Saturday, September 8, 2012

“Komiteti Kuq e ZI” për mbrojtjen e Minatorëve të Bulqizës




Sot, Aleanca Kuq e Zi organizoi në qytetin e Bulqizës një tryezë të rrumbullakët me minatorët e Minierës së Bulqizës.  Është për tu nënvizuar fakti, se për herë të parë në 20 vjet tranzicion organizohet një tryezë e tillë nga një forcë politike.
Në këtë tryezë të rrumbullakët merrnin pjesë: minatorë, intelektualë, qytetarë, studentë, përfaqësues lokal të Aleancës Kuq e Zi dhe z. Alban Daci, Sekretar i Aleancës Kuq e Zi.
Nga kjo tryezë e rrumbullakët dolën disa iniciativa të përbashkëta.

-          “Komiteti Kuq e Zi” për mbrojtjen e minatorëve të Bulqizës.
Duke marr shkas nga situata aktuale e minierave shqiptare, të cilat sipas edhe vetë Ministrisë së Ekonomisë, kanë dalë jashtë kontrolli si dhe faktin, se viktima të vetme të kësaj situate janë minatorët. Atëherë Aleanca Kuq e Zi si forcë politike e dalë nga qytetarët dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe të pasurive kombëtare vendosi të krijoi bashkë me minatorët dhe shoqërinë civile “Komitetin Kuq e Zi” për mbrojtjen e minierave”.Ky komunitet në përbërjen e tij do të ketë: Minatorë, studentë, intelektualë, qytetarë dhe drejtues lokal të Aleancës Kuq e Zi. Qëllimi i këtij Komiteti është të përfaqësoi, legjitimoi dhe të mbroj të Drejtat e Minatorëve.
-          Të krijohet me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë një monument, që të simbolizoi punën e palodhshme të minatorëve si dhe të shënohen emrat e të gjithë minatorëve, të cilët kanë humbur jetën aksidentalisht në punë.
-          Të krijohet një muze për historinë  e kësaj miniere, e cila është e hershme pothuajse sa vetë 100 Vjetori i Pavarësisë.