Gjykata
Kushtetuese Italiane pas një kërkesë të Gjykatës të Kasacionit në lidhje me kushtetutshmërinë
e Ligjit Elektoral parmes një sentence, e cila do të publikohet javën që vjen e
shpall atë antikushtetues dhe urdhëron Parlamentin të hartoi një Ligj të ri
elektoral.
Ankimimi në
Kushtetuese lidhet kryesisht mbi procedurën e përzgjedhjes së përfaqësuesve në
pushtetin legjislativ (Parlament) përmes një sistemi proporcional me lista të
mbyllura. Ankimuesi shprehen se modeli aktual “…vendos në rrezik lirinë e votës
së qytetarit…”, i cili nuk mund të shpreh preferencën e tij mbi kandidatët”. Duhet të kemi parasysh se edhe Shqipëria përmes
kodit aktual zgjedhor ka të njëjtin sistem, atë proporcional me lista të mbyllura.
Kodi aktual
zgjedhor që është i zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë është miratuar në mënyrë
konsensuale prej PD dhe PS në dhjetor 2009.
Ligji i ri
zgjedhor përcaktoi të gjitha rregullat e nevojshme për të zbatuar për të herë të
parë në Shqipëri një sistem proporcional me lista të mbyllura.
Po kush janë
efektet antikushtetuese të këtij kodi zgjedhor?
- Bie në kundërshtim me nenin 2 pika 1, 2
sipas të cili: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket Popullit
dhe Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose
drejtpërdrejti”. Listat e mbyllura plotësohen e prezantohen ekskluzivisht
nga partitë politike, të cilat edhe pse në formimin e tyre parashikohen
nga Kushtetuta, ato nuk shprehin vullnetin e qytetarëve. Për më tepër që
strukturat drejtuese të partive shqiptare janë tipike klasike dhe nuk
zgjidhen përmes parimit “një anëtar, një votë” (Edhe pse është tentuar nga
PD dhe LSI të zgjidhet organet drejtuese dhe kryetari përmes procesit “një
anëtar, një votë”, mund të themi që kanë qenë një dështim i vërtetë dhe
janë shoqëruar me një mungese reale të alternativave konkrete për të
rivalizuar). Pra, sipas Kodit aktual zgjedhor Sovraniteti u përket partive
dhe jo populli dhe ky i fundit nuk ka mundësi ta ushtroi as përmes përfaqësuesve
të tij, përderisa de facto e de jure nuk ka përfaqësues.
- Bie ne kundërshtim me nenin 45 të Kushtetutës
sipas të cilit: “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe
në ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet”. Kodi aktual
zgjedhor me sistemin proporcional të listave të mbyllura përmbush vetëm
pjesën e parë të këtij neni, se çdo qytetarë që ka mbudhur tetëmbëdhjetë vjeç
edhe në ditën e zgjedhjeve ka të drejtë të zgjedh. Megjithatë ky Kod nuk
përmbush pjesën e dytë që ka të drejtë edhe të zgjidhet. Praktikisht
përderisa hartimi dhe publikimi i listave të mbyllura është eskluzivitet
vetëm i partive, këta të fundit duke mos përfaqësuar interesin dhe linjën
e gjithë shqiptarëve, bëjnë diskriminime duke zgjedhur persona që përfaqësojnë
interesat e tyre ose të klaneve, por jo të shoqërisë. Çfarë ka ndodhur në
zgjedhjet e fundit? Ka ndodhur një diskriminim dhe përjashtim i një ose i
disa shtresave sociale si të punëtorëve dhe intelektualëve, të cilët ç’është
e vërteta përbëjnë për nga numrat shumicën e vetë shoqërisë. Partitë
politike kanë preferuar të fusin në listat e tyre persona që vijnë nga
bota e biznesit, të cilët nuk përfaqësojnë aspak interesat e gjëra
shoqërore, por vetëm ato të sipërmarrjes. Ky Kod elektoral me lista të
mbyllura minon edhe vetë sistemin demokratik të vendit duke vënë në dyshim
zbatimin e ligjit për partitë politike, sidomos pjesën e transparencës për
investimet dhe sponsorizimet. Sipas këtij ligji është Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit
të partive sipas rregullave të këtij ligji. Duke qenë se Komisionet
Qendror i Zgjedhjeve është i përbërë nga partitë, të cilat nuk kanë marrë
parasysh preferencën e qytetarëve dhe për rrjedhojë as nuk i përfaqësojnë.
Atëherë edhe vetë zhvillimi i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhje në
monitorimin dhe kontrollin e financave të partive le shumë për të dyshuar
për pa njëanshmërinë e tij. Nuk besoj se Partitë kanë dëshirën dhe
vullnetin të monitorojnë e të denoncojnë veten. Këtë e tregon vetë
historiku i këtyre 20 viteve që nuk kemi asnjë rast të publikimit të
shkeljeve ligjore për parat që përdorin partitë në fushata dhe për
operimin e objektivave të tyre. Kjo sjellë një rrezikshmëri të lartë për
vetë demokracinë si dhe për përfaqësimin e interesave të qytetarëve
shqiptarë. Ndoshta mund të ketë subjekte politike shqiptare që financohet
nga subjekte juridike ose individuale edhe ndërkombëtare që nuk
përfaqësojnë interesin kombëtar, por ndoshta e cenojnë atë me ekzistencën
dhe operimin e tyre. Kodi elektoral përjashton edhe një kriter tjetër të rëndësishëm
të demokracinë, të drejtën për informim. Përderisa në fletën e votimit
shkruhet vetëm logoja dhe emri i subjektit politik dhe përderisa votuesit
shprehin preferencën vetëm për këtë të fundit, ata nuk kanë informacion në
lidhje me kandidatët dhe në shumicën e rasteve kur janë të interesuar janë
të detyruar t’i gjejnë vetë informacionet e mundshme. Kodi gjithashtu
përjashton kriterin e konkurrencës dhe të meritokracisë. Listat e mbyllura
nuk e bëjnë fushatës të jetë konkurruese mbi bazën e aftësive debatuese,
alternativave dhe projekteve të ofruar nga kandidatët. Pra, me lista të
mbyllura kandidatëve u hiqet e drejta të shpalosin idetë e tyre dhe në të
njëjtën kohë votuesve u hiqet e drejta të zgjedhin më të mirë. Me anë të
listave të mbyllura nuk zgjidhet ai që është më i zoti, por ai që ka më
shumë pushtet në parti dhe që është më i preferuari nga kryetari i partisë.
Fitoren e kandidatit nuk e përcakton oratoria dhe forca bindëse e tij, por
forca e partisë dhe pozicioni i tij në renditjen e listës. Kjo bën që
qytetarit t’i hiqet e drejta të zgjedh atë që dëshiron.
- Bie në kundërshtim me nenin 45, pika 4 të
Kushtetutës sipas të cilit: “Vota është vetjake, barabartë, lirë dhe e fshehtë”. A mund të
konsiderohet lirë vota përderisa
votuesit i është hequr e drejta për të zgjedhur të votuarin. Sipas listave
të mbyllura kemi kandidat të imponuar, të cilët zgjidhet në çdo rast
pavarësisht preferencës së qytetarëve. Zgjedhësi de jure nuk ka mundësinë
të shpreh preferencën mbi kandidatin duke qenë i detyruar të votoi një
sigël partiake që është e lidhur me një listë bllokuese emërore ku
radhitja e kandidatëve brenda saj është përcaktuar nga formacioni politik.
Pra, është radhitja në listën partiake dhe jo vullneti i votuesit që
shpall fituesin apo jo fituesin. Ky
Kod është antidemokratik dhe vërteton më tej faktin se votuesi nuk ka të
drejtën e preferencën është rast klasik wshtw momenti, kur një deputet për
rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose për shkak të vullnetit të tij
lëshon mandatin. Ai zëvendësohet nga një kandidat tjetër i listës që vjen menjëherë
pas tij për shkak të numrit të votave të marra. Ky është një akt klasik se
deputetë emërohen nga partitë dhe nuk zgjidhen. Gjithashtu, në këtë proces
shumë të rëndësishëm, votuesi (sovrani) është totalisht i përjashtuar). Deputeti
që emërohet për shkak të pozicionit
në listë mund të jetë i padëshiruar nga qytetarët, por këta të fundit i
kanë të lidhur duart me një kod antikushtetues për të dhënë preferencën e
tyre. E njëjta situatë mund të ndodhte nëse me të vërtetë nëse deputetet e
Partisë Socialiste të betuar si ministra do të lëshonin mandatin e
deputetit ashtu siç kishin premtuar në fillim. Pra, do të ishte një numër
relativisht i madh deputetësh (mbi 15) që do të merrnin mandatin pa u shprehur
fare preferenca e votuesve. Pra, 15 deputet që nuk përfaqësojnë interesat
e sovranit.
Kush do të
ishin pasojat e një sentencë të Gjykatës Kushtetuese që do të shprehte se Kodi
Zgjedhor është antikushtetues? Që
Parlamenti, Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe të të gjithë
organet që rrjedhin nga këto tre kolona janë jo legjitim dhe antikushtetues. Ky
do të ishte një precedent i parë në historinë e shtetit shqiptar që vetë ky i
fundit do të ishte jo legjitim kundrejt sovranit (qytetarëve). Shqiptarët duhet
të marrin shembull nga precedentit italian për ta denoncuar pa Kushtetutshmërinë
e Kodit Zgjedhor.