Alban Daci
Pavarësisht nga pamja e tij shpërfillëse,
aty nga mesi i vitit 1931 mbreti pranoi se udhëheqja e tij nuk e kishte
unifikuar dhe paqtuar vendin. Një seri sulmesh mbi disa qytetarë të nderuar
kroatë dhe sidomos vrasja e poshtër e profesorit të mirënjohur zagrebas, Milan
Suffllay, i thelluan edhe më ndjenjat e pesimizmit dhe të pakënaqësisë në
Kroaci.
Aleksandri e përjetoi këtë
gjendje personalisht gjatë një vizite në
Zagreb në shkurt. Për qindra vjet me radhë burrat e qytetit të Turnopoljes
kishin ofruar një truprojë nderi për vizitorët mbretërorë në qytetin e tyre.
E megjithatë me mbërritjen e
Aleksandrit ata mungonin, gjë që nuk ishte aspak karakteristike. Ndërkaq një
valë shpërthimesh, atentatesh dhe aktesh sabotazhi, të cilat i merrnin përsipër
partizanët e Ustashëve, krijoi një gjendje pasigurie për qytetarët në shumë
vise të vendit.
Një rënie e ndjeshme e standardit
të jetës në vend, pasojë e pashmangshme e krizës financiare që kishte kapërthyer
mbarë botën, e goditi keqazi Jugosllavinë. “Ne jemi përfshirë nga një krizë
ekonomike, financiare, sociale dhe morale” do t’i thoshte një miku atë pranverë,
Trumbiqi. “Në vend nuk ka më vlera morale, as materiale. Askush nuk beson më në
asgjë”.
Shqipëria, ashtu si ish Jugosllavia
në atë kohë është përfshirë në krizën e thellë ekonomike që ka pllakosur Europën.
Megjithatë, kjo krizë është shumë më shumë se sa vetëm një krizë ekonomike. Ajo
është një krizë e thellë morali, ku shteti vjedh e shet pronat e qytetarëve. Është një krizë e
thellë psikologjike, qytetarët tashmë e kanë humbur shpresën dhe durimin tek
politika e vjetër në vend.
Megjithatë, këtë situatë të vështirë
nuk e kupton vetëm Kryeministri, sipas të cilët shqiptarët janë populli më i lumtur
në botë, me rritjen më të lartë ekonomike, me standardet të larta jetese.
Sjellja e tij, ka disa shpjegime.
Së pari ai po mundohet të na fsheh të vërtetën, e cila është, se sot shqiptarët, jo vetëm, e kanë ndjerë krizën e thellë ekonomike që ka pllakosur Europën, por
po e përjetojnë si të dyfishtë. Shqiptarët gjithmonë ka pasur në shpinë krizat
e tyre ekonomike të trashëguar nga keqqeverisjet e tashmë mbi shpinë duhet të mbajnë
edhe efektet e krizës botërore.
Së dyti, ai është larguar aq shumë nga realiteti dhe nga jeta e qytetarëve, sa nuk është më i vetëdijshëm as të kuptojë e as të arsyetojë me realizëm politik. Tashmë është e njohur historia mes ujkut dhe gomarit: Ujku po e hante nga të pasmet gomarin dhe gomari thoshte ishallah jam në ëndërr. Kështu edhe këto reagimet dhe deklaratat e Berishës: vendi dhe qytetarët po përjetojnë një krizë të dyfishtë ekonomike, një të trashëguar nga tranzicioni dhe një tjetër për shkak të efekteve të drejtpërdrejta të krizës botërore dhe Berisha thotë, se qytetarët ishallah besojnë se janë në ëndërr dhe jo në realitet jetësor.
Së dyti, ai është larguar aq shumë nga realiteti dhe nga jeta e qytetarëve, sa nuk është më i vetëdijshëm as të kuptojë e as të arsyetojë me realizëm politik. Tashmë është e njohur historia mes ujkut dhe gomarit: Ujku po e hante nga të pasmet gomarin dhe gomari thoshte ishallah jam në ëndërr. Kështu edhe këto reagimet dhe deklaratat e Berishës: vendi dhe qytetarët po përjetojnë një krizë të dyfishtë ekonomike, një të trashëguar nga tranzicioni dhe një tjetër për shkak të efekteve të drejtpërdrejta të krizës botërore dhe Berisha thotë, se qytetarët ishallah besojnë se janë në ëndërr dhe jo në realitet jetësor.
Berisha, një diktator tipik
ballkanas dhe një aventurier përsa i përket metodës së qeverisjes, nuk e kupton
se tashmë kohërat po ndryshojnë dhe se gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Nuk
mund të mbahet me gënjeshtra e pallavra për vite me radhë një popull. Diktatorët
në përgjithësi dhe ato të Ballkanit në veçanti nuk e kanë pranuar asnjëherë
faktin e të qenit diktatorë. Më tipikët ndoshta në këtë linjë janë Aleksandri i
Serbisë dhe Berisha i Shqipërisë. Megjithatë, në thellësi të analizës ka një
ndryshim të madh mes të dyve, i pari ishte një atdhetar i madh dhe real për
vendin e tij, ndërsa i dyti hiqet si atdhetar, por realisht sjelljet e tij të
fundit po e tregojnë fytyrën e tij të vërtetë prej tradhtari.