Ditet kalojne, vitet kalojne e bashke me ta kalon edhe koha e jetes tone ne trazira psiqike, ideologjike, ekonomike, profesionale e punesimi.
Duket sikur shqiptaret jane popull me i duruar ne bote, qe pjesen me te madhe te kohes e kalon ne reflektim, reflektim e vetem reflektim, i cili eshte bere aq monotone ne stilin tone te jetes, sa ndonjehere nuk arrijme ta ...dallojme me latergjine dhe mos-ekzistencen.
Ne, shqiptaret duket se reflektojme, kur te tjeret na shtypyn, te huajt na sulmojne e pushtetaret abzuojne, na vjedhin e ne te njejten kohe me aksionet e tyre te papergjegjshme na cenojne jeten e te drejten tone legjitime per te ndertuar nje te ardhme te ndyshme nga ajo qe keta na kane ofruar ne keto.
Kemi te pakten 20 vite qe reflektojme e vetem reflektojme. Cfare na ka dhuaruar ky reflektim? Ne kemi reflektuar me veten tone duke e lodhur ate ne qorrsokaket e nje te ardhme te deshperuar e nuk keni sulmuar, kercenuar shkakun qe na ka dhene kete realitet. Duket sikur klasa politke shqiptare e gershetuar mes arrogancen, injorances, autoritarizmit dhe opresionit ben cte doje me jeten tone duke eksperimentuar edhe ne limijte e ekstreme te ligjeve sociale.
Po ne ckemi bere per te ndryshuar realitetin dhe vete jeten tone? Ne vazhdojme te lodhin mendjen tone duke reflektuar me aksionet tona te varfera e nuk kemi preferuar te reagojme kunder faktoreve qe na kane sjelle ne kete status te nje opresione te forte psikologjik, te varferise se xhepave tane e te kercenimit te te nje ardhme e cila duket sikur per paradoks nuk ka as vete te ardhmen.
Koncepti i sociales kunder sikur nuk ekzsiton dhe ne vend te saj kemi nje dikatat autoritar, i cili e ka futur bashkejetesen ne llogoren e vetmise individuale e te coroditjes kolektive.
Koncepti social duket sikur eshte peng i disa anarkive partiake qe per shkak te nje ideologjie te varfer intelektuale dhe burimeve njerezore pa kapacitete vendimarrje e konsulte e kane futur qytetarin nga vizioni i lirise se te menduarit dhe te reaguar, ne nje status te pashprese te shoqeruar vetem me reflektime me veten.
Qytetari duhet te kuptojne se reflektimi me veten eshte nje humbje kohe dhe nje lodhje e pasukseshme ne lidhje me perspektive e te jetuar ne nje komunitet te lire, te lidhur nga aksione sociale e te bazuar ne mendime te nje kolektiviteti me te unifikuar mes veti e me te ashper me faktoret, sic jane klasa politike qe dikton rregulla pa ofruar zgjidhje, dikton opresion pa garantuar liri, realizon shtypje pa promovuar progresin.
Reflektimi qytetare te tejzgjatur, te lodhshem e te pergjumur duhet t’i jepet fund e duhet te kerkohet reagim me fakte e me koncepte te reja te cilat kane per qellimin rigjetjen e lirise individuale, fatimita te personalitet social dhe qellimit per te ndertuar ne baze te nje veprimet kolektive te bazar ne eksperienca personale, progresin e te gjitheve.
Regiami jone duhet te jete kerkimi i formave te reja, rrugeve te reja, veprimeve te reja, metodave te reja, e shpresave te reja.
Reagimi jone duhet te kete per qellimin sfidimin e ketij standardi ekzistues e aspak garante e krijimi i mundesive te reaj qe kane objektiv lirine inididuale, bashkejetesen kolektive e progresin ekonomik.