Shumicën e kohës e harxhojmë thjeshtë duke dëgjuar veten dhe menduar për veten. Harrojmë të dëgjojmë të tjerët, jetën e tyre, hallet e tyre. Ndoshta një vëmendje e vogël e jona do te ishte një shpëtim i madh për të tjerët.
Ne njerëzit lindim duke dëgjuar vetëm kërkesat dhe nevoja tona. Megjithatë, në këtë botë ka plot njerëz që kanë nevojë qoftë edhe për pak çaste për vëmendjen tonë.
Sikur të dëgjonim vetëm njëherë njerëzit që kanë nevojë, bota të ishte shumë më njerëzore dhe aspak djallëzore!
Sot, në botë ka shumë njerëz flasin, premtojnë pa pushim, krijojnë probleme, bëjmë gabime, bëjnë mëkate, por thuajse shumë pak dëgjojnë hallet dhe problemet e të tjerëve.
Problemi, më i madh i sotëm, është se askush nuk përpiqet të dëgjojë, por thjeshtë kërkon të flasë për vetën, të tregojë se kush është, se car është në gjendje të bëj për veten.
Bota, është kaotike, e shpejtë, falsë, individuale. Shumë njerëz të ndershëm flasin për jetën e tyre, për hallet e tyre, për sfidat e tyre, por askush nuk merr mundimin që t’i dëgjojë.
Një fëmijë qan, sepse kërkojnë përkujdesje, sepse kërkon të ushqehet, sepse kërkon të ketë dashuri dhe përkujdesje, por ne nuk e dëgjojmë, sepse flasim për punën tonë, sukseset tona, zhgënjimet tona. Ne flasim aq shumë për veten, sa nuk kemi as vullnetin dhe as kohën e domosdoshme për ta dëgjuar.
Një ri i pa punë, flet për situatën e tij ekonomike, familjare, për të ardhmen e tij të zymtë. Askush nuk e dëgjon atë, sepse janë të zënë duke folur për t’u ngritur në detyrë, ose për tu servilosur për vetën. Ai flet për një situatë reale dhe të prekshme, ne nuk e dëgjojmë dhe krijomë situatat tona, të cilat janë një vlerë e shtuar dhe jo një realitet.
Një popull i robëruar flet për lirinë e tij të munguar, për shtypjen e tij të padrejtë, por askush nuk e dëgjon atë, sepse të tjerët flasin për pushtimet e reja e për shtypjet e reja.
Një popull flet për situatën e tij të vështirë ekonomike, por askush nuk e dëgjon atë, sepse ato flasin për mundësitë e reja korruptive.
Qytetarët flasin për problematika konkrete, për një jetë më të mirë dhe më të qetë. Askush nuk i dëgjon ata, sepse janë të angazhuar për qejfet e tyre dhe për privilegjet e tyre.
Një nënë flet për fëmijët e tij që të bëhen të edukuar, të respektuar, të ndershëm. Ata nuk e dëgjojnë atë, sepse mendojnë vetëm për jetën e tyre, për qejfet e tyre.
Vëllai flet për vëllezërit dhe motrat e tij, të jenë mirë, të punojmë dhe të ndërtojnë familjet e tyre të mrekullueshme. Ata, nuk e dëgjojnë atë, sepse flasin për egoizmat e tyre, për qejfet e tyre dhe për jetën e tyre individuale.
Një lips i braktisur në rrugë kërkon të flas me njerëz, t’u shpjegojë jetën e tij, problemet e tij. Ato nuk e dëgjojnë atë, sepse u intereson vetëm jeta e tyre, karriera e tyre, pasuria e tyre dhe modestia për të qenë të mëdhenj, indiferent të gjithëfuqishëm.
Njerëzit flasin e flasin pa pushim në jetë përmes asaj që dëgjojnë, imagjinojnë dhe shikojnë dhe në gjumë përmes ëndrrave me karakter kryesisht individual. Njerëz flasin kot, flasin edhe kur nuk është e nevojshme, por nuk dëgjojnë fare.
Sikur të gjithë të ndalonim njëherësh dhe të dëgjonim të tjerët, bota do të ishte si një rrëfim i madh, që çdo ditë është me ne, por ne nuk kemi dëshirën më të vogël për ta njohur.
Ndoshta, në këtë botë kaotike, individualiste, të mbushur me zhurma dhe me fjalë boshe, duhet të dëgjojmë më shumë se sa të flasim për vetën, ose për gjera krejt individuale dhe të pa rëndësishme për njerëzimin.
Jeta jonë po na shfaqet para syve si një pemë, gjethet e të cilës bien sa herë që ne flasim vetëm për vetën dhe nuk dëgjojmë të tjetër.
Ne po e harxhojmë jetën tonë, vetëm duke folur dhe duke mos dëgjuar.
Ky pyll me njerëz që flasin vetëm për vetën e nuk dëgjojnë të tjerët, po thahet në një dëshpërim të madh njerëzor.
Toka, planeti që simbolizon njerëzimin po mbushet me gjethet që simbolizojnë fjalët tona të kota dhe boshe. Këto fjalë në të vërtetë janë vetëm jeta jonë që shuhet pa u kuptuar dhe pa kuptuar jetën e vjetërve. Sa keq!