Tuesday, September 11, 2012

Idealizëm pa iluzione



Alban Daci

Sot duket sikur jetojmë në një shoqëri, ku gjithçka ka ndryshuar. Ato që historikisht kanë qenë njohur si vlera të vërteta njerëzore, sot rëndomtë duket se  po konsiderohen si antivlera.  Disa këtë e quajnë si progres pozitiv të shoqërisë civile. Megjithatë, jo çdo progres quhet pozitiv nëse ai nuk del nga konteste origjinal shoqëror. Shoqëria shqiptare në kompleks lundron në ujëra të ndotura me korrupsion, kulturë antishtetërore, orientime antidemokratike, individualizëm të theksuar. Aristoteli, kur përdori shprehjen se “Njeriu është kafshë politike”, kishte kuptimin se njeriu është ndërtuar në mënyrë të tillë si specie sa nuk mund të jetoi vetëm.  Pra, nëse një njeri ka gjithçka, të gjitha të mirat materiale, por jeton i vetëm në një ishull, ai do të vdes nga mërzia dhe mungesa e komunitetit.
 Shqiptarët, për shkak edhe të historisë së tyre të mbushur me pushtime e me sulme të huaja, ka pasur vlerë të rëndësishme jetën kolektive e në komunitet. Shqiptarët njiheshin si njerëz që bënin për njëri-tjetrin. Kjo njihet më së miri edhe me cilësinë e bujarisë që i karakterizonte të gjithë shqiptarët në Rajon.
 Sot, kjo vlerë e çmuar, kjo ndenje pozitive e të jetuarit në kolektivitet po zbehet dhe po zëvendësohet me një individualizëm të brishtë e poshtërues. Shqiptarët, nga njerëz që kishin dëshirë të qëndronin në oda, ku diskutonin e zgjidhnin çështjen e komitetit përmes urtësisë, po kthehen në njerëz që preferojnë të mbyllen në oborret e shtëpive të tyre.
Krahinë e rëndësishme shqiptare që kanë qenë shquar për jetën në komunitet ka qenë pa dyshim Dibra. Me keqardhje vura re se kjo vlerë e trashëguar pozitive nuk ishte më. Mjafton të japin një shembull: “Një banor i një fshati në Dibër, kishte shitur ca dardha dhe kishte shkuar për të blerë ilaçe. Në familje nuk ishte vetëm ai që kishte nevojë për ilaçe, por ishte edhe vajza e tij. Lekët që dispononte ai, mjaftonin për të blerë ilaçe vetëm për njërin person. Ai refuzon të vetat dhe i merr ilaçet vajzës. Duke pasur parasysh situatën e vështirë që po kalonte mendon të shkoi të takojë Kryetarin e Komunës për t’i kërkuar ndihmë. Ky i fundit jo vetëm që nuk e ndihmon, por as nuk nguron ta pres e ta takoi”.
 Shembull tjetër i një individualizmi të sëmurë është fakti, se nëse një fshatar, i cili në shumicën e rasteve është edhe pa shkollë, voton për një parti, e cila nuk është fitues në zgjedhje. Atëherë atij partia “kundërshtare” i heq asistencën, duke mos pasur parasysh faktin se është kryefamiljarë dhe nuk posedon të ardhura të tjera për të mbajtur familjen. Nuk është për tu çuditur se në Shqipëri ka edhe deputet, që nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të Majtës dhe të Djathtës dhe jo më një fshatar i thjeshtë i pa shkollë.
Kohë më parë, kur një fshatar nuk kishte mundësi të  jetonte dhe të ushqehej. Mblidheshin të gjithë fshatarët e tjerë dhe sponsorizonin që edhe ai të kishte mundësi të jetonte. Ndërsa sot, çdo fshatarë apo qytetar është mbyllur në grackën e vet pa u shqetësuar se çfarë ndodh jashtë pragut të shtëpisë së tij.
Nëse ka njerëz që mendojnë dhe besojnë se edhe një person i tillë duhet të ndihmohet që të jetoi si të gjithë të tjerët. Nuk do të thotë se ato janë të çmendur, se kanë kohë për të humbur që interesohen edhe për të tjerët. Kjo kategori personazh janë idealistë, të cilët besojnë tek vlerat që mbart komuniteti.
Gjithashtu, këto persona nuk mund të konsiderohen idealistë me iluzione, që jetojnë sikur të ishin në përralla. Ato janë idealistë pa iluzione dhe kjo është fare e thjeshtë për t’u kuptuar. Për të luftuar lirinë e mohuar në komunitet, ose të një pjese komuniteti, duhet të reagoi i gjithë komuniteti si një “trup i vetëm”.
E njëjta gjë është edhe për varfërinë. Nëse një person është i varfër, sepse nuk ka alternativa të tjera, po ashtu i varfër e me probleme do të jetë i gjithë komuniteti. Ai person do të fillojnë të vjedh ose të shkel rregullat e komunitetit për të jetuar. Për këtë arsye, vetë komuniteti duhet të marr masa e të ndërhyj që edhe ai të rientigrohet plotësisht dhe të mos dalloi nga të tjerët.
Sot, për fat të keq jetojmë në një shoqëri, ku ujërat janë vetëm të turbull e të mbushura me ndotje dhe thuajse është e pamundur të gjesh një burim me ujë të pastër. Nëse e gjen një të tillë, ke frikë se edhe ai do të influencohet dhe do të turbullohet nga ndonjë burim tjetër që ndodhet aty pranë. Çdo të thotë kjo? Ne jetojmë në një shoqëri, ku anëtarët e saj kanë disa tesera anëtarësimi në parti të ndryshme dhe sapo krijohet një e re e marrin edhe atë. Këto përpiqen të fshijnë të kaluarën, mendimin origjinal të tyre për fenomenet sociale dhe të shtirën sikur janë të gatshëm për rinovimin e madh social. 
Këto nuk janë idealistë, që me të vërtetë besojnë në idealet e një shoqërie të shëndoshë, por janë oportunistë që besojnë vetëm tek suksesi individual duke përdor maskën e një interesi të përbashkët komunitar.  Kjo kuptohet fare thjeshtë në shumë raste. Nuk mundojnë rastet, ku disa të vjetër e të konsumuar në projekte të shëmtuar politike të ndodhura më parë, përpiqen të shtirën e të bëhen pjesë e projekteve të reja politike, duke thënë se janë të gatshëm për ndryshimin e madh. Si mund të pretendosh të bësh një ndryshim të madh komunitar, kur ti nuk ke ndryshuar dhe e ke të pamundur të ndryshosh në planin individual.
Tradhtari që ka qenë i tillë për disa breza me radhë nuk mund të jetë dhe nuk më të shtiret si nacionalist i shquar. Nacionalizmi është një ndjenjë fisnike, e cila nuk ka lidhje vetëm me individin në raportin individual, por me të gjithë komunitetin në kuptimin kolektiv. Nëse në familje nuk ke pasur asnjë person që ka sakrifikuar për Kombin, nuk mund të jesh një person që e kupton drejt nacionalizmin dhe të ndjehesh si nacionalist. Këtu kemi njerëz që deri pak kohë me parë deklaroheshin se ishin grek se merrnin një pension dhe sapo Greqia hyri në krizë dhe nuk mund t’u jap më pensionin. Atëherë ndërron pllakë brenda natës duke u shtir si një nacionalist i madh.
Nëse një person ka qenë gjithmonë kundër Bashkimit Kombëtar, kjo duhet të ketë patjetër ndonjë shpjegim që lidhet me familjen e tij. Në shumicën e rasteve, kemi të bëjmë me familje që jo vetën nuk kanë luftuar për vendin duke dhuruar heronj, por kanë bashkëpunuar në rolin e tradhtarit me pushtuesit. Në këto rrethana, persona që rrjedhin nga familje të tilla nuk mund të jetë patriot e ta duan Bashkimin.
Megjithatë, ky nuk është argument për të dëshmuar se Bashkimi Kombëtar nuk mund të konsiderohet ideal. Ka plot familje shqiptare, të cilat kanë luftuar e kanë dhënë edhe heronj për Kombin dhe Bashkimin e tij. Këto nuk janë idealistë me iluzione, sepse vetë historia ka dëshmuar se, kur shqiptarët e duan e Bashkimin, atëherë ai ndodh për tamam. Shqiptarët janë bashkuar sa herë kanë përdorur me logjikë të ftohtë ndjenjën e jetuarit të gjithë së bashku në komunitet.
Si çdo shoqëri edhe ajo shqiptare ka njerëz që janë mësuar të jetojnë duke ngrenë në kurriz të të tjerëve qoftë edhe duke vjedhur. Ka persona që fillimisht fillojnë të vjedhin shtëpinë e tyre, pastaj u rritet oreksi e dalin në lagje (apo fshat), u rritet përsëri më shumë e dalin në bashki (apo komunë) e mund të arrijnë deri në nivelet më të larta shtetërore duke vjedh e grabiturën të mirën e përbashkët të komitetit (shoqërisë). Megjithatë, në shoqëri ka edhe persona që brez pas brezi kanë jetuar vetëm duke punuar me djersën e ballit pa i hy askujt në hak. Bile jo rrallë herë edhe populli përdor shprehjen për persona të tillë se: të mos vjedhin se nuk u ec e nëse e bëjnë e paguajnë shtatë fish nga vlera reale. Për persona e familje të tilla ka nevojë komuniteti (shoqëria). Këto nuk janë idealistë me iluzione, por persona që besojnë se është më mirë të jetosh me djersën e ballit. Këtë e kanë nga eksperienca e trashëguar brez pas brezi.
Në Shqipëri ka plot njerëz që besojnë se edhe ky vend mund të zhvillohet e mund të jetë i begatë ashtu si shumë vende të tjera të Botës. Në të njëjtën kohë ka edhe pesimistë që besojnë ose duan të përhapin panik se ky vend nuk ka shanse për t’u zhvilluar si të tjerët. Të parët janë idealistë pa iluzione, sepse me të vërtetë kanë qenë jashtë Shtetit dhe e kanë parë konkretisht në terr mundësinë reale që ka një vend për t;u zhvilluar. Kjo mundësi varet nga burimet njerëzore me cilësi të lartë profesionale që posedon ai vend. Gjithashtu, ka edhe nga ajo kategoria e dytë, të cilët nga padituria dhe nga pa dëshira nuk besojnë në përparimin konkret të vendit.
Në Shqipëri në 20 vitet e fundit është punuar në mënyrë intensive për të zhdukur çdo krenari atdhetare. Madje është punuar që brezat që vijnë të mos kenë më asnjë dëshmi kombëtare me të cilat mund të krenohen. Po zhduken monumentet që dëshmojnë ngjarjet me të rëndësishme të Kombit si dhe po fshihen emrat e personave, të cilët dhanë jetën për Kombin dhe u shndërruan në heronj të vërtetë. Edhe pse është ndjekur një politikë e mirëfilltë antikombëtare, për të fat të mirë sot ka plot të rinj që ndjehen krenar që janë shqiptarë. Këto janë puro idealistë dhe jo idealistë me iluzione.
Të jesh krenar pse je shqiptar, do të thotë të jesh krenar për bëmat e stërgjyshit, gjyshit dhe të babait tënd. Ndjenjën e krenarisë të qenit shqiptar mund ta kenë vetëm ato persona që rrjedhin nga familje fisnike. Nga familje të pastra shqiptare që i kanë dhënë gjakun Kombit që ai të jetë i lirë dhe i pavarur.
Shqipëria sot ndodhet tamam si një makinë që është ndaluar në një kryqëzim dhe po pret të dalë drita jeshile dhe të gjej rrugën që e çon me shpejt dhe më me siguri në shpi. Sfidat e Kombit shqiptar janë të mëdha, të cilat kanë të bëjnë si me ngjarjen e brendshme politike ashtu edhe me influencat e politikave të jashtme më të cilat është i detyruar të ketë qasje.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për djem të rinj, të cilët janë idealistë për Bashkimin Kombëtar, zhvillimin e vendit, forcimin e Shtetit të së Drejtës.
Shqipëria ka nevojë për këto djem, të cilët rrjedhin nga familjet fisnike që historinë e tyre e kanë pasur të pandarë nga historia e Kombit.
Shqipëria ka nevojë për idealistë që nuk kanë iluzione për një të ardhme më të mirë, por janë të vendosur për ta bërë atë. Pa një idealizëm, shoqërorë, politik dhe kombëtar nuk mund të ketë një Shqipëri zonjë e  të nderuar brenda dhe të respektuar jashtë.