Saturday, June 30, 2012

Pasqyra e Berishës është Aleksandri i Serbisë


Alban Daci

Pavarësisht nga pamja e tij shpërfillëse, aty nga mesi i vitit 1931 mbreti pranoi se udhëheqja e tij nuk e kishte unifikuar dhe paqtuar vendin. Një seri sulmesh mbi disa qytetarë të nderuar kroatë dhe sidomos vrasja e poshtër e profesorit të mirënjohur zagrebas, Milan Suffllay, i thelluan edhe më ndjenjat e pesimizmit dhe të pakënaqësisë në Kroaci.
Aleksandri e përjetoi këtë gjendje personalisht  gjatë një vizite në Zagreb në shkurt. Për qindra vjet me radhë burrat e qytetit të Turnopoljes kishin ofruar një truprojë nderi për vizitorët mbretërorë në qytetin e tyre.
E megjithatë me mbërritjen e Aleksandrit ata mungonin, gjë që nuk ishte aspak karakteristike. Ndërkaq një valë shpërthimesh, atentatesh dhe aktesh sabotazhi, të cilat i merrnin përsipër partizanët e Ustashëve, krijoi një gjendje pasigurie për qytetarët në shumë vise të vendit.
Një rënie e ndjeshme e standardit të jetës në vend, pasojë e pashmangshme e krizës financiare që kishte kapërthyer mbarë botën, e goditi keqazi Jugosllavinë. “Ne jemi përfshirë nga një krizë ekonomike, financiare, sociale dhe morale” do t’i thoshte një miku atë pranverë, Trumbiqi. “Në vend nuk ka më vlera morale, as materiale. Askush nuk beson më në asgjë”.
Shqipëria, ashtu si ish Jugosllavia në atë kohë është përfshirë në krizën e thellë ekonomike që ka pllakosur Europën. Megjithatë, kjo krizë është shumë më shumë se sa vetëm një krizë ekonomike. Ajo është një krizë e thellë morali, ku shteti vjedh e  shet pronat e qytetarëve. Është një krizë e thellë psikologjike, qytetarët tashmë e kanë humbur shpresën dhe durimin tek politika e vjetër në vend. 
Megjithatë, këtë situatë të vështirë nuk e kupton vetëm Kryeministri, sipas të cilët shqiptarët janë populli më i lumtur në botë, me rritjen më të lartë ekonomike, me standardet  të larta jetese.  
Sjellja e tij, ka disa shpjegime. Së pari ai po mundohet të na fsheh të vërtetën, e cila është, se sot shqiptarët, jo vetëm, e kanë ndjerë krizën e thellë ekonomike që ka pllakosur Europën, por po e përjetojnë si të dyfishtë. Shqiptarët gjithmonë ka pasur në shpinë krizat e tyre ekonomike të trashëguar nga keqqeverisjet e tashmë mbi shpinë duhet të mbajnë edhe efektet e krizës botërore. 
Së dyti, ai është larguar aq shumë nga realiteti dhe nga jeta e qytetarëve, sa nuk është më i vetëdijshëm as të kuptojë e as të arsyetojë me realizëm politik. Tashmë është e njohur historia mes ujkut dhe gomarit: Ujku po e hante nga të pasmet gomarin dhe gomari thoshte ishallah jam në ëndërr. Kështu edhe këto reagimet dhe deklaratat e Berishës: vendi dhe qytetarët po përjetojnë një krizë të dyfishtë ekonomike, një të trashëguar nga tranzicioni dhe një tjetër për shkak të efekteve të drejtpërdrejta të krizës botërore dhe Berisha thotë, se qytetarët ishallah besojnë se janë në ëndërr dhe jo në realitet jetësor.
Berisha, një diktator tipik ballkanas dhe një aventurier përsa i përket metodës së qeverisjes, nuk e kupton se tashmë kohërat po ndryshojnë dhe se gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Nuk mund të mbahet me gënjeshtra e pallavra për vite me radhë një popull. Diktatorët në përgjithësi dhe ato të Ballkanit në veçanti nuk e kanë pranuar asnjëherë faktin e të qenit diktatorë. Më tipikët ndoshta në këtë linjë janë Aleksandri i Serbisë dhe Berisha i Shqipërisë. Megjithatë, në thellësi të analizës ka një ndryshim të madh mes të dyve, i pari ishte një atdhetar i madh dhe real për vendin e tij, ndërsa i dyti hiqet si atdhetar, por realisht sjelljet e tij të fundit po e tregojnë fytyrën e tij të vërtetë prej tradhtari. 

Wednesday, June 27, 2012

Partitë e vogla në mozaikun e politikës shqiptare



Alban Daci

Në të gjitha sistemet politike, ka parti të cilat cilësohen të mëdha për shkak të përfaqësimit që arrijnë të kenë në pushtetin legjislativ, por edhe për shkak të koalicioneve qeverisëse që arrijnë të realizojnë për të marrë pjesë në nivelet e ndryshme të ekzekutivit.  Gjithashtu, në sistemet demokratike, e drejta për të krijuar subjekte politike, të cilat janë në respektim dhe reflektim të ligjeve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare është e garantuar.
Nisur nga kjo, në shumë vende, të cilët në të kaluarën kanë pasur mungesë pluralizmi politik, me ta fituar atë kanë krijuar lloj-lloj subjektesh politike, që herë lidhen me të kaluarat ideologjike dhe doktrinore të historisë politike e ndonjëherë krijohen me filozofi krejt të reja politike.
Shqipëria për një periudhë të gjatë ka vuajtur nga mungesa e gjatë e pluralizimit politik. Për këtë arsye kultura demokratike dhe tradita e partive tradicionale politike u zbehen si në jetën e përditshme politike në vend ashtu edhe në kuptimin e zhvillimit të filozofive të reja politike. Situata e pluralizmit politik u zgjidh me rënien e regjimit politik komunist, i cili për nga forma dhe funksionimi i tij, ndoshta mund të konsiderohet si sui generis në Rajon.
Kështu, me të rënë regjimi dhe me t’u aprovuar pluralizmi politik, u krijuan shumë parti, disa prej të cilave kishin ekzistuar para se regjimi te vinte në pushtet dhe disa të tjera u krijuar duke kopjuar në pamje të parë atë të partive perëndimore.  U krijuan parti si: Partia Republikane, Partia Demokratike, u bë transformimi i Partisë së Punës në Parti Socialiste, Partia Legaliste, e shumë të tjera.
Sot Shqipëria pa frikë mund të themi se ka një numër të jashtëzakonshëm partisë, sa mund të krijojnë teorinë, dhjetë shqiptarë= një parti politike. Lind pyetja a i bëjnë mirë shoqërisë dhe demokracisë gjithë këto parti të krijuara. Në pamje të parë patjetër po, se në teori shoqërinë e pasurojnë në alternativa dhe vizione të ndryshme. Në praktikë kam dyshimet e mia. Pse? Shumë parti në Shqipëri nuk janë krijuar për të sjellë ndryshime të mëdha sociale që lidhen me përfaqësinë reale të qytetarëve. Shumë anëtarë të partive të reja që janë krijuar sot, vijnë si drejtues të rëndësishëm të dy partive të mëdha, disa nga PD e disa të tjerë nga PS. Madje disa nga këto drejtues të partive të reja, kanë qenë jo vetëm përfaqësues të lartë të dy partive të mëdha, por kanë pasur edhe poste të rëndësishme drejtuese në institucionet e ekzekutivëve të krijuar ndër vite.
Nga, kjo del qartë se shumë prej tyre, kanë krijuar parti të reja, jo sepse kishin me të vërtetë filozofi të reja politike në lidhjet me zhvillimet dhe reformat në vend. Nuk i kanë krijuar as duke u nisur nga dëshira se qytetarët meritojnë më shumë. Ata, i kanë krijuar këto parti (herë parti familjare e herë parti me një anëtarë e një kryetar) thjeshtë, sepse interesat e tyre dhe karriera e tyre për shkak të rrethanave kishte mbaruar në partitë e origjinës. Pra, aktiviteti i tyre politike nuk lidhet me interesat reale të qytetarëve për më shumë demokraci, por për qejfet dhe egoizmat e tyre personale për pushtet.  
Po ndiqja sot drejtpërdrejt tryezën e rrumbullakët të partive të vogla në lidhje me reformën zgjedhore. Të gjithë dukeshin qesharak. Një pjesë e mirë e tyre ishin ish PD, një pjesë tjetër ish PS, të cilët tashmë e kanë kuptuar fundin e karrierës së tyre politike dhe thjeshtë përpiqen në mënyrë të dëshpëruar të krijojnë një imazh pozitiv, që tashmë prej vitesh e kanë humbur, ose ndoshta nuk e kanë pasur asnjëherë.
Arsye tjetër e qesharakllikut të tyre është fakti, se disa prej tyre kanë 20 vjet që janë në krye të partive të tyre. Nuk kam dëgjuar që të kenë bërë kongrese, apo të kenë bërë zgjedhje apo ndryshime në lidershipet e tyre. Atëherë, është qesharake që këto persona me imazh të konsumuar në 20 vite të kërkojnë demokraci dhe ndryshime në vend, kur në të vërtetë ato nuk e zbatojnë demokracinë as në organizimin e brendshëm të partive që përfaqësojnë.
Në këtë tryezë mungonte Aleanca Kuq e Zi. Pse? Së pari Aleanca Kuq e Zi, është parti që nuk rrjedh nga filozofitë e vjetra të doktrinave politike shqiptare. Ajo, nuk është një zgjatje apo një përjashtim i dështuar nga dy partitë e mëdha të vjetra. Aleanca Kuq e Zi, nuk bën pjesë as tek filozofia balliste, as tek ajo legaliste, as tek ajo komuniste, as tek ajo pseudo-demokratike, apo tek partitë familjare. Aleanca Kuq e Zi është Lëvizja e madhe mbarëkombëtare, e cila lind me baza identitare demokratike, me orientim krejtësisht patriotik-demokratik, dhe më përfaqësim mbarëkombëtar. Aleanca Kuq e Zi, ka thithur në gjirin e saj elektoratin e vërtetë shqiptar, i cili pa dyshim përbën shumicën, por që u përjashtuar me pa të drejtë në 20 vite tranzicion. Partitë e vogla aktuale, edhe ato të mëdha që shpejt do të jenë shumë të vogla përballë Aleancës Kuq e Zi, kanë frikë nga forca e madhe elektorale që ka kjo e fundit. Ato e dinë shumë mirë, se për shkak të politikave antikombëtare e  anti-qytetare që kanë praktikuar në vitet e tranzicionit e kanë humbur tashmë besimin e shqiptarit të ndershëm që mendon dhe punon me zell për vendin e tij. Aleanca Kuq e Zi, është tashmë një realitet i qartë dhe shume i prekshëm politik. Ajo po rritet nga kontrata e sinqertë dhe dashamirëse që ka realizuar me qytetarin dhe përmes pazareve të turpshme siç kanë bërë partitë e vjetra të tranzicionit.  
Së dyti, edhe pse nuk ka shumë që është krijuar si parti, Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj pjesë tek partitë e vogla. Kjo duke i nisur si nga fakti i përfaqësimit mbarëkombëtar, ashtu edhe për nga numri i të anëtarësuarve. Për këtë arsyeje Aleanca Kuq e Zi, nuk konsiderohet një parti e vogël dhe nuk mund të marr pjesë në një tryezë të organizuar nga këto parti.
Së treti, filozofia e Aleancës Kuq e Zi është krejt e ndryshme dhe bie ndesh si me partitë e vogla ashtu edhe me dy partitë e mëdha të vjetra. Aleanca Kuq e Zi, ka parim të rëndësishëm limitimin e mandatave. Nisur nga kjo, Aleanca Kuq e Zi nuk mund të ulet në një tryezë, ku kryetarët e atyre partive kanë mbi 20 vjet që mbajnë postin e kryetarit, pa respektuar asnjëherë rotacionin demokratik.
Së treti, Aleanca Kuq e Zi ka objektiv të madh, real, Bashkimin Kombëtar. Për këtë arsyeje Aleanca Kuq e Zi, nuk mund të ulet në tryezë me parti, të cilat, jo vetëm, nuk e kanë këtë kauzë, por pashkak të kaluarave të tyre, jo rrallë herë janë bërë hapur pengesa që Bashkimi Kombëtar të realizohet.
Së katërti, Aleanca Kuq e Zi, ka si filozofi të rëndësishme reformimin e gjithë sistemit politik. Nëse nuk reformohet ky sistem, atëherë vendi do të vazhdojë të lundrojë në ujërat e tranzicionit politik, ekonomik e social. Përsa kohë do të kemi një sistem të vjetër politik, i cili si në filozofi ashtu edhe në terren mendon dhe punon për interesa të ngushta dhe jo për interesat gjithëpërfshirëse të qytetarëve, vendi do të vazhdojë të jetë një dele e zezë, i pa integruar në strukturat e BE, i pa bashkuar dhe me probleme të mëdha ekonomike e sociale.
Për Aleancën Kuq e Zi, partitë e vogla apo të mëdha të sistemit të vjetër politik shqiptar, përfaqësojnë tashmë të kaluarën dhe për rrjedhojë nuk mund të jenë më as protagonist e as aktor të rëndësishme për të bërë procese e reforma të mëdha në shërbim të shqiptarëve e Shqipërisë. Ato, i patët të gjitha mundësitë gjatë gjithë tranzicionit, por nuk bënë asgjë, sepse ishin të kapur pas interesave të ngushta klanore.
Aleanca Kuq e Zi, kërkon një reformë zgjedhore që nuk diskriminon asnjë subjekt politik. Të gjitha forcat politike në vend duhet të kenë shanse të barabarta në garën elektorale. Gjithashtu, duhet të bëhet kujdes që fondet e buxhetit shtetëror të mos përdoret nga koalicioni në pushtet për të bere fushatë elektorale në shërbim të interesave të tyre politike. Duhet të marr fund përdorimi i parave publike për interesa të subjekteve të caktuara politike.
Kodi aktual zgjedhor, nuk nxjerrë në pah cilësitë e kandidatëve. Parimi i demokracisë në Greqinë e Lashtë, ishte të zgjidhen me të mirët për të qeverisur sa më mirë në interesin e të gjithëve. Sot, sipas këtij kodi, mund të bëhet deputet edhe një “antikapat”, që nuk din as të shkruaj e as të flasë, por mjafton të jetë në numrat e parë të listave të partive të mëdha. Pra, sipas këtij kodi zgjedhor, nuk kemi një konkurrencë shumë dimensionale demokratike, ashtu siç duhet të ndodh në të vërtetë, por kemi fasada demokratike me fizionomi të brendshme krejt anti-demokratike. Kandidatët nuk paraqiten para zgjedhësve për t’u zgjedhur, por ato thjeshtë delegohen dhe emërohen në të njëjtën kohë.
 Ka ardhur momenti të bëhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që ngjall konkurrencën e ndershme demokratike. Gjithashtu, problem tjetër i madh në Shqipëri gjatë këtyre viteve të tranzicionit, ka qenë fakti, se vota e qytetarit nuk ka shkuar atje ku ai ka vendosur, por ku kanë vendosur subjektet politike ta vendosin.
Është koha, që edhe Shqipëria të ketë numërimin elektronik të votës, i cili nuk duhet të menaxhohet nga asnjë subjekt politik shqiptar. Garant të këtij procesi duhet të jenë institucionet ah hoc të BE si dhe organizmave të tjerë perëndimor që kanë një eksperiencë të gjatë e të suksesshme në këtë fushë. Nëse nuk realizohet reforma zgjedhore, Shqipëria do të vazhdojë e dëshpëruar të lundrojë ndoshta pa afat në ujërat e tranzicionit politik, ekonomik e social. 

Monday, June 25, 2012

Duhet të dëgjojmë

Alban Daci 


Shumicën e kohës e harxhojmë thjeshtë duke dëgjuar veten dhe menduar për veten. Harrojmë të dëgjojmë të tjerët, jetën e tyre, hallet e tyre. Ndoshta një vëmendje e vogël e jona do te ishte një shpëtim i madh për të tjerët. Ne njerëzit lindim duke dëgjuar vetëm kërkesat dhe nevoja tona. Megjithatë, në këtë botë ka plot njerëz që kanë nevojë qoftë edhe për pak çaste për vëmendjen tonë. Sikur të dëgjonim vetëm njëherë njerëzit që kanë nevojë, bota të ishte shumë më njerëzore dhe aspak djallëzore! Sot, në botë ka shumë njerëz flasin, premtojnë pa pushim, krijojnë probleme, bëjmë gabime, bëjnë mëkate, por thuajse shumë pak dëgjojnë hallet dhe problemet e të tjerëve. Problemi, më i madh i sotëm, është se askush nuk përpiqet të dëgjojë, por thjeshtë kërkon të flasë për vetën, të tregojë se kush është, se car është në gjendje të bëj për veten. Bota, është kaotike, e shpejtë, falsë, individuale. Shumë njerëz të ndershëm flasin për jetën e tyre, për hallet e tyre, për sfidat e tyre, por askush nuk merr mundimin që t’i dëgjojë. Një fëmijë qan, sepse kërkojnë përkujdesje, sepse kërkon të ushqehet, sepse kërkon të ketë dashuri dhe përkujdesje, por ne nuk e dëgjojmë, sepse flasim për punën tonë, sukseset tona, zhgënjimet tona. Ne flasim aq shumë për veten, sa nuk kemi as vullnetin dhe as kohën e domosdoshme për ta dëgjuar. Një ri i pa punë, flet për situatën e tij ekonomike, familjare, për të ardhmen e tij të zymtë. Askush nuk e dëgjon atë, sepse janë të zënë duke folur për t’u ngritur në detyrë, ose për tu servilosur për vetën. Ai flet për një situatë reale dhe të prekshme, ne nuk e dëgjojmë dhe krijomë situatat tona, të cilat janë një vlerë e shtuar dhe jo një realitet. Një popull i robëruar flet për lirinë e tij të munguar, për shtypjen e tij të padrejtë, por askush nuk e dëgjon atë, sepse të tjerët flasin për pushtimet e reja e për shtypjet e reja. Një popull flet për situatën e tij të vështirë ekonomike, por askush nuk e dëgjon atë, sepse ato flasin për mundësitë e reja korruptive. Qytetarët flasin për problematika konkrete, për një jetë më të mirë dhe më të qetë. Askush nuk i dëgjon ata, sepse janë të angazhuar për qejfet e tyre dhe për privilegjet e tyre. Një nënë flet për fëmijët e tij që të bëhen të edukuar, të respektuar, të ndershëm. Ata nuk e dëgjojnë atë, sepse mendojnë vetëm për jetën e tyre, për qejfet e tyre. Vëllai flet për vëllezërit dhe motrat e tij, të jenë mirë, të punojmë dhe të ndërtojnë familjet e tyre të mrekullueshme. Ata, nuk e dëgjojnë atë, sepse flasin për egoizmat e tyre, për qejfet e tyre dhe për jetën e tyre individuale. Një lips i braktisur në rrugë kërkon të flas me njerëz, t’u shpjegojë jetën e tij, problemet e tij. Ato nuk e dëgjojnë atë, sepse u intereson vetëm jeta e tyre, karriera e tyre, pasuria e tyre dhe modestia për të qenë të mëdhenj, indiferent të gjithëfuqishëm. Njerëzit flasin e flasin pa pushim në jetë përmes asaj që dëgjojnë, imagjinojnë dhe shikojnë dhe në gjumë përmes ëndrrave me karakter kryesisht individual. Njerëz flasin kot, flasin edhe kur nuk është e nevojshme, por nuk dëgjojnë fare. Sikur të gjithë të ndalonim njëherësh dhe të dëgjonim të tjerët, bota do të ishte si një rrëfim i madh, që çdo ditë është me ne, por ne nuk kemi dëshirën më të vogël për ta njohur. Ndoshta, në këtë botë kaotike, individualiste, të mbushur me zhurma dhe me fjalë boshe, duhet të dëgjojmë më shumë se sa të flasim për vetën, ose për gjera krejt individuale dhe të pa rëndësishme për njerëzimin. Jeta jonë po na shfaqet para syve si një pemë, gjethet e të cilës bien sa herë që ne flasim vetëm për vetën dhe nuk dëgjojmë të tjetër. Ne po e harxhojmë jetën tonë, vetëm duke folur dhe duke mos dëgjuar. Ky pyll me njerëz që flasin vetëm për vetën e nuk dëgjojnë të tjerët, po thahet në një dëshpërim të madh njerëzor. Toka, planeti që simbolizon njerëzimin po mbushet me gjethet që simbolizojnë fjalët tona të kota dhe boshe. Këto fjalë në të vërtetë janë vetëm jeta jonë që shuhet pa u kuptuar dhe pa kuptuar jetën e vjetërve. Sa keq!

Wednesday, June 20, 2012

Ka ardhur koha për reformim në arsimin e lartë


Alban Daci*

Po qarkullojnë zëra, se edhe presidenti i sapo zgjedhur na paska ble një diplomë masteri false.  Nuk dua dhe nuk arrij ta pranojë një gjë të tillë, sepse kjo do të tregonte disa anë negative të nivelit tonë arsimor.
Së pari, se marrja e titujve të ndryshëm akademik në Shqipëri është bërë më shumë se një domosdoshmëri për të rritur vlerat personale akademike dhe për të rritur nivelin akademik në shërbim të vendit, një modë e shëmtuar. Në Shqipëri, me përjashtim të çdo vendi të Botës, të duhet apo nuk të duhet, e justifikon apo nuk e justifikon, një master apo një doktoraturë duhet ta kesh, se ndryshe nuk je gjë, dhe nuk futesh në grupin e “elitës” intelektuale.  Në Perëndim, duke qenë se i gjithë sistemi arsimor është bazuar vetëm mbi principin e meritokracisë, për çdo titull që merr duhet të djersitësh shumë. Për këtë arsye, çdo diplomë e marrë ka vlerësimin dhe respektin e saj maksimal. Gjithashtu, jeta në Perëndim është shumëdimensionale, si në aspektin e fushave të veprimit jetësor, ashtu edhe në faktin, se është shumë e vështirë që të gjithë të arrijnë të kryejnë studimet universitare, apo pasuniversitare. Në Europë, për shembull, jo të gjithë arrijnë të kryejnë studimet e larta dhe jo të gjithë e kanë të domosdoshme kryerjen e studimeve të larta. Profesionet e mesme janë shumë të domosdoshme dhe efikase. Për shembull, në Itali, shumë të rinj mbarojnë shkolla të mesme për shef kuzhine, për turizëm dhe hoteleri, për mekanik, hidraulik, elektricist dhe gjeometër. Të gjithë, që mbarojnë këto profesione të mesme, jo vetëm ndjehen krenar për titullin e përfituar me djersë e mundë, por arrijnë të sigurojnë një jetë të garantuar profesionale, të respektuar nga qytetarët dhe të mirëpaguar nga punëdhënësit.  
            Pra, nga kjo del e qartë se jo të gjithë duhet të jenë doktorë shkencash për të siguruar një jetë të mirë dhe për të qenë të respektuar në shoqëri. E kundërta ndodh vetëm në Shqipëri, ku shumë persona në letër bëjnë një, dy ose më shumë universitete të larta, të cilat, të gjitha së bashku nuk kanë vlerën as sa një diplomë e vetme me rezultate të dobëta të mbrojtur në një  universitet perëndimor. Duke qenë se mbrojtja e një diplome universitare në Shqipëri është bërë qesharake për nga serioziteti akademik dhe për faktin se mjafton pak para për ta blerë, atëherë plot injorantë të pasuruar në mënyrë të paqartë në periudhën e tranzicionit kanë filluar të marrin një, dy, tre diploma dhe t’i vendosin në muret e shtëpive dhe zyrave si trofe të pamerituara.  Po të marrim në fjalë rastin e Presidentit Nishani: me sa kam kuptuar ai kishte një karrierë të merituar në profesionin e tij të parë, nga i cili kishte arritur të bënte edhe një karrierë të mirë politike. Atëherë, pse ky qytetar duhet të merrte një diplomë të dytë të panevojshme dhe për më tepër false, të pamerituar? Gjithmonë, e marrin rastin sikur ai të ketë marrë një diplomë masteri false, siç po komentohet në medien e shkruara.  Sepse, thashë të kesh sa më shumë diploma, qoftë edhe të pamerituara është bërë modë, në kuptimin nëse nuk i ke nuk je “vip” dhe nuk bën pjesë në grupin e njerëzve të “mençur” të shoqërisë shqiptare. Nuk di ndonjë rast të ndonjë vendi të Botës që mençuria të matet me numrat e diplomave që dikush ka në mur. Çdo njeri matet sigurisht për diplomën që ka marrë me meritë, por më shumë matet nëse ai arrin të lë gjurmë në shërbim të komunitetin në fushën në të cilën ka marr diplomën universitare. Si mund t’i quash njerëz që kanë lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare, persona që kanë titull akademik dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht dhe nuk kanë trajtuar asnjë temë të nxehtë të shoqërisë ose të komunitetit për t’i gjetur një zgjidhje pozitive dhe në shërbim të gjithëve. Ka shumë të rinj shqiptar që kanë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në Perëndim dhe e dinë shumë mirë se sa e vështirë është dhe sa punë e djersë duhet për të marrë një diplomë të çdo niveli qoftë.
Së dyti, se niveli arsimor shqiptar është jashtë çdo standardi dhe krejtësisht informal. Nuk arrij ta shpjegoj faktin se Ministria e Arsimi duke qenë dëshmitare e disa skandaleve si ai i Umberto Boss-it, duke ditur mirë situatën e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimit i lartë dhe jo vetëm nuk reagon, por nuk arrin ose nuk dëshiron të paraqes një platformë konkrete për ta nxjerrë nga ky qorrsokak, ku ndodhet aktualisht. Arsimi i lartë shqiptar, si privat ashtu edhe shtetëror, është krejtësisht jashtë çdo standardi. Për shembull, në disa universitete private, në kundërshtim me Kartën e Bolonjës, pedagogët dhe studentët detyrohen nga administratorët të bëjnë botime shkencore si dhe të paguajnë para për çdo botim të realizuar. Si mund të tolerohet një gjë e tillë. Njeriu, pavarësisht nga profesioni që bën, duke përjashtuar rastet e punës vullnetare të vullnetshme, duhet të paguhet për punën që bën dhe jo të paguaj. Gjithashtu, po në universitetet private, dihet tashmë fakti, se të gjithë diplomohen kundrejt pagesave. E mjerueshme është situata edhe në universitet publike, të cilët janë të mbushur me korrupsion. Shumë studentë duhet të paguajnë shuma parash për të kaluar provimet. Problem tjetër i madh është rekrutimi i stafit akademik, i cili është krejtësisht jo profesional, por bëhet mbi bazën e parave, nepotizmit si dhe emërimeve politike ose klanore.  Gjithashtu, duhet theksuar se prodhim akademik i profesorëve apo pedagogëve është në limitet e zeros. Kemi plot njerëz që mbajnë mbi supe për vite me radhë tituj akademik dhe që nuk kanë shkruar asnjë libër, asnjë punim shkencor.
Problem, tjetër i madh është fakti se shumë persona, të cilët punojnë në mësimdhënie në universitet private ose publike, jo vetëm nuk e meritojnë në bazë të kritereve akademike, por nuk kanë as respektin më të vogël për profesionin e shenjtë që bëjnë. Mungojnë në shumicën e ligjëratave, nuk janë të disponueshëm për konsulenca me studentët. Profesorët në Europë shquhen për horizonte të larta akademike, për thjeshtësinë njerëzore dhe për dashurinë e madhe që kanë për dijen. Ndërsa një pjesë pedagogësh ose profesorësh në Shqipëri, të ngjajnë me rrugaçë të vërtetë, që nuk kanë as etikë e as pamje prej personi që përfaqëson dhe shpërndan dije.
Sistemi ynë arsimor ka nevojë për reformim të thellë që të jetë i niveleve dhe standardeve europiane.
Së pari, duhet të krijohen pedagog me tre lloj kontratash:
-          Me kohë të plotë, që duhet t’i dedikohen vetëm mësimdhënies dhe të mos ushtrojnë asnjë profesion tjetër alternativ.
-          Me kohë të kufizuar (Part -Time), i cili ka një numër të caktuar orësh për të dhënë.
-          Kërkues shkencor. Persona të cilët kanë të gjithë titujt e domosdoshëm akademik, por merren vetëm me kërkim dhe prodhim akademik.
Së dyti, rekrutimi i pedagogëve duhet të bëhet përmes principit të meritokracisë. Duhet të rekrutohen si në universitet private ashtu edhe në shtetërore mbi bazën e CV më të mira dhe të konkurseve të organizuar nga stafet akademike. Duhet të kemi parasysh, pa i paragjykuar të gjithë, se një pjesë e mirë e pedagogëve të vjetër i kanë marr titujt me partishmëri dhe me dyfletëshe. Gjithashtu, kemi plot raste, ku shumë persona kanë mbaruar për diçka dhe japin mësim për diçka tjetër. Nuk mund të lejojmë persona që kanë mbrojtur doktoraturën për muzikë të japin mësim për marrëdhënie ndërkombëtare.  Gjithashtu, sot ka plot të rinjtë të diplomuar jashtë me rezultate të larta, të cilët nuk mund të japin mësim dhe të sjellin risi nëpër universitet shqiptare, sepse vendet e tyre janë të zënë nga profesorët e literaturës së vjetër që nuk pranojnë as të dalin në pension.
Së treti, problem madhor për universitet publike dhe private është se nuk kanë asnjë potencial të prodhimit akademik. Në universitet shqiptare akoma jepen leksione me fletë dhe paçavure të cilat nuk kanë asnjë vlerë akademike. Ka ardhur momenti që universitet të stimulojnë dhe të investojnë në kërkimin shkencor dhe në prodhimin akademik. Në gjithë universitet perëndimore për çdo argument ka tekste alternative për çdo lëndë, kurse në Shqipëri ndodh që në shumicën e rasteve të kemi libra të kopjuar keq nga pedagogët, të cilët ua japin studentëve mbi bazën e shantazhit për marrjen e provimit.
Së katërti, problem i madh është edhe fakti se nuk respektohet aspak e drejta e autorit. Duhet të ndalohet vjedhja e informacionin. Nëse duam të kemi një nivel universitar europian, duhet të kemi si në gjithë botën respektimin e të drejtës së autorit.
Së pesti, duhet të rritet mbështetja për studentët më të mirë dhe talentet. Universitetet private dhe universitetet publike duhet të rrisin dhe duhet të vënë në shërbim bursa dhe përkrahje ekonomike për të gjithë ata studentë, ose doktorantë, që kanë rezultate të larta.
Së gjashti, duhet të rriten investimet në infrastrukturë, në ngritjen dhe modernizimin e departamenteve të kërkimeve. Nuk ka universitet privat ose shtetëror në Perëndim që të mos ketë departamentet e kërkimeve për drejtimet  e ndryshme të kurseve.
Së shtati, duhet të rritet autonomia ekonomike e universiteteve. Megjithatë, kjo autonomi ekonomike nuk do të thotë se duhet të përkthehet edhe në autonomi përgjegjësie kundrejt Ministrisë së Arsimit. Ministria e Arsimit duhet të bëj kontrolle të herë pas hershme në të gjithë universitet për të parë nëse janë respektuar standardet.
Së teti, emërimi i dekanëve dhe i rektorëve duhet të jetë kompetencë totale e çdo universiteti. Emërimi i çdo  dekani ose rektori duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të lira, ku duhet të votojnë si studentët ashtu edhe stafi akademik dhe administrativ i universitetit.
Së nënti, duhet të rritet niveli i aktiviteteve dhe simpoziumeve si mes universiteteve shqiptare ashtu edhe mes universiteteve shqiptare dhe atyre të huaj. Duhet të jetë primar shkëmbimi i docentëve. Gjithashtu, projekti i ERASMUS, që sot në Shqipëri kontrollohet nga Ministria e Arsimit, duhet të kalojë në kompetencë të universiteteve, të cilët në marrëveshjeve me universitet e tjera europiane duhet të merren veshte dhe të bien dakord mbi kuotat me bursa dhe pa bursa. Duhet të rritet përmes marrëveshjeve bilaterale edhe shkëmbimi i studentëve dhe docentëve me universitet e SHBA, Kanadasë dhe Amerikës Latine.
Së dhjeti, duhet të rritet buxheti për arsimin e lartë publik si dhe për kërkime dhe inovacion teknologjik. Rrogat aktuale të pedagogëve, janë qesharake nëse i krahasojmë me kolegët e tyre në Europë. Pedagogët me kohë të plotë duhet të kenë një rrogë mesatare prej 1500 eurosh në muaj. Rritja e rrogës së docentëve sipas gradave dhe kontratave do të rriste cilësinë në mësimdhënie.
Së njëmbëdhjeti, duhet të krijohet sistemi online i të dhënave, programeve, prenotimet për provimet, për shënimet e ndryshme të kurseve si dhe për konsultime të ndryshme mes studentëve dhe docentëve të gjithë universiteteve. Duhet të krijohet një data base, ku të vendosen të gjithë të diplomuarit sipas niveleve. Kjo do të shmangte mundësinë e punësimit të personave që nuk janë diplomuar ose më keq që janë me diploma false.
Së dymbëdhjeti, duhet të stimulohen nga shteti krijimi i akademive shkencore, të cilat të gjithë aktivitetin duhet ta vendos në shërbim të vendit dhe të çështjeve të ndryshme që lidhen me interesat e sfidat e vendit.
Së trembëdhjeti, thuajse të gjithë universitet shqiptare si publike dhe private, janë shndërruar në printerë që prodhojnë diploma në letër dhe nuk sigurojnë ose nuk japin asnjë ndihmë që të sapodiplomuarit të gjejnë ekses në tregun e punës. Për këtë arsye, universitet duhet të fusin si pjesë të kredive (180) ose (120) stage, i cili përkthehet eksperiencë pune që një studenti zhvillon brenda një periudhe të caktuar kohore tek një institucion publik ose në një sipërmarrje private. Gjithashtu, universitet nuk duhet vetëm të “vjedhin” studentit përmes kuotave dhe taksave, por duhet t’i japin mundësi edhe punësimi gjatë kohës së kryerjes së studimeve. Në perëndim njihet figura e tutorit akademik, studentët më të mirë, ndihmojnë në ligjërata të veçanta studentët me të dobët për argumentet që i kanë të paqarta. Kjo figurë zgjidhet me konkurs, është e limituar në kohë dhe paguhet. Gjithashtu, është edhe figura e tutorit administrativ, i cili përsëri zgjidhet nga një komision, për një periudhë të caktuar dhe paguhet për funksionet ndihmuese që ai zhvillon në shërbim të studentëve për procedurat e ndryshme që lidhen me funksionimin e administratës të universitetit. Ky mekanizëm i bazuar mbi meritokracinë dhe rotacionin, do të ndihmonte si universitetet për realizimin e objektivave akademike dhe administrative edhe vetë studentët të cilët përfitojnë eksperienca të rëndësishme profesionale dhe kanë mundësi të ndihmon sado pak në përballimin e sfidave ekonomik.
Aleanca Kuq e Zi, është e vendosur të reformojë arsimin e lartë duke e bërë atë të standardeve europiane. Aleanca Kuq e Zi me të ardhur në pushtet, është vendosur t’i bëj të gjithë këto hapa të sipërpërmendur për të bërë një arsim të lartë arsimor elitar dhe shërbim të interesave kombëtare. Shqipëria bëhet, duke bërë edhe një arsim të lartë Kuq e Zi të nivelit më të lartë europian, i cili është në gjendje jo vetëm të kontribuojë në modernizimin e shoqërisë por edhe të jetë konkurrues njëlloj si të tjerët. 

*Sekretar për Arsimin, Aleanca Kuq e Zi

Sunday, June 17, 2012

Atdheu ju mirëpret, kthehuni në Shpi!

Alban Daci


Shumë të rinjtë kanë shkuar e kanë mbaruar studime të niveleve të ndryshme në universitet më të mira perëndimore. Ato jo vetëm kanë mbaruar studimet në universitet me cilësore në Botë, por gjatë kohës që kanë studiuar janë ushqyer me vlerat më të mira jetësore: kanë përjetuar nga afër demokracitë funksionale të Perëndimit. Kanë kuptuar se të drejtat dhe liritë e individit janë të shenjta. Kanë mësuar se rotacioni i pushtetit është baza e demokracisë. Por, ato nuk kanë mësuar vetëm kaq, kanë mësuar se Kombi është i shenjti, pa të cilin nuk mund të jemi askushi. Pra, ato janë mbushur me ndjenja të forta patriotike dhe me horizont të lartë intelektual. Megjithatë, edhe pse ata kanë vlera të jashtëzakonshme intelektuale dhe jetësore, janë nëpërkëmbur dhe janë poshtëruar nga pushteti i vjetër, i cili tashmë është totalisht i kalbur dhe drejt mbylljes së ciklit të stërgjatur 20 vjecar. Shumë nga këto të rinjtë, të cilët kanë mbaruar studimet jashtë, të mbushur me dashuri dhe ideale për vendin, vendosën të ktheheshin për të investuar në vendin e tyre, që ai të bëhej i zhvilluar, demokratik dhe me një Shtet të fortë të së Drejtës. Të zhgënjyer dhe me zemër të lënduar, të sapo kthyer, ato i gjetën dyert e mbyllura në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Ato panë që diplomat e tyre të përfituara me plot sakrificë e meritokraci të zëvendësoheshin me diplomat e shëmtuara të blera me para në pseudo-universitet shqiptare. Ato panë që vendet e punës që meritonin të ziheshin nga njerëzit e pushtetit, nga militantët dhe nga të pashkollët. Pra, me keqardhje kuptuan se Shqipëria nga një vend që kishte pasur simbol dijen, ishte kthyer në një vend, ku mbizotëronte injoranca, halaballiku i politikës së vjetër, nepotizmin despotik dhe zëvendësimin i meritokracisë me para. Shumë nga këto të rinj, të zhgënjyer dhe të braktisur vendosën të rilargoheshin nga Shqipëria duke u shprehur se: Shqipëria nuk behët dhe nuk do të kthehemi më kurrë këtu! Megjithatë, një pjesë e mirë e tyre të bindur, se ky vend do të bëhet, sepse meriton më shumë, qëndruar të vendosur duke luftuar në linjë të parë kundër pushtetit të dalë boje e të kalbur. Jeta për ta nuk ishte aspak e lehtë, sepse po lundronin në një mjedis të fëlliqur politikisht, të mbushur me para të fëlliqur dhe me pazare të ndyra. Megjithatë, ato kishin frymëzimin më të madh, dashurinë për Kombin, e cila ju jepte forcë që të vazhdonin të shpresonin për ditë më të mira. Nuk kalojë shumë dhe shpresa e tyre reale u bë realitet. Kjo shpresë e madhe e kërkuar për rreth një shekull që nga Pavarësia lindi dhe ajo ishte Aleanca Kuq e Zi. Shumë të rinj të kthyer nga jashtë, të cilët rridhnin nga familje të mira, që kishin mbaruar studimet shkëlqyer jashtë dhe që ishin edukuar ndjenjën se nëse e kërkon nevoja edhe jetën japin për Kombin u bënë menjëherë pjesë e uraganit Kuq e Zi. Këta të rinj ia i besuan mendjen dhe shpirtin Aleancës Kuq e Zi, sepse ajo simbolizonte për ata ndryshimin, Bashkimin Kombëtar, zhvillimin dhe mbrojtjen e vlera dhe identitetin kombëtar. Aleanca Kuq e Zi, erdhi për ta dhe të gjithë shqiptarët si një shenjë drite nga qielli i zymtë dhe i sterrosur nga politika e vjetër e kalbur. Zoti, u tha shqiptarëve se nuk ju kam braktisur, por edhe ju nuk duhen të braktisnin vetveten dhe Kombin. Shumë shpejt Aleanca Kuq e Zi, u bë kthimi i trurit dhe i mendjes shqiptare, e cila për vite me radhë kishte qarkulluar nëpër botë si meteor i ndezur. Tashmë ky meteor u ul tek Aleanca Kuq e Zi, për ta ndezur të gjithë Kombin Kuq e Zi. Falë Aleancës Kuq e Zi, tashmë Shqipëria nuk ngjan si një vend i zymtë, i braktisur dhe pa të ardhme. Përkundrazi, Shqipëria sot është përfshirë totalisht në një lëvizje të madhe Kuq e Zi që po ndryshon imazhin e Kombit dhe të çdo shqiptari kudo që ndodhet. Nëse deri dje shumë të rinj, përfshi edhe ata që kishin mbaruar studimet jashtë shpreheshin se: “Shqipëria nuk bëhet më”! Nga dje, me zhvillimin e Kuvendit Mbarëkombëtar Kuq e Zi, të gjithë janë të bindur se Shqipëria u bë Kuq e Zi. Sot, Kombi dhe Aleanca Kuq e Zi ka nevojë për çdo vlerë të shtuar e të mbushur me dituri, ndenja patriotike dhe vullnet për të bërë një të ardhme ndryshe nga e tashmja. Aleanca Kuq e Zi në gjirin e saj ka plotë intelektual, të rinj që kanë studiuar jashtë. Megjithatë, ajo i ka hapur dyert e hapura për të gjithë të rinjtë që kanë mbaruar studimet jashtë. Sot, Shqipëria ka nevojë për bijtë e saj, që ajo të bëhet e nderuar dhe e lulëzuar. Ajo na nevojë për mendjet e holla dhe të shëndosha, për njerëz të mbushur me ideale dhe me ëndrra. Atdheu ju mirëpret, Aleanca Kuq e Zi ju do fort. Ka ardhur koha të ktheheni në Shpi.

Mbahet kongresi mbarëkombëtar i Aleancës Kuq e Zi


Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Kongresin e parë Mbarëkombëtar. Në një atmosfere krejtësisht kuqezi, pas një marshimi nga sheshi “Skenderbej” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kongresi nisi punimet me një fjalë përshëndetëse të Kreshnik Spahiut. Duke bërë një rezyme të situatës aktuale në Shqipëri, kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu tha se Aleanca Kuq e Zi vjen për herë të parë si një alternative qeverisëse, me forcën e duhur për të thyer sundimin e partive politike. “Aleanca vjen si një alternativë qeverisëse më e përgatitura me forcën e duhur për të thyer themelet e partive tradicionale që koha u ka perënduar. Viti 2012 e gjen kombin në një situatë politike-juridike të paprecedentë dhe si në asnjë vend tjetër të mos dihet numri i popullsisë. Na gjen si një nga kombet më të varfra në Europë. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë dy nga shtetet me nivelin më të ulët ekonomik në Europë, po ashtu shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni e kudo. Viti 2012 i gjen shqiptarët me dy qeveritë më të korruptuara në Europë, si dy vende që janë përjashtuar nga proceset integruese. I gjen shqiptarët në ndasi politike. Viti 2012 i gjen shqiptarët me të njëjtat liderë politikë të para dy dekadave, të cilat kanë uzurpuar karriget e pushtetit edhe përpara se të lindin qindra kuqezinj që sot janë në sallë”- tha Spahiu. Spahiu theksoi se Aleanca Kuq e Zi ka gati platformat e saj për të qeverisur dhe shpëtuar sektorët e pushtuar nga korrupsioni dhe kriza. “Reforme radikale amerikane dhe britanike në sistemin e drejtësisë këtë do bëjë Aleanca Kuq e Zi. Shqipëria do ribëhet si një shtet i hekurt, luftë trafikimit, pastrimit të parave. Vepra penale e vrasjes të dënohet me vdekje dhe jo me burgim të përjetshëm. Tu heqim maskën liderëve politikë që kanë punuar për shërbime antishqiptare. Të rimëkëmbim ekonominë. Shqipëria ka sot ekonomi konsumatore dhe primitive që pastron paratë e zeza. Askush të mos i gënjejë mendja se do gëzojë paratë e pista”. Duke vlerësuar maksimalisht rininë shqiptare, Spahiu shtoi se, bashkimi dhe integrimi janë tërësisht të realizueshme, vetëm nëse më votën e shqiptarëve largojmë dy partitë, PS dhe PD të cilat sipas tij, janë nofullat e një goje. “PS e PD janë nofullat e një goje që bluajnë vetëm për stomakun e tyre. Këta krokodilë zaptuan Kushtetutën dhe u kanë thënë shqiptarëve zgjidhni ose PS ose PD, nuk u dhanë alternativën, zgjidhni më të mirin, por zgjidhni të keqen më të vogël”. Spahiu vazhdoi më tej në fjalën e tij se, në 100 vjetorin e Pavarësisë këtij kombi ju cenua integriteti territorial, identiteti kombëtarë dhe rendi kushtetues, për këtë nuk duhet të fajësojmë fqinjët, por qeverinë e cila është jo shqiptare por tradhtare. “Ne vijmë në këtë Kuvend për të lidhur besën kundër një regjimi që po na mjeron e turpëron. Populli më proamerikan dhe rinia me qasjen më proevropiane ka një qeveri antiperëndimore. Ju nuk keni asgjë të përbashkët me njeriun që vishet me antiplumb. AK vjen për herë të parë si një alternativë qeverisëse, më e mira, më e përgatitura, për të thyer themelet e partive tradicionale, që koha u ka perënduar. Sot të gjitha rrugët kanë sjellë këtu përfaqësues nga të gjitha trevat: Shkodra, Gjirokastra, Vlora, Lushnja, Fieri, Kavaja, Lezha, Laçi, Prishtina, Tetova, Struga, Gjakova. Por këtu ka shqiptarë që kanë ardhur nga SHBA, Italia, Britania, Belgjika me qëllimin për të mos u kthyer më. Ky është ndryshimi mes kuqezinjve dhe demokratëve. Të jesh demokrat duhet të ikësh nga sytë këmbët”, tha Spahiu. Kreu i Aleancës Kuq e Zi kërkoi që shqiptarët në Maqedoni të mos përdorin flamuj arab e turq në protestat e tyre, ndërsa për cështjen e Mitrovicës është shprehur: “Për çështjen e Mitrovicës në veri të Kosovës, klanet e mafia rajonale kanë interesa strategjike për të shfrytëzuar pasuritë e nëntokës atje. Ne jemi me qëndrimin e SHBA për mosndryshim të kufijve dhe për moskëmbimin e territoreve”. “Ne vijmë me një plan të qartë realist për zgjidhjen e çështjes çame me realizimin e një censusi për regjistrimin e pasurive shqiptare jashtë vendit. Alenaca Kuq e Zi parashtron përpara të gjithë opinionit se ëndrra për bashkim e më pas për integrim janë tërësisht të realizueshme nëse rinovojmë elitat drejtuese me zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Në kongres ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Aleksander Arvizu.

Sunday, June 10, 2012

Lidhja e Prizrenit simboli i shqiptarizmit

 Alban Daci

Më 10 qershor 1878 u themelua Lidhja e Prizrenit. Ashtu si sot, edhe atëherë ishte një ditë e nxehtë qershori. Situata në Rajonin e Ballkani nuk ishte aspak e qetë dhe shumë re të zeza po shfaqeshin në horizont për popullin shqiptar. Fqinjët shoviniste dhe të uritura, duke shfrytëzuar lodhjen e Perandorisë Osmani, po prisnin momentin magjik për të gllabëruar tokat e trojeve shqiptare. Shqiptarët po e kuptonin shumë mirë situatën gjeopolitike në rajon dhe e dinin fort mirë, se nëse nuk bënin diçka, fati i tyre ishte në rrezik. Prandaj, një nga çështjet kryesore që ato shtruan në pranverën e vitit 1878, në mbledhjen e krahinave të vendit ishte formimi i Lidhjes Shqiptare. Lidhja Shqiptare ishte respektimi i traditës shqiptare dhe sipas kësaj tradite sa herë që vendi apo viset ishin në rrezik, secila krahinë shqiptare thërriste kuvendin e saj dhe pastaj përfaqësuesit e tyre mblidheshin të gjithë së bashku në një kuvend të madh mbarëkombëtar. Kjo është një karakteristikë shumë e rëndësishme për të vërtetuar faktin, se shqiptarët çdo vendim e merrnin ne formë kolegjiale dhe duke respektuar në maksimum principin e demokracisë. Pra, që në fillimet e shtetit modern shqiptar, demokracia ka qenë një model qeverisës jo vetëm i dëshiruar nga shqiptarët, por edhe i aplikuar drejtpërsëdrejti në vendimmarrje. Duhet theksuar se në këtë kohë viset shqiptare si brenda ashtu edhe jashtë kishin figura shumë të ndritura dhe largpamëse, të cilat i kishin të gjitha kapacitet intelektuale dhe ishin të mbushur me ideale për të marrë çdo iniciativë në mbrojtje të çdo pëllëmbe toke shqiptare dhe të drejtave të shqiptarëve. Një rol të rëndësishëm po luante edhe Diaspora shqiptare, sidomos Komiteti i Stambollit, i cili ishte truri i çdo platforme politike për hapat që do të merreshin më tej. Duhet theksuar se ky komitet për shkak të rrethanave vepronte në fshehtësi të plotë. Pra, ky është vetëm një ndër faktet, se shqiptarët duhet ta respektojnë dhe ta përkrahin rolin e diasporës që ka pasur në shekuj në mbrojtje të kazus shqiptare. Edhe sot Diaspora shqiptare mund të luaj një rol të rëndësishëm për kauzën tonë të përbashkët të Bashkimit Kombëtar. Mbledhja e Kuvendit Mbarëkombëtar u vendos të mbahej në Prizren, sepse ky ishte një ndër qytetet më të mëdha shqiptare dhe afër tij ishin pikërisht krahanit shqiptare të cilat rrezikoheshin drejtpërsëdrejti nga copëtimi dhe shkëputja. Për thirrjen e Kuvendit u ngarkuar një Komision i posaçëm, shumica e anëtarëve e të cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Shpejtësia e mbledhjes së Kuvendit varej drejtpërsëdrejti nga ngjarjet ndërkombëtare, të cilat do të caktonin linjat e reja në rajon. Kështu, sapo e morën veshtë se u përhap lajmi se Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878, katër Vilajetet, i Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinën filluan të përzgjidhnin delegatët që do të merrnin pjesë në Kuvend. Edhe pse mund të duket krejt normal një akt i tillë, ai ka shumë rëndësi në prizmin e Çështjes Kombëtare, sepse tregon edhe njëherë faktin, se të gjitha trojet shqiptare, kur behej fjalë për Kombin ishin të bashkuara dhe të një mendje, atë të mbrojtjes së Kombit edhe me gjak e me çdo sakrificë. Shqiptarët, ishin vigjilent për hapat që po ndërmerrnin dhe për rëndësinë e aktit historik që po bënin, kështu ato vendosën që të mos ishte në cilësinë e delegatit asnjë person që kishte pasur orientime sulltanor, ose që kishte qenë i implikuar në rrethanat e tradhtisë kombëtare. Shqiptarët ishin të vendosur të thërrisnin një Kuvend shqiptarë, të bërë vetëm nga ato shqiptarë që ndiheshin krenar për identitetin e tyre dhe që ishin të gatshëm të ndërmerrnin çdo lloj sakrifice që ta mbronin atë para çdo rreziku që i kanosej. Megjithatë, ulematë dhe funksionarët osmanë, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, bënë që në ato kaza, ku banonin në mënyrë të përzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgarë të islamizuar), të caktoheshin si delegatë edhe mjaft pashallarë e bejlerë sulltanistë. E shqetësuar nga zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Porta e Lartë nuk e la fatin e politikës së saj në Shqipëri vetëm në duart e autoriteteve shtetërore të vilajeteve, por ndërhyri edhe vetë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t’i detyruar që t’i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, që i rezistuan presionit të qeverisë osmane, Porta u përpoq t’i mbante në Stamboll me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar. Por ata u nisën për në Prizren pa lejen e saj. Prizreni kishte marrë në ato ditë të para të qershorit një pamje festive. Përveç banorëve të përhershëm qarkullonin në qytet mijëra mysafirë të tjerë të veshur me rrobat e krahinave të tyre dhe të armatosur. Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu, nga vilajeti i Janinës arritën vetëm dy delegatë (njëri nga të cilët ishte Abdyl Frashëri), pasi të tjerët ishin ende në udhëtim. Në Kuvend u mbajtën shumë fjalime, por u ruajt vetëm një fragment nga fjala e Abdyl Frashërit, kryetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë (i vilajetit të Janinës). Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”. Megjithatë, nuk duhet të harrohen edhe kontribute si ai i Pashko Vasa, i cili i paraqiti ambasadorit britanik në Stamboll një prememorje në emër të popullit shqiptar, në të cilën lufta kundër copëtimit territorial të Shqipërisë lidhej organikisht me kërkesën për autonominë e saj administrative. Shqiptarët, shkruante ai, nuk mund të kënaqen me administratën e kalbur osmane. Ata janë të bindur se Porta e Lartë, as nuk dëshiron dhe as nuk është në gjendje t’u japë atyre një administratë më të mirë se atë që u ka dhënë deri sot. Shqiptarët, theksonte patrioti rilindës, janë të vendosur t’i këputin të gjitha lidhjet që i bashkojnë me Turqinë dhe nuk duhet të përjashtohen nga ajo e drejtë që kanë popujt sllavë të Ballkanit për të formuar shtete të pavarura ose autonome. Edhe pse vitet kalojnë, duke sikur situatat për ne shqiptarët nuk ndryshojnë, Sot, ashtu si Pashko Vasa, shqiptarët kërkojnë të mos kenë administratë të modelit sulltanor dhe as qeverisje të modelit sulltanor. Ne, shqiptarët duhet t’i shkëpusim njëherë e përgjithmonë lidhjet nga modelet e despotizmit oriental dhe duhet të orientohem drejt demokracisë perëndimore, e cila është pjesa natyrale e karakterit tonë kombëtarë. Megjithatë, zëri më i fuqishëm i shqiptarizmit në atë kohë padyshim që mbetet Abdyl Frashëri, i cili botojë një seri shkrimesh në shtypin vendas dhe atë të huaj, brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane, gjatë pranverës dhe verës të vitit 1878. Në një artikull të botuar në muajin prill në gazetën turke “Basiret” (Stamboll), ai i tërhiqte tërthorazi vëmendjen Portës së Lartë që të mos pranonte asnjë lëshim në kurriz të trojeve të Shqipërisë dhe t’u njihte shqiptarëve të drejtat e tyre kombëtare. Askush, pra, as Perandoria Osmane, shkruante kryetari i Komitetit të Stambollit, nuk ka të drejtë t’u japë të tjerëve tokat që u takojnë shqiptarëve. Duke evokuar luftën që zhvilluan shqiptarët në shek. XV kundër Perandorisë Osmane, Abdyl Frashëri u linte të nënkuptonin qeveritarëve të Stambollit se Shqipëria ishte gati të përsëriste epopenë e Skënderbeut, në rast se nuk do t’i njiheshin të drejtat e saj kombëtare. Në një seri artikujsh të botuar gjatë prillit e majit në organin austriak “Messager de Vienne” (“Mesazher dë Vjenë”), Abdyl Frashëri argumentonte para opinionit publik evropian të drejtat politike që i takonin popullit shqiptar, si një nga kombet më të lashta të Evropës, me gjuhë, me territor, me kulturë, me ndërgjegje dhe me histori të përbashkët mijëravjeçare. Kombi shqiptar, nënvizon ai, nuk aspiron asgjë tjetër, veçse të jetojë i lirë, të dalë nga prapambetja dhe të zërë vendin që meriton në radhët e kombeve të qytetëruara të Evropës. Në rast se Fuqitë e Mëdha, theksonte Abdyli, do ta dënojnë këtë popull trim e liridashës të mbetet në robëri dhe ca më keq të copëtohet ndërmjet shteteve fqinje, Gadishulli Ballkanik nuk do të ketë kurrë qetësi, sepse shqiptarët nuk do të pushojnë asnjëherë së luftuari për të fituar pavarësinë e tyre kombëtare. Përkundrazi, në rast se shqiptarëve do t’u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do të bëhet faktor i paqes dhe do të kthehet në një digë kundër ekspansionit carist, i cili rrezikon jo vetëm Gadishullin Ballkanik, por edhe Kontinentin Evropian. Sot, shqiptarët në rajon, le të themi, se janë identik në të njëjtin situatë ashtu siç ishin në momentet e vështira pas Traktatit të Sh. Stefanit dhe më vonë atij të Berlinit, ku të tjerët padrejtësisht bën pazare me tokat dhe identitetin tonë kombëtarë. Megjithatë, era po fryn përsëri në anën e shqiptarëve, të cilët e kanë kuptuar se nëse janë të bashkuar janë më të fortë, të fuqishëm dhe më të mbrojtur. Sot, ashtu si me datë 10 qershor, është krijuar një Lëvizje Politike Shqiptare,e cila ka si filozofi Bashkimin e shqiptarë. Kjo Lëvizje Mbarëkombëtare është Aleanca Kuq e Zi, e cila me datë 16 qershor, vetëm gjashtë ditë më vonë se sa 10 qershori i Prizrenit ka vendosur të thërras Kuvendin Mbarëkombëtare Shqiptarë, me delegate nga të gjitha trojet shqiptare (Vilajetet) si dhe nga Diaspora (ashtu siç ishin në atë kohe Komitet Kombëtare. Për t’u vlerësuar ishte ai i Stambollit). Aleanca Kuq e Zi e mbështet fuqishëm ashtu si Abdyl Frashëri, Çështjen e Bashkimit Kombëtar jo vetëm si të drejtë legjitime të shqiptarëve, por edhe si një mundësi më shumë për të pasur siguri dhe paqe në rajon. Sot, si atëherë Shqipëria, ka burra dhe njerëz të mençur, të cilët kanë ideal të lartë për mbrojtjen e Kauzës Shqiptare dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Për herë të parë që pas Prizrenit, Çështja e Bashkimit Kombëtarë po trajtohet si një çështje e mirëfilltë politike. Këtë po e bën të mundur Lëvizja Mbarëkombëtarë Aleanca Kuq e Zi, e cila tashmë e ka integruar në Programin e saj politik dhe është e vendosur ta konkretizojë atë në një afat të shkurtër kohorë. Sot, shqiptarët, që nga Koha e Lidhjes së Prizrenit, kanë mundësi reale që shumë padrejtësi të bëra në shekuj t’i rregullojnë. Kjo për vetë faktin e situatave gjeopolitike rajonale dhe globale. Sot, në Shqipëri dhe në trojet e tjera shqiptare është i pranishëm një brez i ri, i shkolluar, i mbushur me ideale dhe i motivuar drejt Çështjes së Bashkimit Kombëtar. Gjithashtu, situata Rajonale është në favorin e shqiptarëve. Sot Fqinjët tanë kanë probleme të mëdha për shkak të politikave të gabuara që kanë ndjekur dhe për këtë arsye nuk shihen me sy të mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Problemi më i madhe i fqinjëve tanë, duke përjashtuar Turqinë, është se ata nuk shkëputen dot nga lindja. Për, këtë arsye ato nuk janë shumë të dëshiruar nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërsa, brezi i ri i shqiptarëve, është kryesisht i shkolluar në Perëndim dhe për rrjedhojë i mbushur me vlerat e demokracisë, barazisë mes popujve dhe të drejtës për të ruajtur densitetit kombëtar, si një vlerë të shtuar në familjen europiane. Çështja e Bashkimit të shqiptarëve u ka rezistuar kohërave dhe momente të vështira, por sot ajo i ka të gjitha shanset që të realizohet. Realizimi i saj, do të bënte shqiptarët de facto një popull të barabartë me popujt e tjerë.

Friday, June 8, 2012

Doni të kuptoni situatën aktuale në Siri?



Alban Daci

Në kuadër të Optikës së Brendshme 

1. Mungesa e lirive dhe mosfunksionimi i Demokracisë
2. Prishja e ekuilibrave të brendshëm mes klaneve dhe tribuve
3. Dëshirë për ndryshim dhe zhvillim

Në kuadër të Optikes Rajonale

1-Rivaliteti i përhershëm mes Iranit dhe Arabisë Saudite
2-Rivaliteti i përhershëm me sunitëve dhe shitëve
3-Rivaliteti i përhershëm mes perseve dhe arabëve

 Në  kuadër të Optikes Globale

 1-Interesat e forta të Amerikës për të ruajtur ekuilibrat e forcës në Lindjen e Mesme
2- Dëshira e fortë e Rusëve për të qenë palë vendimmarrëse bashkë me Amerikanët në Lindjen e Mesme
3- Roli gjithnjë e në rritje e Kinës në investime në Lindjen e Mesme
4- Europa është e humbur në Lindjen e Mesme

Monday, June 4, 2012

BASHKIMI I SHQIPTARËVE ËSHTË E DREJTË HYJNORE E LIGJORE

                                                                                   
Kumtesë e mbajtur nga Dr. Alban Daci në Konferencën e organizuar nga Aleanca Kuq e Zi tek Tirana International Hotel me temë: Çështja Kombëtare dhe Roli i Shqiptarëve në Rajon.

Kanë rënë e janë ngritur perandori e shtete, janë zhdukur e asimiluar kombe, por ja që kombi ynë nuk u zhduk. Ai mori forcë nga dheu që e mbajti dhe e ushqeu, iu qëndroi furtunave të kohës. Nuk u asimilua as nga pushtimi turk dhe as nga ai sllav, por ruajti me fanatizëm çdo vlerë kombëtare, vlera që na mbajtën lidhur si vëllezër të një gjaku dhe që na dallojnë nga kombet e tjerë. Por, kryesore më duket se është ajo që, për si inat të atyre që nuk na dashtën, ne i qëndruam zhdukjes dhe asimilimit dhe tash jemi në kushte të tjera, kur mund të punojmë më shumë se kurrë për vete, si në drejtimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror, ashtu edhe të kulturës dhe identitetit shqiptar, për të cilin disa teoricienë shfaqin mendime, të cilat aspak nuk e nxisin zhvillimin, por e pengojnë atë. Pra, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për unifikimin në drejtimin të problemeve përcaktuese, që na ruajtën dhe na mbajtën gjallë si komb. Ne kemi nevojë të punojmë me zemër dhe të mendojmë me kokë për bashkimin tonë kombëtar, sepse kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë ne. Sot, po jetojmë në një periudhë të globalizuar dhe të ndërvarësisë ekonomike. Në këto rrethana, ne përballemi me më shumë sfida e probleme dhe rruga e vetme për t’u bërë ballë është të jemi të gjithë të bashkuar. Bashkimi ynë, mbron vlerat tona si popull dhe në të njëjtën kohë na vë, thuajse, në kushte të barabarta me popujt e tjerë për t’i respektuar ato, dhe anasjelltas. Sot ka tradhtarë dhe burracakë, të cilët mendojnë dhe shprehen, se qoftë nacionalizmi, qoftë edhe bashkimi etnik janë të rrezikshëm. Duket sikur shqiptarët janë të pushtuar nga një kompleks inferioriteti dhe kjo ka ndodhur jo për fajin e shqiptarëve, por për faktin se shqiptarët kanë pasur politikanë inferiorë në krahasim me politikanët e vendeve të tjera të rajonit. Për shqiptarët kompleksi i inferioritetit është një fatalitet, që duhet kapërcyer. Nuk mund të ketë histori të shqiptarëve të bërë nga të huajt, po ka histori të shqiptarëve të njohur, më në fund, nga të tjerët. Nacionalizmi është teori që mbështetet tek kombi, tek një kolektivitet homogjen me gjuhë, histori, traditë, kulturë të përbashkët. Shqiptarët, janë një kolektivitet i tillë, sepse kanë një gjuhë, histori, traditë të përbashkët. Kjo, tashmë, është realitet historik dhe duhet të pranohet si i tillë. Fakti se jemi shqiptarë është diçka krejt e natyrshme e pranuar dhe e dëshmuar si de facto, ashtu edhe de jure. Ne jemi shqiptarë, dhe ky nuk duhet të jetë problem për të tjerët që nuk janë. Ne nuk duam probleme, nuk duam urrejtje dhe nuk e nxisim urrejtjen. Ne duam t’i respektojnë ato që nuk janë shqiptarë, dhe e kemi bërë këtë gjë, por në të njëjtën kohë të tjerët duhet të na respektojnë për faktin se jemi shqiptarë. Nëse të tjerët nuk na respektojnë, ky nuk është faji ynë dhe ne nuk jemi fajtorë për këtë gjë, por nuk do të lejojmë dhe nuk mund të jemi në të njëjtën kohë “viktima” të urrejtjeve të tjera. Gjithashtu, ne, shqiptarët nuk duhet të kemi frikë nga fjala etnike. Etni do të thotë rigrupim njerëzish me morfologji e kulturë të përbashkët. Përsëri del në shesh fakti, se shqiptarët kanë një gjuhë dhe një kulturë të përbashkët mes tyre e të ndryshme nga popujt e tjerë. Nuk mund të jetë dhe nuk ka liri themelore të njeriut pa lirinë e tij etnike. Të drejtat civile nuk i mohojnë të drejtat, që e strukturojnë këtë liri etnike. Në këtë kuptim, demokracia e nënkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi është shprehje e demokracisë, në atë masë që lejon të realizohet liria e lirive të njeriut të secilit njeri në këtë Botë. Kombi shqiptar është pjesëtuar padrejtësisht në struktura shtetërore të huaja dhe të ndryshme duke qenë de facto një subjekt etnik i papjesëtueshëm. Ky komb ende po e përjeton në imagjinatë atë që kombet e tjera e kanë përjetuar realisht prej kohësh. Po, duke qenë një komb, si të gjitha kombet e tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka pafundësisht në imagjinatë. Te jesh shqiptar nuk është as privilegj e as një problem, por një fakt historik. Kombësia nuk përzgjidhet, por thjeshtë pranohet. Të tjerët duhet të na respektojnë për këtë që jemi dhe nëse nuk e bëjnë këtë do të kenë probleme, ashtu siç kanë pasur më parë, të cilat i dëshmon më së miri vetë historia. Fakti se sot ne duhet të bashkohemi si një etni e vetme, ashtu siç jemi në të vërtetë, nuk duhet të konsiderohet si një kërcënim për etnitë e tjera, por si një e drejtë legjitime për ne. Është njëlloj sikur një familje, e ndarë për shkak të rrethanave, të kërkojë dhe të insistojë të ribashkohet. Nëse familjet e tjera përreth bëhen xheloze për këtë, ky është një problem për ata dhe jo për familjen që e ka të drejtë legjitime dhe hyjnore që të bashkohet. Kështu, fakti se shqiptarët duan të bashkohen, duhet të shikohet dhe të analizohet në prizmin e një të drejtë hyjnore e legjitime, se sa si një kërcënim për etnitë e tjera. Ne jemi të sigurt dhe të qetë se nuk i kemi rënë në qafë asnjë etnie tjetër. Nëse etnitë e tjera përreth nesh nuk na kanë rënë në qafë ne në të kaluarën, atëherë ato nuk duhet të shqetësohen për faktin, se ne, mbi bazën e të drejtës tonë hyjnore e legjitime, kemi vendosur të bashkohemi. Nëse etnitë e tjera kanë punuar dhe po punojnë për mohimin e kësaj të drejte, atëherë ato do të ndëshkohen, qoftë moralisht, si edhe në forma të tjera. Bashkimi i shqiptarëve duhet të shikohet si një proces krejt normal dhe i pranueshëm edhe për të tjerët. Në këtë botë nuk mund të ketë dy ose më shumë standarde. Çdo të thotë? Që të tjerët kanë të drejtë të bashkohen e të jenë të bashkuar dhe shqiptarët nuk duhet e nuk mund ta gëzojnë këtë të drejtë. Kjo nuk ka as shpjegim logjike e as praktik. Ne nuk i kemi rënë në qafë asnjë populli tjetër që të jetë ose jo i bashkuar, por në të njëjtën kohë nuk duhet të lëmë asnjë popull tjetër që padrejtësisht të na pengojë ne për ushtrimin e kësaj të drejte. Bota euro-amerikane nuk duhet t’i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të liderëve të përkohshëm. Liderët janë të përkohshëm, por kauzat janë të përhershme. Kauza shqiptare për bashkim i ka rezistuar kohës dhe do t’i rezistojë përgjithmonë, ndërsa liderët do të shkojnë e do të vijnë. Megjithatë, bashkimi i shqiptarëve nuk është vetëm një e drejtë hyjnore, por edhe një e drejtë ligjore. E Drejta Ndërkombëtare është e drejta ligjore e popujve dhe shteteve. Ajo rregullon e zgjidh mosmarrëveshjet mes shteteve, organizatave apo edhe individëve, tashmë. Prandaj, është shumë rëndësishme t’i referohemi edhe të Drejtës Ndërkombëtare. Një ndër parimet kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare, përcakton të drejtat e popujve, pavarësisht përmasave dhe fuqisë është parimi i Vetëvendosjes. Parimi i Vetëvendosjes u gjet si formulë nga presidenti Willson dhe filloi të aplikohej në të Drejtën Ndërkombëtare, që nga Konferenca e Versajës dhe më vonë u bë pjesë e disa deklaratave, si dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Aplikimi më i qartë, për të cilën na intereson edhe ne në këtë konferencë, është në “Deklaratën për Marrëdhëniet miqësore dhe për Bashkëpunim midis shteteve në vitin 1970”, ku theksohet: Në bazë të principit të barazisë të së Drejtës së Popujve e të Drejtës të Vetëvendosjes, princip i konsakruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të gjithë popujt kanë të drejtë të përcaktojnë pikërisht asetin politik, në liri të plotë, pa ndërhyrje të jashtme dhe të ndjekin pikërisht zhvillimin ekonomik, social e kulturor, dhe çdo shtet ka të drejtë të favorizoi me shtetet e tjera, ose në mënyrë individuale, realizimin e principit të barazisë të të Drejtave të Popujve dhe të së Drejtës së tyre për Vetëvendosje në konfirmim me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe t’i ofroi Organizatës të Kombeve të Bashkuara në plotësimin e përgjegjësisë të përcaktuar nga Karta për sa i përket aplikimit të këtij principi, në fund për të favorizuar:
a) Marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim mes shteteve
b) T’i jepet fund kolonializmit, duke pasur parasysh vullnetin e shprehur nga popujt e interesuar. Duke theksuar se vendosja e popujve nën kolonializëm ndërton një dhunim të këtij principi dhe një mohim të drejtave të njeriut dhe lirive të themelore të garantuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara. c) Krijimi i një shteti të ri sovran dhe të pavarur, asocimin e lirë ose integrimin me një shtet të pavarur ose marrjen e çdo statusi tjetër politik të vendosur lirisht nga një popull përbën për një popull tjetër ushtrimin e vetëvendosjes.
Nga kjo deklaratë nxjerrim disa mësime shumë të rëndësishme.
- Për sa kohë shqiptarët nuk do të jenë të bashkuar, por të robëruar, ose të kolonjalizuar, nuk mund të kemi marrëdhëniet miqësore mes shteteve në rajon.
  - Shqiptarët e kanë të drejtë ligjore të bashkohen dhe të vendosin për fatin e tyre. Ato mund dhe duhet të bashkohen vetëm duke respektuar vullnetin e tyre të lirë dhe zbatuar principin e vetëvendosjes. Shqiptarët mund të bashkohen duke besuar tek forca e tyre, por në të njëjtën kohë fuqitë e mëdha, sipas të Drejtës Ndërkombëtare, e kanë obligim juridik që të japin kontributin e tyre për ta realizuar këtë proces. Shqiptarët besojnë plotësisht tek Politika e Jashtme Amerikane, e cila jo vetëm e zbaton dhe e promovon parimin e Vetëvendosjes, por edhe e kanë krijuar atë në të mirë të popujve të vegjël dhe kundër botës së kolonizuar. Shqiptarët kërkojnë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veçanti, dhe të Fuqive Kryesore Europiane për të zbatuar principin e Vetëvendosjes, i cili në mënyrë të natyrshme i çon drejt edhe bashkimit. Edhe pse flitet se bota e kolonizuar u rrëzua me mbarimin e krizës së Suezit, në të vërtetë ajo është e pranishme dhe madje në zemrën e Europës. Sot, në Europë, i vetmi popull që është viktimë e kolonializmit, dhe që nuk gëzon të drejtat e tij themelore, është populli shqiptar. Ky popull i lashtë sa vetë Europa, sot është i shtypur e i shfrytëzuar padrejtësisht nga kolonizatorët sllavë e grekë. Nuk mund të durohet kjo situatë, e cila, tashmë u bënë shekuj që na ther në zemër. Shqiptarët duhet të gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore si popujt e tjerë të rajonit dhe për këtë arsye ato duhet të zbatojnë Vetëvendosjen. Është bërë, tashmë, e modës të thuhet se shqiptarët duhet të bashkohen në BE. Nuk jam dakord me këtë ide dhe për këtë arsye kam dëshirë të quhem jashtë mode. Bashkimi i shqiptarëve dhe Bashkimi Europian nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç fjalës bashkim, që i shoqëron të dy. Shqiptarët, duke zbatuar principin e Vetëvendosjes kërkojnë të bashkohen në një shtet të vetëm. Ne e dimë shumë mirë se BE, nuk është dhe nuk mund të konsiderohet shtet, edhe pse ç’është e vërteta ka disa atribute shtetërore. Në mënyrë klasike, Shteti përkufizohet si rezultante e bashkimit të tri elementeve: territori, popullsia dhe autoriteti sovran. Disa specialistë të tjerë u përpoqën të cilësonin Bashkimin Europian si një organizatë ndërkombëtare. Sipas tyre meqë Bashkimi nuk mund të cilësohej Shtet, ai duhej të ishte patjetër organizatë ndërkombëtare. Ky vizion mund të mbështetet në faktin, se Bashkimi është krijuar nga traktatet ndërkombëtare. Por, nëse do të themi se natyra e aktit bazë është përcaktuese, do të duhej të cilësonim si organizatë ndërkombëtare disa shtete, për të vetmen arsyeje, se ato janë krijuar mbi bazën e një traktati ndërkombëtar. Për këtë arsye, përveç natyrës së aktit themelues, duhet t’i referohemi edhe karakteristikave të Bashkimit. Këtë gjë e bëri Gjykata e Drejtësisë e Komuniteteve. Ndërsa, në fillim ajo e analizonte Komunitetin si një rend të ri juridik të së Drejtës Ndërkombëtare (vendimi i 5 shkurtit 1963, çështja 26/62), në jurisprudencën e mëvonshme ajo u largua nga ky konceptim (vendimi i 15 korrikut 1964, çështja 6/64). Kështu, ajo nënvizon se:...Traktatet komunitare kanë themeluar një rend të ri juridik në favor të të cilit shtetet, në fusha gjithnjë e më të gjera, kufizojnë të drejtat e tyre sovrane, subjekte të cilave janë vetë shtetet anëtare, por edhe shtetasit e tyre... Karakteristikat kryesore të këtij rendi juridik komunitar janë kryesisht përparësitë e tij në raport me të drejtat e shteteve anëtare, si dhe efekti i drejtpërdrejtë i një serie dispozitash të zbatueshme ndaj shtetasve të tyre dhe atyre vetë. Në rastin e bashkimit të shqiptarëve kemi të bëjmë më bashkimin e të njëjtit popull, i cili, padrejtësisht dhe në mënyrë të dhunshme, është copëtuar dhe ndarë. Procesi i bashkimit të tyre nuk ka pse të bëhet mbi bazën e marrëveshje ndërkombëtare. Bashkimi i tyre është i natyrshëm dhe duhet të ndodh përmes gjuhës, historisë, traditave dhe identitetit kombëtar Kuq e Zi, të trashëguar ndër shekuj. Duke qenë se bashkim është i natyrshëm ai do të ekzistojë për aq kohë sa do të ekzistojë kombi shqiptar. Bashkimi Europian është diçka krejt e ndryshme nga bashkimi i shqiptarëve. Ky është një bashkim mes komunitet-shteteve të ndryshme, të cilat kanë interesa dhe qëllime të përbashkëta. Sipas teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare ne e dimë shumë mirë se interesat dhe qëllimet e shteteve ndryshojnë në kohë dhe në hapësirë. Për këtë arsye nuk ka garanci dhe BE do të jetë i përhershëm dhe do të ketë gjithmonë të njëjtën qëllim. Sot BE po kalon një krizë të thellë politiko-ekonomike dhe për këtë arsye edhe vetë e ardhmja e tij nuk është e qartë dhe sigurt. Atëherë, lind pyetja:A mund të sakrifikojmë aspiratat tona kombëtare për hir të BE-së? Siç thamë, Bashkimi i Shqiptarëve dhe Bashkimin Europian kanë të njëjtën filozofi, e cila lidhet pikërisht me fjalën bashkim. Kjo do të thotë, se, nëse ne, shqiptarët, nuk bashkohemi ndërveti, ne nuk mund të bashkohem edhe me BE. Për këtë arsye filozofia e drejtë e popullit shqiptar për bashkim jo vetëm nuk bie në kundërshtim me Bashkimin Europian, por e forcon atë dhe e bën të sigurt. Gjithashtu, kusht kryesor, që një vend të bëhet pjesë e BE është të jetë shtet. Kushtet e aderimit përcaktohen sipas nenit 49 të Traktatit për Bashkimin Europian. Sipas këtij neni, u vendosën tri kushte: të jetë shtet, të jetë shtet europian, të respektojë parimet e përmendura në nenin 6, paragrafi 1, të Traktatit për Bashkimin Europian. Qytetarët e Shqipërisë e konsiderojnë vetën shtet të cunguar. Përsa kohë Shqipëria do të vazhdojë të jetë e cunguar nga trojet e tjera shqiptare ajo nuk ka kuptim të anëtarësohet në BE. Shqiptarët do të integrohen në BE, vetëm pasi të kenë krijuar shtetin e tyre të unifikuar. Bashkimi i shqiptarëve do të forconte edhe Bashkimin Europian. Nëse shqiptarët vazhdojnë të jenë padrejtësisht të copëtuar, Europa do të mbetet në fasadën e bashkimit.