është krejt e arsyeshme që dy partitë e vjetra që kanë mbi supe përgjegjësitë e 22 viteve tranzicion do të replikon. Fakti se Berisha e Rama replikojnë mbi Aleancën Kuq e Zi do të thotë se kjo e fundit është faktor politik, ku në gjirin e saj ka më shumë se 220 mijë të anëtarësuar.
ExPress.mk: Megjithatë këto 22 vjet elektorati është përcaktuar mes të majtës dhe të djathtës. Ç’fare janë ata që ju mbushin sallat për veçse patriot. A kanë ata një përcaktim politik?
A.Daci: Së pari duhet të theksojmë se sot jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Perëndim ndarja mes të Majtës dhe të Djathtës është bërë aq e hollë sa është thuajse e pamundur me bërë dallimin. Megjithatë në rastin e Shqipërisë nuk kemi ndarje ideologjike në të Majtë dhe të Djathtë, por kemi grupe personash të cilët zëvendësojnë fytyrat e njëri-tjetrit pa sjell asgjë të re, por thjeshtë korrupsion, keqqeverisje si dhe politika antikombëtare. Aktivistët dhe mbështetësit e Aleancës Kuq e Zi nuk janë vetëm patriot, por janë qytetarë të ndershëm që vijnë nga familjet më fisnike që kanë derdhur gjakun e tyre për Shqipërinë tonë. Janë njerëz që e duan Bashkimin Kombëtar, që i duan shqiptarët krenar dhe respektuar në rajon. Janë njerëz që duan që shqiptarët të jetojnë në një sistem politik që garanton sistemin demokratik të qeverisjes dhe sistemin miks të ekonomisë, atë të ngjashëm me modelet që aplikojnë vendet nordike. Ata që mbështesin Aleancës Kuq e Zi janë qytetarët që e duan dhe besojnë në ndryshimin e madh të 2013, ku Shqipëria do të bëhet dhe do të bëhet vetëm Kuq e Zi.
ExPress.mk: Ju jeni një parti me theks nacionalist, por çuditërisht nuk keni shumë sulme nga Perëndimi, siç pritej në fillim. Ç’fare ka ndodhur?
A.Daci: Së pari duhet të theksojmë se Aleanca Kuq e Zi është më shumë se një parti klasike, ajo është një Lëvizje Mbarë Kombëtare, e cila për herë të parë në historinë politike shqiptare ka shtrirjen e saj edhe përtej kufijve aktual të Shqipëris, në të gjitha trojet etnike shqiptare si edhe në Diasporë. Së dyti në mënyrë reciproke të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora kanë përfaqësuesit e tyre në strukturat më të larta të Aleancës Kuq e Zi. Ne nuk jemi dhe nuk konsiderohemi në mënyrë klasike një parti nacionaliste. Ne jemi parti me orientim e filozofi patriotike-demokratike. Patriotizmi gjen mbështetjen më të mirë tek demokracia dhe vetë demokracia nuk do të kishte kuptim pa patriotizmin. Mjafton të shikojmë se patriotizmi është vlera më e lartë që mban SHBA si shtetin më demokratik dhe më krenar në Botë. Pastaj Aleanca Kuq e Zi është krejt në të njëjtën linjë me SHBA, sepse ajo kërkon e mbështetet tek principi i Vetëvendosjes, i cili është krijuar për herë të parë pikërisht nga presidenti Wilson dhe më vonë bëhet një ndër principet më të rëndësishme të të Drejtës Ndërkombëtare. Gjithashtu ashtu si SHBA, Aleanca Kuq e Zi kërkon dhe insiston në demokratizimin e vendit, sepse demokracia është forma më e mirë e qeverisjes.
ExPress.mk: Duket sikur i keni ndarë demokratët në pro serb dhe socialistët në pro grek?
A.Daci: Nuk është aspak e vërtetë se ne kemi bërë ndarjen në serb e grek sipas bindjeve politike. Ne kemi thënë e kemi dëshmuar se në këto 22 vite Shqipëria është qeverisur nga tradhtar që e kanë shkatërruar këtë vend dhe nuk po lënë burim nën tokësor e mbi tokësor pa shitur. Përgjegjëse kryesore në vitet e fundit për akte tradhtie bie pikërisht mbi PD që është edhe Pozita, e cila me paturpësinë më të madhe deshi t’i fal Greqisë qindra kilometra platformë detare.
ExPress.mk: A keni të njëjtin mendim dhe për bizneset turke në Shqipëri?
A.Daci: Nuk e kuptoj për car e keni fjalën. Mendoj se është pa vend një krahasim i tillë.
ExPress.mk: A po mendoni për aleanca para zgjedhore apo pas zgjedhore, apo ende herët?
A.Daci: Aleanca Kuq e Zi është krijuar për të qenë një aleancë me qytetarët dhe për të vendosur Atdheun mbi gjithçka. Megjithatë, në lidhje me politikat dhe aleancat janë forumet drejtuese të Aleancës Kuq e Zi që do të vendosin. Çdo vendim i marrë do të jetë në shërbim dhe në interesat e qytetarëve.
ExPress.mk: Subjekte politike dhe jopolitike në Kosovë angazhohen për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A e mbështetni ju këtë ide?
A.Daci: Aleanca Kuq e Zi është parti e parë politikë që në këto 100 Pavarësi e ka shkruar si e zeza mbi të bardhën në programin e saj politik çështjen e Bashkimit Kombëtar. Shqiptarët duhet të bashkohen në diçka më të madhe se sa vetë Shqipëria. Unë, sot njoh vetëm dy forca politike që mbështesin hapur Bashkimin Kombëtar, Aleancën Kuq e Zi dhe Vetëvendosjen. Aleanca Kuq e Zi me datë 28 Nëntor do të jetë në Morinë për të shembur murin virtual që ndan shqiptarët me shqiptarët. Ky do të jetë Nëntori i tretë i Bashkimit. Me datë 28 Nëntor shqiptarët e Kosovës do të kalojnë në këmbë kufirin absurd për të festuar pastaj me vëllezërit e tyre 100 Vjetorin e Pavarësisë.
ExPress.mk: Nëse realizohet kjo atëherë ç’fare ndodh me shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës etj. Integrimi i tyre parashikohet me dhënien e pasaportave dhe shtetësisë së Shqipërisë. A e mbështetni edhe këtë ide?
A.Daci: Ne kemi qenë të parët që kemi hedhur idenë dhe e kemi mbështetur fuqishëm idenë: Një komb, një Gjuhë, një Flamur dhe një Pasaportë. Mendoj se procesi i Bashkimit të Shqiptarët është i pandalshëm dhe nuk duhet të ketë lidhje dhe pritje me proceset e tjera të integrimit të kontinentit. Bashkimi i shqiptarëve është një e drejtë hyjnore dhe ligjore.
ExPress.mk: Cili do ishte vlerësimi juaj për eksponentët politikë shqiptar në Maqedoni si: Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani?
A.Daci: Që ato kanë vendosur interesat e tyre personale mbi interesat e shqiptarëve. Shqiptarët atje vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira ekonomike, të diskriminuar dhe të shtypur. Gjithashtu vazhdojnë të mos quhen shtet-formues siç e meritojnë. Nuk duhen kaq shumë parti shqiptare në Maqedoni, por duhet një front i përbashkët. Aleanca Kuq e Zi dega në Maqedoni vetëm pak javë më parë në Shkup propozoj linjën e saj: Një front i përbashkët për të mirën e shqiptarëve.
Friday, November 16, 2012
Në errësirë ishim e në errësirë jemi
Alban Daci
Në Shqipëri duket sikur ka një prirje ciklike për t’u përsëritur ngjarjet
dhe fenomenet. Me çdo ndryshim që ndodh duket sikur ndryshojnë edhe gjërat e
fenomenet, po pa kaluar shumë kohë situata rikthehet edhe njëherë si në fillim
e në fund asgjë nuk ndryshon. Në vitin
2005 qeveria e re që erdhi në pushtet, Shqipërinë e gjeti në një errësirë të
plotë për shkak të krizës dhe të keqmenaxhimit të energjisë elektrike. Shqipëria
e vitit 2005 ishte e varfër, e zhytur
në korrupsion e kishte mbetur në vend numëro për sa i përket çështjes së
integrimit në zonën euro-atlantike
Qeveria e re erdhi në pushtet me moton e “duarve të pastra”, e luftës me pa
kompromis kundër krimit të organizuar, me premtimin për 24 orë drita dhe uji. Ç’është
e vërteta në vazhdim të viteve 2005, 2006 dhe 2007 vendi njohu një far
zhvillimi dhe procesi . Disa banda të rrezikshme dhe të njohura u arrestuan dhe
u burgosën, kufizimet e energjisë elektrike dhe të furnizimit me uji energjike
u zvogëluan. Gjithashtu, u bënë reforma të rëndësishme edhe ne sistemin e drejtësisë.
Këto hapa të rëndësishëm ndihmuan që Shqipëria të ecte përpara edhe në procesin
e integrimit në zonën euro-atlantike.
Për këtë arsye shqiptarët filluan më në fund të buzëqeshnin dhe të ishin optimistë për të ardhmen. Për fa të keq optimizmi i tyre ishte i shkurtër dhe zhgënjyes. Shpejt ndodhi ajo që kishte
ndodhur gjithmonë në vendin tonë. Në Shqipëri sapo duket sikur gjithçka po shkon mirë, në mënyrë
krejt të paqartë gjërat kthehen edhe njëherë si më parë. Kam shkruar më parë se
proceset e zhvillimit në Shqipëri si në fushën politike, ekonomike dhe sociale bëhen
sipas formulës “një hap para e dy mbrapa”.
Ngjarjet që vijuan më vonë si Gërdeci, 21 janari, filmimi i ish
kryeministrit me një nga ministrat e tij për afera korruptive u rikujtuan shqiptarëve, se ndryshimi është
thuajse i pamundur. Shqiptarët në mënyrë të vetëdijshme u futën përsëri në
llogoren e pesimizmit .
Problemet reale në vend filluan pas vitit 2009 më të ashtuquajtur “koalicionin e integrimit”, i cili për hir të vërtetës vetëm i tillë nuk mund të konsiderohet. Një ndër politikat kryesore të këtij koalicioni ishte edhe procesi i koncesioneve, ku shumë burime të rëndësishme të makroekonomisë shqiptare duke ndjekur procedura jo transparente dhe duke përkrahur interesa të ngushta klanore u shitën. Në këtë proces u fut edhe sistemi i energjetikës dhe ai i minierave. Këto dy sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare u lanë të administrohen nga kompani private.
Problemet reale në vend filluan pas vitit 2009 më të ashtuquajtur “koalicionin e integrimit”, i cili për hir të vërtetës vetëm i tillë nuk mund të konsiderohet. Një ndër politikat kryesore të këtij koalicioni ishte edhe procesi i koncesioneve, ku shumë burime të rëndësishme të makroekonomisë shqiptare duke ndjekur procedura jo transparente dhe duke përkrahur interesa të ngushta klanore u shitën. Në këtë proces u fut edhe sistemi i energjetikës dhe ai i minierave. Këto dy sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare u lanë të administrohen nga kompani private.
Sot në vend që të ishin bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e këtyre dy
sektorëve, janë bëra hapa të mëdha në kthimin dhe degjenerimin e situatës. Sot
miniera e Bulqizës, me një burim dhe rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike
ndodhet në ditë më të vështira të saj. Kjo për faktin se kompania private, nuk
ka bërë asnjë investim të ri për të hapur sektor të ri shfrytëzimi si dhe nuk
ka bërë investime për të përmisuar kushtet e punës së minatorëve.
Gjithashtu edhe situata energjetike në Shqipëri është pranë një kolapsi të vërtetë.
Kjo po ndodh për faktin se kompania CEZ ka ndjekur metodën e hajdutit të pa
identifikuar. Duke qenë se kjo kompani nuk kishte një politikë korrekte në mbledhjen
e faturave si dhe faktin se investimet e saj të bëra në rrjet janë shumë të
vogla ose të papërfillshme, qytetarët humbën besimin duke preferuar të mos paguajnë.
Kemi plot raste që shumë familje paguanin rregullisht energjinë elektrike,
derisa erdhi CEZ dhe filloi të vinte fatura të çmendura dhe absurde si për nga
sasia e konsumimit të energjisë elektrike ashtu edhe për nga realiteti ekonomik
i familjeve shqiptare.
Para se një qeveri të kërkoi të vendos standarde të reja, duhet të studioi
situatën ekonomike dhe sociale të qytetarëve të tij. Shqipëria është një vend
totalisht i prapambetur për sa u përket sistemeve të ngrohjes nëpër shpi dhe të
burimeve që mund të shfrytëzohen për të gatuar. Në Shqipëri mungon sistemi i
gazit që çdo vend perëndimor e ka. Pallatet e vjetra dhe të rejat që ndërtohen
nuk kanë asnjë sistem të përbashkët ngrohje.
Mund të duket qesharake për një perëndimor, por në Shqipëri nuk mungojnë
rastet, kur personat blejnë bombolat e mbushura me gaz të lëngshëm dhe i
ngjitin në katin e gjashtë në shpinë. Shumica e pallateve të ndërtuara para
viteve ’90 dhe pas viteve ’90 nuk plotësojnë as standardet minimale.
Një fenomen tjetër që ka ndodhur nga 2005 deri sot është edhe rritja me
100% të çmimit të energjisë elektrike. Shqipëria është një vend me burime të mëdha
hidrike dhe një prodhuese e rëndësishme e energjisë elektrikë. Për këtë arsyeje
nuk e shpjegoj dot rritjen e çmimit. Gjithashtu sipas ligjeve të ekonomisë
rritja e çmimit të një shërbimi duhet të përkthehet me rritjen e cilësisë së
këtij shërbimi. Nisur nga ky fakt, rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është
përkthyer në përmisimin e furnizimit me energji elektrike.
Duke u nisur nga fakti se energjia elektrike është burimi i vetëm dhe
absolut i konsumimit të qytetarëve, çmimi i saj nuk duhet të jetë lartë, sepse
konsumimi i saj është vlerat maksimale.
Gjithashtu për shkak edhe të situatës ekonomike të rënduar që ndodhen
familjet shqiptare nuk duhet të ndodhte kjo rritje e çmimit.
CEZ në politikën e saj të fundit për të mbuluar falimentimin dhe dështimin
e saj ka vendosur të ndaloi furnizimin me energji elektrike edhe të stacioneve
të pompave që përdoren për të furnizuar me uji të pijshëm familjarët.
Gjithashtu, po vetë ambasada e SHBA sipas një njoftimi të bërë njoftonte
qytetarët e saj se në Shqipëri mund të ketë revolta të qytetarëve për shkak të
mungesës së furnizimit me energji elektrike dhe uji të pijshëm.
Është absurde apo jo, reale apo jo, ne u rikthyem përsëri në vitin zero,
aty ku e nisem me pa drita dhe pa uji të pijshëm. Pra, kaluan tetë vite nga
2005 dhe asgjë nuk ndryshoj. Shqiptarët vazhdojnë të jetojnë si në mesjetë, ku
ju mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Atëherë, ky është momenti
decisivë për të reflektuar se çfarë po ndodh me ne shqiptarët.
Pse ne jemi të destinuar të vazhdojmë në jetën tonë me formulën “një hap
para e dy mbrapa”? Shqiptarët duhet të kërkojnë alternativa të reja përfaqësimi
dhe qeverisje. Dy modelet e vjetra tashmë të përfaqësimit dhe të qeverisjes, e
Djathta dhe Majta, nuk kanë sjellë asgjë të re dhe nuk kanë garantuar asnjë
zhvillim dhe përparim të rëndësishëm të kushteve të jetesës së qytetarëve.
Qytetarët duhet të reagojnë për jetën dhe kushtet ku zhvillohet ajo. Në një
demokraci, ku qytetarët nuk reagojnë për të drejtat e tyre legjitime, ajo është
false dhe nuk garanton një proces pozitiv në zhvillimet e më tejshme. Shqiptarët
deri sot, për fat të keq kanë qenë tamam ‘një tufë delesh” që thjeshtë kanë
ndjekur instinktet e politikes dhe nuk kanë ndikuar në transformimet dhe
proceset e saj.
Pra, shqiptarët deri më sot kanë qenë thjeshtë konsumator të një politike që
nuk i ka përfaqësuar dhe jo protagonist të saj. Sot më shumë se kurrë ka ardhur
momenti që qytetarët shqiptarë të jenë jo vetëm konsumator, por edhe
protagonist të një model të ri politik, i cili do të përfaqësonte interesat e
tyre dhe do të orientohej në kahun e kërkesave që ato kanë.
Nëse shqiptarët pas 22 vjet tranzicion nuk reagojnë duke e kuptuar politikën
si një art qeverisje, administrimi në shërbim të mirës së përbashkët dhe
komunitar, rrezikojnë të hyjnë në sokakun e një errësire të madhe.
Politika e vjetër erdhi me errësirë e po largohet në errësirë. Ka ardhur
momenti i lindjes të një shkëndije të re, me plotë shpresë dhe guxim për të
ardhmen. Ky guximin duhet të jetë një shumatore e gufimeve kolektive që ka një
qëllim të përbashkët, jetën qytetare e komunitare, ku interesat e secilit janë të
përfaqësuara në mënyrë të barabartë dhe vihen në shërbimin e komunitetit.
Monday, November 12, 2012
Aleanca KuqeZi Dibër
Aleanca KuqeZi Dibër- Java që sapo u mbyll ishte shumë e suksesshme
për Aleancën KuqeZi në Dibër, sepse u realizuan Konventat e Aleancës Rinore
KuqeZI në Burrel, Bulqizë e Peshkopi. Këto konventa hodhën bazat e organizimit
strukturor të të rinjve KuqeZi.
Aleanca KuqeZi në gjirin e saj ka një numër të konsiderueshëm të rinjsh,
të cilët janë të vendosur, energjik dhe të shkolluar për të kontribuar në
ndryshimin e madh të 2013 të kurorëzuar me fitoren madhështorë të Aleancës KuqeZi.
Cikli i konventave rinore u mbyll me Konventën madhështore të zhvilluar në
qytetin e Peshkopisë, ku morën pjesë qindra të rinj, të cilët të entuziazmuar
pas Aleancës KuqeZi dhe të guximshëm për të sfiduar të keqen u betuan se do të
angazhohen deri sa Shqipëria të bëhet e nderuar dhe e respektuar.
Tuesday, November 6, 2012
Prononcim i radhës i dhënë nga dr. Alban Daci për gazetë Bota Sot.
Dr. Alban Daci analist
dhe ekspertë në marrëdhënie ndërkombëtare nuk fsheh habinë se si është e mundur, që diplomatët e Kosovës, shefi i
kësaj diplomacie të përkrah propozime që çojnë mbrapa. Një model i tillë mund
të vinte në shprehje për krijimin e raporteve të reja me Shqipërinë.
“Çudirat nuk paskan të
sosur. Përdoret modeli gjerman, për marrëdhëniet e Kosovës me të Serbisë, më
shumë se puro injorancë nuk di si ta quaj ndryshe. Ndoshta mund të kishim një
krahasim të modelit gjerman në rastin e
Kosovës me Shqipërinë.
Them ndoshta, se në
njëfarë mënyrë kemi të bëjmë ashtu si dy Gjermanitë, me një popull që është i ndarë. Pra, faktin se kemi shqiptarët që sot janë të ndarë mes veti dhe ashtu
si Muri i Berlinit, kanë kufirin absurd që simbolizohet nga Morina që ndan
shqiptarët me shqiptarët”, thotë Daci për “Bota sot”.
Më pasi kujton se si
ndodhi ndarja e dy Gjermanive, që po ashtu janë rrethana përjashtuese për
Kosovën. “Megjithatë, edhe rasti i Gjermanisë nuk është krejtësisht i ngjashëm
me rastin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Gjermanët u ndan pikërisht pasi nisën
një luftë dhe dogjën gjithë kontinentin.
Ndërsa, shqiptarët u
ndan thjeshtë se kështu ishin interesat e etnive të rajonit dhe të kancelarive
të Europës”, thotë Daci.
Ai më pas shpreh habinë
se si është e mundur që ende dikush kërkon zgjidhje apo modele për të krijuar
raporte të reja me Serbinë, kur ato tashmë janë të qarta, të paktën që nga
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës. “Nuk e kuptoj se pse duhet me gjet kërkime
për të bërë krahasime dhe për të shpjeguar se si duhet të jenë marrëdhëniet me
Serbisë dhe Kosovës”, thotë ai për të vijuar më tej me argumentimin e kundërshtimit.
“Këto marrëdhënie duhet
të jenë mbi bazën e reciprocitetit si dy vende të pavarura. Çështja e kufijve
të Kosovës besoj se tashmë nuk ka asnjë pikë dyshimi se është një çështje krejt
e mbyllur pas deklaratës të përbashkët që bënë Klintonin dhe Ashtonin me rastin
e vizitës në Kosovë, ku ndër të tjera nënvizuan se: çështja e kufijve të
Kosovës është e mbyllur njëherë e përgjithmonë”, thotë Daci, një përkrahës i
fuqishëmi idesë së bashkimit kombëtar.
28 Nëntor: Kuksianë, Dibranët e Matjanët shkojnë në Morinë
Me datë 28 Nëntor, të gjithë
ne shqiptaret që për një shekull jemi nda padrejtësisht mes veti, që kemi
gjakun e kuq dhe shqiponjën përkrenare të zezë, duhet të shkojmë bashkë me
Aleancën Kuq e Zi në Morinë e ta shembim murin që na ndanë dhe të themelojnë me
rastin e 100 Vjetorit fillimin e historisë së bashkimit.
Kukësi, Dibra dhe Mati, këto zona
të krenarisë dhe trimërisë kanë njohur në histori shumë beteja të përgjakshme
nga ku kanë dalë vetëm me triumf.
Në shekuj Dibranët, Matjanët
dhe Kuksianet janë bërë një trup i vetëm përballë hordhive të huaja, sidomos ato
turke dhe sllave.
Qindra e mijëra serbë e turq kanë
lënë kokën e tyre në Lumë, Dibër e Mat.
Kuksianet, Dibranët dhe Matjanët
kanë qenë gjithmonë në linjën e parë,
kur bëhej thirrja për rezistencë ndaj pushtuesve dhe kur hidheshin idetë dhe
nevojat për Bashkim Kombëtar.
Kuksianët, Dibranët e Matjanët
ishin të parët që hapën dyert për të mirëpritur vëllezërit e tyre kosovar që për
shkak të pastrimit etnik serb u detyruan të linin shtëpitë e tyre, tokat e tyre
dhe varret e të afërmeve të tyre.
Të gjithë e kujtojmë luftën e
Kosovës, ku qindra shqiptarë të pafajshëm u vranë nga makina gjakatare e
Milloshevicit e qindra e mijëra të tjerë po nga e njëjta makinë gjakatare u dëbuan
dhe u detyruan me dhunë e represion të braktisnin shtëpitë e tyre.
Të gjithë e kujtojmë mikpritjen
madhështore dhe të paprecedentë në histori që banorët e Kukësit u bënë shqiptarëve
të Kosovës.
Kuksianët, Dibranët e Matjanët e meritojnë të jenë kryesorët që
do shkojnë masivisht më 28 nëntor në Morinë për të festuar bashkë me Aleancën
Kuq e Zi ditën e Bashkimit Kombëtar. Ditën kur muri që i ndan padrejtësisht shqiptarët
me shqiptarët do të rrëzohet duke hapur një kapitull të ri në historinë shqiptare,
atë të bashkimit të merituar, por të mohuar padrejtësisht në këto 100 vite pavarësi.
Të bashkuar jemi më të fortë,
më të sigurt dhe më të barabartë me popujt e tjerë të Rajonit.
Monday, November 5, 2012
28 Nëntor të gjithë shkojmë në Morinë
Me datë 28 Nëntor, të gjithë ne shqiptaret që për një shekull jemi nda padrejtësisht mes veti, që kemi gjakun e kuq dhe shqiponjën përkrenare të zezë duhet të shkojmë bashkë me Aleancën Kuq e Zi në Morinë e ta shembim murin që na ndan dhe të themelojnë me rastin e 100 Vjetorit fillimin e historisë së bashkimit. Të bashkuar jemi më të fortë, më të sigurt dhe më të barabartë me popujt e tjerë të Rajonit.
Saturday, November 3, 2012
Kuq e Zinjtë bënë një hap të rëndësishëm drejt lidershipit
Alban Daci
Pas një trajnimi intensiv mbi lidershipi, ku nuk munguan edhe ligjërues të
rëndësishëm si Sh. T. z. Marco Leidekker- Kreu i
Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Sh. T. z. Martin de la Beij- Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Prof.
Lisen Bashkurti President i ADDSH, Dr. Iliri Kulla-Drejtor Ekzekutiv i ADDSH,
Dr. Alban Daci- Sekretar i Arsimit i Aleancës Kuq e Zi, aktivistët e Aleancës
Kuq e Zi në një ceremoni sublime u pajisen me certifikatë.
Në këtë ceremoni të ftuar nderi ishin z. Kreshnik Spahiu- Kryetari i Aleancës
Kuq e Zi dhe Loris Castriota Scanderbegh, trashëgimtari i familjes të heroit
tonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Duhet të nënvizohet fakti se ky trajnimi u bë i mundur falë një bashkëpunimi
të suksesshëm mes Aleancës Kuq e Zi dhe Akademisë Diplomatike Shqiptare. Ky është
vetëm fillimi i një seri trajnimesh që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që do
të kenë për efekt studimi politikat sociale, politike, ekonomike dhe të
qeverisjes, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në nivelin ndërkombëtar.
Dr. Loris Castriota Scanderbegh gjatë fjalës së tij të falënderimit ndër të
tjera nënvizoi: “Këtu shikoj shumë të rinj, të cilët janë një garanci për një të
ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Uroj që të gjithë ju të bëheni
lider të vendit ashtu siç ishte Skënderbeu në kohën e tij. Të jesh lider nuk
mjafton vetëm inteligjenca, por duhet edhe një formim i mirë profesional”.
Aleanca Kuq e Zi, beson se ka ardhur momenti që shqiptarët të largohen nga
politika amatoriale, por të kthehen në politikanë profesionistë të mirë formuar
mbi proceset politike, sociale dhe ekonomike.
Të sapo diplomuarit pas këtij trajnimi të rëndësishëm dhe interesant në të
njëjtën kohë sapo kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt karrierës së vështirë
dhe shumë të rëndësishme të liderishipit.
Drejtoria Arsimore Korçë humbet të gjitha gjyqet me paditësit
Autori i këtij lajmi është mësues e gazetar në Rrethin e Korçës dhe ja dërgoi
Alban Daci, Sekretarit të Arsimit tek Aleanca Kuq e Zi për të dëshmuar se si është
degraduar arsimi.
Korçë- Burime nga Gjykata e Faktit në Korçë bëjnë me dije se Drejtoria Arsimore
e Korçës i ka humbur , pothuaj, të gjitha gjyqet me mësuesit e larguar nga
puna. Janë 20 raste ku kjo drejtori ka qenë e paditur dhe 17 prej tyre janë
fituar nga pala paditëse.
Kjo
i ka shkaktuar një dëm kolosal Buxhetit të Shtet pasi fituesit e gjyqeve, do të
shpërblehen me rreth 8 mijë euro secili, gjë që do t’i kushtonte këtij buxheti
afro 200 milion lekë.
Fakti që , pothuajse, të gjithë paditësit fitojnë gjyqin me DRA tregon se masa
e marrë ndaj tyre ka qenë antiligjirore dhe e bazuar jo në kritere të drejta,
por mbi një klientelizëm personal të drejtuesve të arsimit në rrethin e Korçës.
Prej dy vitesh DRA Korçë i ndjek këto lloj metodash, jo vetëm në largimin e
personelit nga puna, por edhe ne rekrutimin e personelit të rid he sidomos në
qarkullimin e mësuesve nëpër shkolla të ndryshme në qytet e në fshat.
Qarkullojnë fjalë se për të hyrë në punë një mësues/e duhet të paguajë nën dorë
një rrogë mujore, apo për t’u transferuar nga fshati në qytet, po nënë dorë
duhet të paguajë, 2-3 mijë Euro. Në të vërtetë “Ku ka zë s’është pa gjë”, thotë
fjala e urtë, por këto duhet t’i vërtetojnë organet që janë të specializuara
për mitmarrjen apo korrupsionin pasiv. Ajo që mund të themi me siguri është se,
klientelizmi mbizotëron në gjithë punën e DRA Korçë dhe kjo është një gjë e
vërtetuar plotësisht. Derisa mësues që në ditën e parë të punës dhe pa emërimin
përkatës në diplomë emërohen në shkolla të mesme, dhjetëra kuadro qe nuk kane
fare diplomën e mësuesit, por vetëm të inxhinierisë dhe agronomisë japin mësim
nëpër gjimnaze apo, mësuese që nuk kanë kryer universitete, por vetëm institute
të kohës së komunizmit, këtu nuk ka më vend për dyshime.
Thursday, November 1, 2012
Dott. Alban Daci si incontra con dott. Loris Castriota Scanderbegh
Oggi, dott. Alban
Daci, il Segretario per la Istruzione presso
il partito albanese Aleanza Rosso e Nera si è incontrato al Hotel Tirana a Tirana
con dott. Loris Castriota Skanderbegh, l’erede della famiglia del nostro eroe nazionale
Girgio Castriota Scanderbegh. Dott. Loris non è solo l’erede della dinastia di
Scanderbegh, per la quale tutti noi ci sentiamo onorati, ma anche un giornalista
professionista ben noto in Italia. Durante questo appuntamento dott. Daci ha
avuto l’occasione in nome del Presidente del Partito sig. Kreshnik Spahiu, ad invitare dott. Loris per essere presente e
partecipare insieme ad Aleanza Rosso e Nera per 28 novembre, nell’100 nario
dell’Indipendenza dell’Albania che si festeggera a Morin, nel confine che
divide gli albanese tra albanesi. Dott. Loris ha accettato con grande piacere
questo invito confermando la sua presenza.
Dr. Alban Daci, Sekretari i Arsimit takohet me trashëgimtarin e Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Dr. Alban Daci, Sekretari i Arsimit i Aleancës Kuq e Zi, pati kënaqësinë
dhe nderin të takohej sot tek Hotel Tirana me Loris Castriota Skanderbegh, Trashëgimtarin
e Familjes të heroit tonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Dr. Loris jo
vetëm është trashgimtari i familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu për të cilët
ndjehen krenar, por është gjithashtu edhe një gazetar profesionist shumë i njohur
në Itali. Dr. Alban Daci pati rastin ta ftoi Loris Castriota Skanderbegh që me
28 Nëntor, në ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë t’i bashkohet Aleancës Kuq e
Zi për të festuar në Morinë, në kufirin që ndan shqiptarët nga shqiptarët. Dr.
Loris Castriota Skanderbegh u shpreh shume entuziast dhe e pranoi me shumë dëshirë
një ftesë të tillë duke deklaruar prezencën e tij.
Subscribe to:
Posts (Atom)