Friday, September 21, 2012

Maqedonia, lufta e shqiptarëve në 2001 ishte e drejtë


Alban Daci

Prononcim për gazetën “Bota Sot”


Dr. Alban Daci thotë se lufta e bërë nga Shqiptarët në 2001 në Maqedoni, ishte një luftë e drejtë e cila, ishte e vetmja mënyrë që shqiptarët të dëgjoheshin pas vite diskriminimi e poshtërimi që kishin bërë sllavo-maqedonasit që nga shpallja e pavarësisë përmes referendumit. Duhet të kujtojmë se shqiptarët nuk e pranuan, por e abstenuan atë referendum.
“Lufta e shqiptarëve në vitin 2001 u konkludua me Marrëveshjen e Ohrit, e cila deri tani nuk ka gjetur zbatim nga pala sllavomaqedonase. Sipas kësaj Marrëveshje automatikisht njihen lufta e drejtë e shqiptarëve të cilët fitonin amnisti. Pra sipas kësaj marrëveshje të gjithë luftëtarët jo vetëm që nuk konsiderohen terrorist, por njihen si faktor të rëndësishëm në konkludimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thotë ai.
Ai thotë se BDI nëse nuk arrin të mbroj luftën e drejtë të shqiptarëve dhe statusin e tyre, atëherë ato vete duhet të dal nga një koalicion i tillë dhe duhet të përdorin forma të tjera demokratike për të mbrojtur vlerat pozitive të luftëtarëve të UÇK-së. “Mos respektimi i të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së është një shenjë e rrezikshme për destabilitet me shqiptarëve dhe sllavo-maqedonase dhe shpreh qartazi faktin se sllavomaqedonasit nuk janë për bashkëjetesë, por për konflikt”, thotë Daci.
Ai thotë se një gjest i tillë, jo vetëm për ndarje, por për destabilitet. “Nëse mohon vlerat për një luftë të drejtë që e bënë shqiptarët në 2001, atëherë do të thotë se sllavo-maqedonasit jo vetëm nuk janë për integrim dhe reformim, por mbetën ata që simbolizon me gjenocide dhe diskriminime mbi kritere nacionale.
Sllavo-maqedonasit nuk po pastrohen nga e kaluara e tyre e zë dhe për këtë arsye nuk arrijnë të ndërtojnë një të ardhme multietnike”, thotë dr. Daci.