Alban Daci
Integrimi europian është një proces i
gjatë i që nis menjëherë pas Luftës II Botërore e kishte për qëllim fillimisht
mekanizmat e përbashkët te bashkëpunimit ekonomik mes vendeve europiane, të cilët
duke pasur interesa të ndërsjella nuk do të mund të bënin luftëra së bashku
ashtu siç kishin bërë në Luftën I e të II. Konkretisht u vendos të bashkëpunonin
në shkëmbimet e Çelikut e Karbonit, dy të mira të
domosdoshme që kishin çuar drejt Luftës së II Gjermaninë dhe Francën. Bashkimi
i Europës fillon realisht në pjesën e dytë të vite 800, kur fillonin të
qarkullonin idetë e paqes të realizuara përmes një paqeje universale duke përdorur
modelin e federalizmit, i cili në fillim do të bashkonte të gjithë Kontinentin
europian në Shtetet e Bashkuara të Europës dhe pastaj me qellim për të krijuar
paqen universale duke krijuar shtetet e bashkuara botërore.
Shembuj e bashkimit të shteteve kanë qenë
edhe më parë në histori, por në dallim me rastet e tjera precedente, bashkimi i
Europës do të bëhej përmes paqes, dëshirës dhe interesave reciproke. Europa në një
far mënyre për shkak edhe të efekteve të forta bipolare të Luftës së Ftohtë e
ka ndryshuar disa herë formën e saj, por nuk ka ndaluar për asnjë sekondë
procesin e integrimit.
Shqipëria pas Luftës se Ftohte dhe rënies
së Murit të Berlinit u gjet e lirë dhe menjëherë kërkoi të bëhej pjesë e procese
euro-atlantike duke kthyer kështu sytë e saj më në fund pas 500 vjet
pushtim otoman nga Perëndimi.
Lind pyetja: çfarë i ofron Shqipëria
Europës? I ofron portën e rëndësishme të Jonit dhe Adriatiku. I ofron gjuhën e
saj unike indoeuropiane. Moshën e saj me të re në Kontinent. Stabilitetin në
Rajon dhe dëshirën për të vazhduar progresin për paqe më të avancuar. I ofron
pasuri të shumta nëntokësore dhe mbi tokësore. Megjithatë, Shqipëria nuk mund
të shkoi në Europë pa zgjidhur pozicionin e saj me fqinjët problematik si
Serbia dhe Greqia.
Shqipëria duhet të jetë e qarte se me çfarë
modeli e dëshire do të pranonte të bashkohej në Bruksel me Serbët e Grekët, kur
këto të fundit vazhdojnë të mos heqin dorë nga politikat e tyre shoviniste si
dhe Shqipëria duket sikur vazhdojë të jetë një pre e lehtë dhe e këndshme për këto
dy vende.
Gjithashtu, Shqipëria
duhet të jetë e qartë se me çfarë modeli social, ekonomik e politik dëshiron të
shkoi në Europë.
Shqipëria duhet të luftojë
kriminalitetin, korrupsionin galopant dhe duhet të forcoi respektimin e
institucioneve.
Pra, Shqipëria ka një rrugë të gjate për
të bërë drejt Europës dhe kjo do të mbaroje shpejt trajektoren nëse politika
shqiptare do të ketë vullnetin të ec shpejt dhe me hapa te kujdesshëm.
Ndryshe Europa do të vazhdojë të ec
shume shpejt e Shqipëia po ngadalë.