Sunday, August 28, 2011

Të gjithë me Arben Malaj


Alban Daci

Arben Malaj, njihet si politikan me shumë personalitet dhe me vizione të vërteta demokratike. Ai bën pjesë për fatin e mirë në grupin e intelektualëve që e ushtrojnë politikën jo për profesion, por për mision.
Pas shumë pritjesh të kota dhe të gjata, duke shpresuar se lidershipi i PS do të reflektonte dhe do të kuptonte situatën e vërtetë që po përjetonte, z. Malaj më në fund vendosi të marr situatën në dorë duke i dalë në ballë asaj.
Arben Malaj në periudhën e fundit ka realizuar shumë takime me të rinjtë dhe qytetarët, për t’iu shpjeguar vizionet dhe idetë politike, të cilat kanë për qëllim të rinovojnë në përgjithësi sistemin aktual të politikës shqiptare.
Në çdo iniciativë që ka për qëllim përmisimin dhe rinovimin e sistemit politik shqiptar duhet të jenë të pranishëm edhe të rinjtë, të cilët prej vitesh ndjehen totalisht të përjashtuar. Sistemi politik shqiptar le për të dëshiruar, që nga mënyra se si lindin elitat politike, si zgjidhen ata (më mirë të themi përzgjidhen), çfarë interesash përfaqësojnë, car vizione kanë e nëse kanë.
Në çdo sistem politik, i cili ka pasur një të kaluar jo të largët totalitare, ku mentaliteti unit trashëgohet e ruhet me fanatizëm është e vështirë që e reja dhe vizionarja të mirëpritet dhe të ketë sukses kollaj. Prandaj, mendoj se Arben Malaj këtë radhë duhet të jetë i vendosur ta çojë misionin e tij deri në fund. Ai nuk duhet të ndalet dhe të ketë mëdyshje për atë që po bën.
Arben Malaj tashmë është një figurë me shumë eksperiencë si profesionale ashtu edhe politike, me personalitet të lartë njerëzor si dhe me shumë mbështetje nga qytetarët e thjeshtë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë. Nuk kam vënë re ndonjëherë që atje, ku shkon Arben Malaj të mos jetë i mirëpritur.
Përkundrazi, ai është një ndër politikanët e pakët shqiptarë, i cili është i respektuar dhe i dëgjuar nga të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh politike. Kjo është një armë e fortë politike për një lider që dëshiron të bëj ndryshimin e rëndësishëm të një sistem të tërë politik si ai shqiptar.
Megjithatë, që Arben Malaj dhe qytetarët e thjeshtë ta prekin me dorë rinovimin dhe demokratizimin e sistemit politik, duhet të besojnë fort në shpirtin e kolektivitetit për të përfaqësuar interesat e përbashkëta.

Arben Malaj mendoj se duhet ta mbështes lëvizjen e tij në tre shtylla sociale: Rinia, intelektualët dhe punëtorët.

- Rinia në çdo shoqëri është simboli i rinovimit dhe progresit. Sot në Shqipëri, ka shumë të rinjtë, të cilët janë të pakënaqur nga mënyra se si funksionon sistemi politik shqiptar. Ata janë të gatshëm të luftojnë (me vlera humane e demokratike) për të bërë ndryshimin e shumëpritur. Ata, thjeshtë po presin frymëzuesin që të lëvizin dhe ta mbështesin. Z. Malaj duhet të punojë fort politikisht që të kthejë tek të rinjtë dëshirën për të bërë politikë. E kaluara e tij njerëzore, profesionale e politike e ndihmon shumë për të arritur këtë qëllim madhor politik. Rinia është e pakënaqur dhe z. Malaj thjeshtë duhet ta kap këtë pakënaqësi e ta kthej në shpresë e lumturi. Rinia duhet të jetë forca e ndryshimit/rinovimit politik dhe Malaj duhet të kthehet në frymëzues për ta.

- Shqipëria, për fat të mirë ka shumë intelektualë të vërtetë, të prodhuar nga bota e vërtetë akademike dhe jo false si ajo që ka prodhuar sistemi politik shqiptar në 20 vite tranzicion. Për fatin e keq të së kaluarës e të tashmes politike, intelektualët e vërtetë janë të përjashtuar nga sistemi politik shqiptar, sepse të parët e duan demokracinë, kurse të dytët e kanë frikë atë. Arben Malaj është ndër të paktët intelektual të vërtetë që bën pjesë në jetën politike shqiptare. Më mirë se ai, zor se ndonjë politikan tjetër mund të kuptonte botën e intelektualëve. Z. Malaj duhet të bashkëpunojë me intelektualët e vërtetë, të cilët janë të pakënaqurit e sistemit aktual politik dhe së bashku të hartojnë një platformë të vërtetë politike, ku të përfshihen vizionet e të ardhmes së shpejt dhe sfidat që duhet të kapërcehen për t’i realizuar.

- Punëtorët, ashtu si në çdo shoqëri, qoftë perëndimore ose jo, përbëjnë shumicën e popullsisë dhe jo rrallë herë të shtypurit, harruarit e të braktisurit e klasës politike. Punëtorët shqiptarë gjenden në një situatë që shkakton sa keqardhje të thellë aq edhe një reflektim të madh për të gjithë ne. Për të kuptuar kushtet në të cilat ndodhen ata, mjaftojnë të vëzhgojmë rastin e grevës së minatorëve në Bulqizë. Nëse z. Malaj do të tregojë seriozitet dhe impenjim në iniciativën e tij, jo vetëm minatorët, por edhe shumë punëtorë të tjerë të papunë mund të kthehen në një uragan (paqësor) të vendosur për ndryshim. Z. Malaj duhet që përmes artit të së bërit politik dëshpërimin e minatorëve ta kthejë në një frymëzim për ndryshim.

Malaj ka tre mënyra për të realizuar vizionin e tij politik në të cilin e gjejnë veten qindra e qindra qytetarë të thjeshtë: Institucionale, akademike e përmes militancës.

- Tani në shtator pretendohet se do të mblidhet Kongresi i PS. Z. Malaj duhet të punojë shumë duke lobuar brenda partisë për të ndryshuar lidershipin aktual, cili është i shterur në vizione politike për të marr në supe përgjegjësitë e deleguar nga qytetarët. Z. Malaj tashmë i ka të gjitha cilësitë për të qenë një lider shumë i rëndësishëm në PS. Nuk mendoj se aktualisht PS-ja, ka ndonjë alternativë më të mirë e më të besueshme se sa z. Malaj. Ai i ka të gjitha kartat në dorë për të qenë brenda PS-së primus inter pares.

- Malaj duhet të krijojë rreth vetes një staf të mirëfilltë akademik, të cilët duhet të ketë aspirata të forta politike. Stafi akademik i drejtuar nga Malaj duhet të jetë truri, vizioni, shpresa e ndryshimit. Në Shqipëri, kam besimin e plotë që ka shumë akademikë të vërtetë, të cilët duan të punojnë fort për vendin e tyre që ai të jetë europian e demokratik si vendet e tjera perëndimore. Z. Malaj duhet t’i gjej ata dhe t’i bashkojë rreth vetës në një qëllim të përbashkët.


- Militanca njihet ndryshe si aktiviteti politik në terren, ku lideri takohet me qytetarët për qytetarët. Prandaj, ky term i politogjisë nuk duhet të ngatërrohen me versionin e deformuar që ka pjellë sistemi politik shqiptar në këto 20 vite tranzicion. Malaj duhet të bëj një turn të madh nëpër gjithë Shqipëri, ku të shpjegoj vizionin e tij politik. Vizioni i tij duhet të jetë i thjeshtë, i qartë edhe bindës. Ai duhet të dëgjojë zërin e çdo qytetari të harruar nga politika aktuale. Fjala e z. Malaj duhet të jetë tek atë një zë shprese e guximi.

Dikush për nga padituria reagimin tim mund ta kuptojë si një formë të rëndomtë servilizmi. Ndërsa, unë do të thosha, se ne intelektualët, kur kemi vizione të përbashkëta do të thotë se biem dakord. Unë e shumë të rinj tjerë e duam që Shqipëria të bëhet europiane e demokratike dhe për ta realizuar këtë thjeshtë jemi dakord me ato që Malaj ka thënë deri tani. Këtë radhë ndryshe nga radhët e tjera z. Malaj duhet të jetë i vendosur për të qëndruar deri në momentin final dhe nuk duhet që personalitetin e tij ta vendos në shërbim të ndonjë tjetri që nuk e meriton as politikisht e as njerëzisht.

Wednesday, August 24, 2011

Fundi i botës bipolare dhe Europa Bashkuar


Alban Daci

Me mbarimin e Luftës së Ftohtë mbaroi edhe bipolarismi thuajse 50 vjecare, i cili e kishte ndarë botën në dy blloqe të mëdha influence, Perëndimore të udhëhequr nga SHBA dhe Lindore të përfaqësuar nga Bashkimi Sovjetik. Ngjarjet ndodhën aq shpejt, sa udhëheqësit e Europës Perëndimore u gjetën në befasi, por të vendosur për të vazhduar më vendosmëri ëndrrën europiane si një alternativë të tretë në rendin e ri pas bipolar.

Në Këshillin e Europës të mbledhur në Madrid (26-27 qershor 1989) Delors prezanton raportin mbi bashkimin ekonomik dhe monetar. Plani i Delors zhvillohet sipas tre fazave: koordinim i forcuar i politikave ekonomike e monetare dhe integrimi i tregjeve financiare; transaksionet drejt institucioneve të reja; vendosja e barazisë dhe transferimi i kompetencave të përbashkëta në institucionet komunitare. Në Madrid vendoset që faza e parë e bashkimit ekonomik të fillonte me datë 1 korrik 1990. Një Konferencë ndërqeveritare do të vendoste për etapat e mëvonshme. Plani i Delors do të ri dimensionohej në ambiciet e tij dhe do të shtyhej në kohë, siç kishte ndodhur me planin Werner. SMS-ja përfaqësonte për Gjermaninë një zgjidhje më komode të monedhës së përbashkët, sepse i lejonte të mbante autonominë e plotë të politikave monetare. Për vendet si Italia e Franca rregullat e SME-së nuk përjashtonin aftësinë, të cilën e kanë përdorur disa herë, atë të rregullimeve periodike të barazive. Ndërsa kundërshtimi anglez për monedhën e përbashkët ka ardhur nga fakti se nuk donin të hiqnin dorë nga sovraniteti i tyre. Nxitjet për të ndërmarrë hapa gjigant dhe të rëndësishëm për ecurinë e integrimit europian erdhën përsëri nga jashtë. Rënia e Murit të Berlinit në 1989, perëndimi i hegjemonisë së Bashkimit Sovjetik në Europën Lindore, ishin faktor të rëndësishëm që rritën besimin tek vendet europiane për të vazhduar rrugën e tyre të përbashkët drejt edhe një bashkimi monetar.
Presionet popullore, të cilat u bënë gjithnjë e më të pranishme dhe të fuqishme duke nisur nga ato polake dhe hungareze, provokuan rënien e regjimeve komuniste. Këto të fundit përfaqësonin një dobësi strukturore. Zhvillimi i madh e i fuqishëm i telekomunikacionit i bënë globale krizat dhe revoltat, nga Kina tek Europa Lindore. Revolucioni paqësor, në fund fitoi edhe për shkak të zemërgjerësisë të Gorbaçovit, i cili ishte i vendosur për të mos përdorur forcën për të zgjidhur krizën e thellë ekonomike dhe politike që po përjetonte vendi i tij. Gorbaçov u përpoq të shpëtojë të shpëtuarin, duke hequr dorë nga përdorimi i forcës ushtarake. Ai gjithashtu le të themi se hoqi dorë nga dëshira e një revolucioni komunist në nivel ndërkombëtar dhe mbështeti idenë e një bashkëpunimi bipolar pse jo dhe mundësinë e një aleance me Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me sfidat e reja që po përjetonte bota. Gorbaçov vazhdoi idenë e rikonstruktimit demokratik të komunizmit, i cili do të vazhdonte të drejtohej nga një parti e vetme, por me kushtin se kjo duhet të ishte koherente dhe ndriçuar. Ka një koincidencë mjaft të rëndësishme, sepse pothuajse në të njëjtën kohë, kur fillon Presidenca e Dolors në Komision, fillon edhe mandati i Gorbaçov si Sekretar i Përgjithshëm. Bashkimi Sovjetik u zhduk katër ditë para se të firmosej Traktati i Maastricht. Kjo lloj koincidence bën të reflektosh edhe mbi ecurinë e rëndësishme të procesit të integrimit europian të Europës Perëndimore si dhe të ngjalljes të shpresës se edhe Europa Lindore mund të bashkohej me atë perëndimore në një familje të përbashkët, por këtë here demokratike dhe jo të detyruar shtypëse e totalitare.
Edhe pse transformimet e para për aspirata demokratike siç thamë nisin në Poloni dhe Hungari, rënia e Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989, bëri të mundur zhdukjen e kufijve të brendshëm të Gjermanisë, e cila tashmë jo vetëm u bashkua duke realizuar ëndrrën e një gjysmë shekulli, por do të bashkohej në një diçka më ta madhe se sa edhe vetë bashkimi i saj, në familjen e madhe europiane. Edhe pse viti 1989 nuk mund të krahasohet për nga rëndësia me atë 1945, ai përfaqëson një ëndërr të madhe dhe të hershme të kontinentit europian, atë të bashkimit, sepse konferenca e Jaltës fatkeqësisht e kishte ndarë si fizikisht, ekonomikisht ashtu edhe politikisht.
Bashkimi i Gjermanisë lindi kryesisht edhe nga kontributi mjaft i rëndësishëm që kishte dhënë Adenauer që 40 vjet më parë në zemrën e Europës Perëndimore duke hedhë bazat e bashkimit të kontinentit. Megjithatë, edhe pse në pamje të parë fuqitë e tjera europiane si Franca, Anglia dhe Italia ishin dakord për faktin se Bashkimi Sovjetik po binte dhe se Europa Lindore kishte mundësi të bëhej pjesë e asaj Perëndimore, ato nuk ishin shumë të qetë për faktin se shumë shpejt dhe në formë të pakontrolluar po ndryshonin ekuilibrat në Europë dhe Botë. Mbi të gjitha, si Anglia dhe Franca ishin të shqetësuar me faktin se Gjermani po bashkohej. Si për Anglinë ashtu edhe për Francën do të ndryshonin ekuilibrat e forcës në Europë. Në kontinent, Franca nuk do të vazhdonte të ishte më fuqia e parë, duke pasur parasysh edhe simbolin që kishte marr pas mbarimit të luftës. Gjithashtu, Anglia, kishte frikën e vjetër se nuk do të ishte më një fuqi e rëndësishme detare në ujërat përreth kontinentit. Në Itali, Andreoti ishte dyshues për tranzicionin që po përfshinte të gjithë ekuilibrat ekzistues, mbi të gjitha në ato zona që nuk ishin nën kontrollin e plotë të Paktit Atlantik dhe të Planit europian. Mes partnerëve europian, vetëm Kryeministri i Spanjës, Gonzalés, ishte dakord pas asnjë dyshimi për bashkimin e Gjermanisë.
Kancelari Kohl, edhe pse në arenën ndërkombëtar nuk ishte shumë i mirëpritur për të realizuar ëndrrën e bashkimit të Gjermanisë si edhe për faktin se edhe brenda vendit të tij kishte shumë skeptik për një hap të tillë historik, ai nuk u tremb, por vazhdoi i sigurt rrugën e tij drejt objektivit final. Në takimin e Krerëve të Komunitetit dhe të ministrave të jashtëm të realizuar më 18 nëntor në Paris, Thatcher i kujton Kancelarit gjerman se deklaratat e përsëritura të fuqive perëndimore në favor të bashkimit të Gjermanisë kishin ndodhur duke u nisur nga ideja se ai nuk do të ndodhte kurrë. Ky takim i Kohl me Thatcher e bind më fort se kurrë se bashkimi i Gjermanisë duhet të ndodh dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, para se të ndodhte ndonjë ndryshim i radhës në ekuilibrat e fuqisë në Europë. Ai takohet me Andreotin, të cilit më në fund arrin t’i shuaj dyshimet dhe ta bëj që të jetë në favor të bashkimit Gjermanisë. Andreoti sapo kthehet nga takimi i Parisit, në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave shpreh dëshirën e tij për të realizuar bashkimin e Gjermanisë, i cili duhet të ndodhte për faktin se Italia e Gjermania kishin pasur lidhje të hershme historike si dhe për faktin se të dyja vendet kishin të njëjtin qëllimin, forcimin e procesit të integrimit të Kontinentit.
Më 28 nëntor të 1989, tre javë pas rënies së Murit të Berlinit, Kancelari gjerman lançon një plan për një konfederatë mes dy Gjermanive, brenda një shtëpie të përbashkët europiane, e cila do të respektonte të drejtat e njeriut dhe do të bazohej mbi principin e vetëvendosjes. Shpejtësia me të cilën po rridhnin ngjarjet e gjetën Mitterrand të papërgatitur më shumë për lindjen e “Gjermanisë së madhe” se sa me faktin se Bashkimi Sovjetik po binte. Mitterrand ashtu si De Gaulle në vitin 1944, merr rrugët e Lindjes për të ndalur bashkimin e Gjermanisë. Ai në dhjetor takon në Kiev Gorbaçovin, dhe me datë 20 po të njëjtit muaj shkon për vizitë në Gjermaninë Lindore. Gjithashtu, vite më vonë do të deklaronte Thatcher se në atë periudhë kishte pasur tre takime sekrete me Presidentin francez, të cilat kishin pasur për qëllim të ndalonin aspiratat e Kohl për të bërë bashkimin e Gjermanisë. NATO mblidhet në Bruksel në dhjetor të 1989. Bushi në këtë takim flet për një atlantizëm të ri. Ndërsa Kohl refuzon të marr impenjime për njohjen e kufijve dhe të heq dorë nga arma atomike e Gjermanisë së bashkuar. Ai nuk flet për bashkimin e dy Gjermanive në nocionin e dy shteteve, por për bashkimin e një populli. Në këto momente Thatcher i ulërin Kohl-i në fytyrë duke i thënë: doni armën nukleare për të rimarr pozicionin dhe territoret e humbura!
Njeriu i momentit i Europës ashtu siç kishte qenë shumë vite më parë Monnet, ishte Delors, i cili kishte një mbështetje të rëndësishme të Italisë në lidhje me bashkimin e Gjermanisë brenda një Europe të bashkuar. Koincidenca e prezantimit të raportit të Delors me atë të rënies të Bashkimit Sovjetik është thjeshtë rastësore, por mundësia e një projektit të madh europian për të kaluar me sukses këtë fazë transitore ishte diçka më shumë e nevojshme se sa rastësore.
Kalimi nga bashkimi i Gjermanisë në atë europian do të ndodhte vetëm nëse do të realizohej një rikonstrukturim i ndërtimit komunitar, i cili nuk duhet të ishte vetëm ekonomik, por step by step edhe politik. Këto ishin ambiciet e Gjermanisë e Italisë, të cilat gjithmonë që nga lufta kishin shprehur si zgjidhje më të mirë për kontinentin, bashkimin e tij si ekonomik ashtu edhe politik.
Mitterrand si njeri me eksperience të fortë europiane e kupton shumë shpejt bashkimin e Gjermanisë si mundësi për të forcuar më tej mundësinë reale të bashkimit politik të kontinentit. Ndërsa e palëkundur kundrejt këtij fakti duket se qëndronte Thatcher, e cila kishte frikë se mos dështonte iniciativa gjermane. Mitterrand nënvizon: “De Gaulle kishte nevojë për Moskën për të shkuar në Uashington. Për mua rruga për Moskë kalon nga Uashingtoni dhe ajo për Bruksel kalon nga Boni”. Marrëveshja mes Mitterrand e Kohl lindi edhe për shkak të ngjashmërive personale: ishin të dy provincial dhe ndjeheshin krenar; ishin të dashuruar pas historisë; ishin më shumë europian se sa atlantik.
Në takimin e 12 krerëve në Strasburg më 8 dhjetor 1989, realizohet mirëkuptimi mes një Francë që nuk kundërshton më bashkimin e Gjermanisë dhe të një Gjermanie që mbështeste fort Francën në realizimin e një bashkimi monetar. Komunikata e Strasburgut, e cila bëhet e mundur edhe falë ndërmjetësimit të Andreotit dhe të ministrit të tij të jashtëm De Michelis, ndër të tjera nënvizon: Populli gjerman mund ta rigjejë bashkimin përmes vetëvendosjes në perspektivën e integrimit komunitar. Sinkronia është perfekte. Këshilli vendosi përsëri me votën e shumicës, thirrjen e një konference ndërqeveritare nën Presidencën italiane në mesin e 1990. Më 31 dhjetor Presidenti francez lançon idenë e një Konfederate Europiane. Në të njëjtën kohë edhe ministri De Michelis, propozon dhe realizon një shoqatë danubiane e ballkanike, sepse disa vende të asaj zone duhet të kalonin vite tranzicioni para se të pranoheshin në familjen e madhe europiane.
Në mars të 1990 organizohen zgjedhjet e para të lira në Gjermaninë Lindore. Demokristianët marrin shumicën relative. Qeveria e re më 18 maj firmosi Traktatin mes dy Gjermanive. Zgjedhjen pan-gjermane u përcaktuan më 2 dhjetor. Më 2 korrik u vendos shkëmbimi i barabartë i dy monedhave, i asaj perëndimore me atë lindore. Më 12 dhjetorin e ardhshëm në Moskë mes Kohl dhe Gorbaçov realizohet takimi dhe bëhet e ashtuquajtura marrëveshja e “dy plus katër”, sipas të cilës, Gjermanisë i njihej sovraniteti i plotë dhe në këmbim kjo e fundit hiqte dorë nga aspirata për të pasur armën nukleare. Më 1 tetor i gjithë komuniteti i shteteve europiane merr akt në New York për sistemuar në mënyrë definitive çështjen e Gjermanisë. Po në të njëjtën kohë ministri i jashtëm i San Marino-s, presidenti i radhës i OSBE-së, nga një pallat i madh me xhama ndriçuese të Hudson shpall fundin e Luftës së Ftohtë. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë mbaroi edhe bipolarismi thuajse 50 vjecare, i cili e kishte ndarë botën në dy blloqe të mëdha influence, Perëndimore të udhëhequr nga SHBA dhe Lindore të përfaqësuar nga Bashkimi Sovjetik. Ngjarjet ndodhën aq shpejt, sa udhëheqësit e Europës Perëndimore u gjetën në befasi, por të vendosur për të vazhduar më vendosmëri ëndrrën europiane si një alternativë të tretë në rendin e ri pas bipolar.

Tuesday, August 23, 2011

Forumet rinore politike në Shqipëri


Alban Daci

Është bërë e modës, që të gjitha partitë politike, qofshin të mëdha ose të vogla për nga pesha politike, sapo nisin jetën politike të formojnë edhe forumet rinore përkatëse. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, në Shqipëri për shkak të së kaluarës totalitare (ku nuk kishte pluralizëm politik) ishte një dëshirë e madhe për të hapur dhe themeluar sa më shumë parti.
Në 20 vjet tranzicion kemi një numër të madh partish politike. Them një numër të madh partish politike, duk pasur parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë. Shumica e këtyre partive kanë vetëm një kryetar dhe maksimumi dhjetë anëtarë. Më shumë këto lloj partish, të cilat nuk kanë asnjë lloj peshe elektorale do t’i quaja grupe interesi, klane, të cilat formohet për interesa të rëndomta personale dhe për privilegje të vogla dhe të papërfillshme në nivel kolektiv.
Në 20 vite tranzicion shqiptar nuk janë të paktat rastet, kur kryetarët e këtyre partive fantazma, me një kryetar dhe me dhjetë anëtarë, të jenë bërë deputet dhe të kenë zënë edhe poste të rëndësishme drejtuese qeveritare. Madje, edhe sot nuk mungojnë rastet, ku parti të tilla edhe pse nuk kanë asnjë peshë elektorale dhe që nuk përfaqësojnë asnjë interes të mirëfilltë qytetar, të kërkojnë me ngulmë të vijnë në pushtet. Normalisht, në një demokraci, çdo subjekt politik krijohet me qëllimin për të pasur pushtet, por jo që klane prej tre personash të tentojnë të kushtëzojnë reformat apo proceset e rëndësishme në vend.
Megjithatë, historia politike e 20 viteve tranzicion shqiptar është një histori në vete dhe kërkon hapësirë të veçantë për të studiuar rrethanat e fillimit të pluralizmit politik, influencat e huaja si dhe identitetin e brendshëm politik.
Këtë radhë le të merremi pak me forumet rinore politike shqiptare. Këto forume duhet të jenë shkolla të mirëfillta politike, ku duhet të krijohen dhe të trajnohen liderët e së ardhmes. Ato duhet të jenë emblemat, ku demokracia kultivohet dhe mbrohet me fanatizëm. Në të vërtetë, forumet rinore politike në Shqipëri, krijohen dhe përdoren nga partitë politike vetëm si fasada për të përmisuar imazhin e tyre. Politikanët e politikës shqiptare, sa herë ndjejnë mungesën e reformimit dhe të imazhit demokratik, përdorin forumet rinore për t’u identifikuar si njerëz që përkrahin të rinjtë duke i përfshirë ato në jetën politike të vendit.
Forumet rinore politike në Shqipëri janë si Hostess-at e një linjë ajrore që thjeshtë përdoren për imazhin e bukur, por që në vërtetë nuk kanë në dorë asnjë lloj forme vendimmarrje. Forumet rinore politike në Shqipëri, në shumicën e rasteve janë kasta të mbyllura. Është e vështirë të gjesh raste, në të cilat me të vërtetë zhvillohen zgjedhje demokratike për formimin e strukturave drejtuese. Njerëzit e talentuar, që kanë pasion politikën, por që nuk kanë asnjë lidhje me “elitën e pjekur politike” në vend, nuk kanë as shansin më të vogël që të përfshihen si dhe të hedhin kandidaturën për të pasur një rol drejtues brenda këtyre forumeve.
Ndodh rëndomtë ashtu si dhe në rastin e partive politike, që përfaqësuesit e forumeve rinore të jenë të deleguarit dhe të afërmit e politikanëve të rritur. Për këtë arsye në shumicën e rasteve, të rinjtë politikanë janë imazhi i bukur dhe i heshtur i politikanëve të vjetër.
Nuk ka ndonjë rast në këto 20 vite tranzicion, ku ndonjë forum rinor të ketë menduar ndryshe nga lideri historik i partisë, ose të ketë dhënë ndonjë alternativë ndryshe me atë të partisë, edhe kur vetë partia ka pasur mungesë vizionesh dhe idesh. Si mund të shpjegohet fakti se në Shqipëri 60% e të papunëve janë të rinj dhe asnjë forum rinor politik qoftë pozitar ose opozitar nuk e ngre këtë problem? Nëse këto forume rinore nuk përfaqësojnë problemet e të rinjve ose nuk trajtojnë problemet e papunësisë, interesat e kujt përfaqësojnë? Siç thamë më sipër strukturat rinore formohen nga persona të cilët nuk zgjidhen, por delegohen nga më të rriturit (“vjetrit”) e për rrjedhojë ato janë veglat e tyre dhe nuk përfaqësojnë vetveten.
Për shembull, si ka mundësi që Forumi Rinor i Partisë Socialiste (FRESH), nuk del hapur në mbështetje të ideve të z. Malaj. Tek e fundit, ai nuk thotë asgjë që nuk shkon, përkundrazi gjëra sa të dobishme aq edhe të nevojshme për demokracinë brenda PS-së. Ai thotë: të rinjtë e talentuar të ofrohen dhe të mbështeten më shumë nga klasa politike; të kufizohet pushteti absolut; për të ardhmen europiane të vendit tonë duhet të ketë më shumë demokraci në partitë tona, etj.
Pra, të gjitha këto që thotë z. Malaj janë pozitive dhe duhet të gjejnë mbështetje tek të rinjtë, të cilët duhet të shikojnë drejt së ardhmes me optikën e një demokracie të shëndoshë dhe reale. FRESH, duke qenë një formë e deleguar e pushtetit ashtu si forumet e tjera shqiptare, nuk mund ta ngre zërin, nuk mund të mendoi ndryshe, sepse nuk përfaqëson vetveten, por zërin dhe imazhin e më të vjetërve.
Si ka mundësi që forumet rinore të çdo subjekti politik qofshin, nuk e ngrenë zërin për të drejtat e qytetarëve? Si ka mundësi që këta të rinj, të cilët sapo kanë nisur jetën politike dhe pretendojnë të ngrenë një karrierë prej lideri, heshtin para grevës së minatorëve? Si ka mundësi që këta të rinj, bëjnë sikur në Shqipëri gjithçka shkon për mrekulli? Si ka mundësi këta të rinj nuk e ngrenë zërin për mos respektimin e meritokracisë? Si ka mundësi nuk e ngrenë zërin dhe nuk e denoncojnë fenomenin e korrupsionit? Thua vallë çdo gjë në Shqipëri shkon për mrekulli?! Thua po përjetojmë parajsën dhe nuk kemi pse të reagojmë?!
Forumet rinore, duke qenë se janë në një fazë që më shumë mund të prodhojnë ide dhe vizione se sa të ketë një pushtet të mirëfilltë politik, duhet të kthehen në forume, ku të diskutohet për demokracinë, ku të trajtohen çështje të rëndësishme shqiptare. Duhet të kthehen në shkolla të mirëfillta politike, ku mund të prodhohen liderët e së ardhmes. Forumet rinore dhe të rinjtë që militojnë në to, duhet të jenë njerëz të talentuar që kanë pasion politikën dhe që mbrojnë me fanatizmin demokracinë tonë të brishtë. Të rinjtë, nuk duhet që gjithmonë dhe në çdo kohë të jenë një masë e heshtur që gjithmonë është dakord dhe asnjëherë nuk mendon ndryshe nga klasa e vjetër politike.
Rinia shqiptar dhe forumet rinore shqiptare duhet të jenë motorët e shoqërisë, që prodhojnë ndryshime të rëndësishme shoqërore. Ato, tani më shumë se kurrë më parë, duhet të jenë një tsunam për klasën e vjetër politike. Shpresa e vetme që Shqipëria të bëhet një vend i vërtetë demokratik, është fakti nëse të rinj do të përfaqësojnë vetveten dhe do të veprojnë e mendojnë ndryshe nga klasa e vjetër politike. Shqipëria ka shumë të rinj të talentuar dhe energjik që e duan demokracinë dhe janë të gatshëm të kontribuojnë që ajo të mos vihet asnjëherë në diskutim. Për këtë arsye, forumet rinor të çdo subjekti politik qofshin duhet të jenë të hapura dhe të mirëpresin prurjet e reja, të cilat vijnë nga qytetarët dhe përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Friday, August 19, 2011

PERËNDIMI NUK E KA HUMBUR TURQINË


Alban Daci

Pasi lexova artikullin e Soner Cagaptay me titull “Modelimi i Turqisë nga Ataturku tek Erdogan”, edhe pse pjesën e parë mund të pajtohem deri diku, nuk pajtohem në pjesën e fundit të artikulli, që ka të bëj me politikën e jashtme të Turqisë. Autori thotë: “Turqia e kënaqur me identitetin e vet islam, do të ndalet së konsideruari veten perëndimore, sidomos duke pasur parasysh rezonancën e një “bote myslimane” të përcaktuar politikisht nga sulmet e 11 shtatorit të 2001, Kjo do të thotë një marrëdhënie gjithnjë e më e tensionuar midis Turqisë e NATO-s”.
Turqia po përjeton një rritje ekonomike shumë të kënaqshme, renditet e treta në Botë pas Kinës dhe Indisë. Paradoksi i Turqisë është fakti, se pikërisht tani që po përjeton një lulëzim ekonomik, ka marrë një mesazh të qartë nga BE-ja që nuk ka asnjë qëllim ta mirëpres në gjirin e saj.
Për shkak të rritjes ekonomike të vendit, ndoshta me të drejtë Erdogan e ka cilësuar vetën si lider historik që simbolizon këtë ndryshim të madh të vendit. Erdogan si dhe Ministri i Jashtëm janë të vetëdijshëm se rritjes ekonomike duhet t’i korrespondojë edhe një politikë e jashtme më aktive dhe ambicioze. Edhe pse Europa herë pas herë është përpjekur të shpjegoi se Turqia nuk mund të jetë pjesë e BE-së, për shkak se ajo nuk ka një realitet social europian. E vërteta është krejt ndryshe. Europa nuk ka guxim ta pranojë në gjirin e saj Turqinë, sepse është shumë e madhe dhe shumë ekzotike. Pra, me pak fjalë, për shkak të anëtarësimit të Turqisë, në BE do të ndryshonin ekuilibrat e forcës. Franca nuk do të ishte më fuqia e dytë si është tani, por me siguri pas anëtarësimit të Turqisë do të kalonte në vendin e tretë.
Megjithatë, Turqia është një vend i fuqishëm dhe për këtë arsye ka në dorë alternativa të tjera të mundshme për politikën e jashtme. Njëri opsion është që Turqia të rikthehet dhe të bëjë rolin e urës mes Perëndimit dhe Lindjes. Strategu kryesor i politikës së jashtme të Turqisë në periudhën Erdogan është Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu. Ai i ka dhënë jetë politikës “zero probleme” me fqinjët. Këtë princip të rëndësishëm duke qenë në rolin e Ministrit të Jashtëm e ka aplikuar edhe në marrëdhëniet diplomatike me Armeninë, që ka qenë armikja tradicionale e Turqisë. Për shkak të kësaj politike, Turqia nuk ka pasur asnjëherë me parë një imazh kaq pozitiv sa ka sot me fqinjët si dhe në Rajon. Kësaj performance pozitive i bashkëngjitet edhe performanca personale e Erdogan në rolin e një Nasser-i të ri, hero i shesheve arabe, duke sfiduar në pamje të parë Izraelin në lidhje me politikën e tij që aplikon në Palestinë.
Edhe pse vendet e BE-së nuk duan ta anëtarësojnë Turqinë, aktualisht kjo e fundit mbetet një ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomik dhe burimi kryesor i investimeve të jashtme të Turqisë. Erdogan duke luajtur herë pas herë letrat e nacionalizmi i ka lejuar Turqisë një pozicion të ri dhe të dyfishtë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Turqia e Erdogan është e lidhur me Perëndimit, por qëndron jashtë tij dhe është e lidhur me Lindjen e Mesme, por në pamje të parë qëndron po jashtë edhe pse në të vërtetë luan një rol mjaft të rëndësishëm.
Politika ambicioze e Ahmet Davutoglu i dhuron Turqisë më shumë aleatë se çdo vend tjetër. Duke qenë në marrëdhënie të mira me tre nga katër miqtë e mundshëm të zonës (duke përjashtuar Izraelin), Turqia ka më shumë opsione se çdo vend tjetër në Rajon dhe kjo bën që të ketë një pozicion qendror dhe të fortë.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është fakti se Erdogan nuk ka aplikuar në vend një ndryshim të menjëhershëm dhe drastik, por ndryshime të rëndësishme të bëra sipas modelit step by step. Një ndër sukseset më të mëdha të Erdogan ka qenë ridemensionimi i rolit të ushtrisë në politikën turke. Me një miks premtimesh (anëtarësimin në BE, demokratizimin e vendit dhe zhvillimin ekonomik), Kryeministri ka arritur le të themi të mënjanojë gjeneralët. Procesin e nisur 20 vjet më parë nga Kryeministri Ozal, më në fund po e kryen Erdogan. Ky është një fakt historik që premton një të ardhme ndryshe për Turqinë.
Edhe pse autori i shkrimit “Modelimi i Turqisë nga Ataturku tek Erdogan”, përpiqet të bëj dallimin mes këtyre “dy epokave”. Megjithatë, Omer Taspinar ka nënvizuar faktin se, kemalizmi dhe neo-otomanizmi (që shumë analistë e simbolizojnë me periudhën e Erdogan) mund të përmblidhen në një paradigmë të re që ai e përcakton si “neo-golizëm”. Pra, Turqia sot nuk është as kemaliste dhe as neo-otomaniste, por neo-goliste. Kjo do të thotë, se edhe pse në vend janë realizuar reforma të rëndësishme, ushtria vazhdon të mbetet institucioni më i rëndësishëm për çështjet e sigurisë.
Erdogan nuk mendon aspak të ketë marrëdhënie diplomatike me vende jo perëndimore si përgjigje kundër Perëndimit. Aktualisht nuk ka asnjë dyshim që për shkak të rritjes ekonomike si dhe politikët së saj më ambicioze, Turqia posedon një soft power më të fuqishme se kushdo tjetër në zonë duke e bërë një fuqi rajonale gjithmonë e në rritje.
Ahmet Davutoglu autor i librit “strategjia e thellë”- deri tani i përkthyer vetëm në greqisht, shqip dhe arabisht- është i mendimit se roli i një vendi në politikën e jashtme përcaktohet nga pozicioni gjeografik dhe nga “thellësia historike”. Ministri i Jashtëm nënvizon faktin, se përderisa Turqia është vend qendror për shkak të pozicionit gjeografik si trashëgimtare për nga ekselenca e Perandorisë Otomane, mund të thyej zinxhirët që deri tani e kanë mbajtur të lidhur dhe të jetë fuqia e parë rajonale e aftë të shtrijë influencën në gjithë zonën euro-aziatike. Davutoglu nënvizon një sferë të re influence që përfshin 9 zona: Ballkanin, Detin e Zi, Kaukazin, Gjirin Persik, Detin e Kuq, Lindjen e Mesme, Mesdheun Lindor dhe Adriatikun Lindor.
Do të ndalesha pak tek zona e Ballkanit. Turqia duhet të intensifikojë marrëdhëniet me “botën shqiptare”. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe “bota shqiptare” me Turqinë. Shqiptarët janë i vetmi populli në rajon që nuk ka një “vëlla”. Shqiptarët janë të rrethuar nga popujt jo miqësor, për këtë arsye duhet të bëhet “vëlla” me Turqinë. Aktualisht Turqia është një vend i madh dhe më një zhvillim të lartë ekonomik. Duhet të theksohet fakti se ajo nuk ka më asnjë pretendim të mirëfilltë territorial në lidhje me shqiptarët, por përkundrazi të dyja palët mund të kenë përfitime të mëdha në interesa ekonomike dhe politike nëse bashkëpunojmë akoma edhe më fort se sa aktualisht. Forcimi i lidhjeve me Turqinë do të fuqizonte rolin e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe do të zvogëlonte peshën e rivalëve të saj në këtë zonë.
Nuk është aspak e vërtetë se Turqia po i kthen shpinën Perëndimit. Ahmet Davutoglu ka thënë se: “Partnership turko-amerikan nuk është vetëm “strategjik” por edhe “unik”, nga momenti që unike janë dhe karakteristikat gjeografike të dy vendeve”. Shtetet e Bashkuara duke qenë super fuqia e parë e historisë dhe duke qenë larg zonës euro-aziatike, mund ta mbajnë super fuqinë e tyre globale vetëm duke ndërtuar aleanca mbi përgjegjësin gjeopolitike me fuqitë rajonale të Euro-Azisë dhe në veçanti me Turqinë, e cila për shkak të pozicionit të saj gjeografik është e përfshirë në të gjitha sfidat kryesore të pranishme në agjendën e politikës amerikane.
Rritja e përfshirjes së Turqisë në shahun euro-aziatik, përforcon lidhjet turko-amerikane. Bashkëpunimi me një fuqi globale si Shtetet e Bashkuara përfaqëson për Turqinë një mënyrë për të rritur përfitimet që rrjedhin nga adoptimi i një politike të jashtme aktive në thellësinë e saj strategjike.
Në fakt, objektivat e ndjekura nga Ankaraja janë plotësuese – ose më mirë të themi identike- me ato të Shteteve të Bashkuara, në veçanti me atë që ka të bëj me konfliktin izralian-palestinez, Irakian e Iranian. Në thelb Ankara dhe Uashington ndajnë të njëjtin objektiv strategjik: të pengojnë Iranin të zotërojë bombën atomike.
Perëndimi nuk e ka humbur Turqinë. Siç thekson F. Stephen Larrabee, në skenarin aktual “nuk mund të pritet se Turqia do të reagojë si në periudhën e Luftës së Ftohtë, është e nevojshme që marrëdhëniet turko-amerikane të riorganizohen mbi baza më të ekuilibruara. Amerika nuk duhet më vetëm t’i jap urdhra Turqisë, por duhet t’i lerë më shumë hapësirë për evoluimin e saj në Lindjen e Mesme.

Wednesday, August 17, 2011

Vija jeshile mes Izraelit dhe Palestinës



Alban Daci

Marrëveshjet e Oslos përcaktojnë tre zona sovraniteti: izraliane, palestineze dhe mikse. Në fakt, është edhe një zonë e katërt: vetë kufiri. Thjeshtë një shenjë e bërë mbi hartë, por që në realitet ky rrip toke është në pozicione të paqarta juridike.

Ndoshta pa dashje, hartografët e marrëveshjeve të Oslos nuk kanë nënvizuar tre zona, por katër zona legale. Ato që në përgjithësi referohen si zona A, B e C, janë ndarë nga një linjë e jeshile e vizuar me një stilolaps. Si edhe në rastet e tjera, ku regjimet e reja qeveritare janë ulur në formë jo simetrike në bisedime për të ndarë Lindjen e Mesme (Skyes-Picot 1917, marrëveshjet mes Izraelit dhe Jordanisë të 1948-49), hartografë, gjeografë, politikanë dhe ekspertë ushtarak kanë vizuar në Oslo një rend të ri gjeopolitik: një rend ku një linjë e re, shumë e hollë, ka filluar të përfaqësoi aktin sovran të prodhimit të hartave të reja politike e të subjekteve të reja.
Në shtator të 1995, pas negociatave të pafundme, Kryetarit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Arafat i paraqitet një hartë që më pas edhe ai vetë e firmos. Kjo hartë është cilësuar nga disa bashkëpunëtorët e tij si një “djathë zviceran”. Në vitet në vijim, kjo hartë është bërë për palestinezët një kufi i ri, përtej të cilit do të imagjinohej një Shtet që do t’i jepte fund pushtimit.
Djathi i ri zviceran i arkitektuar në Oslo ka sjellë një zonë të re legale- një diçka të ngjashme me një fije spangoje - që ka përfunduar për të përcaktuar hapësirat e jetës palestineze. Në vitet e fundit, shumë raste juridike kanë zbuluar kompleksitetin ekologjik legal të prodhuar nga vija e re kufitare. Shumë aktor të Bregut Perëndimor – ushtria izraliane, avokatë, organizata jo qeveritare, shoqata të kolonëve e të tjerë- kanë filluar të luajnë me këtë hapësirë të dyfishtë dhe gjithashtu me vijat të dyfishta që e ndajnë.
Në fshatin e vogël Battir, në perëndim të qytetit palestinez të Betlehemit, kanë vënë re që vetë vija mund të ndërtoi një zonë legale në vetvete, në fund të 2009, organizatorët e kolonëve Regavim (Lëvizja për mbrojtjen e tokave nacionale) ka tentuar një kauzë kundër një banimi që lëvizja e konsideronte të zonës C.
Regavim është një organizatë jo qeveritare që adapton retorikën e të drejtave të njeriut, duke u inspiruat tek e majta izraliane filo-palestineze, por në të vërtetë më shumë mëshon “të drejtat humane të kolonëve”. Organizata ka shfrytëzuar të ashtuquajturin ngrirje të vendbanimeve të njoftuar nga qeveria e Netanjahut për të paraqitur para Gjykatës Supreme Izraliane një peticion për të shembur banesën. Peticioni apelohej “për aplikimin e barabartë të ngrirjeve të kolonive”, duke theksuar një veçanti të vogël, se kjo ndërtesa në fjalë nuk është një koloni. Regavim thekson që edhe palestinezët duhet të paguajnë çmimin e vënë në skenë nga qeveria e Netanjahut: duhet t’u thuhet atyre, “ngrirja o aplikohet për të gjithë ose nuk aplikohet fare”.
Ky peticion u dha ka dhënë jetë prodhimit të hartave të tjera. Pronari i ndërtesës dhe Këshilli i fshatit lokal (institucioni që përfaqëson Autoritetin nacional palestinez në atë vrimë të vogël të emmenthal e përcaktuar si zona A) kanë prodhuar pikërisht hartat, duke kërkuar të identifikojë pozicionin e saktë të linjës, në mënyrë oportune të lokalizuar në oborrin e shtëpisë. Fakti se boshti gjeopolitik (rendi i Oslos) është bërë një problem arkitektonik ka sjellë nevojën për të zmadhuar vijën. Me një zmadhim në shkallën 1:100, vija që në Oslo ishte përfaqësuar mbi shkallën 1:20.000 ka zënë një trashësi pak më të vogël se katër metra, duke e ndarë shtëpinë në dysh.
Në fillim të 2001, nën presionin e kolonëve hebrenj për vendbanimet e Bracha e Yitzhar, administrata civile izraliane ka dhënë një urdhër për prishjen e xhamisë në Këshillin lokal të fshatit dhe ka urdhëruar përfaqësuesit palestinez të paraqiten tek Gjykata Supreme e Izraelit. Akuza: e kanë ndërtuar xhaminë në zonën C, pa pasur një autorizim. Nga ajo që përcaktojnë harta dhe vija Arafat-Rabin, duket se pothuajse 80% e xhamive ndodhet në zonën C dhe 20% e tyre ndodhet në zonën B.
Kohët e fundit xhamitë kanë hyrë në shënjestrën e kolonëve të zonës së Nablus. Në fund të 2009, në fazën e parë të ngrirjes të vendbanimeve, kolonët kanë djegur një xhami në fshatin Yasuf, duke djegur edhe tekstet e shenjta dhe mbi mure kanë shkruar kërcënime në gjuhën herreje. Në korrik të 2010, kolonët kanë sulmuar disa shtëpi afër kufirit mes zonës B dhe C të Burin, në përgjigje të një tentative të Tsalah (ushtrisë izraliane) për të zbatuar një urdhër shembjeje kundër një poste hebraike.
Rasti i xhamisë së Burin, për të cilin Gjykata Supreme izraliane akoma nuk ka marrë një vendim, do të shqyrtohet sipas ligjeve të zonës C, duke proceduar ndoshta për shembje? Ose ndërtesa do të vazhdoi të qëndroj në mënyrë të jashtëligjshme? Ose, akoma, kolonët do të kërkojnë të aplikojnë ligjin spray ose të bombave ndezëse?
A mund të përsërisim pyetjen e Meron Venvenisti-t: “Kush posedon trashësinë e vijës?”. Pas ndarjes të Palestinës në 1947 dhe armëpushimit të 1948 mes Izraelit dhe Jordanisë (pastaj formalizuar në Rodos, në 1949, kur u paraqitën plot gjashtë harta të ndryshme) është përcaktuar një ndër vijat më të padepërtueshme të zonës: “Vija jeshile”. Mbi një hartë të shkallës 1:20.000 të vendosur mbi një Jeep, Moshe Dayan dhe Abd Allah a-Tall filluan të shënonin dy vija, duke përdorur dy stilolapsa me ngjyra të ndryshme – Dayan me ngjyrë jeshile, all-Tall me të kuqe- duke shënuar kufirin mes territorit izraliane dhe territorit jordanez dhe duke shënuar no man’s land të përfshirë mes dy vijave.
Një prej tyre, ajo jeshile, ku trashësia e saj mbi hartë ishte rreth 3-4 milimetër, do të materializohej në një hapësirë të dyfishtë legale, ku trashësia e saj në hapësirën reale do të materializohej mes 60-80 metrave. Në zonën shumë të populluar të Jerusalemit, vija shënonte ndërtesa palestineze, rrugë dhe zona ushtarake. Në vitet e mëvonshme me firmën zyrtare të marrëveshjes së Rodos-it, vija dhe pozicioni i saj i saktë bëhen objekt i përplasjeve ushtarake, infiltrimeve, negociatave dhe tentativave për ta ri vijëzuar në një hapësirë më të vogël.
Deri në marrjen e Jerusalemit nga ana e ushtrisë izraliane (1967), Vija jeshile dhe elementët (në veçanti ndërtesat) në të cilat ajo kalon, kanë ndezur beteja ushtarake dhe legale për përcaktimin e statusit të tyre. Është bërë e modës vijëzimi i vijave të reja, në të cilat është spostuar beteja.
Në vitet tetëdhjetë, një palestinez shpija e të cilit ishte vendosur në kufijtë e ri të Jerusalemit e ka çuar pikërisht çështjen në Labour Corts të Izraelit, me qëllim që të mos përjashtohet nga kufijtë komunal.
Pra, harta e Oslos është e përbërë nga katër zona të ndara: A, B, C e... trashësia e vijës. Nëse nga njëra anë marrëveshjet specifikojnë kalimin e ligjeve dhe rregullave që u referohen zonave A, B e C, nga ana tjetër nuk ka asnjë referim në realitetin legal të vetë vijës. Pra, mund të përfundojmë se vija ekziston në një situatë ekstra- territoriale në krahasim me zonat që ajo ndan. Kjo zonë e katërt, kudo që ajo gjendet, nuk është parashikuar nga norma ose rregulla dhe pikërisht për këtë arsye ajo përfaqëson një zonë pa ligje (të jashtëligjshme), dhe aspekti i saj ligjor është akoma më pak i përcaktuar edhe se zona “ no man’s land”. Mund të themi se hapësira politike e Palestinës nuk është e përcaktuar nga ligje që respektojnë marrëveshjet e paqes, por nga boshllëqet e tyre ligjore. Duke arsyetuar mbi këtë sistem politik-legal është i konceptueshëm rënia e gjithë strukturës së ndarjes së territoreve dhe lindja e formave të jetës kolektive që dinë të banojnë regjimin themelor anarkik të këtyre boshllëqeve.
Megjithatë, nga ajo që thamë më sipër, për shkak të situatave të reja që duken në horizont, duket se do të ketë aksione të reja gjeopolitike që lidhen mes Izraelit e Palestinës. Sipas agjencisë së lajmeve “AsianNews”: një dokument ushtarak izralian i bërë publik nga e përditshmja “Haaretz” demonstron faktin se Administrata Civile e Ushtrisë Izraliane po ndërmerr hapa për të rritur sipërfaqen e shtetit në Bregun Perëndimor. Pasojat politike të këtij dokumenti janë shumë të mëdha. Përfshirja e luginës së Bregut Perëndimor, të zonës veriore të Detit të Vdekur dhe të zonave të tjera përreth Ariel do të pengonte lindjen e një shteti Palestinez.
Gjithashtu gjerësia e territorit e përshirë në dokument e bën të pamundur shkëmbimin e zonave mes Izraelit dhe Palestinës në një marrëveshje paqeje sipas formulës të prezantuar nga presidenti Barack Obama me datë 19 maj 2011. Kjo ndodh, sepse në perëndim të “Vijës jeshile”, që ndan Izraelin nga territoret e pushtuara nuk ka shumë hapësirë të “lirë” për të kompensuar palestinezët.
Dokumenti në fjalë është hartuar nga nënkoloneli Zvi Cohen, shef i Departamentit të Infrastrukturës të Administratës Civile. Në të njëjtën ditë Cohen ka nënshkruar një procedurë që parashikon se për ruajtjen e të mirave qeveritare ka të drejtë të shtijë në dorë toka në të cilat pronësia nuk është e qartë. Dokumenti i është referuar Rabinit për të Drejtat e Njeriut sipas ligjit mbi Lirinë e Informimit.
Dokumenti gjithashtu thotë se: duhet të respektohet vendimi i qeverisë të 1979, sipas të cilit zgjerimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe ndërtimi i vendbanimeve të reja mund të bëhet vetëm mbi territoret shtetërore.
Gjithashtu Izraeli në planin politik ka kërcënuar se do të hedh poshtë marrëveshjet e Oslos të vitit 1993 dhe në atë ushtarak po përgatit forcat ushtarake për t’i bërë ballë çdo situate të mundshme. Këto dy aksione Izraeli po i ndërmerr si masa paraprake pas iniciativës që kanë marrë Autoriteti Palestineze për njohjen e një shteti palestinez në kufijtë e 1967 që do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë muajit shtator.
Situata mes Izraelit e Palestinës si gjithmonë mbetet në lëvizje dhe zhvillim, por pa arritur asnjëherë në një pikë përfundimtare të pranuar nga të dyja palët. “Linja jeshile”, le të themi se ashtu si Muri i Berlinit është një akt që zyrtarisht ndan dy vende, por që vetvete ajo përfaqëson një boshllëk ligjor. Në shtator, gjithçka mund të ndryshojë, ndoshta “Linja jeshile” nuk do të ekzistoj më, ndoshta do të “lind” Shteti palestinez. Një gjë është e sigurt, se Izraeli akoma ka një peshë të fortë ekonomike dhe ushtarake në Rajon dhe për këtë arsye zor se do të heq dorë nga pretendimet territoriale dhe ndërtimet e banimeve të reja koloniale.

Monday, August 15, 2011

Emigrantët, skllevër të kohëve moderne


Alban Daci

Në lidhje me trazirat e Londrës ja si e shkruan një gazetar: “Personat me origjinë afrikane, aziatike, te cilët kane ardhur dhe jetojnë në Londër shikojnë një lum me para, luks, mirëqenie t’iu kaloj përpara, por ata vetë janë të përjashtuar! Ata nuk mund as t’i prekin gjithë këto të mira!” .

Gjithashtu, një gazetar i ri italian, sapo ka shkruar një libër dhe emigrantët i ka cilësuar skllevërit e kohëve moderne, të cilët shfrytëzohen sistematikisht nga italianët.

Mjaftojnë këto dy shembuj për të kuptuar arsyen e trazirave në Londër. Për fat të keq Europa nuk ka ndjekur një politikë pozitive dhe të mirëfilltë në lidhje me emigrantët, të cilët jo vetëm që nuk ndjehen të integruar në shoqëritë që kanë zgjedhur, por ndjehen të poshtëruar dhe të përjashtuar.

Ngjarjet e fundit duhet të jenë të nevojshme që Europa Perëndimore të reflektojë mbi fenomenin e emigracionit. Gjithashtu, po të kujtojmë ngjarjet e vjetme në Itali, ku emigrantë të ardhur nga Afrika Veriore u keqtrajtuan dhe u përdorën me keq se skllevërit në vjeljen e agrumeve dhe jetonin ku të mundnin më keq se kafshët. Kjo duhet t’i bëj europianët të reflektojnë dhe të rrisin tek vetja ndjenjën e humanizmit si shoqëri e krishterë që janë.

Emigrantët në shoqëritë e vendeve perëndimore që kanë zgjedhur për të jetuar me shpresën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, konsiderohen qytetarë të serisë “B”, dhe si të tillë nuk mund të gëzojnë të drejtat e vendasve që janë të serisë “A”. Një problem serioz, është fakti se fëmijët e emigrantëve që janë rritur ose kanë lindur në shoqëritë europiane, kërkojnë me të drejtë të konsiderohen të serisë “A”, duke pretenduar të gjitha të drejtat dhe të mirat njëlloj si shokët e tyre të serisë “A”.

Për të kuptuar faktin se emigrantët janë të serisë “B” mjafton të pamendin faktin, se një pjesë e konsiderueshme e tyre që jetojnë në Genova paguajnë qira në të zezë. Kjo do të thotë se jetojnë në hyrje, në të cilat pronarët italianë kanë deklaruar se nuk jeton njeri, por në fakt jetojnë emigrantët, që nuk kanë në shumicën e rasteve as sistem për ngrohje dhe paguajnë shumëa parash për qiranë, ku kushtet e ofruara nga qiradhënësit nuk justifikojnë shuma të tilla.

Pastaj, në Itali shumë emigrantë janë të serisë “B”, për faktin se ata mund ta përfitojnë nënshtetësinë italiane vetëm pasi të kenë kaluar dhjetë vjet rezidencë (përjashtim për ata që martohen me qytetarë italianë). A nuk është absurde, që një i ri/re që vjen në Itali, kryen studimet italianë, jeton pesë vjet dhe nuk ka të drejtë të përfitojë nënshtetësinë italiane? Kush më mirë se ai do ta meritonte nënshtetësinë italiane? Ka shumë të rinj që kanë kryer studimet universitare në Itali, por që nuk mund të marrin pjesë në asnjë konkurs publik, edhe pse i plotësojnë kriteret universitare, vetëm për faktin se nuk kanë nënshtetësinë.

Është menduar që emigrantët për të pasur nënshtetësinë si dhe lejen e qëndrimit në Itali, duhet të njohin gjuhën dhe kulturën italiane. Një person që ka mbaruar studimet universitare në Itali dhe që për shkak të globalizimit dëshiron të jetoi në Itali, nuk e ka problem t’i kaloj këto prova, sepse ai ka një formim intelektual të barabartë dhe ndoshta edhe më të mirë se shumica e Italianëve.

Italia si dhe vendet e tjera nuk duhet t’i përdorin emigrantët vetëm si mjete për të kryer shumë profesione dhe punë që ata nuk kanë më dëshirë t’i kryejnë, por duhet t’i konsiderojnë pjesë të shoqërisë tyre, e cila për shkak të zhvillimeve ekonomike dhe procesit të globalizimit ka shumë nevojë për emigrantët e rinj, që janë të motivuar dhe të vendosur për të punuar fort për një të ardhme më të mirë.

Emigrantët nuk mund të jenë pjesë e mekanizmit “përdor dhe hidh”, sepse në ndryshim nga mjetet materiale, ato janë qenie njerëzore, të cilët kanë nevojë të futen në një mjedis social si dhe të njehen të barabartë me të tjerët në atë shoqëri.

Po të mendojmë me qetësi, marrëdhënia që është mes emigrantëve dhe europianëve, është një marrëdhënie simbiotike, sepse Europa si shoqëri kryesisht e plakur ka shumë nevojë për energji të reja dhe të motivuara. Gjithashtu, shumë nevojë kanë edhe emigrantët për Europën, të cilët e shikojnë si një kontinent demokratik, ku mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë duke punuar dhe respektuar ligjet.

Ajo që mund të theksohet aktualisht në Europë është fakti se: kushtet e emigrantëve, sidomos të atyre klandestinë janë shumë të këqija, të cilat janë jashtë çdo standardi. Ky lloj trajtimi i bën që ato herë pas herë nga paniku dhe dëshpërimi të reagojnë në forma të egra dhune që dalin jashtë kontrolli.

Europa nuk duhet t’i trajtojë më mbi stereotipin emigrantë, por duhet t’i konsiderojë pjesë të shoqërisë së saj, pa të cilët ajo nuk mund të vazhdojë të ecë përpara dhe të jetë konkurrente në tregjet botërore të tregtisë. Europa, duhet të jetë e bindur se emigrantët janë e ardhmja e saj dhe për këtë arsyeje ajo duhet t’i shikojë si qytetarë të së tashmes dhe energji të së ardhmes dhe jo si skllevër.

Friday, August 12, 2011

Një pranverë shqiptare


Alban Daci

Në gjithë Mesdheun ka ardhur “pranvera e demokracisë”, lulet e reja kanë çelë, pjalmi i demokracisë kudo po përhapet me shpejtësi dhe me vrull. Në Shqipëri, stinët kanë kohë që nuk ndërrohen, një “dimër i madh” me ngrica duket se e ka mbuluar vendin. Në Shqipëri lulet e demokracisë ka kohë që nuk çelin. Qielli duket sikur është i errët dhe i mbushur me nepotizëm, fratelancë pushteti, korrupsion, ngërç politik, etj.

Mos ndoshta ka ardhur momenti që edhe në Shqipëri të ndodh “pranvera e demokracisë”, e cila duhet të sjellë harenë e mbushur me demokraci dhe lumturi? Po të analizojmë me kujdes 20 vitet e fundit, fare mirë mund të arrijmë në përfundimin se “pranvera” nuk mund të vijë në Shqipëri nga asnjëra forcë politike. Në njëzet vitet e fundit Shqipërinë e kanë qeverisur të njëjta fratelanca (vëllazëri), të cilat janë të lidhura së bashku ashtu si është “Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit”, ku një grup caristësh mbrojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrit për të ruajtur autoritarizmin e tyre mjeran.
Forcat politike shqiptare, ashtu si Këshilli duhet të bashkëpunojnë fort që linjat e tyre politike të 20 viteve të fundit, që kanë të njëjtën fizionomi, të mos vihen në rrezik. Pra, “pranvera shqiptare” as nuk ka ndodhur as nuk ka për të ndodhur nga klasa politike shqiptare, e cila përfaqëson “dimrin e madh” të autoritarizmit, fratelancës dhe tranzicionit.
Ashtu siç ka ndodhur në vendet arabe, të cilat tashmë janë përfshirën nën efektin e stinës së pranverës, ashtu po ndodh edhe në Shqipëri. Në vendet arabe, i gjithë brezi i ri, i talentuar dhe i shkolluar në Perëndim, por që nuk bënte pjesë tek fratelanca as me lidhje gjaku e as me interesa politike, ishte i përjashtuar nga çdo lloj forme vendimmarrje publike. Me pak fjalë ishin totalisht të përjashtuar dhe të persekutuar nga regjimet politike autoritare.
E njëjta gjë ka ndodhur në Shqipëri në 20 vitet e fundit. Të rinjtë e talentuar që nuk janë pjesë e fratelancës shqiptare, sepse nuk plotësojnë motivet e përmendura më sipër, janë dhe ndjehen totalisht të përjashtuar nga çdo lloj forme vendimmarrje publike. Të rinjtë e talentuar dhe të shkolluar shumë mirë si brenda vendit ashtu edhe jashtë, ndjehen të persekutuar dhe të poshtëruar nga fratelanca aktuale e pushtetit.
Në vendet arabe, të cilat tashmë po shijojnë pranverën e demokracisë, kishte shumë korrupsion shtetëror, mos funksionim të administratës dhe mungesë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Ashtu si atje, edhe në Shqipërinë e pllakosur prej kohësh nga “dimri i madh”, ka shumë korrupsion, shtetit nuk funksionin mirë dhe nuk është në shërbim të qytetarit. Qytetari ndjehet i braktisur dhe i harruar. Në Shqipëri, kryen punë dhe zgjidh një hall vetëm ai që është më i “fortë”, të tjerët që janë më të “dobët”, thjeshtë bëjnë sehir për jetën e tyre të mbushur me poshtërim dhe pakënaqësi.
Sa të rinjtë të talentuar dhe të shkolluar kthehen në darkë në shpi të pa shpresë , sepse nuk kanë gjetur punën që meritonin?!
Sa të rinjtë shqiptarë irritohen, kur shikojnë se vendi i tyre i punës është zënë nga të paaftët dhe kjo ka ndodhur, sepse kështu i intereson dhe i pëlqen fratelancës së pushtetit?!
Sa të rinj shqiptarë me vizione europiane dhe humane, kanë menduar qoftë edhe një sekondë të vetëm për grevën e minatorëve, sa prej tyre e kanë idenë se në çfarë kushtet punojnë ata?!
Shumë pak ! Për të mos thënë fare! Sepse po të kishin menduar për ta, atëherë do të kishin dalë për t’i mbështetur. Mendoj, se minatorët janë heronjtë që po qëndrojnë të vendosur për një jetë ndryshe, më të lumtur, më të sigurt e demokratike. Ato, janë lulet e para të “pranverës shqiptare”. Ata, janë një shembull për të gjithë qytetarët, se duhet të qëndrojnë dhe të reagojnë për çdo gjë që ka të bëjë me jetën e tyre e me të ardhmen e tyre. Minatorët janë oguri i parë i zgjimit të një shoqërie që ka vitet që po përjeton gjumin letargjik.
Sa të rinjtë të shkolluar në Perëndim, pasi janë kthyer në Shqipëri për të jetuar , janë detyruar të largohen përsëri e ndoshta përgjithmonë nga Atdheu, sepse në çdo që kanë gjetur një vend pune. Vendi i punës që ata do të meritonin është zënë që kohë më parë nga një kushëri, vëlla, motër, ose nga kushdo që është në farefis me fratelancën.
Shumë talente shqiptare kthehen përsëri të poshtëruar dhe të lënduar në vende, ku kanë studiuar, sepse vendi i tyre nuk u garanton asnjë shpresë të merituar për jetën dhe punën. Dhe sa kohë do të vazhdojnë këta të rinj ta durojnë një poshtërim të tillë të bërë nga fratelanca shqiptare? Aq sa një ditë “dimrit të madh” do t’i vijë fundi dhe fill pas tij do të shfaqet në horizont “pranvera shqiptare” e mbushur me lumturi dhe demokraci.
Pra, për të sjellë “pranverën” që të trokas në dyert tona, janë të interesuar vetëm këta të rinjtë të talentuar, të cilët meritojnë më shumë, kërkojnë më shumë dhe duan shumë që vendi i tyre të jetë si vendet perëndimore, ku ata kanë studiuar dhe jetuar. Kjo “pranverë” nuk duhet të bëhet kundër një partie apo një tjetre, por kundër një sistemi të tërë, i cili po funksion keq në të gjitha drejtimet.
Kjo “pranverë” duhet të jetë kundër fratelancës dhe formave autoritare dhe despotike që ajo ka prodhuar në këto 20 vite tranzicion.
Kjo pranverë duhet të ndodh kundër nepotizmit, paaftësisë, militancës së rëndomtë politike; kundër varfërisë; kundër indiferencës që politika shfaq ndaj qytetarit; kundër korrupsionit; kundër burokracisë shtetërore; kundër indiferentizmit që klasa politike shfaq kundrejt interesave kombëtare; kundër ngërçit e pazareve politike.
Duhet të ndodh, që minatorët dhe punëtorë shqiptarë të jenë të siguruar, të mirë paguar dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara.
Duhet të ndodh, që vendi ynë të ec përpara, të zhvillohet dhe të bëhet europian ashtu siç kemi aspiruar gjithmonë.
Duhet të ndodh kundër pushtetit patriarkal, intrigave të pallatit.
Rinia shqiptare duhet ta shikojë vetveten në pasqyrë dhe të thotë: “Boll! Jam e lodhur! Ndjehem e poshtëruar dhe e shpërfillur! Nuk mund të jetoi më kështu, sepse nuk ka punë! Është e kotë të flas së nuk më dëgjojnë! Është e kotë të dëgjojë, sepse nuk thonë asgjë të mirë për mua dhe vendin tim. Ka ardhur momentit të sjellë këtu pranverën arabe.”
Mjaftojnë 1001 e një ditë që “Rinia shqiptare” të sjellë pranverën e bashkë me të edhe demokracinë, dinjitetin e humbur dhe shpresën e merituar.
Duhet vetëm 1001 që të qëndrojmë të vendosur dhe të palëkundur në sheshin “Nën Tereza”, derisa fratelanca të kuptojë se ka ardhur koha për ndryshim.
1000 mijë ditë ashtu si 1000 ditët e suksesshme të Kennedy-t e dita 1001 do të jetë festimi i fillimit të një epoke të re, të ndryshme nga ato që kemi përjetuar deri tani. Vetëm 1001 ditë vendosmëri dhe jeta jonë do të ndryshojnë bashkë me të ardhmen e vendit tonë.
Vetëm 1001 një ditë të qëndrojmë pa lëvizur nga sheshi “Nën Tereza”, që ne të mos jemi më të përjashtuar, por një faktor i rëndësishëm jo vetëm në vendimmarrje publike, por në çdo fushë sociale të vendit. Vetëm 1001 ditë dhe jo më shumë!

Wednesday, August 3, 2011

Riflessione sugli immigrati: assicurare l'ospitalità e la dignità dei popoli


Dr. Alban Daci

Le Cronache degli ultimi mesi sugli immigrati provenienti dai paesi del Nord Africa (A causa di ciò che oggi è conosciuta come la "primavera araba", caratterizzata da disordini, guerre civili e rivoluzioni come in Tunisia, Algeria, Siria, Egitto e Libia, molti cittadini di questi paesi sono scapati per salvare la vita sbarcandosi sulle coste della Sicilia) dovrebbe farci riflettere sul fenomeno dell'immigrazione e degli immigrati in Europa.
Queste persone erano disperati e con traumi spirituale dovuti alla escalation di violenza nei loro paesi di origine. La maggior parte di loro non vogliono lasciare le loro case, la loro terra, ma non hanno altra scelta per salvare la pelle. Una buona parte di loro hanno perso i contatti con parenti o nel peggiore dei casi si sono separati da loro, perché forse sono stati uccisi o perseguitati dai regimi dispotici che sono stati installati da decenni.
Quindi la maggior parte di questi non vogliono nemmeno venire in Europa, ma l’Europa per loro simboleggia la speranza della salvezza e la speranza di una vita tranquilla e sera senza violenza e miniace di vita. La maggior parte di loro che proviene soprattutto dalla Libia, che da tempo è inclusa in una sanguinosa guerra civile, sono sbarcati sulle coste della Sicilia in condizioni difficili, affamati, stanchi e con traumi psicologici a causa della violenza. Sono sbarcati nelle coste siciliane, perché è la porta principale d'ingresso più vicino a loro per entrare in Europa.
Queste persone non dovrebbero essere spinte dalle autorità italiane, che a dir la verità si sono trovate soli per affrontare un flusso così grande di immigrati, che hanno bisogno di aiuti fondamentali come in materia di igiene e l'alimentazione, ecc. Lo Stato italiano basandosi sulla Convenzione europea dei diritti dell'uomo e sullo status dei rifugiati, dovrebbe accogliere con favore questa gente ed a fornire l'assistenza necessaria.
Per affrontare questo flusso di immigrati, l'Italia non deve essere lasciata sola ad affrontarla . Infatti anche se le coste della Sicilia sono sotto la sovranità dello Stato nazionale italiano, in realtà simboleggia l'ingresso nell'Unione europea. L’ Unione europea dovrebbe seguire con attenzione la situazione degli migranti e deve adottare politiche comuni per affrontare e gestire con questa situazione.
Questi immigrati non devono essere respinti indietro per farsi tornare nei paesi d’origine, perché non hanno nessun posto dove andare, perché la su si combatte, ma devono essere accolte e dovrebbe essere data a loro la necessaria assistenza. Inoltre, coloro che soddisfano le condizioni dello status di rifugiato, devono soprattutto essere aiutati ad integrarsi nella società italiana (europea). Quindi, dovrebbero essere creati le condizioni giuste per loro ad avere la possibilità di trovare un lavoro. Il Lavoro ai sensi della Costituzione italiana, si interpreta come la dignità umana e valore .
Il lavoro è solo là, dove le condizioni sono giuste. Inoltre, non deve essere confuso con la possibilità di fornire assistenza con il lavoro. Il primo è l'indiscussa e si basa su tutte le Carte internazionali per i diritti umani.
Analizzando i flussi migratori venuti prima in Italia, ad esempio quello albanese ch si è verificato nei primi anni '90, devo concludere che essi sono temporanei. L'Italia si rese conto che per fermare questo flusso di immigrati albanesi (per cause economici), doveva fare più attenzione ai relazioni italo - albanesi. Doveva aiutare questo piccolo paese che stava attraversando una difficile fase economica con aiuti concreti e con programmi economici. Attualmente, possiamo dire che l'Albania grazie al suo progresso economico, grazie all’Italia e l'UE possiamo affermare che ormai ha superato la fase in cui si trovano adesso i paesi della "primavera araba".
La stessa cosa dovrebbe fare l'Italia e l'UE anche per i paesi dell'Africa del Nord, dovrebbero aumentare la loro attenzioni e intensificare le relazioni con questi paesi, e contribuire a realizzare programmi di sviluppo concreto. Vale la pena ricordare, che l'Europa per quanto riguarda le politiche intraprese sul continente africano e molto indietro e non ha fatto per niente passi importanti.
L'Unione europea dovrebbe applicare una politica comune sull’ immigrazione (il quale non può essere vietato, ma solo meglio gestito e controllato). L'UE dovrebbe dare il contributo, che le persone che vengono in Europa per salvare la pelle, di sentirsi prima di tutto con dignità e rispetto ai loro paesi di origine, godendo dei diritti e delle libertà universali. Se essi riescono ad avere la dignità nel proprio paese, che prima di tutto devono essere democratici. Allora è certo che non sbarcheranno sulle coste della Sicilia a cercare la speranza e la salvezza, ma forse arriveranno in Europa come turisti o semplicemente per condividere la cultura e la storia.

Reflektim mbi emigrantët: t’iu garantohet mikpritja dhe dinjiteti i popujve


Dr. Alban Daci

Kronikat e muajve të fundit mbi emigrantët e ardhur nga vendet e Afrikës Veriore (Për shkak të asaj që tashmë njihet si “Pranvera Arabe”, e karakterizuar me trazira, luftëra civile dhe revolucione si në Tunizi, Algjeri, Siri, Egjipt dhe në Libi, shumë qytetarë të këtyre vendeve janë larguar për të shpëtuar jetën duke zbarkuar kryesisht në brigjet e Sicilisë) duhet të na bëj të reflektojmë mbi emigrantët dhe fenomenin e emigracionit në Europë.
Këto persona kanë kaluar momente dëshpëruese dhe trauma shpirtërore për shkak të përshkallëzimit të dhunës në vendet e origjinës. Shumica prej tyre nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, nga toka e tyre, por nuk kanë rrugë tjetër. Emigrimi është e vetmja rrugë që ata të shpëtojnë jetën e tyre. Një pjesë e mirë e tyre kanë humbur kontaktet me familjarët, ose në rastet më të këqija ato janë ndarë nga ata, sepse mund të jenë vrarë ose persekutuar nga regjimet despotike që janë instaluar prej dekadave.
Pra, shumica e këtyre as nuk duan të vijnë në Europë, por kjo e fundit simbolizon shpresën e shpëtimit për ta. Personat të ardhur kryesisht nga Libia, ku prej kohësh zhvillohet një luftë e përgjakshme civile, kanë zbarkuar në brigjet e Sicilisë në kushte të vështira, të pa ngrënë, të lodhur dhe me trauma psikologjike për shkak të dhunës së ushtruar , sepse kjo është porta me afërt për ta, që të hyjnë në Europë.
Këto persona, nuk duhet të kthehen mbraps nga autoritet italiane, të cilat për të thënë të vërtetën janë gjendur të vetme për të përballuar një fluks kaq të madh emigrantësh, të cilët kanë nevojë që nga gjërat elementare si higjiena dhe e ushqyera, etj. Shteti Italian duke u mbështetur edhe mbi Konventën europiane të Drejtave të Njeriut si dhe mbi Statusin e Refugjatit, duhet t’i mirëpres dhe t’iu ofroj asistencën e nevojshme.
Ky fluks emigrantësh, nuk i përket vetëm Italisë dhe kjo e fundit nuk duhet të lihet e vetme për të përballuar një situatë të tillë. Me të vërtetë brigjet e Sicilisë janë nën sovranitetin e shtetit nacional, por kjo në të vërtetë simbolizon edhe portën e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian duhet të ndjek me vëmendjen situatën e emigrantëve si dhe duhet të ndërmarr politika të përbashkëta për përballimin dhe menaxhimin e kësaj situate.
Këta emigrant nën nevojë, nuk duhet të kthehen mbraps, sepse nuk kanë ku të shkojnë, por ata duhet të mirëpriten dhe duhet t’iu ofrohet ndihma e nevojshme. Gjithashtu, kush nga ata plotëson kushtet e statusit të refugjatit, duhet para së gjithash të ndihmohet të integrohet në shoqërinë italiane (europiane). Pra, duhet t’i krijohet kushtet që ai të ketë mundësinë për të gjetur një punë dhe për të punuar. Puna sipas Kushtetutës Italiane, interpretohet si dinjitet njerëzor dhe vlerë e bazuar me princip kushtetues.
Puna gjendet vetëm aty, ku janë kushtet e drejta. Gjithashtu, nuk duhet të ngatërrohet asistenca e ofruar me mundësinë për të punuar. E para është e padiskutueshme dhe e bazuar në të gjitha kartat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Gjithashtu duke analizuar flukset e mëparshme të emigracionit të ardhur në Itali, si për shembull ai shqiptar, i ndodhur në fillimin e viteve 90’, duhet të arrijmë në konkluzionin se janë të përkohshëm, nëse përballohen jo vetëm nga Italia, por edhe nga BE-ja. Italia kuptoi, se për të ndaluar këtë fluks emigrantësh me shqiptarë (të ndodhur për shkaqe ekonomike), duhet tu kushtonte më shumë rëndësi marrëdhënieve italo-shqiptare. Duhet t’i ofronte këtij vendi të vogël që po kalon një fazë të vështirë ekonomike ndihma konkrete dhe programe të mirëfillta ekonomike. Aktualisht, mund të themi se Shqipëria, falë Italisë si dhe BE-së, dhe progresit në vend e ka kaluar fazën në të cilën ndodhen aktualisht vendet e “Pranverës arabe”.
Të njëjtën gjë duhet të bëjnë Italia dhe BE-ja me vendet e Afrikës Veriore, duhet të rrisin vëmendjen dhe duhet të intensifikojmë marrëdhëniet me këto vende, duke realizuar ndihma dhe programe konkrete zhvillimi. Është për tu theksuar, se Europa është shumë mbrapa me politikat e saj në lidhje me Kontinentit afrikan, me të cilin ndahet vetëm nga deti Mesdhe.
Bashkimit Europiane duhet të realizojë dhe të vër në zbatim një politikë të përbashkët për fenomenin e emigracionit (nuk mund të ndalohet, por duhet të mirë menaxhohet dhe kontrollohet). BE-ja duhet të jap kontributin e saj, që personat që vijnë në Europë jo nga dëshira, por nga hallit, të ndjehen para së gjithash me dinjitet dhe të respektuar në vendet e tyre, duke gëzuar të drejta dhe liri universale. Nëse ato do të arrijnë të kenë dinjitet në vendet e tyre, të cilat para së gjithash duhet të jenë demokratike, atëherë është e sigurt se ata nuk do të zbarkojmë më në brigjet e Sicilisë për të kërkuar shpresë dhe shpëtim, por ndoshta dhe pse jo, do të vijnë në Europë thjeshtë si turistë ose për të shkëmbyer kulturë dhe histori.

Monday, August 1, 2011

L’ODORE DELLA SILA

Questa è una bellissima e affascinante storia di emigrante italiano, perché rappresenta il passato degli italiani che hanno dovuto lasciare il paese per un futuro migliore e il presente degli albanesi che hanno lasciato tutto quello che c’era in Albania per una vita migliore. Ognuno di noi Albanesi che vive all’estero si sente personaggio di questa storia, la quale ci fa ricordare ogni luogo del nostro Paese, anche le pietre …tutto. Se gli italiani girano la testa per vedere il passato possono riflettere anche per il futuro. Se noi albanesi facciamo attenzione per il presente, possiamo costruire un futuro migliore e felice. Alban Daci


L’ODORE DELLA SILA

Simone Arminio



My name is Tonino Scapece.I’m from Australia, but I was born in Policastro, Calabria, Cortone. Ho ottantuno anni e due mani grosse come due bibbie. Le mani di une che ha lavorato per tutto la vita. Una vita passata sottoterra, a scavare. Mica facile lavorare senza mai vedere il sole. È per questo che non ho paura di niente. E, nonostante l’età e gli acciacchi, alla fine sono partito. Tutti a dirmi che fai, sei pazzo? Ho passato tutta la vita sottoterra io, gli ho detto, adesso fatemi godere il cielo. Vuoi arrivarci prima del tempo, in cielo? Ha risposto mio figlio. No: voglio arrivarci come dico io.

Tutta una vita a scavare, vi dicevo. Prima per il carbone, poi con le ferrovie, alla fine per il petrolio. In Australia ho imparato l’inglese, però lo parlo ancora oggi a modo mio. E quando sento parlare le mie figlie e miei nipoti, ché loro sono nati e pasciuti in Australia, ho un brivido di orgoglio che mi attraversa la schiena, dalla noce del collo fino all’osso sacro. Ma se c’è un cosa che davvero mi dispiace, è che loro non hanno mai visto la Sila. Non hanno mai visto un porcino, un fundo coppoluto e nemmeno quell’immensa aureola che Dio ha voluto posare tra gli alberi. Là, alla Macchia dell’Arpa.

Ho ottantuno anni io, ma sono mica malato. E già lo so che, quando verrà il mio tempo, io morirò di morte naturale. Lascio lo spazio a chi viene dopo. Niente di più e niente di meno. Come gli alberi della Sila, no? Come i funghi, che se li tagli col coltello poi ne cresce un altro, e un altro, e un altro ancora.

A questo penso mentre l’aereo quasi sessant’anni dopo, mi riporta da Melbourne a Roma. Quando sono partito, da solo, a sedici anni, facevo il mozzo su una nave e avevo un baule appreso che era di gran lunga più grande di me.

Stavolta invece viaggio leggero. Alla hostes ho detto che non avevo bagagli, e lei non ci poteva credere. Really sir? Mi ha chiesto. Really madame, e qual è il problema. Solo il vestito che vi vedete indosso. E gli occhiali per leggere, e mazzina di soldi nelle mutande, che non si sa mai. Sono le tre cose che ho sempre portato con me, per tutta la vita.

Ma in realtà ce ne sono altre due, più segrete. La prima ve la mostro: eccola qua, vedete? È un’immagine della Sacra Spina, che si venera dalle mie parti, e io lo tengo da tutta la vita qui, nel taschino che sta sopra il cuore. La seconda, eh…come siete ficcanasi! Quella non si tocca né si vede, caro signore mio. È un odore. Un odore che solo io posso sentire, che mi è entrato nelle narici quando avevo tre anni, coi forte che poi non è più uscito.

È l’odore della Sila, u paradiso di montagna delle parti mie. Non so il perché, ma non è una cosa normale. È come un misto di terra e funghi, di laghi di abete e corteccia di faggio. In più ci metti un po’ di caca di cinghiale, le unghie di un lupo e, caro signore, il gioco è fatto. O almeno credo, perché mica è cosi semplice da spiegare, un odore. Vi dico solo che, ottantuno anni suonati, io sto partendo da Melbourne per andare in Italia, Calabria, sulla Sila, e soltanto per risentire quell’odore. Per sentirlo dal vivo, capite? Perché per tutta la vita l’ho ricordato solamente.

Ma gli odori non sono come le parole, my friend, e nemmeno come le facce. Io, vedete, magari tra un’ora, quando scendo dall’aereo, il tempo di sedermi da un’altra parte, guardare in faccia il mio nuovo vicino di posto, e il vostro bel viso, se mi permette, l’ho già bell’e dimenticato. Non è per cattiveria, eh. È per il fatto che le cose da tenere a mente a ottantuno anno sono tante, troppe. Ti affollano il cervello e cosi, quando arrivano le nuove, quelle vecchie le dimentichi.

Ora io non ho studiato, ma secondo me gli odori stanno da un’altra parte, in un’altra stanza. Altrimenti non si spiega com’è che un odore come quello io non l’ho mai dimenticato. È sempre qua, nelle mie narici. E appena ci penso, io lo risento. Ora vi saluto, e vi auguro buon viaggio.

Scendo dall’aereo, e dopo qualche minuto sono già sul treno diretto a Cotrone. Che in realtà si chiama Crotone, me l’hanno spiegato. Ma io sono rimasto indietro, che volete: manco da sessant’anni e ai tempo miei si diceva Cotrone. E anche Policastro, che ora si chiama Petilia, ma tanto è sempre lo stesso posto.

Policastro, e poi Sila. Il tassista che mi ci sta portando quasi non ci crede. E infatti vuole soldi in anticipo. Centoventi euro. Io te li do, my friend, ma tu mi devi portare dove dico io: là fra quelle montagne, vedi? In Sila.

Per il percorso non ti preoccupare, lo so io. Come faccio a ricordare? Io mica seguo la strada bello mio, io seguo l’odore. Ed ecco il mio paese. Mamma mia, com’è cambiato? Si è proprio abbrutito, con tutte queste case a metà, tutto questo cemento. Proprio non ci sapete fare, italian guys, meglio Melbourne. A questo penso sorridendo. Poi, quando finiscono le case e il taxi continua a salire, in quel punto l’aria mi comincia a mancare.

Sarà l’altitudine. Mi dico, sarà il viaggio o l’emozione. Allora sbrigati, tassista, che ti do pure la mancia. Prima e seconda, prima e seconda. Come il battito del mio cuore, che a Cardopiano già mi sbatte nelle orecchie.

Al giardino dell’acquedotto, quando l’odore si fa più forte, io lo respiro ormai con affanno, e il tassista mi chiede se sto ancora bene. Siete vecchio signo’, mi dice, chi ve l’ha fatto fare venire fino a qua, dall’Australia! Chi me l’ha fatto fare, compa, questo lo so io, ringhio, e tu pensa guidare.

Ecco, lasciami qua, e ora vattene. Quanta gente, e chi li conosce? Non conosco più nessuno io. Ma un posto per dormire stai a vedere che lo trovo ancora. Ci avevo pure una baracca qui, da piccolo, e chissà se c’è ancora. Niente di che eh, solo un posto per starci dentro quando faceva troppo freddo.

Come adesso, che saremmo puro ad agosto, ma io quasi tremo. Il problema è che il freddo, da qualche tempo, ce l’ho nelle vene.

Ce l’ho fisso nelle ossa, ma lo sono portate dietro da quando scavavo tutto il giorno sotto terra, e il tempo non passava mai.

Cosi mi sento anche adesso. E non ho manco la lampada calda per poggiarci le mani.

Allora cammino, cosi mi riscaldo. Sorrido a qualcuno a caso. Sembra gente simpatica. My name is Tononi Scapece, dico a un ragazzone alto coi capelli rossi. Sto venendo dall’Australia! Quello mi sorride, ma tanto non mi conosce. Allora gli sorrido e continuo il mio vagare. Salgo ancora un po, supero le case e vado verso la Pitinella.

Si è fatto buio del tutto, oppure sono io che non vedo piu nulla. Non vedo, arranco, e finisce che cado. Vado dritto con la faccia nella terra, la terra della Sila, quella che sa di aghi di abete e di funghi porcini, corteccia di faggio…e caca di cinghiale.

Ecco, c’e tutto, non manca niente. Allora non mi rialzo. Resto li, con la faccia nella terra. Aspiro forte quell’odoro, e finalmente dopo sessant’anno piango.
Giustifica
L’odore, vedete, io lo dovevo sentire ancora. E adesso che ce l’ho nelle narici quasi non ci posso credere. Stavolta è quello vero, e non è mica un ricordo. È quello che ricordavo, tale e quale: un misto di funghi e corteccia di faggio e … già ve l’ho detto.

E allora sorrido, e sto zitto, perché sarò pure analfabeta, ma stavolta ho capito tutto.

Chiudo gli occhi, aspiro l’aria, ho sete, e sogno gi bere. Il mio sorriso me lo vedo stampato in faccia, come fossi davanti a uno specchio. Lo vedo da sempre più lontano, quasi non fossi io quello che sta chiudendo gli occhi! Con la terra, e quel suo odore, che con l’ultimo respiro mi finisce dentro al naso.