Tuesday, February 11, 2014

Fronti Demokristian Shqiptar

Alban Daci, Këshilltar Politik 

Cfarë është Fronti Demokristian Shqiptar?


Është një lëvizje e madhe, gjithëpërfshirës politike, e cila në themel të saj ka filozofinë e demokracisë liberale, modelin republikan të qeverisjes dhe krijimin e një sistemi qeverisës, i cili garanton ndarjen e tre pushteteve dhe mekanizmat demokratik për kontrollin e ndërsjellët. Sipas Frontit Demokristian Shqiptar sovraniteti i takon popullit dhe ky e ushtron përmes përfaqësuesve të tij në Parlament, të cilët zgjidhen përmes sistemin të zgjedhjeve të lira e demokratik.


Fronti Demokristian Shqiptar është lëvizje politike vetëm e Diasporës?

Fronti Demokristian Shqiptar, po bën realitetin ëndrrën shekullore të shqiptarëve, që Diaspora jo vetëm të jetë një dritare opinionesh apo ankesash, por edhe nje faktor real përfaqësimi dhe vendimmarrje. Fronti Demokristian Shqiptar është ideuar dhe themeluar kryesisht nga Diaspora shqiptare, nga njerëz të kualifikuar, të suksesshëm dhe të afirmuar, të cilët edhe pse për shumë arsye kanë jetuar larg, ata kurrë nuk e kanë harruar Atdheun dhe kane vendosur tashmë të rikthehen për të qenë faktor real. Fronti Demokristian Shqiptar, nuk do të bëj gabimet që kanë bërë në të kaluarën shoqatat, organizatat që janë krijuar në Diasporë, të cilat në shumicën e rasteve kanë mbetur thjeshtë një zë i largët jehone, por nuk kanë mundur ose nuk kanë guxuar të kthehen në Shqipëri. Gjithashtu, Fronti Demokristian Shqiptar nuk do të përsëris as gabimet e të kaluarës të Diasporës shqiptare, të cilët edhe pse me vizione e me ide të reja, sapo janë kthyer e kanë depërtuar në sistemin politik shqiptar, i kanë tradhtuar. Brenda një kohe rekord, Fronti Demokratik Shqiptar, me emër dhe mbiemër ka degët e tij që janë të shtrira nga SHBA, BE e deri në Australi. 

A është Fronti Demokristian Shqiptar një lëvizje politike lokaliste?

Fronti Demokratik Shqiptar duke qenë se në gjirinë e saj ka shumë shqiptare nga Diaspora e duke poseduar një shtrirje që cek tre kontinenti është lëvizje politike kombëtare. Megjithatë, ajo është në koherencë me proceset e globalizimit. Kështu, misioni i Fronti Demokristian Shqiptar është të mbroje, e të nxjerrë në pah vlera lokale, të cilat për shkak të anarkisë sociale që po kalon vendi, shumë herë janë harruar e ndonjëherë janë edhe asimiluar. 


Fronti Demokristian Shqiptar a është një parti fetare?

Së pari, duhet të theksojmë se para çështjeve kombëtare, Fronti Demokristian Shqiptar do të vazhdojë rrugën e Rilindësve shqiptar, “Shqipëria mbi të gjitha”. Fronti Demokristian Shqiptar vlerëson si vlerë të jashtëzakonshme të Kombit shqiptar, tolerancën fetare. Megjithatë, Fronti Demokristian Shqiptar, ndjehet krenar për vlerat e krishtera që ka Kombi shqiptar, pa të cilat nuk do të ishte ai që është sot. Fronti Demokristian Shqiptar, dëshiron të vendos në dukje në shoqërinë shqiptare vlerat demokristiane, të cilat bazohen ne tolerancën, humanizmin dhe vendosjen e njeriut në qendër të universit. Fronti Demokristian Shqiptar, mendon se shoqëria shqiptare po kalon një krizë të identiteti social dhe për këtë arsye vlerat demokristiane do të ishin të domosdoshme në raport me marrëdhëniet njerëzore dhe reagim individuale. Për Frontin Demokristian Shqiptar, familja është e shenjtë dhe ajo është e ndërtuar vetëm nga martesa e një burri me një grua. Fronti Demokristian Shqiptar nuk njeh dhe nuk përkrah asnjë lloj forme tjetër martese. Kuptohet, njerëzit mund të vendosin të bashkëjetojnë si të duan, por duke respektuar ligjet ne fuqi e duke mos cenuar, apo sulmuar familjen tradicionale shqiptare, e cila ka qenë dhe do të jetë baza e vetme e zhvillimit social, ekonomik dhe kulturor të vendit. Fronti Demokristian Shqiptar është hapur për të gjithë shqiptarët që e gjejnë vetën në këto parime e vlera.


Fronti Demokristian Shqiptar a i respekton besimet e tjera fetare?

Përgjigja më e mirë e kësaj pyetje është një thënie e mençur e Nënë Terezës, e cila thotë: “Ka vetëm një Zot dhe Ai është Zot tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se gjithsecili
shihet si i barabarte përpara Zotit. Gjithmonë kam thënë se ne duhet të ndihmojmë një Hindu të behët Hindu me i mirë, një Mysliman të bëhet Mysliman më i mirë, një Katolik të bëhet katolik më i mirë.” Ky është misioni që ka Fronti Demokristian Shqiptar në shoqëri. 

Ku dallon Fronti Demokristian Shqiptar me të ashtuquajtura parti të tjera demokristiane që janë formuar në këtë 20 vjet?

Fronti Demokristian Shqiptar dallon në gjithçka. Së pari është themeluar në Diaspora me njerëz që nuk janë implikuar në momentet e zeza të historisë tonë kombëtare. Së dyti, në gjirin e saj ka njerëz të devotshëm e patriotë që besojnë në vlerat demokristiane duke i konsideruar vlera të përbashkëta e të rëndësishme të shtratit të shoqërisë shqiptare. Së treti, Fronti Demokristian Shqiptar ato që i shkruan dhe i premton është i zotuar t’i mbaj. Mbi të gjitha është i zotuar të mbaj e të respektoj vlerat dhe idealet demokristiane shqiptare e nuk i shtet apo i tradhton ato për hir të pushtetit ashtu siç kanë bërë disa të tjerë në këto 20 vjet. Së, katërti Fronti Demokristian Shqiptar ka për qëllimin bashkimin dhe jo përçarjen e demokristianëve shqiptar. 

Kush është pozicioni i Frontit Demokristian Shqiptar në raport me BE?

Fronti Demokristian Shqiptar ka të njëjtën qëndrim me atë që ka familja e madhe demokristiane europiane. Për Frontin Demokristian Shqiptar edhe nëse nuk do të ekzistonte BE, do të ta kishim krijuar një të ngjashme për të jetuar të bashkuar, në harmoni dhe për të menaxhuar më mirë e së bashku kontinentin tonë, ku ne si popull shqiptar kemi lënë ndoshta gjurmët e para si banorë të saj. 


Kush është pozicioni dhe qëndrimi i Fronti Demokristian Shqiptar në raport me SHBA?

Fronti Demokristian Shqiptar është mirënjohës për kontributin që kanë dhënë SHBA për shqiptarët dhe çështjet shqiptare. Fronti Demokristian Shqiptar është mirënjohës që nga Willson e deri tek presidenti Obama, të cilët gjithmonë kanë treguar interes e vëmendje kundrejt shqiptarëve dhe sidomos ndërtimin të demokracisë, vetëvendosjes dhe mundësisë reale për të qenë të lirë si popujt e tjerë. Fronti Demokristian Shqiptar i konsideron SHBA partnerin më të rëndësishëm strategjik dhe marrëdhënie diplomatike me ta si të shenjta e të pacenueshme.


Kush mund të jetë pjesë e Fronti Demokristian Shqiptar?


Çdo qytetarë shqiptar, i cili ka vetëdije politike e sociale dhe është i gatshëm të jap kontribut qoftë përmes angazhimin të plotë që quhet militancë, ose edhe angazhimit të pjesshëm që konsiderohen simpatizantë. Fronti Demokristian Shqiptar ka tre forume drejtuese: Partinë që është subjekti kryesor që harton e drejton programet, iniciativat dhe filozofinë politikë. Përgjegjës kryesor është Kryetar. Gjithashtu ka forumin e gruas, i cili ka për qëllim të nxis pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në vendimmarrje si dhe Forumin Rinor, i cili është zjarri dhe shpërthimi vullkanik i Fronti Demokristian Shqiptar.