Tuesday, November 11, 2014

BE duhet ta rimendoje seriozisht Ceshtjen Shqiptare

Europa si Kontinent, si realitet politik e si koncept gjeografik u ka shume borxhe shqiptareve. Sigurisht me e theksuara eshte padrejtesia e madhe qe i eshte bere ketij Kombi qe ndonjehere eshte ndjere fajtor pse ishte autokton ne token e tij. Shqiptaret kane dy cilesi qe pak kombe i kane: integrohen shpejt e nuk asimilohen asnjehere. Cilesia e pare nuk eshte vleresuar asnjehere nga Europa dhe e dyta eshte neglizhuar nga Europa. Disa kombe e fenomene sociale europiane kane besuar ne te kaluaren ne asimilin e plote te shqiptareve. Shqiptaret jane si Italiane qe ne momente kur shpresa shuhet ato gjene forcen te ringrihen. Italianet ne vitet 700 kishin tre pushtues ne terroritor, perdornin tre gjuhe te huaja e nuk perdornin ate italiane. Megjithate ne fillimikne gjysme te dyte te 800 italianet u bene shtet dhe i pavarur. Shqiptaret ne histori kane pasur kater pushtues te konfirmuar: romaket (italianet), sllavet, turqit e greket. Megjithate nuk u asimiluan dhe ne vitin 1912 u bene shtet i pavarur por i pergjysmuar. Europa u tregu e padrejte me ta dhe nuk e vleresoje te kaluaren e tyre historike ne proceset me te rendesishme te Kontinentit. Europa shpresoj ne asimilimin e shqiptareve nga Turqit. Jo vetem qe nuk u asimiluan por bone edhe gjuhen moderne turke. Europa shpresoje ne asimilimin e shqiptareve nga sllavet. Jo vetem qe nuk ndodhi, por shqiptaret eurppianizuan sadopak kete popull barbare. Sot Kryministri Rama u prit ne menyre madheshtore ne Presheve. Banoret e Presheves e kishin mbushur sheshin dhe rruget e qytetit me flamuj kombetar. A mundet dhe a eshte e drejte qe BE tenton tu mohoje perkatesine kombetare dhe mbyll nje sy per t'i tjetersuar ne dicka qe nuk kane qene asnjehere, ne sllave. Pritja e shqiptareve qe i bene Kryeministrit shqiptar ngre nje pyetje: a ka mbaruar procesi i transformimit te kufijve ne Ballkan? Une do te thosha se ky proces nuk eshte plotesuar asnjehere. BE duhet ta shoh ne sy realitetin ne Ballkan dhe te lejoi aspiraten legjitime te shqiptareve per te jetuar te bashkuar ashu si popujt e tjere.

Tuesday, June 3, 2014

Rama po mbyll vitin e pare te qeverisjes: Me gjeni ndonje sukses se une nuk e gjej dot

IMG00784-20140522-0826

Alban Daci
Rama e filloi qeverisjen me kemben e gabuar, e kjo pa dyshim ishte aleanca me LSI, e cila ka zhgenyer shume socialiste ne nivel Kryesie, te cilet vazhdimisht kane mbajtur nje qendrim anti-LSI. Qendrimet e tyre lidhen me qendrime parlamentare, perderisa LSI ka qene pjese edhe e qeverise se me parshme, por edhe qendrime elektorale, ku shume deputete apo kandidate per deputete te LSI jane perballur me modelin LSI per te fituar ne zonat elektorale te derguar nga Rama.
Gjithashtu, u zhgeyen edhe socialistet e thjeshte te cilet kishin mbi 8 vjet ne opozite dhe shpresat e tyre per punesim u shuajten kur moren veshte se torta e pushtetit do te ndahej me LSI dhe dihet tashme cili eshte mekanizmi i punesimit i kesaj te fundit.
Mjafton hyrja e PS ne kualicion me LSI dhe nuk kishte dilema se PS do te deshtonte ne qeverisjen e vendit e nuk do te realizonte asnje nga premtimet e shumta elektorale qe kishte bere. Une, e kam kritikuar qe ne fillimet e veta qeverine Rama, si per elementet medioker qe zgjodhi prane vetes, qe Ben Blushi i quan te paafte, ashtu edhe per shkak se qeverisja e tij vazhdon te jete nje qeverisje pa asnje strategji konkrete si ne politiken e brendshme ashtu edhe ne politiken e jashtme.
Perkundrazi, qeverisja e tij eshte nje qeverisje e karakterizuar me skandale e provokime te cilat jo vetem kane rritur zhgenjimin qytetar, por kane rrezikuar edhe trazira te cilat do i kushtonin shume vendin.
Gjithashtu, Rama vazhdon te mos kete nje strategji konkrete ne lidhje me Integrimin e Shqiperise ne Europe. Ai ka zgjedhur rrugen e gabuar, ate te kritikes ndaj Europes me pretekstin se kjo e fundit e ka hal ne sy, e ka inat, sepse sipas mendjes se tij, Rama i ka bere te gjitha detyrimet per integrim. Ata qe mbeshtesnin me cdo kusht qeverine Rama, sepse kishin lidhje interesash me te, kur une beja kritika thoshin te presim se eshte heret. T’i japim kohe! Rama tashme po mbyllin vitin e pare te qeverisjes, pervec skandaleve, deshtimeve, sapo deshtoi edhe reforma ne arsim, deshtimit te marrjes se Statusit une nuk shoh asgje tjeter. Nese dikush mendon ndryshe le te me jap fakte.

Monday, June 2, 2014

Paftyresia e politikes shqiptare dhe gjaku antikombetar qe rrjedh ne venat e tyre

IMG00784-20140522-0826

Alban Daci
Sot, te dashur shqiptare perfundoje me sukses spektakeli antikombetare ne zemren e Shqiperise, ne Tironen e gjithe shqiptareve. Shume here politikanet tane tradhtare, naive e servil na kane thene se Tirana eshte zemra e gjithe shqiptareve. Nuk paska qene keshtu, Tirana na qenka zemra e grekeve, serbeve dhe e antishqiptareve.
Ne nje spektakel turpi per politiken shqiptare dhe poshterimi per gjithe boten shqiptare, sot u inaguruar Katedralia antishqiptare dhe mesha u mbajt ne greqisht. Sa turp! Noli, Kryepeshkopi i vetem i Kishes Ortodokse shqiptare, qe beri reformen me te madhe duke i shkruar tekstet e litugjise ne shqipe i ka mbajtur nje shekull me pare ne mesin e NY te gjitha meshat ne shqipe.
Ndersa sot, 2014 e cila ngjason me shume me 1914, mbahet mesha ne greqisht. Poshterimi me i madhe i shqiptareve pas 100 vitesh Pavaresi te sakatuar e te gjysmuar.
Sot, nje poshterim tjeter me Kryepeshkopin e Serbise, njeriun qe bekonte Arkanin dhe Milloshevicin per te nxjerre nga barku i nenave shqiptareve femijet, se ata jane shqiptare e do te rriten e do te behen si Isa Boletini.
Sot, politika shqiptare e thirri dhe nderoje Kryeposhkopin e Serbise, i cili kishte marre edhe flamurin serb me vete edhe nje grup kelyshes, pasardhes te Arkanit te cilet e vendosen para Katedrales, flamurin e kombi me antishqiptar, ate serb. Sot, politika shqiptar tregon edhe njehere se e gjithe eshte antikombetare dhe e shitur.
Nuk kemi asnje reagim as nga Opozita, e cila te vetmin reagim qe vazhdon eshte ai i droges. Turp! A thua i gjithe problemi calon tek droga e cila tashme konsumohet kudo. Shqiperia nuk ka sovranitet, dinjitet e krenari kombetare. Shqiptaret jane te poshteruar. Keto reagime duhet te bej Opozita shqiptare nese beson me te vertete ne perfaqesimin e shqiptareve.
Turp i madh sot per bustin e Adem Jasharit, i cili ndodhet vetem 500 metra me poshte Katedrales, tek Zogu i Zi, te cilin me siguri sot ka kaluar ndonje i UDB apo Asfalise dhe e ka shurrosur.
Turp per mijera ushtare te UCK qe luftuarn kunder serbeve barabar.
Poshtetim i madh per te gjithe ata ish ushtarak te UCK qe sot jane politikane te rendesishem ne politiken e Kosoves e puthen me politiken shqiptare te Tiranes pa u kerkuar asnjehere llogari.
Turp per cdo shqiptare qe sot ka pire kafe ne Tirane dhe nuk ka tentuar te hyj me dhune per te ndalur meshen e shitjes se shqiptareve e te perdhosjes se identitet kombetar.
Ne shqiptaret e Shqiperise kemi treguar se jemi te dobet e te varur nga keto politikane tradhtare, por une u bej thirrje shqiptareve te Kosoves, nese ka akoma te tille te dalin ne kufije e t’ i ndalojne politikanet e Tiranes, tu gjuajne me gure qe poshteruan gjakun e te reneve e viktimat e pafajshme te vrare. Mos i lini te hyjne ne Kosoven legenat e politikes se Tiranes, sepse ato nuk perfaqesojne me Shqiperine e shqiptaret.

Saturday, May 31, 2014

Sfidat e zgjedhjeve te Kosoves

IMG00784-20140522-0826

Alban Daci
Kosova eshte ne fushate per zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse perpiqen te japin nje fryme te re demokratizimi dhe modernizimi, fushata e partive politike te Kosoves nuk del jashte uniformes ballkanike. Takimet vazhdojne te behen neper lokale dasmash, lideret vazhdojne me shume te flasin per te kalumen se per te tashmen. Cdo kush i perdor heronjte sipas qejfi dhe interesi. Madje ndonjehere edhe pse per fat te keq kollozet e vertete te Kosoves nuk jetojne me, kjo fushate te jep pershtyjpjen sikur Adem Jashari e Ibrahim Rugova jane ne fushate dhe rivale me njeri-tjetrin edhe pse vepra e tyre nuk kane qene asnjehere ne rivalitet por vetem per kauzen e perbashket te Kosoves.
Gjithashtu, karakteristike tjeter ballkanike e ndoshta tipike shqiptare jane katapultimet qe behen sa ne nje parti ne nje tjeter. Pak figura te reja qarkullojne.
Sfidat e ketyre zgjedhjeve jane, afirmimi i nje subjekti te ri sic eshte Nisma. Per mendimin tim dhe duke pasur parasysh eksperiencen shqiptare, ky subjekt do te dal dobet nga keto zgjedhje. Kjo jo per faktit se nuk mirepritet ne Kosove, por se politika e Kosoves ka krijuar tashme nje sistem qe vetem konfimon subjektet e vjetra e nuk le hapesire per te rejat. Gjithashtu, Nisma ka pak kohe qe eshte themeluar dhe nuk din cte bej me pare, te formoje e kristalizoje strukturat apo te fitoje zgjedhjet.
Sfide tjeter ne keto zgjedhje eshte deshira e Ramush Haradinaj per tu kthyer fuqishem ne keto zgjedhje. Me gjithe karizmen e vete personale qe ka, nuk ka personalitete qe do ta ndihmonin ne nje rezultat te kenaqshem ne keto zgjedhje.
Une, mendoj se beteja e vertete ne keto zgjedhje jane tre subjekte, PDK, LDK dhe VV. Mandje, jam i bindur se suprize ne keto zgjedhje do te jete VV, e cila pas marrjes se Prishtines e punes se Shpend Ahmetit, ka rritur besimin tek kosovaret per nje ndryshim pozitiv te politikes dhe te menyres se qeverisjes.
Megjithate, sfida me e madhe pas ketyre zgjedhjeve do te jete raporti me Presidenten aktuale te Republikes, e cila duket se tashme ka fituar nje autonomi dhe na jep pershtypjen se eshte e paprekshme. Une, mendoj se Presidentja aktuale e Republikes do te vazhdoje te jete e paprekshme per sa kohe ajo po luan nje politike pro perindimore dhe reformues.

Wednesday, May 28, 2014

LSI: mungesa e nje ideologjie dhe rikthimi tek komunizmi

IMG00784-20140522-0826

Alban Daci
Kohe me pare kam shkruar se LSI nuk eshte nje parti dhe mbi te gjitha nuk ka nje idelogji te caktuar. Madje, kam shkruar se kjo eshte nje sekt monetar, te cilet te gjitha aksionet i bazojne tek parate dhe keto te fundit jane garancie e vetme per sukses dhe per te zgjeruar pushtetin. LSI eshte nje mutament ne politiken shqiptar dhe kjo ka ndodhur per shkak te perplasjeve te shumta qe kane ndodhur mes dy partive te medha, te cilat nuk kane afruar deri me sot nje model te suksesshem qeverisje. Ne keto rrethana, te nje varferie te tejskajshme dhe te nje shoqerie ne krize, LSI doli nje forme e re e te berit politike, duke u bazuar ne shantazhin e punesimit dhe ate te blerjes se votes. Miti i saj u be paraja dhe arsyje e vetme e ekzistences ishte se sa me shume para akumulonte aq me shume do te kishte pushtet dhe presion mbi dy partite e tjera. Miti i parase nuk do te ishte i perhershem ne nje vend qe ne pamje te pare duhet te jete e te shitete si demokratik. Prandaj, LSI ishte e vetedijshme se mitin e parase do ta perdorte ne fazen e pare te saj, ate te ngritjes dhe hyrjes ne sferene e pushtetit.  Gjithashtu, LSI ishte e vetedijshme se me kalimin e kesaj faze, do te ishte nje realitet politik dhe pjese e vendimarrjes e ne kete realitet te ri do te kerkonte nje forme te re klasike ekzistence ekzistence, ideologjine. Blerja e votes u demaskua ne dy pale zgjedhje, shantazhi i punes u shantua ne dy mandate, si ne ate te Meta-Berisha dhe ne kete te Meta-Rama e thuajse ne te gjitha rastet protagoniste ka qene LSI. Pastaj ka edhe nje realitet te ri, ne ate te PS e cila duhet te perfaqesonte de facko ideologjine komuniste. Megjithate, kjo parti ka nje perplasje te forte brezash dhe ne te njejten kohe me prurjet e reja ka nje orintim me djathtas se sa Majtas. Meta, eshte nje politikan qe njeh ne menyre makiaveliste me mire se cdo tjeter realitetin politik shqiptar dhe mekanizmat per te fituar. Keshtu, ai tani ka vendosur qe LSI ta fus ne nje faze te re, ate ideologjike duke u identifikuar fatekqesisht me nje te kaluaret te erret. Kjo ne te vertete eshte vetem nje levizje taktike per zgjedhjet e ardhshme. Ai me kete orientim te ri ideologjik kerkon te siguroje vota ideologjike, votat e atyre qytetareve te Majte, qe ne keto 20 vite jane zhgenjyer dhe nuk votojne me. Kjo mund te jete edhe nje arsye me shume per te besuar faktin se ne Tirane mund te jete kandidate Monika Kryemadhi. Dihet fakti se ne zgjedhjet e fundit per bashkine e Tirane vendimtare ishte kandidimi i kryetarit te Partise Komuniste, i cili mori vota mjaftueshem sa me bere humbes Rames. Keshtuqe ne me orientimin e tij drejt nostalgjise se komunzimit, Meta deshiron keto vota, te komunisteve te Tiranes t’i siguroje per Moniken ne kandidimin e saj per Tiranen.

Wednesday, March 12, 2014

Kur feja perzihet me politiken

Alban Daci 

Ka shume filozofi se fene e konsiderojne nje lloj politike dhe politiken e konsdierojne nje version me te ashper te fese. 
Feja nuk eshte politike, sepse misioni i saj eshte morali i shoqerise dhe besimi ne nje Zot. Ndersa politika nuk eshte fe, sepse ka gjithmone eshte shoqeruar nga anitmorali dhe beson tek paraja, pushteti apo ne nje fjale me te thjeshte tek korrupsioni.

Po diskutohet shume kohet e fundit per versionin ekstremist te fese islame, apo per versionin me soft te besimit te krishterte ne politike.

Duhet te kemi parasysh se besimit fetare ne Shqiperi ka probleme shume te medha qe lidhet me fete si institucione kulti dhe jo me praktimin dhe besimin ne nje Zot.

Besimi mysliman ne Shqiperi ka problemet e veta qe lidhen me perplasje brezash, brezi vjeter i lidhur me nje lloj besimi me soft fetar, ndoshta per shkak se jane rritur e formuar ne periudhen e Regjimit ku feja ishte e ndaluar. Dhe nje brez i ri, i cili ne pamje te pare duket me hard, por ne te vertete eshte me profesional.

Gjithasthu, besimi mysliman shqiptar ka perplasje mes  shkollave. Me te forta per shkak edhe te influences se vendeve qe kane mbi Shqiperine jane shkolla turke, ajo egjiptiane, libiane e kohet e fundit edhe siriane. 
Keto shkolla fetare pertej karakteristikave te besimit mysliman i cili eshte homogjen kudo, sjellin edhe modelet e tyre shoqerore te cilat nuk kane asnje lidhje me shoqerine tone. 

Besimtari i thjeshte ndodhet ne udhekry, sepse ndoshta ndonjehere bombardohet edhe me informacione te gabuara. Keshtu do ta intepreteoja edhe rastin e shqiptareve qe shkojne e luftojne ne Siri. Keta jane besimtare te devotshem, por nuk kane informacione te mjaftueshme per te kuptuar se lufta ne Siri nuk ka lidhje me besimin mysliman qe do te thote paqe, por vetem per pushtet dhe per interese gjeopolitike. 

Gjithashtu, edhe rasti i te krishtereve qe po tentojne te hyjne ne politike, eshte version i drejte por qe eskeperienca dhe njohja teologjike jane te dobeta per te ofruar nje model te ri politik mbi baza te drejta e tolerante fetare. 


Feja mund te perzihet me politiken duke respektuar parimet e shtetit te se Drejtes, por nuk duhet te behet njelloj si politika. Ky duhet te jete dallimi me i madh dhe i rendesishem, sepse feja ofron moral e tolerance, ndersa politika pushtet, korrupsion e beson ne imoralitet.

Perqasje politike per bashkimin kombetar


Alban Daci 

Pertej deshires dhe aspirates se shqiptareve, ceshtja e Bashkimit Kombetar lundron mes dy ujrave. Ujrat e politikes shqiptare. Ceshtja e bashkimit kombetar eshte nje ceshtje qe kerkon nje konsensus te madh e te qendrueshem politik. Sistemi politik shqiptar nga ligji elektoral dhe nga eksperienca e deri tanishme po shkon drejt nje bipolarizmi perfekt. Sic duket duke analizuar edhe sjelljen e Rames me aleatet e tij dhe Bashes po me aleatet e tij, keta te fundit, nuk duan ta ndajne pushtetin me te tjeret. Ne kete prizem te dy jane dakord per nje bipolarizem perfet. Basha e kerkon marrjen e pushtetit permes nje bashkimi opozitar nen hijen e PD dhe Rama mbajtjen e pushtetit nen hijen e Rilindjes. 



Mund te themi se ne kete bipolarizem perfekt ne formen e nje gabimi gjenetik politik eshte vetem LSI, e cila eshte nje parti qe ka mbetur per gabim politik si e tille, por qe ka pasur sukses duke ndjekur rregullat aspak politike. Megjithate, ne nje te ardhme te afert nuk perjashtohet mundesia qe LSI te perfshihet ne PS, sepse atje eshte origjina e saj ideologjike dhe historike.Partite e tjera po mbeten amatoriale dhe e kane te pamundur te mbijetojne per shkak te sistetmit qe kane krijuar PS e PD.



Clidhje ka ky realitet politik me bashkimin kombetar? Ceshtja e bashkimit kombetar varet drejtperdrejt nga vullneti dhe politikat e PS e PD, te cilat ne nje menyre apo ne tjeter e hartojne politiken kombetar, strategjine kombetare e ne te njejten kohen duam apo nuk duam mbajne penge ne kuptimin politik bashkimin kombetar. 
Keta dy parti duke pasur parasysh se kane qeverisur e do te qeverisin me rotacion Shqiperine duhet te zgjedhin mes bashkimit kombetar dhe integrimit euro-atlantik. Te kushtetezuar nga proceset rajonale kane zgjedhur procesin e integrimit euro-atlantik duke shpresuar se ne kohe e hapesire mund te mbrojne edhe ceshtjen e bashkimit kombetar. 



Shqiperia eshte ne nje zone te ndervaresise nderkombetare ekonomike e politike e ne kete realitet nuk mund te shkoje ne rrjedhen e kunder te shumices.



Ujrat e dyta ku lundron ceshtja e bashkimit kombetar eshte realiteti nderkombetar, ekulibrat nderkombetar dhe interesat gjeopolitike. Ne kete prizem mund te themi se eshte bere nje hap domethenes ne lidhje me rastin e Kosoves. Megjithate, keto ujera nuk varen nga shqiptaret, shqiptare jane aktore dhe jo autor.Shqiptaret duhet te shpresojne se ngjarjen ne Rajon do te jene ne nje interes te pergjitheshem te bashkimit te shqitareve. Gabimet e finjeve duhete te jene fitim e perfitim per interesat tone. Deri tani fqinjet tane kane habuar dhe ne duhet te shpresojme se do te vazhdojne te gabojne. Por, kjo nuk do te thote se ne duhet te ulim vigjilencen dhe gadishmerine per proceset e nevoja te reja kombetare e rajonale. Mjafton te marrin rastin e Krimese, askush nuk i kishte parashikuar keto ngjarje.

Monday, March 10, 2014

Vrasja e tre femijeve shqiptare nga nenat e tyre.Cpo ndodh me shoqerine tone?


Alban Daci

Si shqiptar, si qytetar jam i shokuar nga ngjarja e Italise, ku nje nene shqiptare ther me thike tre femijet e saj. Reagimet mund te jene te shumta, te ndryshme, emocionale, paragjykuese dhe kaqadeshe. Dihet, njerezit kane filluar ta pelqejne kroniken e zeze e te bejne thashetheme me te. 
Mendoj se rasti i vrasjes se femijeve nga nena e saj eshte nje ngjarje, qe nuk parashikohet as nga fete, as nga socilogjia e eshte ekrestemisht e ndeshkueshme nga sistemi i drejtesise i kujdo vendi qofte. 

Keto akte ku nje nene duke vrave femijet jane te ngjashme e te krahasueshme vetem me aktin e njohur te Gebels, ish ministri i Propogandes i Hitlerit, i cili i helmuar nga propoganda dhe i mbushur me deshperim ne bashkepunim me gruan e tij helmoje te gjithe femijet ne bunker.
Mendoj se familja nuk konsiderohet me nje institucion i shenjte dhe mbi te gjitha, tashme ajo po sulmohet e po cenohet nga te kater anet.
Ngjarja e Italise dshmon se familja shqiptare po kercenohet e po sulmohet nga disa faktore:

- Liria e tepruar dhe pa detyrime. Marredheniet ne cifte te para vetem neper televizione, po u mbushin mendjen gjithnje e me shume femra shqiptare se ata duhet te kene vetem liri asolute dhe asnje detyrim. Martesa eshte edhe nje lidhje detyrimi, respekti dhe lirie mes gruas dhe burrit.

-Burrat shqiptare, disa te dalldisur nga pasuria, apo situata ekonomike po shfrytezojne kushtet e veshtira te shume familje ne Shqiperi e keshtu arrijne te martohen me vazja shume me te reja, ose ne shumicen e rasteve prishin familjen e ndertuar me shume munde e marrin per nuse edhe ne kundershtim me ligjin vajza 13-14 vjec. Kush e di sa martesa te tilla ndodhin ne Shqiperi, ku burri eshte 40 vjec dhe nusja eshte 13 vjec, nga halli, nga kompleksi i kostumeve askush nuk i denoncon keto lloj martesash. Te cilat ne themel nuk kane asnje lloj dashurie, por thjeshte diktime, neshtrime e interesa ekonomike. 

-Kriza ekonomike po e shton gjithnje e me shume kroniken e zeze brenda ne familje. Rasti i Italise eshte nje deshtim hapur i institucioneve italiane, te cilat kane lene ne braktisje nje nene me tre vajza. Askush nuk eshte kujtuar per situaten e veshtire qe ajo po kalonte. Mos valle pse nuk ishte italiane, por ishte shqiptare e pune e madhe?

Familja, po humb misionin qe ka pasur gjithmone mes njerezve, ajo nuk eshte me berthama e nisjes se jetes, por eshte kthyer ne nje ferr qe merr jete njerezish.
Shpresojme qe shpirtrat e tre engjejme, te cilat u bene viktime e kapricove te prinderve dhe viktima te marteses se tyre, te prehen ne paqe ne parajse, sepse jeta njerezore ishte nje ferr per ta.

Sunday, February 23, 2014

Shqiptaret jane dembel, apo i ka dembelosur politika


Alban Daci

William Stead ne librin e tij me titull “The Americanization of the Eorld” e pershkruan keshtu ate qe e quan “homo americanus”: Nese dikush deshiron te di pse amerikanet po mundin ne cdo drejtim anglezet ne permballjen e superfuqise industriale coje ores shtate te mengjesit tek stacioni i Linjes Delaeare-lackaeanna, ne Hoboken, kur ne Nee York arrijne trenat, Treni hyn me shpejtesi ne stacion dhe pse eshte akoma e rrezikshme, njerezit, te rinj e te vjeter, ngjiten siper. Te gjithe njerezit vrapojne dhe asnje nuk ec me hapa te ngadalte. Te gjithe vaprojne, dhe vete puna eshte nje gare vrapi. Amerikanet ja dalin gjithmone ne krahasim me te tjeter, sepse jane gjithmone nen presion, sepse jane te vendosur te shkojne shpejt edhe pse ne rrezik me vete jeten.
Autori William Stead i pershkruante keshtu amerikanet ne fillim te shek. XX, dhe faktet e kesaj periudhe kane deshmuar se ai nuk ka gabuar ne asgje e ka treguar nje realitet, i cili sot e ka bere Ameriken superfine e vetme ekonomike, industriale dhe ushtarake ne bote. 
Mora shkas nga ky pershkrim per te asryestuar e analizuar gjendjen psiqike te shoqerise shqiptare dhe premisat qe ka vete Shqiperia ne kete gare te pafundme dhe te eger per zhvillim, progres dhe mbijetese.
Per te analizuar realitetin shqiptar do te marr disa shembuj konkret qe deshmojne nje dembelizem social ne te gjitha drejtimet. Nuk e di nese ndonjeheri prej jush ka hipur ne autubuzin e linjes se Tiranes se re. Shoferet dhe kompania kane dhene direktiva qe autobuzi te ec me 20 km ne ore gjate gjithe trajektores qe i takon te bej. Madje, ka gjasa qe kompania te poris autobuz te rinje qe kane edhe fazen e gjysme marshit te pare e keshtu mund te ec me 10 km ne ore. Keshtu, trajektoria e linjes se Tiranes se re, ne vend qe te behet per 20 minuta, me shpejtesine qe mban dhe me trafikun e ngarkuar mund ta bej edhe per nje nje ore, nje ore e gjysme. 
Ajo qe eshte absurde eshte fakti se shpejtesia qesharake e autobuzit duket se eshte ne sintoni te plote me vete ritmet e qytetareve, te cilet nuk shqetesohen aspak, sepse edhe ata jane te bindur se ne jete duhet te ecin ngadale, shume ngadale. Shume qytetare per shkak te faktit se jane pa pune e nuk kane asnjelloj angazhimi jane te lumtur qe autubuzi ec me shpejtesine e breshkes, sepse keshtu kane me shume shanse te vrasin kohen. 
Shoqeria shqiptare, pas viteve ’90 eshte kthyer ne kuptimin e plote ne nje shoqeri parazitare, e fjetur dhe qe nuk pranon te rrezikoje asgje e nuk ka qejf te behet pjese e asnje gare per jeten. 
Shembulli me i me i mire per te kuptuar kete realitet eshte te shikosh se si e nisin diten shqiptaret. Shume te rinj nuk zgjohen para ores nente te mengjesit. Zgjimi i tyre eshte i qete, i ngadalte. Pasi zgjodhen, shqetesimi i pare per ta eshte nese kane para per te pire kafe. Pasi sigurojne parate, ata qe pine duhan blejne cigarette, hapin facebook ne tel nese kane oferte interneti e fillojne te gjedhin mikun ose shokun qe eshte pa pune si ai, e te pine kafe. Shqetesimi i dyte per ta, eshte te gjejne nje bare te mire, moderne e mundesisht te jete me kolltuqe. I keni pare, te gjithe baret ne Tirane, jane te arreduar sikur te ishin shtepi, ku duhet te rrish rehat gjithe diten dhe jo sikur te ishin vende ku mund te pish nje kafe e te ikesh me vrape ne pune. 
Nese do te kuptosh se sa papunesi ka Shqiperia dhe sa dembel jane shqiptaret duhet te shikosh e te analizosh baret shqiptare. Me kolltuqe, me kondicioner e me gjithcka. Le te ritkhehemi tek vazdhimesia e dites te rinjeve. Pasi bien dakord e zgjedhin barin, hyjne brenda dhe porosin dy makiato. Kamerieri bashke me makiaton u sjelle edhe dy gota uji me akull, te cilet te mbysin me eren e klorit. Fillojne e ndezin cigaret dhe me dy kafe rrijne te pa trazuar per te pakten dy ore rrjeshte. Nuk mungojne rastet ku me dy kafe te kalojne edhe gjysme dite. 
Ju me te drejte do te thoni, se keshtu bejne vetem ata qe jane pa pune. Po ato qe punojne si sillen? Se pari, duhet te marrim si shembull punonjesit e administrates, drejtuesit e larte nuk behet fjale qe t’i gjesh ne zyre para ores dhjete paradite, por as specialistet e thjeshte nuk ka shanse t’i gjesh ne vendin e punes para ores nente e gjysme. Ne mengjes baret afer universiteteve dhe institucioneve jane te mbushur plote me punonjes dhe ne vendet e punes gjen vetem rojet ose dozhuret, te cilet per cdo kerkese te thone: “Shefja/Shefi nuk eshte ketu, hajdeni me vone”. 
Per te kuptuar dallimin e madh mes shoqerise shqiptare e cdo shoqerie tjeter perendimore, le te bejme krahasime me shqiptareve ne Shqiperi dhe shqiptareve ne Itali. Shqiptari ne Itali zgjohet mesatarisht cdo dite ne oren gjashte te mengjesit, pin ne kembe tek banaku nje kafe e cila nuk zgjat me shume se dhjete minuta, pastaj niset drejt vendit te punes e ne oren tete te mengjesit vazhdon orarin e punes. Pushon nje ore ne dreke, mund te pi po prape per pese minuta nje kafe tjeter dhe e mbyll punen pa pushuar rreth ores pese e gjysme ose gjashte pasdite. Vjen ne shpi i lodhur dhe nuk del me nese nuk ka ndonje takim pune. Mora shembullin mes shqiptareve, por qe jetojne ne dy vende te ndryshme, per te zgjidhur nje dileme: Nese shqiptaret jane popull dembel, apo politika me sistemet e saj i ka dembelosur? Pergjigja eshte e thjeshte nga krahasimi qe bera mes shqiptarit ne Itali dhe shqiptarit ne Shqiperi: shqiptaret nuk jane dembel, por ne keto vite jane qeverisur nga njerez dembel, qe nuk e duan punen dhe nuk i njohin vlerat e punes per faktin se shume prej tyre nuk kane punuar asnje dite ne jete. 
Shoqeria shqiptare ka nevoje per rivalitizim e qe te ndodh kjo, se pari ne politike duhet te kemi perfaqesues edhe njerez qe vijne nga bota e punes, njerez qe kane arritur suksese ne prodhim, inovacion e te suksesshem ne sipermarrje. Se dyti, kjo kategeri personash mbi bazen e eksperiencave personale duhet te marrin masa konkrete per te rritur dhe bere me efikas tregun e punes. 
Punesimi ne Shqiperi duhet te kthehet nje prioritet dhe nuk duhet te perdoret vetem per fushata elektorale. Nese tregu i punes nuk shkundet nga gjumi latergjik qe eshte nuk do te kemi as zhvillim ekonomik e as mireqenie.

Tuesday, February 18, 2014

Replikë në lidhje me shkrimin e Eshref Ymeri me titull “Ribashkimi i trojeve shqiptare! 17-02-2014- (Nëntë pyetje dhe nëntë përgjigje)”

Alban Daci


I nderuar profesor z. Ymeri, së pari të falënderoj që ke bërë një shkrim të tillë ku me zell e me shumë pasion e ke shkruar për mua dhe Frontin Demokristian Shqiptar. Dua të japin versionin e vërtetë të fakteve dhe jo iluzione apo pasioni të orientuar nga të tjerët. I nderuar profesor z. Ymeri ju thoni në shkrimin tuaj se: “Në këtë material, zotëria Alban Daci, prezantohej si Këshilltar politik i këtij formacioni të ri politik. Kjo na qenka një parti e re që qenka themeluar në Diasporë”. I nderuar profesor, unë nuk prezantohem si Këshilltar Politik i FDSH, pasi unë jam i emëruar si i tillë nga Kryesia. Ndërsa, Fronti Demokratik Shqiptar që ju përpiqeni ta ironizoni me një ironi të trash aspak gjentile, nuk është Parti, por është lëvizje politike dhe kështu është përmendur edhe në shkrimin tim që ju e keni quajtur “Nëntë pyetje dhe nëntë përgjigje”.

Gjithashtu, i nderuar profesor meqë siç duket keni shumë kohë të lirë, mund të hysh në faqen zyrtare të facebook të Frontit Demokristian Shqiptar, ose në web-site www.fdsh.info e do e kuptoni duke e verifikuar vetë se Fronti Demokristian Shqiptar (FDSH) është themeluar në Diasporë. Jo vetëm kaq, por si asnjë lëvizje tjetër politike, ose parti politike shqiptare do të shikoni se FDSH, ka mbi 50 degë, të cilat kanë një shtrirje gjeografike nga Kanada, SHBA, vendet europiane dhe thuajse të gjitha qytetet e Italisë. Madje, në Amerikë deri tani ka dy degë.

I nderuar profesor është e vërtetë që unë kam qenë figurë e rëndësishme e Aleancës Kuq e Zi dhe ndjehem krenar për çdo aksion apo mendim që kam dhënë gjatë kohës që kam qenë i angazhuar tek AK. Gjithashtu, meqë siç duket, ju nuk qenkeni në dijeni, unë, menjëherë pas zgjedhjeve kam dhënë dorëheqjen time nga çdo forum drejtues i AK duke dhënë edhe shpjegimet e mia.

Ju falënderoj se ju më keni ndjekur në shkrimet, intervistat e mia dhe në opinionet që kam shprehur. Unë, për çdo gjë që kam thënë, kam bërë e kam shkruar jam plotësisht i vetëdijshëm, ndjehem krenar dhe nuk heq asnjë presje, pasi ato janë mendimet e mia origjinale që vijnë nga formimi im familjarë, një ndër familjet më patriotike e fisnike në Shqipëri si dhe nga formim intelektual perëndimor.

Në shkrimin tim kam bërë edhe  pyetje në se është Fronti Demokristian lëvizje politike lokaliste? Dhe përgjigja ime është: “Fronti Demokristian Shqiptar duke qenë se në gjirinë e tij ka shumë shqiptarë nga Diaspora e duke poseduar një shtrirje që cek tre kontinente, është lëvizje politike kombëtare. Megjithatë, ajo është në koherencë me proceset e globalizimit. Kështu, misioni i Frontit Demokristian Shqiptar është të mbrojë e të nxjerrë në pah vlera lokale, të cilat për shkak të anarkisë sociale që po kalon vendi, shumë herë janë harruar e ndonjëherë janë edhe asimiluar”. 

Ju keni shkruar si më poshtë: “Hajde ta kuptosh përgjigjen e zotërisë Alban Daci se Fronti Demokristian Shqiptar na qenka një lëvizje politike kombëtare, por na qenka edhe në koherencë me proceset e globalizimit! Çdo të thotë kjo përgjigje? Kjo, me sa duket, do të thotë: do të hyjmë në Evropë të globalizuar dhe s’është nevoja të mendohet për problemin më jetik që qëndron para kombit shqiptar: ribashkimin e trojeve etnike që Evropa na i copëtoi padrejtësisht në vitin 1913. Kur ishte në strukturat drejtuese të “Aleancës Kuq e Zi”, zotëria Alban Daci kishte përqafuar platformën kryesore të saj: ribashkimin e trojeve tona etnike, duke nisur nga ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Tani ky zotëri e paska kthyer pllakën dhe, si këshilltar politik i Frontit Demokristian Shqiptar, fillon të propagandojë globalizimin, ashtu siç deklaron Tirana zyrtare, sipas së cilës ribashkimi i trojeve tona etnike do të bëhet në Bruksel! Idenë e globalizimit, zotëria Alban Daci e përforcon edhe më shumë në përgjigjen e pyetjes së mëposhtme”.

Prof. Ymeri tani në lidhje me këtë përgjigje që keni dhënë ju ka dy mundësi. Së pari, ndoshta ju shtireni e ju pëlqejnë të bëni sikur nuk kuptoni. Së dyti, ndoshta u ka mbetur aq mbrapa ora sa nuk jeni më të vërtetë në gjendje ta kuptoni. Megjithatë, profesor, mos u mërzisni, sepse ne jemi njerëz dhe nuk mund t’i kuptojmë dhe ti dimë të gjitha. Të gjitha i dinë vetëm Perëndia. Profesor në këtë botë jo çdo gjë, çdo proces apo fakt jetësor lidhet me  dilemën nëse shqiptarët duhet të bashkohen së pari e pastaj të hynë në Europë, ose të hynë në Europë e kështu janë të bashkuar sipas modelit të BE. I nderuar profesor ajo që më çudit është tek disa shqiptarë që kanë vite që jetojnë jashtë, ku ndoshta bëni pjesë edhe ju, është fakti se nga larg japin leksione, shkruajnë mendime të bukura, por kurrë nuk preferojnë të trazojnë jetën e tyre për çështje të përbashkëta kombëtare. Meqë, ju me keni ndjekur e më keni lexuar ju i dini qëndrimet e mia në lidhje me këto tema. Jo vetëm kaq, por ndryshe nga ju e tjerë të ngjashëm si ju, unë në shi, në baltë, në këmbë, nën presione, kam punuar ditë e natë në terren si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Diasporë për çështjen e bashkimit kombëtar dhe për çështjen kombëtare. Ajo që duhet të nënvizohet është se gjithçka që kam bërë  e kam për bërë shqiptarizëm, për idealizëm dhe pa marrë as edhe një kacidhe. Përkundrazi, kam harxhuar lekët nga xhepi im. Lekët të ndershme të nxjerra nga ushtrimi i profesionit dhe lekë të familjes time të ndershme intelektuale.  Kështu, do ju lutesha të mos jepni më leksione për çështje kombëtar, sepse persona si ju as nuk i kam marrë për bazë e as nuk kam për ti marrë për bazë. Unë, vlerësoj e bashkëbisedoj me të gjithë ata që për çështjen kombëtare kanë dal në “mejdan” duke luftuar edhe me politikën antikombëtare shqiptare që ju ndoshta ndonjëherë e kur ju leverdis e lavdëroni, duke luftuar edhe kundër forcave të policisë që përdoren nga politika antikombëtare shqiptare.

Në shkrim kam drejtuar pyetjen: “Kush është pozicioni i Frontit Demokristian Shqiptar në raport me BE?”. Kësaj pyetje i jam përgjigjur si më poshtë: “Fronti Demokristian Shqiptar ka të njëjtin qëndrim me atë që ka familja e madhe demokristiane europiane. Për Frontin Demokristian Shqiptar edhe nëse nuk do të ekzistonte BE, do ta kishim krijuar një të ngjashëm për të jetuar të bashkuar, në harmoni dhe për të menaxhuar më mirë e së bashku kontinentin tonë, ku ne si popull shqiptar kemi lënë ndoshta gjurmët e para si banorë të tij”. 

Ju në lidhje më këtë keni bërë këtë koment: “Vajmedet ç’na gjeti! Edhe sikur të mos ekzistonte Bashkimi Evropian, këtë do ta shpikte Fronti Demokristian Shqiptar, për hir të të ashtuquajturit globalizim! Domethënë, t’i largohemi sa më shumë ëndrrës shekullore të kombit shqiptar për ribashkimin e trojeve tona etnike dhe të shkrihemi në globalizimin evropian! Nga nëntë pyetjet dhe nga nëntë përgjigjet e zotërisë Alban Daci, nuk preket absolutisht Çështja Kombëtare Shqiptare: ëndrra e ribashkimit të trojeve tona etnike.
Nga intervista e lartpërmendur, paçka se deklarohet që Fronti Demokristian Shqiptar qenka themeluar në Diasporë, nuk thuhet asgjë se kush janë nismëtarët e krijimit të tij, cila është qendra e këtij Fronti. Sepse vetvetiu lind pyetja: si qenka e mundur që këtyre nismëtarëve të themelimit të Frontit në fjalë në Diasporë, nuk iu interesuaka absolutisht Çështja e Ribashkimit Kombëtar, ndërkohë që Diaspora Shqiptare, sidomos Diaspora Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe vazhdon të mbetet vatër e pashuar e Çështjes së Ribashkimit Kombëtar? Sipas këndvështrimit tim, Federata “Vatra” është ylli i karvanit i Diasporës Shqiptare, e cila ribashkimin e trojeve tona etnike e ka në themelin e veprimtarisë së vet patriotike. Prandaj e quaj të arsyeshme t’u përmend lexuesve të nderuar një fakt konkret për qëndrimin e Federatës “Vatra” ndaj Çështjes Kombëtare Shqiptare: “Në intervistën për gazetën “Shqiptare” në mars 2012, kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, interpreton mendimin: “Fjala nacionalizëm tek ne nuk ka kuptimin e ekstremizmit, por është sinonimi i shqiptarizmit të kulluar…Zgjidhja e çështjes çame dhe bashkimi kombëtar, janë dy fillime ende të paarritura!..” (Citohet sipas: Neki Babamusta. “Çamëria, problem ndërkombëtar që kërkon zgjidhje”. Gazeta “Dielli”. 14 shkurt 2014).

I nderuar profesor, unë jam pjesë e Lëvizjes Federaliste Europiane, e cila kërkonte e kërkon të krijoi një federatë europiane që do të kishte për qëllim të krijonte Shtetet e Bashkuara të Europës. Ajo që kam shkruar unë se edhe nëse nuk do të ekzistonte Bashkimi Europian, do të kishim krijuar një të ngjashëm. Kjo është një ndër filozofit e Lëvizjes Fedarliste Europiane dhe nuk e kam shpikur unë. Përkundrazi, ju në mënyrë të pa skrupull keni shpikë diçka që nuk e kam thënë unë. Nuk ka asnjë frazë apo fjalë të shkruar nga unë në atë tekst ku shprehem se Fronti Demokristian Shqiptar do të shpikte BE dhe këtë për hir të globalizimit. Kësaj i thonë me të vërtetë profesor vajmedet për atë që ju thoni e shkruani. BE nuk është globalizim, por është një përgjigje europiane e globalizimit. Ndërsa për sa i përket faktit se nuk prek çështjen kombëtar, këtë nuk e kam bërë, sepse ashtu e kam munduar dhe nuk u jap juve llogari si dhe nga fakti se tashmë mendimet e mia janë të publikuara në lidhje me atë çështje.

Gjithashtu, ju hidhni aludime për faktin se Fronti Demokristian Shqiptar është themeluar në Diasporë. Së pari, ju si profesor përderisa jeni pjesë e rëndësishme e Diasporës, duhet të jeni të lumtur që Diaspora shqiptarë më në fund po tenton të riorganizohet. Madje, në emër të Kryesisë të FDSH dhe të forumeve ju bëj thirrje të bëheni pjesë e jona dhe të jepni kontributin tuaj. Gjithashtu, meqë ju keni dyshime, e shpresoj të jenë tuaja, që dalin nga logjika juaj racionale, ju ftoj përsëri të hyni në faqen zyrtare Frontit Demokristian Shqiptar në facebook dhe do të gjeni emrat dhe mbiemrat e personave që përfaqësojnë FDSH nga Kanadaja, SHBA, Europa dhe Shqipëria. Për shembull z. Eduart Ndocaj, Kryetari i FDSH  rrjedh nga një familje që ka 400 vjet shpi plaku e bajraku në njëjtën kohë. Stërgjyshi i tij, Gjok Deda ka vdekur në Tuz duke luftuar heroikisht kundër serbo-malazezëve. Nga këto djem e vajza është i formuar Fronti Demokristian Shqiptar.

Gjithashtu, ju në shkrim tuaj shkruani: “Nuk ishte e rastësishme fjala e Kryeministrit shqiptar, zotit Sali Berisha, i cili, pikërisht në kohën e duhur, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në Shkup dhe në Vlorë, si edhe në disa qytete të tjera, deklaroi botërisht për domosdoshmërinë e ribashkimit kombëtar, brenda kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike”.

I nderuar profesor, sinqerisht nuk arrij ta kuptoj se çlidhje ka këtu Berisha dhe çfarë keni dashur të thoni. Nëse keni gjera me Berishën apo kundër Berishës, adresojani atij dhe PD. Kur flasim për Frontin Demokristian Shqiptar flasim për diçka tjetër dhe të re për nga forma dhe sostanca.

Gjithashtu ju në shkrimin tuaj shkruani se:”Prandaj më vjen keq që Çështjen Kombëtare Shqiptare, Fronti Demokristian Shqiptar nuk e paska absolutisht në rendin e ditës. Ky fakt të bën të dyshosh se Fronti në fjalë duhet të jetë krijuar me frymëzime jashtëshqiptare. Këtë dyshim ma përforcon më shumë fakti që Vatikani, sipas faqes së internetit të zotit Feliks Taho të datës 29 tetor 2013, ka deklaruar botërisht: “Kosova, djepi i Kishës Ortodokse Serbe”.

Profesor në Shkenca nuk ka hamendësim, por çdo gjë që shkruajmë duhet të kalojë nga ajo që quhet harku i koshiencës, nga metoda empirike në atë inteligjibile. Prandaj, juve nuk u tolerohet të nxirrni përfundime pa pasur asnjë fakt apo provë. Fronti Demokristian Shqiptar deri më sot nuk ka dhënë opinione në lidhje me Bashkimin Kombëtar, jo se është kundra, por thjeshtë akoma nuk ka ardhur momenti për shkak se është në fazë organizimi.


Gjithashtu, për fat të mirë profesor, unë i përkas një brezi tjetër e nuk shikoj ëndrra natën se armiku është majtas, është djathtas, lart apo poshtë. Mos u bëni me fobi i nderuar profesor duke para kudo vetëm armiq. Po e ritheksoj edhe njëherë se nuk ka një rresht apo deklaratë ku FDSH shprehet kundër Bashkimit Kombëtar. Gjithashtu, ju shpifni në mënyrë të turpshme, jo profesionale e nuk e di se për çfarë arsyesh dukë thënë se: “Tani nuk është çudi që nesër, pasnesër, me frymëzime dhe nxitje jashtëshqiptare, të na dalin në skenë formacione të tjera politike, me emrin Fronti Ortodoks Shqiptar, Fronti Mysliman Shqiptar, Fronti Protestant Shqiptar, Fronti Bektiashian Shqiptar e ku ta di unë se çfarë frontesh të tjera. S’ka asgjë për t’u çuditur. Nuk është hera e parë që armiqtë tanë tradicionalë, interesat kombëtare shqiptare janë munduar t’i varrosin me përçarjen ndërshqiptare edhe me duart e vetë shqiptarëve antishqiptarë”. Kjo i nderuar profesor është e turpshme për ju. Po ku e shikoni se FDSH qenke me frymëzim antishqiptar? FDSH ka brenda saj djem e vajza që vijnë nga familjet më patriotike shqiptare që kanë dhënë edhe jetën për Kombin. Gjithashtu, mos u përpiqni në mënyrë të dështuar të bëni aludime mes Fronti Demokristian Shqiptar dhe shumë fronteve të tjera që ju qenkeni në dijeni se ekzistojnë. Ndërsa, me faktin se ju e mbyllni shkrimin me vargjet e një kënge labe, unë do e mbyll me një thënie dibrane: Mos fol me gojë para mendjes i nderuar profesor. 

Monday, February 17, 2014

Serbia nuk e ka patur, nuk e ka e as nuk mund ta ketë Kosovën

Nga: Alban Daci

Historia e Kosovës me Serbinë është një histori e dhimbshme e mbushur me kolonializëm, me pushtime, me shtypje, gjenocide e luftëra të vazhdueshme. Historia e Kosovës me Serbinë është historia e padrejtësi së madhe e kundrejt shqiptarëve, të cilët jo vetëm përbëjnë shumicën e popullsisë, por janë autokton që kur ka filluar bota njerëzore në Europë.

Edhe pse shqiptarët për shekuj me radhë kanë kaluar nga një pushtim tek një tjetër, ai i bërë nga serbët padyshim ka qenë dhe mbetet më i pamëshirshmi dhe çnjerëzori. Serbia nuk u la doktrina e plane pa përdorur e deri edhe tek pastrimi etnik për të mbajtur nën pushtim territorin e Kosovës, por të gjitha dështuan përballë krenarisë, dinjitetit dhe vendosmërisë së shqiptarëve për tu mos asimiluar dhe dorëzuar. Lufta e fundit që daton me vitin 1998 ishte padyshim një ndër momente më heroike dhe më të vështira për shqiptarët e Kosovës. Fshatra dhe qytete u dogjën, qindra e mijëra njerëz u dëbuan nga vatrat e tyre, qindra vajza e gra u përdhunuan nga forcat militare dhe paramilitare serbe, qindra civil u masakruan.

Edhe pse ndodhën të gjitha këto, shqiptarët e Kosovës të vendosur, të bindur në drejtësinë e tyre dhe të guximshëm për të ardhmen e tyre nuk u dorëzuan por shpresuan se më në fund lirinë e shumëpritur ndër shekuj e kishin para syve dhe duhet ta gëzonin ashtu si shumë popuj të tjerë të lirë. Në momente decisive shqiptarët kanë pasur gjithmonë një mik të madh një fuqi të madhe që i ka mbështetur në aspiratat e tyre për ekzistencë dhe liri. Pa dyshim miku më i madh i shqiptarëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte pikërisht presidenti Ëillson që duke përdorur principin e vetëvendosjes i njohti të drejtën për vetëvendosje edhe popullit shqiptar, i cili kishte përjetuar thuajse pesë shekuj robëri nga Perandoria Otomane.

Pikërisht edhe në luftën e 1998, e cila u kurorëzuar me fitoren morale dhe historike të shqiptarëve të Kosovës , rol vendimtar patën përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i tyre i drejtpërdrejt si dhe ai i dhënë përmes NATO-s ishte vendimtar që Kosovarët të fitonin lirinë pas një robërie shekullore, e cila ndër shekuj kalonte nga një agresor tek një tjetër në mënyrë të vazhdueshme dhe të papranueshme.

Amerika që nga fillimi i historisë sa saj i ka shpallur institucionet e saj demokratike si një shembull për pjesën tjetër të botës. Ajo besonte se përhapja e demokracisë do të siguronte paqen. Mbi këtë parim moral është bazuar gjithmonë politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye ato nuk mund të qëndronin duar kryq përballë mizorive që po bënte makina mizore ushtarake e Milloshevicit në Kosovë. Shtetet e Bashkuara më në krye presidentin Klinton vendosën të ndërhynin për të vendosur paqen dhe për të kthyer tek shqiptarët e Kosovës lirinë e mohuar ndër shekuj.

Menjëherë pas mbarimit të Luftës I, kriteret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vetë presidentit Ëillson për rendin botëror ishin demokracia, sigurimi kolektiv dhe vetëvendosja. Këto kritere ose parime nuk kanë ndryshuar për asnjë moment për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Falë këtyre kritereve të Politikës së Jashtme Amerikane përfituan lirinë shuam popuj të vegjël, por të lashtë, të cilët ishin kolonizuar padrejtësisht nga fuqitë e mëdha europiane. Nëse ne sot jemi në 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, kjo është sigurisht falë qëndresës tonë heroike kombëtar dhe falë mbështetjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bazuar në principin e vetëvendosjes.

Marrëdhënia e Serbisë mbi Kosovën ka qenë një marrëdhënie arbitrare e bazuar mbi pushtimin dhe represionin. Megjithatë koha dëshmoi se një politikë e tillë edhe pse ishte çnjerëzore nuk ka dhënë rezultate asimilimi. Serbia është përpjekur me çdo mjet të pranueshëm ose jo t’i asimilojë shqiptarët autokton të Kosovës, por nuk ja ka dalë kurrë. Shqiptarët e Kosovës kanë treguar se janë një popull legjendar, që nuk mund të mposhten nga askush. Rasti i shqiptarëve të Kosovës ndoshta është unikal në botë, të cilët kanë qëndruar për më shumë se 600 nën pushtim dhe represion, por që nuk kanë humbur asnjë vlerë të identitetit të tyre kombëtar.

Ato nuk e kanë harruar gjuhën e tyre shqipe, nuk kanë harruar zakonet dhe traditat shqiptare, nuk kanë harruar simbolet kombëtare dhe mbi të gjitha nuk kanë harruar dëshirën për tu bashkuar një ditë me vëllezërit e tjerë shqiptarë. Edhe pse Serbët dhe Serbia janë përpjekur me terror dhe dhunë ta mposhtin popullin shqiptar në Kosovë, nuk e kanë arritur asnjëherë. Rezistenca e shqiptarëve për liri bëhej akoma edhe më e fortë. Pra, në kuptimin e vërtetë Serbia kurrë nuk e ka pasur Kosovën, por thjeshtë ka gënjyer vetën sikur e ka.

Nga vizita e parë që kam me makinë nga Prizreni në Gjakovë dhe nga Gjakova në Pejë. Para syve më doli një mrekulli natyrore, një fushë e pafundme që ishte e begatë dhe prodhonte çdo gjë. Këtij peizazhi të bukur natyror nuk i mungonte as ai njerëzore, me fshatra të bukur të cilët ngjanin me qyteza të bukura perëndimore. Fantastik ishte edhe lum Drini i Bardh, i cili i qetës dhe i sigurt lundronte si një piton i madh në këtë luginë të mrekullueshme për tu bashkuar më vonë vëllaun e tij Drinin e Zi. Bashkimi i këtyre dy lumenjve është dëshmia se bashkimi i shqiptarëve është i natyrshëm dhe i sigurt. Zoti krijoi shqiptarët e bashkuar dhe bashkoi edhe dy Drinat për t’i begatuar.

Rrugës flitej vetëm shqip dhe kudo valonte vetëm flamuri i Skënderbeut, flamuri ynë kombëtar me shqiponjën dykrenare. Nuk valonte as ai që quhet flamuri shtetëror i Kosovës. Ky është një fakt më shumë, se Shqiptarët e Kosovës nuk duan të quhen dhe të konsiderohen kosovar, por shqiptar autokton që jetojnë në tokën e të parëve.

Është një çmenduri personale për Serbinë që mendon pas gjithçkaje që ka ndodhur, duke përfshirë edhe luftën e vitit 1998 se nuk e ka humbur Kosovën. Ata janë të bindur se Kosovën nuk e kanë pasur asnjëherë, por thjeshtë e ka shfrytëzuar dhe kanë shtypur për aq kohë sa kanë pasur mundësi. Sot në Kosovë nuk ekziston asnjë identitet serb, përveç disa kishave të ndërtuar qëllimisht dhe disa fshatrave serb që janë njëlloj më atë të kolonëve izraliane në Palestinë. Një fshat serb i ngjashëm është ai mes Gjakovës dhe Pejës, i cili kuptohet menjëherë se është i kolonial dhe që nuk ka lidhje as natyrale e as identitare me zonën.
Edhe nëse në te kaluarën ka pasur shpresë që Serbia mund të vazhdonte ta mbante të robëruar Kosovën dhe popullin e saj autokton. Sot kjo shpresë është totalisht e vdekur. Të rinjtë e Kosovës nuk mësojnë më në mënyrë të detyruar as fjalë serbisht dhe as nuk janë të interesuar ta bëjnë siç e bënin prindërit e tyre në të kaluarën.

Ato flasin e mësojnë gjuhën e tyre shqipen. Në shumë fshatra, edhe emërtime që janë shkruar në serbisht nuk ekzistojnë më, sepse janë fshi nga vetë banorët. Pra, sot nuk ka asnjë grimce serbe ose serbizimi në Kosovë. Serbia u përpoq me çdo kush të mbajë të robëruar shqiptarët dhe nuk ja doli dot, sepse në të kaluarën nuk ja kanë dalë edhe perandoritë e mëdha botërore si ajo Romake e Otomane. Serbët duhet të nxjerrin mësime nga e kaluara dhe historia. Kurrë një popull nuk mbahet dot përjetë në robëri. Serbia duhet të pranoi realitetin, se Kosovën kurrë nuk e ka pasur, nuk e ka dhe nuk do ta ketë. Serbët duhet të jetojnë në paqe duke respektuar edhe popullin shqiptar. Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë Serbia si dhe të heq dorë nga aventurat e dëmshme për paqen.

6 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës ka edhe sfida të mëdha që duhet të realizohen në një të ardhme të afërt. Së pari, Kosova ka nevojë për institucione të shëndosha, të cilat nuk mbahen peng nga interesat politike. Politikanët e Kosovës duhet të vendosin interesin e përgjithshëm mbi interesat personale.
Kosova ka nevojë për reforma të rëndësishme që lidhen me luftën kundër korrupsionit, për sigurinë e kufijve, si dhe një intensifikim më të madh të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe botën shqiptare.

Sfida më e rëndëishme e Kosovës është integrimi i saj në BE. Rruga e Kosovës drejt BE me siguri është një rrugë e vështirë dhe e mbushur me plot sakrifica, por sigurisht nuk është e pamundur. Shqiptarët e Kosovës realizuan Pavarësinë, e cila për shekuj ishte konsideruar e pa realizueshme dhe kjo me bën të jem i bindur se edhe integrimin e në BE do e bëjnë të mundur.

Tuesday, February 11, 2014

Fronti Demokristian Shqiptar

Alban Daci, Këshilltar Politik 

Cfarë është Fronti Demokristian Shqiptar?


Është një lëvizje e madhe, gjithëpërfshirës politike, e cila në themel të saj ka filozofinë e demokracisë liberale, modelin republikan të qeverisjes dhe krijimin e një sistemi qeverisës, i cili garanton ndarjen e tre pushteteve dhe mekanizmat demokratik për kontrollin e ndërsjellët. Sipas Frontit Demokristian Shqiptar sovraniteti i takon popullit dhe ky e ushtron përmes përfaqësuesve të tij në Parlament, të cilët zgjidhen përmes sistemin të zgjedhjeve të lira e demokratik.


Fronti Demokristian Shqiptar është lëvizje politike vetëm e Diasporës?

Fronti Demokristian Shqiptar, po bën realitetin ëndrrën shekullore të shqiptarëve, që Diaspora jo vetëm të jetë një dritare opinionesh apo ankesash, por edhe nje faktor real përfaqësimi dhe vendimmarrje. Fronti Demokristian Shqiptar është ideuar dhe themeluar kryesisht nga Diaspora shqiptare, nga njerëz të kualifikuar, të suksesshëm dhe të afirmuar, të cilët edhe pse për shumë arsye kanë jetuar larg, ata kurrë nuk e kanë harruar Atdheun dhe kane vendosur tashmë të rikthehen për të qenë faktor real. Fronti Demokristian Shqiptar, nuk do të bëj gabimet që kanë bërë në të kaluarën shoqatat, organizatat që janë krijuar në Diasporë, të cilat në shumicën e rasteve kanë mbetur thjeshtë një zë i largët jehone, por nuk kanë mundur ose nuk kanë guxuar të kthehen në Shqipëri. Gjithashtu, Fronti Demokristian Shqiptar nuk do të përsëris as gabimet e të kaluarës të Diasporës shqiptare, të cilët edhe pse me vizione e me ide të reja, sapo janë kthyer e kanë depërtuar në sistemin politik shqiptar, i kanë tradhtuar. Brenda një kohe rekord, Fronti Demokratik Shqiptar, me emër dhe mbiemër ka degët e tij që janë të shtrira nga SHBA, BE e deri në Australi. 

A është Fronti Demokristian Shqiptar një lëvizje politike lokaliste?

Fronti Demokratik Shqiptar duke qenë se në gjirinë e saj ka shumë shqiptare nga Diaspora e duke poseduar një shtrirje që cek tre kontinenti është lëvizje politike kombëtare. Megjithatë, ajo është në koherencë me proceset e globalizimit. Kështu, misioni i Fronti Demokristian Shqiptar është të mbroje, e të nxjerrë në pah vlera lokale, të cilat për shkak të anarkisë sociale që po kalon vendi, shumë herë janë harruar e ndonjëherë janë edhe asimiluar. 


Fronti Demokristian Shqiptar a është një parti fetare?

Së pari, duhet të theksojmë se para çështjeve kombëtare, Fronti Demokristian Shqiptar do të vazhdojë rrugën e Rilindësve shqiptar, “Shqipëria mbi të gjitha”. Fronti Demokristian Shqiptar vlerëson si vlerë të jashtëzakonshme të Kombit shqiptar, tolerancën fetare. Megjithatë, Fronti Demokristian Shqiptar, ndjehet krenar për vlerat e krishtera që ka Kombi shqiptar, pa të cilat nuk do të ishte ai që është sot. Fronti Demokristian Shqiptar, dëshiron të vendos në dukje në shoqërinë shqiptare vlerat demokristiane, të cilat bazohen ne tolerancën, humanizmin dhe vendosjen e njeriut në qendër të universit. Fronti Demokristian Shqiptar, mendon se shoqëria shqiptare po kalon një krizë të identiteti social dhe për këtë arsye vlerat demokristiane do të ishin të domosdoshme në raport me marrëdhëniet njerëzore dhe reagim individuale. Për Frontin Demokristian Shqiptar, familja është e shenjtë dhe ajo është e ndërtuar vetëm nga martesa e një burri me një grua. Fronti Demokristian Shqiptar nuk njeh dhe nuk përkrah asnjë lloj forme tjetër martese. Kuptohet, njerëzit mund të vendosin të bashkëjetojnë si të duan, por duke respektuar ligjet ne fuqi e duke mos cenuar, apo sulmuar familjen tradicionale shqiptare, e cila ka qenë dhe do të jetë baza e vetme e zhvillimit social, ekonomik dhe kulturor të vendit. Fronti Demokristian Shqiptar është hapur për të gjithë shqiptarët që e gjejnë vetën në këto parime e vlera.


Fronti Demokristian Shqiptar a i respekton besimet e tjera fetare?

Përgjigja më e mirë e kësaj pyetje është një thënie e mençur e Nënë Terezës, e cila thotë: “Ka vetëm një Zot dhe Ai është Zot tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se gjithsecili
shihet si i barabarte përpara Zotit. Gjithmonë kam thënë se ne duhet të ndihmojmë një Hindu të behët Hindu me i mirë, një Mysliman të bëhet Mysliman më i mirë, një Katolik të bëhet katolik më i mirë.” Ky është misioni që ka Fronti Demokristian Shqiptar në shoqëri. 

Ku dallon Fronti Demokristian Shqiptar me të ashtuquajtura parti të tjera demokristiane që janë formuar në këtë 20 vjet?

Fronti Demokristian Shqiptar dallon në gjithçka. Së pari është themeluar në Diaspora me njerëz që nuk janë implikuar në momentet e zeza të historisë tonë kombëtare. Së dyti, në gjirin e saj ka njerëz të devotshëm e patriotë që besojnë në vlerat demokristiane duke i konsideruar vlera të përbashkëta e të rëndësishme të shtratit të shoqërisë shqiptare. Së treti, Fronti Demokristian Shqiptar ato që i shkruan dhe i premton është i zotuar t’i mbaj. Mbi të gjitha është i zotuar të mbaj e të respektoj vlerat dhe idealet demokristiane shqiptare e nuk i shtet apo i tradhton ato për hir të pushtetit ashtu siç kanë bërë disa të tjerë në këto 20 vjet. Së, katërti Fronti Demokristian Shqiptar ka për qëllimin bashkimin dhe jo përçarjen e demokristianëve shqiptar. 

Kush është pozicioni i Frontit Demokristian Shqiptar në raport me BE?

Fronti Demokristian Shqiptar ka të njëjtën qëndrim me atë që ka familja e madhe demokristiane europiane. Për Frontin Demokristian Shqiptar edhe nëse nuk do të ekzistonte BE, do të ta kishim krijuar një të ngjashme për të jetuar të bashkuar, në harmoni dhe për të menaxhuar më mirë e së bashku kontinentin tonë, ku ne si popull shqiptar kemi lënë ndoshta gjurmët e para si banorë të saj. 


Kush është pozicioni dhe qëndrimi i Fronti Demokristian Shqiptar në raport me SHBA?

Fronti Demokristian Shqiptar është mirënjohës për kontributin që kanë dhënë SHBA për shqiptarët dhe çështjet shqiptare. Fronti Demokristian Shqiptar është mirënjohës që nga Willson e deri tek presidenti Obama, të cilët gjithmonë kanë treguar interes e vëmendje kundrejt shqiptarëve dhe sidomos ndërtimin të demokracisë, vetëvendosjes dhe mundësisë reale për të qenë të lirë si popujt e tjerë. Fronti Demokristian Shqiptar i konsideron SHBA partnerin më të rëndësishëm strategjik dhe marrëdhënie diplomatike me ta si të shenjta e të pacenueshme.


Kush mund të jetë pjesë e Fronti Demokristian Shqiptar?


Çdo qytetarë shqiptar, i cili ka vetëdije politike e sociale dhe është i gatshëm të jap kontribut qoftë përmes angazhimin të plotë që quhet militancë, ose edhe angazhimit të pjesshëm që konsiderohen simpatizantë. Fronti Demokristian Shqiptar ka tre forume drejtuese: Partinë që është subjekti kryesor që harton e drejton programet, iniciativat dhe filozofinë politikë. Përgjegjës kryesor është Kryetar. Gjithashtu ka forumin e gruas, i cili ka për qëllim të nxis pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në vendimmarrje si dhe Forumin Rinor, i cili është zjarri dhe shpërthimi vullkanik i Fronti Demokristian Shqiptar.

Friday, February 7, 2014

Refliktim apo reagim

Alban Daci

Ditet kalojne, vitet kalojne e bashke me ta kalon edhe koha e jetes tone ne trazira psiqike, ideologjike, ekonomike, profesionale e punesimi. Duket sikur shqiptaret jane popull me i duruar ne bote, qe pjesen me te madhe te kohes e kalon ne reflektim, reflektim e vetem reflektim, i cili eshte bere aq monotone ne stilin tone te jetes, sa ndonjehere nuk arrijme ta ...dallojme me latergjine dhe mos-ekzistencen. Ne, shqiptaret duket se reflektojme, kur te tjeret na shtypyn, te huajt na sulmojne e pushtetaret abzuojne, na vjedhin e ne te njejten kohe me aksionet e tyre te papergjegjshme na cenojne jeten e te drejten tone legjitime per te ndertuar nje te ardhme te ndyshme nga ajo qe keta na kane ofruar ne keto. Kemi te pakten 20 vite qe reflektojme e vetem reflektojme. Cfare na ka dhuaruar ky reflektim? Ne kemi reflektuar me veten tone duke e lodhur ate ne qorrsokaket e nje te ardhme te deshperuar e nuk keni sulmuar, kercenuar shkakun qe na ka dhene kete realitet. Duket sikur klasa politke shqiptare e gershetuar mes arrogancen, injorances, autoritarizmit dhe opresionit ben cte doje me jeten tone duke eksperimentuar edhe ne limijte e ekstreme te ligjeve sociale. Po ne ckemi bere per te ndryshuar realitetin dhe vete jeten tone? Ne vazhdojme te lodhin mendjen tone duke reflektuar me aksionet tona te varfera e nuk kemi preferuar te reagojme kunder faktoreve qe na kane sjelle ne kete status te nje opresione te forte psikologjik, te varferise se xhepave tane e te kercenimit te te nje ardhme e cila duket sikur per paradoks nuk ka as vete te ardhmen. Koncepti i sociales kunder sikur nuk ekzsiton dhe ne vend te saj kemi nje dikatat autoritar, i cili e ka futur bashkejetesen ne llogoren e vetmise individuale e te coroditjes kolektive. Koncepti social duket sikur eshte peng i disa anarkive partiake qe per shkak te nje ideologjie te varfer intelektuale dhe burimeve njerezore pa kapacitete vendimarrje e konsulte e kane futur qytetarin nga vizioni i lirise se te menduarit dhe te reaguar, ne nje status te pashprese te shoqeruar vetem me reflektime me veten. Qytetari duhet te kuptojne se reflektimi me veten eshte nje humbje kohe dhe nje lodhje e pasukseshme ne lidhje me perspektive e te jetuar ne nje komunitet te lire, te lidhur nga aksione sociale e te bazuar ne mendime te nje kolektiviteti me te unifikuar mes veti e me te ashper me faktoret, sic jane klasa politike qe dikton rregulla pa ofruar zgjidhje, dikton opresion pa garantuar liri, realizon shtypje pa promovuar progresin. Reflektimi qytetare te tejzgjatur, te lodhshem e te pergjumur duhet t’i jepet fund e duhet te kerkohet reagim me fakte e me koncepte te reja te cilat kane per qellimin rigjetjen e lirise individuale, fatimita te personalitet social dhe qellimit per te ndertuar ne baze te nje veprimet kolektive te bazar ne eksperienca personale, progresin e te gjitheve. Regiami jone duhet te jete kerkimi i formave te reja, rrugeve te reja, veprimeve te reja, metodave te reja, e shpresave te reja. Reagimi jone duhet te kete per qellimin sfidimin e ketij standardi ekzistues e aspak garante e krijimi i mundesive te reaj qe kane objektiv lirine inididuale, bashkejetesen kolektive e progresin ekonomik.

Thursday, January 30, 2014

Shqiperia jone e mjere!

Alban Daci

E dashur Shqiperi te shikojme nga larg tek po fundosesh ne mjerimin ekonomik, injorancen politike dhe ne dhunen e cila po kthehet ne nje kulture te rrezikshme.
Shqiperi e dashur, shume te rinje si une, ndjehen te pafusiqeshm te ndihmojne, e te shikojne me zhgenjim tek sa ti, me shume se sa kurre ne histori po hyn ne nje rruge qorre, ku tritoli, vrasjet, papunesia, korrupsion dhe arroganca e pushtetit jane ne rendin e dites. Keto vesa te poshtera antisociale, te prodhuara nga nje politike e pamoralshme po te godasin, Shqiperi e dashur, mu ne zemer.
Ti Shqiperia jone, ne vend qe te ishe vendi i shpreses dhe i ardhmerise per te gjithe shqiptaret kudo ndodhin, je kthyer fatkeqesisht ne nje vend ku enderra tona vdesin, ku shpresa nuk lind dhe ku vdekja na shoqeron si kercenim mortal ne cdo hap te dites.
Ti Shqiperi e dashur, nga nje vend qe simbolizoje rinine, po kthehesh ne nje vend ku te rinjte nuk duhen me, hidhen ne rruge, te pa pune e pa shprese.
Ti Shqiperi e dashur, dikur ke qene djepi i kombetarizmit, e sot me shume se asnjehere me pare je e kercenur nga te kater anet nga tradhtarë, matrapazë te cilet per pushtet e para jane te gatshem te shesin, te djegin e te rrenojne drejt nje ekpserimenti te rrezikshem antikombetar.
Ti Shqiperi e dashur, dje ishte e detyruar te braktisje bijte e tu te vertete neper bote e sot keta bij jane te pafuqishem te kthehen e te gjenden prane per te shpetuar nga nje ogur i zi qe po te vetitet lart mbi qiell e qe ngadale po te afrohet per te dhene goditjen perfundimtare.
Shqiperia jone e mjere, dikur qeverisese nga burra te vertete, qe lane llukset e perendimit dhe u rikthyen per te nderuar e per te rindertuar. Ndersa, sot me ty po tallen njerez qe bota perendimore i braktisi per imoralitet e paaftesi.
Shqiperia jone  e dashur, dikur puna e nderhme ishte vlera absolute e shoqerise, sot hajduteria, maskaralliku, poshterimi e shtypja po te njellosin fytyren e po te poshterojne historine.
Shqiperia jone e dashur, dikur mbi dheun tend te shenjte lane gjurme njerez te medhenj, patriote te medhenje qe me gjakun e tyre, dheut te zi i dhane gjyren e kuqe e keshtu krijuar identitein kombetare te kuq e te zi.
Shqiperia jone e dashur, dikur ne qiellin tend fluteronin shqiponjat krenare e bashke me ta ne shkrepa qendronin kreshnikut e ne dete bajlozet. Ndersa sot, ne qiell fluterojne korbat e zeza sikur duan te njoftojne per fatkeqesine qe do te vijne. Ne shkrepa qendrojne te izoluar e te varfer malesoret e ndersheme e ne dete lundrojne me llukse e tyre tradhetaret qe tashme kane vendosur te rrembejne edhe lumejte.
Shqiperia jone e dashur, dikur shqiptaret duheshin, respektoheshin, martoheshin e festonin bashke pavaresishte se te kujt besimi ishin. Ndersa sot, besimet e shqiptareve jane marre peng nga fqinjet tane te cilet po na hedhin hi syve per ta na percare e per te andare ne te mire e ne te keq.
Shqiperia jone e dashur, gjithmone ke jetuar me shpresen dhe aspiraten se nje dite do te jeshe e bashkuar me bijte tuaj qe t’i ndane padrejtesisht ne vitin 1919. Ndersa sot, tradhtaret e bashkimit duke perdorur filozofine politike si demagogji kane marre peng bashkimin e po i manipulojne shqiptaret te jene idhull me percarjen e copetimin.
Shqiperi e dashur, ne momentet me te veshtira te historise tende gjithmone ke mbrotjur e ke ngritur ne piedestal dijen permes provimit te gjuhes shqipe, e cila konsiderohej e shenjte dhe zemra e kombit. Sot, politikanet e kamofluar si pushtetar po bejne gjithcka qe shqiptaret te jene naiv, te braktisin shkollen ose te luftojne me cdo mjet qe ta fitojne ate ne menyre te pamerituar e te lehte.
Shqiperia jone, te duam shume, te duam mbi cdo gje, sepse ti je vete ekzistenca jone, vete e kaluara jone e nese ne mblidhemi tok do te jesh perseri jo e mjere sic je sot, por e nderuar.
Shqiperia jone, ne jemi krenur me ty, por ti nuk ke asnje arsye te krenohesh me ne.
Ne, popull juaj nuk kemi bere asgje per ty, nuk kemi bere ate qe duhet te bej anetare i cdo Kombi.
Ne kemi detyrime kundrejt teje e ndjehemi fajtore per situaten tende aktuale.

Ne shqiptaret, populli i Kombit shqiptar e bijte e Shqiperise duhet te behemi bashke t’i rikthejme ndricmin e munguar tokes se shejte e cila na solli ne kete bote e do te na mbaj edhe ne ate bote. 

Monday, January 27, 2014

Duhet një koncept i ri opozitar


Alban DACI

Situata aktuale në Shqipëri kërkon një model të ri opozitarizmi. Deri më sot koncepti klasik opozitar në Shqipëri ka qenë mbi baza vetëm ideologjike. Kjo do të thotë se opozitarizmi shqiptar lidhej vetëm me partitë politike, me interesat e tyre. 
Opozitarizmi deri më sot varej e kontrollohej drejtpërdrejtë vetëm nga forcat politike. Qytetarë të lidhur shpirtërisht me partinë e tyre protestonin vetëm nëse kjo e fundit i thërriste ta bënin një gjë të tillë. 
Me rastin e armëve kimike lindi një formë e re e opozitarizmit, ajo qytetare. Në demokracitë e stabilizuara opozitarizmi qytetarë ka qenë pikërisht forma më klasike që ka sjellë ndryshimet dhe reformimet më të mëdha që lidheshin më çështje si barazia burrë/grua, e drejta për abort e shumë çështje të tjera. 
Më në fund sic duket 20 vitet tranzicion kanë dhënë efektin e tyre edhe në shoqërinë shqiptare duke e zgjuar atë nga gjumi letargjik. Megjithatë, shoqëria shqiptar për shkak të monopolit politik dhe presionit që politika ka ushtruar mbi të vazhdon të vuaj nga individualizmi. 
Ka shumë diskutime që pohojnë se individualizmi është pjesë e rëndësishme e demokracisë. Jam dakord me këtë, por kjo vlen për shoqëri të cila kanë një model demokratik të stabilizuar në vite. Pra, individualizmi është forma e fundit dhe e përkryer e shoqërisë, pasi ajo të ketë arritur të gjitha të drejtat. 
Shoqëria shqiptare nuk ka privilegjin të aplikojë individualizmin si formë të përkryer të demokracisë, sepse ajo nuk ka fituar shumicën e betejave të cilat kërkojnë angazhimin e të gjithëve. 
Pra, shoqëria shqiptar nuk ka arritur akoma në formulën të “gjithë për një” dhe “njëshi vetëm për vete”. Shoqëria shqiptare sot për përjeton një moment shumë delikat, ajo po përjeton hijet e një të kaluare të errët, ku pushteti e kontrollonte,censuronte dhe e përdorte vetëm për interesat e saj. 
Sot, kemi një qeveri e cila po tenton ta gllabërojë shoqërinë në hijen e saj duke ushtruar diktat e presion. Qeveria, me dëshirën e saj për të kontrolluar e manipuluar shoqërinë po kontrollon përmes ofertave joshëse e presioneve klasike mediat shqiptare. Shqiptarëve po ju hiqet një ndër të drejtat themelore të demokracisë, të drejtën për tu informuar dhe për të mësuar versionin e vërtetë. 
Gjithashtu, qeveria me modelin e saj akoma të papërcaktuar mirë po tenton përmes aksioneve anarkike të mirëjustifikuara të ushtrojë frikë e presion kundër shoqërisë. Rritja e taksave, arrestimet, pa siguria për jetën nuk janë të rastësishme. 
Qeveria, me një nostalgji të sëmurë të frymëzuar nga historia, po tenton të krijoi një model të ri social-politik i cili duhet të filloi nga zeroja. Pra, me një mënyrë ose tjetër kjo qeveri po tenton të bëj një revolucion regresor të shoqërisë.
Çështjet që po cenon qeveria aktuale janë çështje territoriale, kombëtare e që lidhen me interesin e çdo qytetari. Tani çështje të nxehta janë devijimi i Radikës e Vjosës. Ndoshta shumë qytetarë për shkak të faktit se qeveria ka monopolizuar median, nuk janë në gjendje të dinë versionin e vërtetë e për këtë arsye nuk kanë reaguar deri më sot. 
Devijimi i Radikës dhe Vjosës janë çështje reale që bazohen në projekte konkrete që kanë Republika sllave e Maqedonisë dhe Greqia. Përderisa çështje të kësaj natyre janë të interesit kombëtar, ato duhet të trajtohen jo vetëm nga opozitarizmi politik, por nga opozitarizmi qytetar. Cdo qytetarë duhet të ndjehet i motivuar të protestojë e të reagojë që interesat vitale të mos cenohen. 
Mënyra se si po e keqpërdor kjo qeveri pushtetin e deleguar nga sovrani, ka vetëm dy mënyra që qytetarët të rigjejnë përfaqësimin dhe lirë e cenuar: të bëhen palë me këtë pushtet e të pranojnë shtypjen; të bëjnë opozitën me këtë pushtet e të rigjejnë lirë sociale e të mbrojnë interesin e përbashkët, atë kombëtar.