Saturday, December 14, 2013

Erion Veliaj prezantohet si kapitalist e sillet si komunist


Erion Veliaj ka deklaruar se do te fal rrogen e tij te pare. Cdo te thote kjo? Problemi me i madh personal i Rames dhe i ministrave te tij eshte se thone se jane te Majte e sillen si te Djathte. Erion Veliaj deshiron te sillet si komuniste por duke treguar se eshte kapitalist. Regjimet komuniste jane ato regjime qe ne menyre te rreme e propogandiste ecin mbi parimin e te falurit. Por nuk eshte se fal individi, por Shteti qe konsiderohet nje e mire e perbashket, i cili u fal buken, shtepine edhe vete jeten qytetareve. Ndersa sistemet kapitaliste te welfare state, nuk falin, por permes reformave juridike, ekonomike dhe ne zbatim te konkurrences se lire e transparences krijojne kushte te mira jetese per cdo qytetare. Se pari Erion Veliaj eshte kapitaliste, i pasur dhe ne te njejtet kohe ndjehet si komuniste dhe prandaj eshte i gatshem te fal rrogen ne forme bamiresie. Ne kapitalizem nuk falet asgje dhe per me teper rroga, sepse konsiderohet shfrytezim personi dhe tentative per skllaveri. Por, as ne komunizem rroga nuk falej, sepse ishte e vetmja menyre per tu ushqyer. Megjithate a eshte kapitaliste Erion Veliaj? Cfare ka prodhuar ai deri me sot? Kush eshte kapitali i prodhuar pej ti? Me cfare mjetesh e prodhoi? Kush eshte vlera e shtuar e tij? Po puna qe ka bere ai? Se dyti, mos po e degjeneron vete sistemin qe ai perfaqeson duke qene se eshte qeveritar? Mos eshte nje shembull i gabuar i Erion Veliaj se njerezit nuk duhet te kerkojne pune e te punojne, por duhet te lypin? Pra, me pak fjale mos ndoshta ky kerkon nje shoqeri vetem me dy shtresa: me super te pasur pa pasuri dhe me njerez te varfer te perulur ne skllaveri. Se treti, mos ndoshta Erion Veliaj perderisa eshte minister eshte mire te na tregoi se cilat jane reformat ekonomike, politike dhe sociale qe ai dhe qeveria e tij kane vendosur te ndermarrin per te ulur varferine, per te nxitur punesimin. Gjithashtu, mos ndoshta duhet te na tregoi se cilat jane mekanizmat qe ai po zbaton per te vene ne jete principet e konkurrences se ndershhme, transparences dhe meritokracise, pa te cilat shoqeria jone do te behet edhe me keq se sa koha e komunizmit. Se katerti, pse nuk na tregon Erion Veliaj se si eshte bere i pasur pa qene kapitaliste, pa prodhuar kapital, pa pasur vlere te shtuar e keshtu mund te behemi edhe ne te tjeret si ai. Se pesti, ne si popull jemi kurioz te dime se si do kaloi muajin Erion Veliaj perderisa rrogen qe ka e ka vendosur ta fal, keshtuqe edhe ne te tjeret mund ta falim si ai dhe ta mbyllim muajin pa problem. 

A. DACI