Prononcim për gazetën “Bota Sot”
Për Alban Dacin për sa u përket vrasjeve thotë se
shteti ligjor dhe demokratik duhet të parandaloi çdo lloj vrasje dhe të garantoi
sigurinë e qytetarëve pavarësisht profesionit që kanë. Në periudhën e
absolutizmit, kundërshtari politik luftoj me ide, me programe, lobe e klane dhe
nëse nuk sfidohej me asnjërën prej këtyre si alternativë e fundit ishte
eliminimi fizik.
Ka ngjarje që kanë ndodhur si në Kosovë dhe
Shqipëri,të cilat akuzohen si vrasje për motive politike. “Aleanca Kuq e Zi ka
si qëllim final reformimin Pushtetit të Drejtësisë si në drejtimin e forcimit
të tij në kahun e autonomisë duke respektuar check e balance si dhe duke e bërë
me efikas me pjesëmarrje edhe të qytetarëve.
Pra, disa gjyqtarë siç janë ato të Gjykatës
Kushtetuese duhet të zgjidhen edhe nga populli si dhe të futet në procesin gjyqësor
edhe figura e jurisë, ku qytetarët të japin verdiktin për ndëshkimin e
personave që kanë konsumuar vepra penale.
“Vetëm me një Pushtet Juridik efikas dhe të
pavarur, Kosova dhe Shqipëria do të arrin të zbardhin dosjet e të kaluarës dhe
të garantojnë një drejtësi për qytetarët, ku para ligjit janë të gjithë të
barabartë”, thotë Daci.