Wednesday, June 29, 2011

Shtetet dhe Qeveritë

Dr. Alban Daci

Shtetet e sotëm- si shoqëritë politike territoriale të së kaluarës mes të tyre të ndërvarura (nga qytet-shtetet e Greqisë deri tek mbretëritë luftarake të Kinës antike)- përbëjnë një sistem, tek të cilat normat bashkëkohore, lidhjet janë realizuar nga takimet e bëra me vullnetin e tyre. Në fakt një sistem ndërkombëtar është një sistem me objekte të barabarta sovrane. Ky kusht, para së gjithash, nuk është absolut, por i varur në ndryshim të burimeve dhe kapaciteteve. Jo të nënshtruar tek një autoritet formalisht i mbivendosur, shtetet janë futur në një organizatë sistemike që paraqet karaktere me sovranitet të barabartë dhe me diferencime hierarkike. Elementët përbërës të organizatës të një sistemi ndërkombëtar janë, mbi të gjitha, institucione dhe rregulla me sjellje të qëndrueshme me kontributin përcaktues të shteteve fituese të një lufte të përgjithshme, që janë nënshtruar tek proceset evolutive si pasojë të ndarjeve dhe konkurrimeve, që burojnë nga historia e përbashkët e shteteve të sistemit. Politika ndërkombëtare mund të përcaktohet, si një bashkësi me aktivitete me të cilët qeveritë shtetërore kontribuojnë të për modifikuar, ose për të mbajtur në jetë, organizimin sistemik që kushtëzon marrëdhëniet e tyre.
Bashkësi me shoqëri politike-territoriale të llojit shtetëror kanë ekzistuar pas shekullit XV në Evropë dhe më gjerë, por laboratori i fakteve dhe i mendimit mbi politikën ndërkombëtare është, pothuajse, i përbërë nga sistemi evropian i formuar pas shekullit XV. Ekspansioni i tij edhe në pjesët e tjera të botës ka qenë marrë në konsideratë zakonisht vetëm si një shtojcë e eksperiencës ndërkombëtare të shteteve evropiane: ndërsa ajo është një fakt themelor i formimit të politikës ndërkombëtare bashkëkohore dhe kjo në mënyrë korrekte mund të interpretohet vetëm me një afrim sistemik global.
Tek ky afrim spirohen dy pjesët e këtij studimi të politikës ndërkombëtare bashkëkohore.
Tek e para janë pasqyruar instrumentet konceptues dhe interpretues. Tek e dyta janë zbatuar tek faktet ndërkombëtare që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore. Ky kapitull do të ketë për objekt përcaktimin e shteteve si subjekte të politikës ndërkombëtare, të rolit të qeverive dhe të marrëdhënieve që bashkërisht vendosen mes shteteve, sipas marrëveshjes, ose inkompatibilitetit të objektivave të tyre ose interesave të sigurisë kombëtare.

Saturday, June 25, 2011

SIRIA DHE FQINJËT E SAJ


Dr. Alban Daci

HYRJE: Siria (në arabisht Bil…d al-Sh…m) që nga shekulli i IV para Lindjes Krishtit ndërtonte vendin e takimit të botës greko-romake me atë arabe. Në periudhën e vonë romake dhe në periudhën e para bizantin arabët merrnin pjesë në ngjarjet politike të Sirisë: disa prej tyre kishin detyra të mbronin rajonin si një konfederatë të perandorisë, të inkuadruar plotësisht në aparatin ushtarak bizantin, të tjerët përbënin rrezikun- ose një ndër rreziqet, kundër të cilëve edhe vetë Arabët dhe aleatët e Bizantin duhet të luftonin kundër tyre. Pra, Siria ka një histori të lashtë dhe të qytetëruar dhe të karakterizuar që nga fillimet e saj me konflikte dhe përçarje si shkak i ngjarjeve të brendshme por edhe të influencave të huaja. Edhe pse Siria është një vend me një histori të lashtë, për Perëndimin ajo nuk ka qenë shumë e njohur, sepse ajo ka pasur komunikime të pakta me botën e jashtme. Siria sapo është njohur nga opinioni publik ndërkombëtar. Siria është populluar prej mijëra vitesh, që nga ardhja e romakëve. Perceptimi perëndimor i këtij vendi është shumë i influencuar nga mosmarrëveshja me Izraelin. Për këtë arsye shumë herë perëndimorët kanë qenë të mendimit se ky është një vend i vështirë për t’u administruar. Realisht kjo është pjesërisht e vërtetë. Megjithatë, nuk duhet të harrohet fakti se Siria është familjare si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen dhe që ka avantazhin për faktin se bën pjesë në zonën e Mesdheut.

BACKGROUND HISTORIK: gjeografikisht Siria është e përbërë nga dy zona: një perëndimore që kufizohet me Mesdheun dhe tjetra me e gjerë që kufizohet me luginën e Eufratit. Kjo lidhje mes Mesdheut dhe Lindjes, shpjegon rëndësi që ka ky vend, i cili shpesh ka luajtur rolin e korridorit për shkëmbimin e mallrave mes Perëndimit dhe Lindjes. Deri në vitin 1918 termi Siri përfshinte territoret që sot quhen: Liban, Izrael dhe Jordani. Kufijtë e brendshëm të Sirisë janë artificial dhe reflektojnë ndërhyrjet që kanë bërë forcat e jashtme. Gjatë dominimit francez u rrit zhgënjimi i nacionalistëve arab, paralelisht me keqësimin e Perandorisë Otomane, në vazhdim sfiduar nga fuqia koloniale. Nacionalistët sirian i kundërviheshin tendencës për ta ndarë territorin dhe separatizmit mes minoriteteve fetare. Pakënaqësia bëhet një revoltë e hapur disa herë rresht mes viteve 1925 dhe 1945, kur trupat franceze largohet për shkak të ndërhyrjes angleze. Pavarësia e plotë arrihet në vitin 1946, duke e lënë të pazgjidhur problemin e kufijve. Në vitin 1948 prania e re e Izraelit dhe lidhja me konfliktin palestinez e komplikojnë skenarin. Pas pavarësisë, Siria kalon përmes periudhave të destabiliteti. Ndodhën disa grushte shteti që dëshmon vështirësitë e vendit për t’u përshtatur me realitetin e ri, për të gjetur një ekuilibër mes forcave të brendshme dhe për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët si Egjipti, Iraku, Jordania dhe Izraeli. Në vitin 1967 dhe vitin 1973 Siria përfshihet në dy luftëra kundër Izraelit. Nga ai moment është në fuqi marrëveshja e liberalizimit e sponsorizuar nga SHBA në vitin 1974.

TRASHGIMIA E HAFEZ AL ASSAD: Në fillim të viteve ’70 lindi lidershipi i Hafez Al Assad që përfaqëson një ndryshim thelbësor në jetën politike dhe sociale të Sirisë. Al Assad merr pushtetin e partisë Baath në vitin 1970 dhe në vitin 1971 zgjidhet President. Nën kontrollin e tij Siria bëhet një shtet i fortë me një kontroll të fortë social dhe gjithashtu rritet shumë nën udhëheqjen e tij panarabizmi. Në sektorin ekonomik ai inkurajoi shumë sektorin privat. Është e rëndësishme të theksohet se në Siri lindi një shtet i fortë dhe stabël, mbi të gjitha, sepse përfaqëson një risi të madhe për periudhën e pas pavarësisë. Stabiliteti i regjimit mbahet pavarësisht kolapsit të një aleati të rëndësishëm si Bashkimi Sovjetik, sepse marrëdhëniet mes të dyve ishin funksionale për shkak të interesave nacional dhe jo për bazat ideologjike. Këto rezultate u arritën me militarizimin e shoqërisë dhe të një përgatitje konstante për luftë. Megjithatë, duke qenë se në Siri për 25 vjet nuk pati një luftë të madhe mund të evidentohen dy çështje: ai regjim nuk ishte i kërkuar para së gjithash për luftën kundër Izraelit, por për të mbajtur stabilitetin dhe kontrollin politik; sipas besueshmërisë ushtarake qe një investim që e lejon regjimin të maksimizojë fitimet e një qëndrimi strategjik të vendit kundër Izraelit dhe shteteve të tjera fqinje. Militarizimi institucionalizon autonomi potencialisht destabilizuese. Ushtria dhe aparati i sigurisë bëhen instrumentet më të rëndësishme të shtetit. Gjithashtu, militarizimi ishte një faktor bashkues që përforcon sentimentet nacionale dhe lejon për tri dekada ndryshime të buta sociale. Pra, militarizimi i jetës publike kontribuon në krijimin e shpirtit sirian dhe ky ishte një ndër rezultatet më të rëndësishme të arritura nga Hafez Al Assad. Sot Libani është i njohur si shteti autonom dhe palestinezët konsiderohen vëllezër. Pavarësish se militarizimi limiton liritë personale, u vu me të vërtetë në dyshim dhe regjimi arriti të përballojë problematikat e vëllezërve mysliman në vitet ’80. Hafez vdiq në vitin 2000, pasi qeverisi për rreth 30 vjet, duke kaluar prova sa të vështira aq edhe të rëndësishme.

DILEMAT E BASHAR AL ASSAD: Sot nuk është në dyshim legjitimiteti i shtetit sirian dhe të institucioneve të tij. Djali i Hafez Al Assad ka një detyrë më të vështirë. Alawis (minorancë e familjes së Hafez Al Assad) kanë krijuar një shtet që mund të mbijetojë. Sfidat e brendshme që i prezantohen Bashar janë si ekonomike, ashtu edhe politike. Një ekonomi e dobët mund të dëmtojë legjitimitetin e regjimit. Në të njëjtën kohë inovacionet teknologjike lehtësojnë komunikimet me jashtë dhe njohjen me shoqëritë e lira perëndimore. Do të jenë pikërisht këto masa të forta ekonomike, por edhe një liberalizim politik për një konsensus më të madh demokratik. Bashar është i vetëdijshëm për modernizimin urgjent të vendit. Legjitimiteti i tij nuk duhet të bazohet më mbi trashëgiminë e babait dhe me lidhjet e Baath, por mbi reformat dhe liberalizimin. Që kur Bashar është në fuqi atmosfera e vendi herë ka tentuar të ndryshojë dhe herë ka dashur të konfirmojë, sikur po qëndron në vend, ose sikur po bën hapa mbrapa. Bashar, në pamje të parë, po përpiqet të luftojë korrupsionin, duke konkluduar monopolin shtetëror në banka, duke inkurajuar investimet e jashtme dhe progreset teknologjike. Paralelisht shoqëria civile, për një kohë të gjatë e heshtur, fillon të kërkojë hapje demokratike. Nacionalistët, marksistët, dhe vëllezërit myslimanë dhe kurdin fillon të ndjehen. “Pranvera e Damaskut” ka zgjatur rreth një vit, pas të cilit regjimi ka qartësuar limitet e hapjes dhe ka akuzuar aktivistët si dëmtues të stabilitetit në vend. Diskutohet mbi faktin se reformat mund t’i hapin portat islamit radikal, por Siria është një vend shekullor dhe thuajse i paprekur nga aksioni terrorist. Regjimi është shumë vigjilent mbi shumë forma të ndryshme islami që rriten në vend. Është e pamohueshme që kohët e fundit shoqëria siriane është bërë më e islamizuar dhe është evident që islami radikal lind nga boshllëku i lënë nga mungesa e besimit mes qytetarëve dhe klasës dominuese dhe nga deficiti i demokracisë së kombinuar me një rezultat të dobët ekonomik. Një boshllëk i tillë duhet të evitohet dhe është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i modernizimit. Në fund duhet të nënvizohet se politika e brendshme dhe e jashtme siriane janë të lidhura thellësisht me njëra-tjetrën. Një konsensus i fortë i brendshëm do të lejonte që vendi të zhvillonte një rol më të rëndësishëm mbi skenën rajonale.

SIRIA DHE SKENARI IRAKIEN: Në kontekstin rajonal, Iraku është sot një faktor shqetësues. Historikisht raportet mes dy vendeve janë shënuar nga një kompleks me bashkëjetesë dhe me konflikt. Në dekadat e fundit dy vendet ishin të ndarë nga konfliktet e partive respektive Baath dhe nga mikpritja reciproke e lidhur me refugjatët e vendit tjetër (Siria ka pritur refugjatë irakian dhe anasjelltas). Dy vendet kanë vizione të kundërta mbi disa çështje: Iraku dënon pranimin nga ana e Sirisë të marrëveshjes së liberalizimit me Izraelin të vitit 1974. Gjithashtu, dënon ndërhyrjen siriane në Liban në vitin 1976 dhe, në luftën e bërë mes Irakut dhe Iranit, Siria kishte përkrah këtë të fundit. Në fund të vitit 1991, pas pushtimit irakian të Kuvajtit, Siria u vu në anën e SHBA. Sanksione ndërkombëtare kundër Irakut ishin një zgjedhje ideale për Sirinë, sepse dobësonin dhe monitoronin vendin. Kjo mund të shpjegojë shenjat e nxehjes të raporteve (tregtare!) në fund të viteve ’90. Rihapja e naftësjellësit KIRKOUK-BANIAS lejon Sirinë të evitojë stanjacionin ekonomik dhe reformat jo popullore. Iraku, i ndodhur nën sanksionet, gjithashtu, ishte një partner i mirë për eksportet siriane me kosto të ulëta të prodhimeve të agrikulturës dhe industriale. Në vitin 2003 Siria ka kërkuar të evitojë luftën në Irak, duke kërkuar të bind edhe Saddam të dorëzohet dhe të lërë vendin. Është i vështirë të konstatohet ky pozicion. Siria është akuzuar për neglizhencë në kontrollin e kufijve, për mikpritjen e rebelëve dhe të miqve të Saddam. Damasku ka mohuar edhe pse nuk e ka fshehur pozicionin e saj në lidhje me pushtimin amerikan. Është tashmë në interesin e saj të kontribuojë në normalizimin e vendit. Përtej pozicionin zyrtar nuk është e vështirë të zbulohen qëllimet siriane: së pari, të evitojë një copëzim territorial të fqinjëve, që mund të dilnin nga shtrati në Siri; të sigurohet që presionet perëndimore nuk do të shqetësojnë politikat e saj të brendshme dhe rajonale. Siria mban influencën përtej kufijve të saj. Përtej lidhjeve tradicionale me sunitët, ka një vetëdije të thellë me aparatin e kaluar ushtarak dhe të sigurisë irakiane. Bashkëpunimi sirian mund të sigurohet në një logjikë, në atë japësh dhe të marrësh.

SIRIA-IZRAELI DHE ÇËSHTJA PALESTINEZE: Siria është që nga viti 1979 në listën amerikane të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Ky vend gjithmonë ka refuzuar ta konsiderojë në të njëjtën mënyrë terrorizmin (i konsideruar ilegjitim) dhe beteja për lirinë nacionale, si ajo palestineze ose libaneze, të legjitimuar mbi bazën e Kartës të OKB. Paqja në optikën siriane, do të thotë tërheqje të Izraelit në linjën e vitit 1967, themelimi i shtetit palestinez dhe riintegrimi i lartësive të Golanit. Disa herë Bashar ka kërkuar rifillimin e negociatave me Izraelin. Nuk ka kushte paraprake për Sirinë për të rifilluar negociatat, duke përjashtuar se ato duhet të sjellin një paqe finale mbi bazën e rezolutave të OKB. Ideja siriane do të mbështetej mbi tri konsiderata: së pari, Izraeli ka marrë më shumë forcë falë strategjisë së re kundër terrorizmit; së dyti, që Izraeli nuk e konsideron Sirinë në gjendje të destabilizojë planet e tij; së treti, që Izraeli nuk është dakord t’i jap Sirisë një zë më të fortë në negociata.

MARRËDHËNIA VITALE ME LIBANIN: “Liban” është një fjalë e përmendur disa herë në Bibël dhe në testamentin e vjetër. Territori i këtij vendi është i identifikuar si “Toka e qumështit dhe mjaltës”, për shkak të burimeve të bollshme natyrore dhe oportunitetit për mbrojtje, sepse rrethohet nga male të larta në Lindje dhe nga deti në Perëndim. Libani ndodhet në Azinë perëndimore, në Lindjen e Mesme, dhe për nga sipërfaqja është vendi më i vogël në rajon. Një ndër fqinjët më interesant të Libanit është Siria, me të cilën ka një lidhje shpirtërore origjinale. Për shkak të pozicionit gjeografik dhe faktit se është vend kufitar, Siria ka të bëj me Libanin me çështje që lidhen me sigurinë, edhe pse nuk duhet harruar që sirianët dhe libanezët janë i njëjti popull. Prania e trupave siriane në Liban ka nisur që në vitin 1976, kur Damasku ndërhyri në luftën civile në avantazh të maronitëve katolikë. Në periudhën e mëvonshme Siria ka mbajtur qëndrime të ndryshme me grupe të ndryshme etnike sipas logjikës: të ndalojë dominimin e një grupi të veçantë. Në vitin 1984 nga Libani u tërhoqën trupat e OKB. Në vitin 1985 Izraeli tërhiqet nga pjesa më e madhe e territorit. Në vitin 1989 prania e trupave siriane u aprovua nga Marrëveshja e Taif. Më vonë prania e trupave siriane u pranua në mënyrë implicite nga komuniteti ndërkombëtar. Në vitin 1991 Siria dhe Libani firmosin një marrëveshje armëpushimi dhe bashkëpunimi, i cili ishte baza legale e pranisë siriane. Pas një seri takimesh dhe bisedimesh, trupat siriane, më në fund, tërhiqen nga Libani në prill të vitit 2005. Trupat siriane u vendosën në vitin 1976 me qëllimin për të ndaluar luftën civile libaneze, që fillojë në vitin 1975. Lufta nuk mbarojë para vitit 1990, pasi forcat siriane luftojnë në mënyrë të ndarë kundër kontrollit të milicive myslimane dhe të krishterta, njësi ushtarake libaneze, luftëtarët palestinez dhe ushtria izraliane. Një funksionar libanez pro-sirian kanë thënë se 12 mijë ushtarë sirian janë vrarë në Liban dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ushtria siriane dhe shërbimet sekrete kanë dominuar Libanin gjatë luftës civile 1975-1990, deri në rezolutën e OKB, që kërkonte tërheqjen totale të trupave siriane nga Libani. Ngjarja që përshpejtojë tërheqjen e trupave siriane ishte edhe vrasja e ish kryeministrit Rafik Al Hariri. Një çështje tjetër e rëndësishme është janë raportet Siri-Liban që kanë të bëjnë me HESBOLLAH, ku Damasku akuzohet se i mbështet. HESBOLLAH është një lëvizje shite. Siria, gjithmonë, ka mohuar se i ofron armë, por nuk e fsheh faktin se e konsideron një lëvizje legjitime për lirinë nacionale, që lufton kundër pushtimit izraliane (i referohet territorit të quajtur Shaaba Farms).

MARRËDHËNIET ME IRANIN DHE ANKARANË: Siria ka vendosur marrëdhënie të rëndësishme me dy fqinjët e saj jo arab: Turqia dhìe Irani dhe politika e saj përballët tyre është e lidhur me skenarin irakian dhe arabë-izraliane. Në vitet e fundit është tentuar një ri afrim politik, ekonomik, social e strategjik mes Turqisë e Sirisë. Fillimi i këtij ndryshimi në marrëdhëniet turko-siriane ishte viti 1998, kur Siria i dha fund mbështetjes së kurdëve të separatistit Oçalan. Pas këtij akti, programet e bashkëpunimit janë rritur shumë (janë bërë shkëmbime vizitash edhe nga udhëheqësit reciprok të dy vendeve) dhe është arritur edhe një marrëveshje për tregtinë e lirë mes dy vendeve. Ky trend përkon edhe me lidhjet e forta që Turqia po ndërton edhe në Europë. Ndërsa për Sirinë është e rëndësishme të ketë një vend mik si Turqia, e cila është anëtare e NATOS dhe tenton të hyrë edhe në BE. Marrëdhëniet me Iranin janë më problematike. Dy regjimet janë shumë të ndryshëm, ateist në Siri dhe fetar në Iran, me shumicë sunite në Siri dhe shumicë shite në Iran. Në vitin 1980, me rastin e fillimit të luftës mes Iranit dhe Irakut, Siria, ndryshe nga vendet e tjera arabe, mbështeti Iranin. Në krizën e Golfit në 1990-91 Siria mban anën e koalicionit ndërkombëtar. Më fjalë të tjera, edhe pse me pozicione divergjente mbi disa çështje rajonale, duken të vullnetshëm të ruajnë marrëdhënie reciproke për motive strategjike.

MARRËDHËNIET ME SHBA DHE EUROPËN: Qëndrimet e SHBA dhe Europës kundrejt Sirisë edhe pse janë plotësuese nuk janë identike. Ato konkordojnë në faktin se Siria duhet të modernizohet dhe duhet të zbatojë lirinë ekonomike e politike. Marrëdhëniet SHBA-Siri janë paradoksale, duke qenë se Siria është në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin. Ngjarjet e 11 shtatorit, edhe pse jo të lidhur drejtpërdrejtë me Sirinë, e kanë postuar vëmendjen e SHBA mbi luftën kundër terrorizmit. Në vitin 2002, Kongresi, në punën për aprovimin e “Siria accountability act”, gjen rezistencë dhe për këtë arsye akti u aprovua në vitin 2003. Rezoluta e mëvonshme e OKB për tërheqjen e trupave siriane nga Libani, ishte një tjetër indikator për të sinjalizuar se Siria duhet të mbahet nën kontroll e presion. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe në nivel politik mbahen kontakte të rralla me lidershipin e lartë sirian. Përballë këtyre dinamikave, duhet shtuar fakti se Siria nuk e fsheh skepticizmin e saj mbi “iniciativës e madhe jugore” amerikane që shihet potencialisht si ndërhyrje në punën e brendshme arabe. I ndryshëm është qëndrimi europian për Sirinë. Nga 11 shtatori europianët, edhe pse të përfshirë në procesin e zgjerimit, janë bërë më të vetëdijshëm se duhet t’u gjenden përgjigje më efikase sfidave të Mesdheut. Europa e kupton rëndësinë e saj për të rritur peshën dhe rolin në konfliktin arabo-palestinez dhe të dëgjojë zërin e fqinjëve. Në fund Europa tenton të aplikojë një metodologji dialogu për të promovuar modernizimin në rajon. Me Sirinë BE ka sigurisht arritur një “asssociation agreement” bilateral që plotëson gamën e lidhjeve speciale me vendet e Mesdheut. Marrëveshja është shumë e avancuar mbi temën e modernizimit e të dialogut dhe përfshin temën e armëve të shkatërrimit në masë. Kjo duket të provojë se Siria po kërkon mbështetjen europiane dhe kjo është e rëndësishme qoftë për modernizimin ashtu edhe për sigurinë e vendit.

KONKLUZIONE- NJË KURS I RI?: Zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare mund të detyrojnë Bashar të modifikojë ca politika tradicionale siriane për të arritur një marrëveshje me Izraelin dhe për të modernizuar vendin. Faktori më alarmues është rrjeti terrorist i Al Qaida, e cila është një rrezik për vendin, sepse mund të minojë stabilitetin e vendit, në të cilin ekzistojnë komponentë të ndryshëm etnik dhe fetar. Gjithashtu, Siria duhet të konfrontohet edhe me skenarin palestinez. Vdekja e Arafatit i ka rritur më shumë mundësitë e dialogut me Izraelin. Siria mund të luaj rolin e saj në procesin e paqes, duke ushtruar më shumë presion mbi Abu Mazen. Siria duhet të ndryshojë sipas rrethanave të reja dhe të vendos si të luajë kartat e saj. Ajo duhet të arrijë të kapërcej krizën e fundit politike duke respektuar aspiratat e popullit të saj, që kërkon më shumë demokraci dhe liberalizëm social. Gjithashtu, ajo duhet të bëj kujdes që situata politike e brendshme të mos jetë shkak për ndonjë incident ndërkombëtar me pasoja shumë të rënda për veten dhe rajonin. Këtu e kam fjalën në lidhje me fqinjin e saj Turqinë. Kohët e fundit janë parë të lëvizin tanket siriane në kufirin me Turqinë. Gjithashtu edhe Turqia po mobilizon forcat ushtarake në kufi. Do të mjaftonte një incident i vogël që situata të dal nga kontrolli.

Thursday, June 23, 2011

Sistemi ndërshtetëror si përjashtim historik

Dr. Alban Daci

Duke përmbledhur, sistemi politik ndërkombëtar modern është një sistem politik pa qeveri dhe, në këtë kuptim, anarkik; mungesa e një agjencie të pajisur me monopolin e përdorimit të forcës legjitime bën që të gjithë aktorët të jenë të dënuar në vetëmbrojtje dhe, për këtë, e bën të pa eliminueshme mundësinë e luftës; për të kundërbalancuar këtë kusht lejues dhe për të larguar anarkinë ndërkombëtare nga format e tjera më shkatërruese se anarkia. Subjekte me titull të plotë të sistemit janë vetëm shtetet, të paktën në kuptimin që vetëm shtetet kanë të drejtën të përdorin legjitimisht dhunën dhe, pra, të mbrojnë ose të vendosin të drejtën me forcë; në fund, për të perfeksionuar këtë shmangie.
Në zhvillimin e funksioneve, shtetet krijojnë disa institucione të përbashkëta, që japin sostancë dhe vazhdueshmëri në bashkëpunimet e tyre, por mbi të gjitha, bëjnë me marrëdhëniet e tyre jo vetëm një sistem, përkundrazi, një shoqëri ndërkombëtare: «një shoqëri anarkike», sipas përkufizimit të lumtur të Hedley Bull.
Ndonëse thellësisht transformuar nga sistemi i pasluftës me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe gjithmonë i sfiduar më hapur nga koncepte alternative të bashkëjetesës ndërkombëtare, me gjurmë universaliste dhe kosmopolite, barazia mes politikës ndërkombëtare dhe politikës ndërshtetërore vazhdon të dominojë mënyrën tonë për të praktikuar dhe konceptuar marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mjafton të mendojmë tek të njëjtat kritere me të cilat interpretohet konteksti aktual ndërkombëtar. Mund të jetë ndoshta edhe i vërtetë, fakti, që referimi tek globalizimi dhe tek governance e tij e paqartë duhet të shikojë, tashmë, përtej horizontit të shtetit qendror të politikës ndërkombëtare. Por, nuk është një rast që, kur kalohet në diskutim, se cili sistem mund të marrë në të ardhmen sistemin tonë ndërkombëtar, kalohet përsëri në alternativën mes unipolarizmit dhe multipolarizmit, pra në kriterin tradicional për antomazinë e numrit të fuqive të mëdha.
Kështu siç nuk është një rastësi që, për të dënuar terrorizmin ndërkombëtar, veprohet mbi idenë se disa subjekte nuk janë të autorizuara të përdorin dhunën, ndërsa disa të tjerë (shtetet) kanë të drejtën, ose deri edhe detyrën për ta luftuar- saqë e ashtuquajtura aleanca globale kundër terrorizmit është përcaktuar si një lloj aleance westfalia-ane, e krijuar nga të gjithë shtetet në mbrojtje të të drejtës ekskluzive të përdorimit të forcës. Nuk është e mundur të kuptojmë barazinë mes politikës ndërkombëtare dhe politikës ndërshtetërore, as të fillojmë të kuptojmë nëse edhe kur ajo shpreh akoma marrëdhënie aktuale bashkëkohore, nëse nuk mbahet në mendje që, para se të jetë e kaluar, ajo ndërton, pothuajse, një përjashtim absolut historik.

Tuesday, June 21, 2011

Rinia shqiptare sot!


Dr. Alban Daci

Në njëzet vitet e fundit të rinjtë shqiptarë i kanë përjetuar, pothuajse, të gjitha momentet e mira dhe të vështira, ku herë kanë qenë protagonist dhe herë kanë qenë viktima të proceseve të “baballarëve” të tyre.
Të rinjtë shqiptarë në fillim të viteve 90-të, morën guximin dhe u ngritën kundër regjimit mizor komunist, duke e përmbysur atë. Ata punuan me përkushtim dhe me zell për ndërtimin e institucioneve demokratike në vend, morën rrugën e mërgimit për një jetë më të mirë, vendosën të shkollohen jashtë për të qenë të zotë dhe të aftë për një të ardhme më të mirë personale dhe kolektive.
Të rinj shqiptarë qenë viktima të pafajshme të ngjarjeve të 97-ës, të rinjtë shqiptarët ishin ata që ngritën flamurin shqiptar në Irak dhe Afganistan me mision paqeje përkrah gjigantëve të botës, të rinjtë shqiptarë me guximin dhe besimin e tyre ndihmuan fort që Shqipëria të integrohej në NATO, të rinjtë shqiptarë bënë luftën për liri në Kosovë, duke dhënë kontributin e tyre për një shtet të pavarur sovran, demokratik dhe multietnik.
Të rinj shqiptarë u bënë promotorë të kulturës, të historisë, traditës dhe të virtyteve shqiptare nëpër botë. Ata u bënë ambasadorë të vetes, të familjeve të tyre dhe të vendit të tyre, Shqipërisë. Të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër shtypjes dhe skllavërimit të shqiptarëve në Maqedoni.
Pra, rinia shqiptare ishte aty, ku s’kishte të drejta për t’i përfituar ato, të rinjtë ishin të pranishëm aty, ku mizoria mbretëronte për ta rrëzuar atë, ishin në radhët e para për të fituar dinjitet, besim, guxim, integrim dhe forcë për modernizim.
Po sot kush është rinia shqiptare? Rinia shqiptare sot është shumëngjyrëshe dhe me dimensione të gjera, që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ajo është në një moment të vështirë për të identifikuar me veten dhe me proceset që ndodhen përreth saj.
Mendoj, se rininë shqiptare duhet ta ndajmë në dy realitete të ndryshme, duke i përshkruar me kujdes ato:

1. Të rinjtë shqiptarë, herë të detyruar dhe herë me dëshirën e tyre, kanë zgjedhur të studiojnë, të punojnë dhe të jetojnë jashtë vendit.

a) Ata të viteve 90- të, të uritur për liri, demokraci, për një ëndërr më të mirë morën rrugën e largimit drejt vendeve perëndimore. Një pjesë e mirë e tyre, pas shumë vështirësive dhe mundimeve, arritën t’i bënin ëndrrat e tyre realitet, duke siguruar një standard jetese të kënaqshëm në vendet që emigruan.
b) Disa të rinj, edhe pse ishin të vendosur dhe të guximshëm për një jetë më të mirë, për fatin e keq të tyre, nuk arritën ta gëzonin lirinë e tyre, sepse ranë heronj të saj në kufijtë tokësorë, dhe detarë të Shqipërisë. Këto ndryshe do t’i quajmë “engjëjt që u shujtën për një jetë më të mirë”. Kjo ndoshta është pjesa më e guximshme e rinisë, të cilët vendosën të luftonin më të panjohurën dhe mbinatyroren për një jetë më të lumtur dhe të bukur. Pra, janë dëshmorët e heshtur të një botë të padrejtë.
c) Shumë të rinj, duke e kuptuar emigracionin si një proces të përkohshëm, u përpoqën me të gjitha mënyrat, duke siguruar dhe mbështetjet e familjeve të tyre që të shkonin jashtë vendit jo më si emigrant, por si studentë për të përfituar sa më fort botën e dijes perëndimore, e cila nuk do të na mësonte më si më parë Marksin dhe Engelsin, por tregun e lirë, globalizimin, integrimin, bashkëpunimin mes kombeve, diplomacinë e hapur, demokracinë e votës së lirë, lirinë e individit, të shoqërisë dhe shtypit etj. Në këtë grup, kemi studentë që kanë arritur t’i mbarojnë studimet me sukses, duke u bërë edhe akademik të vërtetë në universitet, që kanë kryer studimet. Një pjesë e mirë e tyre, kanë zgjedhur si argumente shkencorë në temat e diplomave çështje që kanë lidhje të drejtpërdrejtë më shqiptarët dhe me Shqipërinë, duke i trajtuar ato me një nivel të lartë akademik dhe shkencorë. Atmosfera e brendshme e këtij grupi është e qetë, e mbushur me ide, të cilat i diskutojnë së bashku sa herë që takohen mes veti dhe finalja e këtyre ideve është: Shqipëria sot dhe e ardhmja e saj nesër. Pjesa më e madhe e tyre nuk e shikojnë të përjetshëm qëndrimin e tyre në vendet, ku kanë kryer studimet dhe po vazhdojnë eksperienca jetësore, ose akademike të vazhdueshme. Ata, po përgatiten për një formim shembullor akademik dhe intelektual që më vonë në një fazë të dytë do të kthehen në Shqipëri për t’i kultivuar sipas vizioneve bashkëkohore dhe atdhetare. Për ta Shqipëria, është e ngulitur thellë në zemër dhe në mendje, sepse falë teknologjisë së lartë të komunikacionit, si interneti, çdo ditë, çdo moment dhe në çdo kohë ushqehen me informacione të freska mbi atë që ndodh në Shqipëri. Megjithatë, ata janë të bindur se nëse Shqipëria nuk pëson një reformim të thellë social, ku bazat e tij të jenë meritokracia, demokracia dhe respektimi i ligjit, siguria, nuk mund të kthehen, sepse jo vetëm që nuk do të jenë të respektuar, por do të luftohen me çdo mjet nga realiteti vendas.

d) Ka një kategori të vogël të rinjsh, të cilët që në fillim janë dërguar me rekomandim nga elita e vjetër e politikës shqiptare për të kryer studimet e larta jashtë, të cilët sapo i kanë kryer ato janë kthyer në Shqipëri, sepse i kanë pasur hapësirat e garantuar për t’u integruar në vend. Pra, ndryshe mund ta quajmë “Rini rekomandimi”. Ky numër i vogël, janë një imitim i së kaluarës, sepse ajo i ka krijuar/rritur dhe kanë ardhur në Shqipëri me mendjen jo për të bërë ndryshimin, por për të ruajtur me fanatizëm rendin e vjetër, që përfaqësohet nga interesat e “baballarëve” të tyre. Këtyre nuk intereson aspak modernizimi, liria, dinjiteti, Shqipëria, por thjeshtë një rreth me interesa mediokre personale që ndoshta disa herë janë plotësisht kundër interesave kombëtare dhe shoqërore. Megjithatë, është e rëndësishme që numri i tyre është shumë i vogël dhe i papërfillshëm me të rinjtë që falë sakrificave personale dhe familjare kanë arritur suksese të mira akademike dhe se besojnë plotësisht tek vlerat kombëtare dhe europiane, tek demokracia dhe tek liria e çdo kujt si një vlerë që garanton një zhvillim dhe një prosperitet të gjerë në shoqëri.

2. Të rinjtë shqiptarë që nuk kanë pasur mundësi dhe dëshirë të largohen asnjëherë jashtë vendit dhe të rinj që në fillim të viteve 90-të kanë pasur eksperienca të shkurta jashtë vendit, por që janë kthyer, tashmë, në Atdhe për jetuar përgjithmonë.
a) Një kategori e të rinjve që është, pothuajse, plotësisht e çoroditur dhe e lodhur krejtësisht nga cikli i gjatë i tranzicionit, të pa shpresë dhe të braktisur janë kthyer në parazit kafenesh të kohërave moderne. Për fatin tonë të keq, në këto vite, shoqëria shqiptare vazhdon të prodhojë “rini kafenesh”, e cila përfaqëson një pjesë të mirë të të rinjve shqiptarë, që nuk prodhojnë ide, nuk prodhojnë botë akademike, nuk kuptojnë proceset e kohës, nuk kanë kurajë dhe guxim për të rifilluar jetën e tyre nga e para. Baret e mbushura plotë me të rinj, që rrinë me orë të tëra për të konsumuar një kafe, tregon thellë krizën e të rinjve shqiptarë, e cila në të njëjtën kohë është pjesë e përgjithshme e krizës shoqërore shqiptare.
b) Një grup të rinjsh shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë trashëgimi elitare të trashëguar të tipit komunist, falë këmbënguljes, guximit, dashurisë për dituri dhe sakrificës së familjeve të tyre, kanë arritur të kryejnë studimet e larta në vend, por që të pa mbështetur, të pa implikuar me partitë politike dhe të braktisur gjenden të çoroditur dhe të varfër në rrugët e Shqipërisë me pa shpresë për punë dhe për karrierë.
c) Gjithashtu, një numër i vogël, i atyre që kanë pasur eksperienca jetësore dhe akademike jashtë vendit, janë kthyer në Shqipëri me shpresën për gjetur vendin e merituar në shoqëri. Ky numër i vogël është përballur me vështirësi të shumta, nuk ka arritur të gjejë vende pune dhe mundësi për të bërë karriere në bazë të meritës, por është përballur më një realitet krejtësisht të ndryshëm nga vendet që erdhën. Duke qenë një minorancë në vizione dhe ide, dalëngadalë po gllabërohet nga realiteti i vjetëri duke e transformuar atë në një mekanizëm të kontrolluar dhe të izoluar. Ndryshe këta mund t’i quajmë edhe “Rini shtetrrethimi”, e cila as nuk mund të ec përpara në vend pas kthimit, por që nuk është më as në gjendje të largohet përsëri andej nga ka ardhur.

Duke konkluduar, mund të themi, se rinisë shqiptare nuk i mungon guximi, përgatitja akademike, forca dhe energjia për të qenë vetvetja. Problemi kryesorë i rinisë shqiptarë është se: ajo, në këto momente, ka mungesë bashkëpunimi, ose me terma më të saktë ajo është plotësisht e çoroditur. Bashkëpunimi ose loja e bashkëpunimit, duke u nisur që nga disiplina shkencës politike deri tek disiplina e marrëdhënies mes njerëzve dhe kombeve përbën çelësin e suksesit ose jo suksesit individual/kolektiv. Ne, rinia shqiptare sot, jemi një forcë reale që mund t’i diktojmë politikës shqiptare hapat dhe reformat, që duhet të ndërmarr për të gjithë shqiptarët.
Ne nuk kemi nevojë që t’i nënshtrohemi politikës shqiptare që ajo të na përfshijë në mjedisin e saj, ne jemi një forcë reale dhe një botëkuptim i gjerë intelektual që mund të influencojmë përmes bashkëpunimit tonë dhe ideve tona jo vetëm në mjedisin e politikës shqiptare, por edhe më gjerë, duke përfaqësuar veten tonë.
Rinia shqiptare, sot, ka në dorë fatet e veta dhe të vendit, sepse ka një pasuri të madhe akademike dhe intelektuale, një forcë reale, të gjallë dhe freskët, një dëshirë për bërë ndryshimin, për të gjetur veten në vendin e vlerave dhe të proceseve reale njerëzore. Ajo thjeshtë duhet të ketë një nivel më të lartë bashkëpunimi, si dhe një nivel të lartë besimi për të konkretizuar të gjitha vizionet dhe idetë e saj.

Monday, June 20, 2011

Është e vështirë të studiosh në Europë dhe të kthehesh në Tiranë

Dr. Alban Daci


Të studiosh në Europë nuk është aspak e lehtë, por, përkundrazi, është shumë e bukur dhe afashinante. Të studiosh në Europë do të thotë të qëndrosh me orë të tëra mbi libra për të marrë sa më shumë dije, do të thotë të frekuentosh sa më shumë auditorë, si dhe të frekuentosh mjedise për të rinjtë. Të studiosh në Europë do të thotë të shkëmbesh kulturë, informacione, si dhe vizione për çështje të aktualitetit social.
Në Europë studentët kanë hapësirën e tyre, botën e tyre dhe kjo quhet “Jetë studentore”, sepse jo vetëm në kohë studimi, por edhe në kohën e argëtimit, që quhet ndryshe “net studentore”, të rinjtë qëndrojnë së bashku, jetojnë së bashku dhe bisedojnë po së bashku.
Kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri. Ndoshta paragjykoj, por unë po flas për ato gjëra që më kanë zënë sytë dhe më kanë dëgjuar veshët gjatë kohës që jam kthyer në Tiranë. Këtu çdo lloj tipi jete mund të bëjnë të rinjtë, por vetëm jetë studentore nuk bëjnë. Në Shqipëri kam parë studentë që qëndrojnë gjithë ditën në bar duke pirë kafe, kam parë studentë që nuk shkojnë asnjëherë në universitet dhe nëse shkojnë e bëjnë për gallatë e për t'u njohur me ndonjë gocë të bukur.
Një ditë shkova në një qendër tregtare në periferi të Tiranës dhe aty krejt rastësisht takova një të afërt që është student dhe frekuenton një universitet privat, diku aty afër. E pyeta se çfarë po bën, ai tha po pi një kafe me shokët. Ishte ditë jave dhe me siguri në kalendar kishte orë leksioni për të ndjekur. Unë, u largova nga qendra tregtare dhe u ktheva përsëri pas katër orësh, se ashtu kisha punët e mia, por studentin e gjeta përsëri në të njëjtin vend, por me të vetmin ndryshim, se po pinte cigare ngaqë kafen e kishte mbaruar me kohë.
Kur studioja jashtë, unë, dhe miqtë e mi kishim zili të gjenin një gjysmë orë kohë të lirë gjatë javës për të pirë kafe, sepse kohën e kishim të mbush plotë me leksione, seminare dhe studim të pavarur nëpër biblioteka. E vazhdonim në orën tetë mëngjesit ditën me leksion dhe kishte raste e mbyllnim në tetë të darkës dhe pjesa tjetër e kohës ishte për ta rikuperuar me studim të pavarur dhe vetjak në shtëpi.
Gjithashtu, edhe nëse gjenim një çast kohe të lirë, uleshim një grup të rinjsh dhe pinim kafe, e cila kthehej në një forum të vërtetë, ku diskutohej për çështje të ndryshme aktualiteti, sipas këndvështrime të studimeve, që po ndiqnim ose kishim ndjekur. Flisnim për provimet, për lëndët dhe për librat e rinj, që kishin dalë në botim.
Kjo gjë nuk vihet re aspak në realitetin studentor në Tiranë. Të rinjtë, edhe pse rrinë me orë të tëra për të pirë një kafe në baret e Tiranës, mund të diskutojnë për gjithçka, vetëm për studimet jo. Edhe në raste të rralla, kur e bëjnë një gjë të tillë, flasin për mundësinë, se nëse kanë gjetur një mik për të marrë një provim të radhës, se nëse kanë para për ta blerë provimin dhe nëse asnjëra nga këto dy të parat nuk funksionon, atëherë hyn në funksionim presioni i drejtpërdrejt fizik.
Në universitet europiane as që nuk mund të mendohet për të korruptuar profesorin për të marrë provimin. Përkundrazi, edhe nëse ndonjë student i marrë tenton të korruptojë një profesor, me siguri, ai rrezikon të mos e marrë kurrë atë provim, si dhe të marrë një denoncim për korrupsion. Të studiosh në Europë, do të thotë të kesh një literaturë të pafundme në dispozicion për ta shfrytëzuar. Vetëm për një argument, të rastis që në një javë të dalin gjashtë tekste alternative. Në Europë profesori jo vetëm nuk të detyron të blesh tekstin e tij, siç ndodh në Shqipëri, por të thotë se ke mundësinë të zgjedhësh dy nga pesë tekste që flasin për argumentin, që do të trajtohet në provim.
Në universitet europiane, edhe pse po kalojnë edhe ata një krizë financiare për shkak të krizës së përgjithshme ekonomike, për çdo fakultet kanë departamentet e kërkimeve, ku kërkuesit shkencore bëjnë dhe prodhojnë punë akademike. Një universitet që nuk ka punë kërkimore shkencore është i destinuar të quhet ç’të duash, por jo universitet. Në Shqipëri ndodh rëndomtë të punojnë si profesor persona që në jetën e tyre nuk kanë shkruar një rresht, nuk kanë zbuluar një gjë, por thjeshtë përkthejnë tekste standarde në mënyrë të shëmtuar dhe jo të saktë dhe i shpërndajnë në formë leksionesh.
Pa mos folur pastaj për momentin final, kur studenti duhet të përgatis temën e diplomës, e cila në Europë është një punë e mirëfilltë akademike. Studenti, duhet të shfletoi sa më shumë literaturë, libra, materiale shtesë si dhe internetin duke përdorur referenca shkencore të sakta dhe të pranueshme, kurse në Shqipëri, kam parë jo pak raste, kur shumë studentë, vetëm ndërrojnë autorësinë e studentit dhe e paraqesin si të tyren punimin e dikujt që tashmë është diplomuar dhe mund të jetë edhe i punësuar. Pa folur këtu për punimet që paraqesin studentët në universitetet private në Shqipëri. Në shumicën e rasteve janë paçavure.
Në Europë studenti mund të jetë maksimumi peng i diturisë dhe i obligimeve që rrjedhin nga programi universitar. Ndërsa, në Shqipëri ai është peng i marrëdhënies ekonomike, që ka krijuar me universitetin privat, ku është regjistruar për të përfunduar studimet. Nga fakti se ai ka paguar taksën e shkollës, ai jo vetëm që nuk mund të ngel edhe në rastin kur është puro injorant, por është një “bos universitar”, dhe këtë të fundit e frekuenton vetëm për të kaluar kohën, ose për të nisur ndonjë histori të bukur dashurie. “Love story” në universitet...
Pra, ajo që ndodh në Shqipëri është absurde dhe jashtë çdo logjike. I pasuri shfrytëzon pasurinë e tij për të mbetur injorant. Ndërsa në Europë edhe ai që është i varfër përpiqet të vendos pak para me një anë për t’u shkolluar më shumë dhe për të ndryshuar statusin e tij social.
Sapo isha kthyer nga Italia dhe kisha ardhur në Tiranë, sepse studimet i kisha përfunduar. Erdha në Shqipëri me atë ëndrrën e bukur shqiptare, se Shqipëria po ndryshon. Prandaj, vendosa të kthehem që të jem edhe unë pjesë e këtij ndryshimi. U takova me një shok timin, të cilin kishe vite pa e takuar, që kur isha larguar për të ndjekur studimet universitare. Shoku, kishte qëndruar në Tiranë, studimet i kishte mbaruar po në Tiranë dhe asnjëherë nuk kishte dal qoftë edhe për qejf në Perëndim. Duke u larguar më thotë: Alban i ke thartuar trutë kot atje, në Europë, duke studiuar dhe duke lexuar faqe të pafundme librash. Po të kishe qëndruar në Tiranë, do e kisha mbaruar duke bërë pa..ë dhe tani do të kishe hyrë edhe në punë.
Në këtë moment, qesha me veten time. Duhet të kalonte një kohë e mirë këtu në Tiranë, që unë të mësohesha dhe të bindesha, se opinioni i këtij mikut tim bënte shumicën. Ndërsa unë, dhe shumë të tjerë si unë, që kanë studiuar jashtë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse në këtë realitet të konsiderohemi “Doktor Gjilpëra”. Edhe pse, në perëndim kemi përjetuar një eksperience të mirëfilltë universitare dhe shkencore, në vendin tonë nuk vlerësohemi fare, por konsiderohemi “budallenj”, që kemi thartuar trutë, duke qëndruar mbi libra...
Ky është paradoksi absurd i kohëve moderne në Shqipërinë, që duam ta bëjnë europiane, sipas stilin tonë, dhe jo sipas standardeve që ajo ka vendosur. Të jetosh në këtë paradoks është shumë e vështirë, sidomos kur ke përjetuar një eksperience të këndshme jashtë këtij rrethi paradoksal, i cili tenton të mbyll dhe të izoloji në vizione dhe aktivitet social.

Sunday, June 19, 2011

Sistemi politik ndërkombëtar modern


Dr. Alban Daci

Kur flitet sot për marrëdhënie ndërkombëtare duhet të kemi parasysh dy gjëra:

1. që mbi artikulimin në zona rajonale dhe mbirajonale të ndryshme, bota sot ndërton një sistem politik, ekonomik dhe juridik unitar, i mbajtur bashkë gjithmonë e më shumë nga një rrjet ndërkombëtar i pavarur që gjuha e përbashkët e përmbledh nën etiketën «globalizim».
2. edhe pse protagonistët e marrëdhënieve të tilla janë aktorë edhe të natyrave të tjera (organizata ndërqeveritare, organizata jo-qeveritare, sipërmarrje ndërkombëtare, individ të vetëm), një vend të veçantë meritojnë shtetet, sepse janë aktorët më efecient në krahasim me të tjerët, ose të paktën të vetmit titullar të të drejtës themelore, që është e drejta për të ushtruar në mënyrë legjitime dhunën.

Ky supozim është si një e dhënë faktike e politikës ndërkombëtare bashkëkohore si politikë ndërshtetërore mbi shkallën planetare ndërton, në realitet, rezultatin e një procesi historik relativisht të fundit dhe, si çdo proces historik, ai është i kthyeshëm. Kjo vlen shumë për të filluar barazimin mes marrëdhënieve ndërkombëtare dhe marrëdhënieve globale.
Deri në fund të Katërqindës, siç është bërë e ditur, bota ishte e ndarë në sisteme të ndryshme ndërkombëtare pre-globale [Schmitt 1950] që nuk kishin marrëdhënie mes tyre (si në rastin e Evropës me Amerikën), ose me raporte shumë sporadike, sa është e vështirë të flitet për një sistem të vetëm marrëdhëniesh.
Vetëm mes shekullit XVI dhe XVII, për shkak të ekspansionit evropian, bota filloi të ishte e perceptuar dhe eksperimentuar si një unitet, edhe pse kjo ishte e limituar, në planin politik, në gërshetim akoma pak të thelluar mes tregtisë, luftës dhe fesë [1], dhe në planin ekonomik në formimin e lehtë të një ekonomie-botë që përfshinte, tashmë, një qendër monetare dhe financiare (në fillim Londrën dhe pastaj u shtri edhe më gjerë), por parashikonte akoma një fraksion shumë të limituar të popullsisë dhe të forcës-punës.
Ndërsa qe e nevojshme të prisnim deri në mesin e Tetëqindës që bashkimi i sistemit dhe i shoqërisë ndërkombëtare të pësonte një përshpejtim vendimtar, me konsolidimin përfundimtar të sistemit kapitalist botërorë [2] nga njëra anë, dhe nga ana tjetër me integrimin progresiv të zonave të ndryshme rajonale në një teatër politiko-strategjik, i simbolizuar më parë nga kolonializimi, pastaj nga dy luftërat «botërore» dhe në fund edhe nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Akoma më i diskutueshme dhe historikisht e dyshimtë është origjina e barazisë mes politikës ndërkombëtare dhe politikës ndërshtetërore. Kalimi nga bashkëjetesa mesjetare tek ajo moderne, vjen në mënyrë të ngadaltë dhe jo të vazhdueshme, si në planin empirik, ashtu dhe në planin e vetëdijes intelektuale, në një lidhje të ngushtë me afirmimin e një forme të re të organizimit koativ, shteti, i karakterizuar nga sovraniteti i plotë dhe nga mosnjohja e autoritet superior në vetvete (superiorem non recognoscens) nga kërkesa e një besimi ekskluziv nga pjesa e popullsisë dhe nga territorialiteti i një obligimi të tillë, pra ekzistenca e kufijve preciz që do përcaktonin përkatësinë e popullit dhe të burimeve.
Megjithëse nuk mungon, kush konsideron një kalim i tillë themelor tashmë të ndodhur nga mesi i Katërqindës[3], opinioni më i përhapur është se: paqja e Westfalisë në vitin 1648, është akti i lindjes së sistemit ndërkombëtar modern- që gjithmonë e më shumë po dizenjohet si «sistemi westfalia-n».

[1] Vigezzi 1994, LXXXVIII.
[2] Wallerstein 1974; 1979; 1980; Arrighi 1984.
[3] Wight 1977.

Friday, June 17, 2011

Rama, një lider disaster










Dr. Alban Daci


Në vitin 1940, ministri hitlerian i Propagandës, Joseph Goebbles, do të fliste më nuanca të çuditshme lidhur me dy dekadat e fundit “Më 1933, ajo që duhej të kishte thënë një lider francez duhet të ishte diçka e tillë: Kancelari i Rajhut, që ka shkruar “Mein Kampf”, nuk duhet kurrsesi të pranohet nga ana jonë. Dy janë zgjidhjet: ose ai duhet të largohet, ose ne do e luftojmë. Por francezet nuk e bënë këtë. Na lanë të vazhdonin projektet tona dhe kur ne kishim arritur majat dhe kishim fituar fuqi, atëherë ata filluam luftën.”

Shumë mbështetës të Edi Ramës, që dikur ishin qorra përballë liderit të tyre, tani që po ju vjen shikimi, duan të thonë: “Edi Rama, i cili tentoi të bllokoj procesin e liberalizimit të vizave për egon e tij personale për pushtet, që bojkotoi Parlamentin për shumë kohë, nuk duhet ta kishin pranuar si lider dhe nuk duhet ta kishin toleruar për të vazhduar më tej”

Për Edi Ramën ka dy zgjidhje: të largohet vetë, sepse nga një diferencë e madhe votash që ka pasur me kundërshtarët e tij politik në zgjedhjet e kaluara, në ato të fundit me Bashën ai jo vetëm nuk e ruajti diferencën, por i humbi. Ose, nëse nuk largohet, të luftohet politikisht si brenda Partisë, ashtu edhe jashtë saj, nga çdo shqiptarë që meritojnë dhe dëshirojnë të integrohen në BE.

Ca ditë më parë një analistë i njohur për bindjet e tij të Majta, kishte shkruar, se: “Edi Rama, si lider nacional është disastër” (zhargon i huaj i përdor me saktësi të madhe në këtë rast). Kam, përshtypjen se Edi Rama, është disastër jo vetëm në nivel nacional, por edhe atë lokal dhe klanor. Lokal e kam fjalën edhe në rastin e Bashkisë së Tiranës. Ai e humbi Tiranën për faktin se ai ka më shumë zell për pushtetin politik, se sa për ta vënë këtë pushtet në shërbim të qytetarëve.

Edi Rama nuk ka asnjë cilësi suksesi që duhet të ketë një lider dhe kjo ndodh për faktin se ai nuk e ka situatën në kontroll brenda partisë së tij. Më kujtohet Rama, kur ishte Ministër Kulture dhe Rama sot në rolin e kryetarit të Opozitës. Janë, dy persona krejt të ndryshëm: i pari ishte energjik, kishte dëshirën e madhe për të punuar për vendin dhe qytetarin, ishte tepër i logjikshëm dhe i saktë në ndërhyrjet publike që bënte, përfaqësonte vetën e tij dhe idetë e tij ishin origjinale, sepse kishin vetëm autorësinë e tij.

Ndërsa Rama i sotëm, është i lodhur, i stresuar dhe i hutuar. Ai, nuk përfaqëson vetën, idetë e tij nuk janë origjinale të dala prej tij dhe nuk përfaqësojnë zgjidhje pozitive në të mirë të qytetarëve. Rama i sotëm nuk ka një linjtë të mirëfilltë politike, nuk ka një program të qartë politik. Ai është politikan i çastit.

Rama i sotëm është i metaforzuar nga pushteti dhe egoja e tij për ta pasur atë pa limit, në çdo kohë e rrethanë. Sot, idetë e tij nuk janë të freska dhe të dobishme, ato janë të infektuar nga mania për pushtet dhe janë të kontrolluara nga personat që ia garantuan atë brenda Partisë. Rama, nuk është më njeri i vizioneve, por peng i pushteti dhe i njerëzve që e simbolizojnë atë, fillimisht në nivel partie, e pastaj edhe në nivel lokal e nacional.

Rama i sotëm, i ka aq shumë sytë e mbyllur me pushtet, sa është i gatshëm të bëj gjithçka për ta mbajtur atë. Ai jashtë pushtetit të tij politik nuk shikon asgjë, qoftë edhe mundësinë se mjafton vetëm pak konsensus politik, që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Rama nuk di të përdor asnjërën nga dy cilësitë kryesore, që duhet të ketë një politikan i nivelit nacional. Ai nuk di të përdor as soft power dhe as hard power. Soft power është përbërës themelor në procesin politik të një vendi demokratik (ose që përpiqet për të qenë i tillë). Jo vetëm në politikë, por edhe tek forcat e armatosur, tërheqshmëria dhe impenjimi luajnë një rol të rëndësishëm. Soft power nxit bashkëpunimin dhe ofron një monedhë të ndryshme nga detyrimi. Rama nuk është aspak një lider që mund të përdor soft power, sepse karakteristikë e tij kryesore është mungesa totale e bashkëpunimit, si me forcat e brendshme politike të vendit, ashtu edhe me autoritetet ndërkombëtare.

Gjithashtu, edhe pse hard power nuk është shumë në modë, mbetet një faktor i rëndësishëm në bërjen e lidershipit. Hard power në shumicën e rasteve simbolizon përdorimin e forcës për të bindur masën, që të ndjek në programet dhe objektivat politike. Megjithatë, as këtë të fundit, Rama nuk është më në gjendje ta përdor, sepse aktualisht Partia i ka dalë nga kontrolli dhe për ta besuar këtë mjafton të analizojmë rrjedhjet e fundit... si dhe faktin se disa deputetë nuk e pranojnë dhe nuk i binden bojkotit parlamentar të vendosur nga PS-ja.

Pra, në të gjitha kuptimet, sot për sot, Rama mbetet një disastër në politik, sepse ai, tashmë, është i mbushur me limite dhe jo shumë ide jo vetëm për të frymëzuar qytetarët në një ndryshim, apo revolucion shoqëror, por, ai, tashmë do të përballet me një betejë të fortë për pushtet brenda PS-së. Para se të mblidhet Kongresi i PS-së, kur me siguri do t’i kërkohet dorëheqja, ai duhet të vendos me vullnetin e tij të largohet nga jeta aktive politike. Një ndër cilësitë më të larta të një lideri është të kuptoj momentin e duhur për t’u larguar. Momenti i duhur, që një hap të tillë ta bëj Rama, është pikërisht tani.

Megjithatë, nëse Rama do të largohet dhe nuk do të ndodh një reformim i thellë i PS-së, asgjë nuk do të ndryshoi. Thjeshtë, faj nuk do t’i mbetet vetëm i një personi, siç përpiqen një pjesë e mirë ta propagandojnë, por do t’i mbetej gjithë PS-së, si forcë politikë, që nuk ka kapacitete dhe vullnet për t’u reformuar dhe për të ecur me të njëjtin hap me proceset e rëndësishme, si ato të integrimit europian.

Tuesday, June 14, 2011

Definicioni i Shtetit


Dr. Alban Daci

Sipas Teorisë së Shtetit, që ne i referohemi në këtë studim, shteti është « një organizatë që furnizon mbrojtje dhe “mirëqenie» [...] në këmbim të hyrjeve fiskale. Shteti përfaqëson mekanizmin kryesor përmes të cilit shoqëria mund të furnizojë këto të «mira publike» dhe të kaloi problemin e free-rider[1].
Shteti mbron mirëqenien e qytetarëve të tij përballë individëve të tjerë, duke u mbështetur tek baza për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes definicionit dhe vendosjes së të drejtës së pronësisë [2]. Këto detyra janë themelore për shkak edhe të natyrës së kudogjendur të konfliktit në një botë me burime skarse. Shteti dhe shoqëria konceptohen si një kompozim me individë dhe grupe që, edhe të ndarë mes tyre, influencohen njëri nga tjetri. Shteti, ose ato që mbajnë autoritet, kanë pikërisht interesa.
Monarku absolut ose politikani bashkëkohor kanë objektiva personale që kërkojnë t’i arrijnë. Më i rëndësishmi nga ato është të mbajnë vetveten në pushtet. Edhe diktatori më mizor duhet të kënaq interesat e atyre individëve dhe grupeve që mbajnë pushtetin bashkë me të. Grupe të fuqishme mbajnë një pushtet të konsiderueshëm dhe ndonjëherë mund të përcaktojnë edhe aksionet. Ato formojnë shoqërinë që është e mbrojtur nga shteti; është koncepti i tyre i drejtësisë që imponohet.
Përcaktimi dhe funksionimi i të Drejtës së Pronësisë tentojnë të favorizojnë interesat dhe mirëqenien e tyre. Kështu, ndërsa shteti tek ish Unioni Sovjetik, tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Afrikën Jugore zhvillon të njëjtat funksione të përgjithshme, janë shumë të ndryshëm individët dhe grupet që përfitojnë të mira nga shtetet. Roli kyç i bërë nga të Drejtat e Pronësisë në funksionimin e shoqërisë është shprehur nga një studiues sipas termave vijues:
Të drejtat e pronësisë përfaqësojnë një instrument të shoqërisë dhe rrjedhin rëndësinë e tyre nga fakti, se shërbejnë për t’iu dhënë formë atyre parashikimeve që i posaçmi mund me arsye të mbështes në raportet e tij me të tjerët. Parashikime të tilla gjejnë shprehje në ligje, dhe në kostumet e një shoqërie. Mbajtësi i të Drejtës së Pronësisë gëzon konsensusin e bashkëqytetarëve të tij për të reaguar në mënyrë të veçantë. Një pronar pret që komuniteti të ndalojë që të tjerët të ndërhyjnë më aksionet e tyre, me një kusht që këto aksione nuk janë të ndaluara në specifikimin e të drejtave të tyre.
Përkufizimi i të Drejtave të Pronësisë është i domosdoshëm në se shoqëria donë të operojë në mënyrë efikase; të Drejtat e Pronësisë shërbejnë për të dhënë « të drejtën e përfitimit të mirave ose të dëmtojë vetveten dhe të tjerët. Të dëmtojë një konkurrent duke prodhuar produkte më të mira mund të jetë e lejueshme, por duke e vrarë atë sigurisht që jo. Lejohet të mbrojë vetveten duk qëlluar, por është e ndaluar të shes poshtë një çmimi minimal[3].
Pra, natyra dhe shpërndarja e të Drejtave të Pronësisë përcaktojnë se cilët individë do të marrin maksimumit e prodhimit dhe cilët do të paguajnë kostot më të larta në respekt me funksionimin e institucioneve të ndryshme sociale. Për këtë motiv funksionimi i Shtetit në politikën e jashtme konsiston mbi të gjitha në përcaktimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë të individëve dhe grupeve.
Funksioni kryesor i jashtëm i Shtetit është ai i mbrojtës së të Drejtave të Pronësisë dhe të sigurisë personale e anëtarëve në respekt me qytetarët dhe aksionet e shteteve të tjerë. Për të përdorur fjalët e Ralph Dahrendorf, shteti është një «grup konfliktual». Ndonëse, ekzistojnë natyrisht edhe grupe të tjera (tributë, feud, grupe luftëtarësh, etj.), thelbi i Shtetit qëndron në territorin e tij[4].
Brenda territorit që përfshin, Shteti ushtron monopolin e përdorimit legjitim të forcës dhe mishëron idenë, se çdo kush në atë territor është subjekt i të njëjtit ligj, ose të rregullave të përbashkëta. Në kontrollin e vënë nën kontrollin e tij, autoriteti i Shtetit është i konsideruar më superior se sa ai i grupeve të tjera.
Këto funksione të brendshme dhe të jashtme të Shtetit dhe natyra e fundit e autoritetit të tij, do të thotë se ai është aktori kryesor në sistemin ndërkombëtar. Shteti është sovrani për faktin se nuk duhet t’i përgjigjet asnjë autoriteti tjetër superior në sferën ndërkombëtare. Është ai vetë që përcakton dhe mbron të drejtat e individëve dhe grupeve. Individët nuk posedojnë të drejta të tjera, përveç atyre të garantuara nga Shteti; as gëzojnë një siguri tjetër përveç asaj të garantuar nga Shteti. Në se dëshiron të mbrojë qytetarët e tij dhe të drejtat e tyre, qoftë në mungesë të një autoriteti superior, qoftë në një sistem konkurrues me shtete, shteti duhet «të mendojë për vetveten» dhe t’i shikoj shtetet e tjerë si rrezik potencial [5].
Teza, se Shteti është aktori kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk dëshiron të mohojë ekzistencën e aktorëve të tjerë të posaçëm, ose kolektiv. Siç ka paraqitur në mënyrë bindëse Ernst Hass, aktorët në marrëdhëniet ndërkombëtare janë ato ente që janë në gjendje të avancojnë kërkesat në mënyrë efikase; nuk mund të stabilizohet apriori kush dhe çfarë janë këto ente [6] .
Megjithatë, Shteti është aktori kryesor, përderisa natyra e shtetit dhe struktura e marrëdhënieve ndërkombëtare janë faktorët më të rëndësishëm, që përcaktojnë karakterin e marrëdhënieve ndërkombëtare në një moment të dhënë. Pra, nuk do të thotë se shtetet duhet të jenë gjithmonë aktorë kryesorë, as që natyra e Shtetit duhet të jetë gjithmonë e njëjta dhe që shteti-komb bashkëkohor, që mund të jetë forma më e lartë e organizimit politik.

[1] E mira publike konsiderohet ajo që «të gjithë kënaqen bashkërisht, në kuptimin se konsumimi individual i një të mire të tillë sjell një privim në ngarkim të ndonjë tjetri». Free-rider është individi që konsumon një të mirë pa ose mw pak shpenzime personale.
[2] Përgjithësia e shtetit ka qenë rrotulluar rreth të ashtuquajturit problemi i ekonomisë së jashtme ( ose organizimi i shërbimeve ose i jo shërbimeve tek individi për të cilët nuk ishte parashikuar as ndonjë pagim as ndonjë kompensim). W.J. Baumol, Welfare Economics and the Teory of the State, Cambridge, Mass, Haward University Press, 1965.
[3] H.Demsetz, Toward a Theory of Property Right, in «American Economic Review, Paper and Proceendings», 1967.
[4] R.Dahrendorf, Class Conflict in Industrial Society, Standford, Standford University Press, 1959.
[5] Kenneth Waltz, Theory of International Politics, Mass., Addison Welsey, 1979, fq. 91.
[6] E. Hass, Beyond the Nation-State. Functionalism and International Organisation, Standford, Standford University Press, 1964, fq. 84.

Thursday, June 9, 2011

ALBAN DACI IU PARAQET LEXUESVE LIBRIN E TIJ "EUROPA DHE SHQIPTARËT"


ALBAN DACI IU PARAQET LEXUESVE LIBRIN E TIJ "EUROPA DHE SHQIPTARËT"


Të dashur lexues,

Po ju paraqes librin tim të parë me titull "Europa dhe shqiptarët". Libri është i ndarë në katër kapituj, të cilët kanë një lidhje historike dhe simbiotike mes tyre:
Kapitulli i parë "Europa e Bashkuar", trajton në linja të përgjithshme Bashkimin Europian. Në këtë kapitull janë trajtuar çështje të rëndësishme të Bashkimit Europian si: Historiku, dobishmëria, zgjerimi, e tashmja dhe ardhmja.
Në kapitullin e dytë "Europa dhe shqiptarët", i cili është edhe titull kryesor i librit, jam përpjekur të shpjegoj: Çfarë është Europa për shqiptarët? Bashkimi Europian për shqiptarët nënkupton më shumë siguri, më shumë prosperitet dhe stabilitet ekonomik, më shumë demokraci dhe liri, zgjedhje të lira, dinjitet të merituar për shqiptarët, kudo që ndodhen. Gjithashtu, në këtë kapitull kam trajtuar çështjen e Bashkimit Kombëtar. Mendoj, se ky bashkim, duhet të bëhet përmes formës federative, por jo nga një federate e krijuar me në krye shtetin aktual shqiptar, por në perspektivën e Bashkimit Europian ("Federatës Europiane"). Pa trajtuar në këtë kapitull nuk kam lënë edhe emigracionin shqiptarë në Itali. Zgjodha emigracionin shqiptar në Itali, sepse ketë eksperiencë e kam përjetuar vetë, në formën e një studenti emigrant, kur për rreth pesë vjet kam jetuar në qytetin e Gjenovës në Itali, ku kam kryer studimet universitari dhe pasuniversitare. Futa çështjen e emigracioni shqiptar në kapitullin "Europa dhe shqiptarët", sepse ishin pikërisht emigrantët ata të cilët që në fillim të viteve ’90 e kanë jetuar realisht dhe jo virtualisht Europën e Bashkuar. Në këtë kapitull në një hapësirë të veçantë kam trajtuar "Çështjen e Maqedonisë", e cila mendoj se është një çështje mjaft komplekse dhe nëse nuk gjen një zgjidhje imediate në nivel ndërkombëtar mund të ketë pasoja destabilizuese për rajonin e Ballkanit dhe ndoshta edhe më gjerë. Kapitulli i tretë titullohet "Europa Federaliste". Gjatë kohës së studimeve universitare dhe pas universitare në Genova të Italisë, u njoha me literaturën federaliste dhe me lëvizjet federaliste europiane. Nga kjo literaturë, për shkak të ngjarjeve të kaluara si: luftërat etnike dhe fetare në Ballkan dhe dy luftërat botërore të fillim shekullit të XX-të, kuptova dhe u binda se e keqja me e madhe e Kontinentit Europian është shteti nacional. Falë ideve dhe Lëvizjes Europiane Federaliste, Europa e Bashkuar nga një utopi që ishte u kthye në një projekt konkret politik i cili gjatë gjithë kohës është në lëvizje dhe zhvillim. Pra, në këtë kapitull kam trajtuar pikërisht ideologjinë federaliste të përfaqësuar në Europë nga Lëvizja Federaliste Europiane.
Kapitulli i katërt dhe i fundit titullohet "Demokracia dhe Shqipëria". Një vend nuk bëhet demokratik brenda limiteve të caktuara kohore, nëse ka pasur një të kaluar totalitare, vetëm se ka aplikuar institucione, teori dhe rregulla demokratike. Një vend është demokratik nëse ka krijuar edhe një kulturë demokratike. Shqiptarët kanë pasur një të kaluar totalitare, në këto njëzet vite tranzicion janë përpjekur të krijojnë norma dhe institucione demokratike, por akoma nuk kanë krijuar një kulturë politike (e kam fjalën sidomos për elitën politike). Prandaj, lindja pyetja nëse Shqipëria është demokratike apo jo? Përgjigja gjendet në brendësi të këtij kapitulli...

Wednesday, June 8, 2011

Jehonë e largët vjen nga Europa


Dr. Alban Daci


Kudo në Europë ka shqiptarë të cilët jetojnë, punojnë e studiojnë. Kudo që ndodhen shqiptarët përpiqen me çdo kusht të jenë krenar për identitetin e tyre shqiptar, si dhe mundohen, sa të mundin, të tregojnë se janë të integruar në shoqëritë ku janë futur për të jetuar dhe punuar.
Edhe pse shumica e tyre kanë vite që, tashmë, jetojnë në Europë, e cila është bërë një shtëpi e dytë për ta , nuk janë të ndarë dhe nuk mund të ndahen shpirtërisht me vendin e tyre, Shqipërinë, e cila, herë qëndron si një dritë që vetëm vjen e largohet për ta dhe herë duket sikur ajo do të jetë një shkëndijë shprese për ta dhe të afërmit e tyre.
Shqiptarët, edhe pse ndodhen në Europë, janë shumë të interesuar se si po ec vendi i tyre, si po shkon procesi i integrimit, se si po shkon dialogu politik, a po zhvillohet me ritme të shpejta... e kështu me radhë.
Momenti i hyrjes së Shqipërisë në NATO ishte një moment krenarie për shumë shqiptarë, të cilët ndodhen në Europë. Sapo Shqipëria hyri zyrtarisht në NATO, shqiptarët, që ndodheshin në Europë, filluan të krenoheshin dhe të zgjeronin supet, duke argumentuar ndër qytetarët e vendeve ku kanë emigruar se edhe Shqipëria, tashmë, është e zhvilluar, sepse është anëtare e NATO-s.
Por kjo ëndërr u bë edhe me madhe, kur Shqipëria përfitoi “Lëvizjen pa viza” në “Zonën Schengen” të Bashkimit Europian. Ky akt u dha më shumë dinjitet, më shumë liri, dhe i bëri të ndjehen të barabartë dhe të pa diskriminuar me popujt e vendeve të tjera të kontinentit europian, të cilët kishin vite, pse jo edhe dekada, që e kishin përfituar këtë proces.
Shqiptarët, tashmë, pas procesit të lëvizjes së lirë nuk do të qëndronin më në radhë të gjata dhe të diskriminuar në portat e hyrjes në Bashkimin Europian. Shqiptarët nuk do të kishin më nevojë të jepnin lekë për të blerë një vizë, nuk do të qëndronin më në radhë të gjata para një selie diplomatike për të marrë një vizë.
Nuk do të rrezikonin më, të vdisnin vetëm për faktin, se nuk arrinin të siguronin një vizë kurimi për t’u kuruar në një vend të Bashkimit Europian. Shqiptarëve, më në fund, do ju hiqej nofka e klandestinit, skllavit të kohërave moderne, që udhëton përmes vdekjes dhe dëshpërimit për një jetë më të mirë.
Pra, për shumë shqiptarë që jetojnë në Europë, dukej se, më në fund, Shqipëria kishte marrë rrugën e duhur, atë të zhvillimit dhe të integrimit në Bashkimin Europian. Por ky optimizëm real, pothuajse, u shua pa kaluar shumë kohë. Kjo shuarje ndodhin me rastin e 21 janarit. Shumë shqiptarë thanë: “Mos ndodh përsëri. Po, pse pikërisht tani duhej të ndodhte? Pse gjithmonë ne, shqiptarëve, sapo fillojmë të gëzojmë, duhet të na ndodh gjithmonë diçka, që të na kthej në hidhërimin e zakonshëm të përjetuar për shumë kohë me radhë”.
Sapo ndodhi 21 janari, shtypi europian u mbush me rreshta të gjata kritikë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për politikën shqiptare. Për shqiptarët, që jetonin në Europë prej kohësh, kjo ishte një “Tragjedi” nga e cila nuk kishin çfarë të thoshin, veçse të turpëruar të ulnin kokën dhe të heshtnin.
Me pak fjalë, Shqipëria u paraqit, përsëri, para syve të Europës si një vend që ka probleme të mëdha të natyrës politike për të zgjidhur, duke u nisur që nga mungesa e dialogut deri tek koncepti i një politike të përbashkët shqiptare, kur bëhet fjalë për interesa esenciale nacionale.
Pa kaluar shumë kohë nga ngjarjet e 21 janarit, shqiptarët në Europë patën një shans tjetër për t’u ndjerë përsëri krenar dhe të rrisnin shpresën se Shqipëria do të ishte shumë shpejt pjesë e Bashkimit Europian. Ky shans ishte rasti i zgjedhjeve për Pushtetin Vendor të realizuar me datë 8 maj.
Në procesin e votimit, qytetarët shqiptarë treguan një maturi të lartë politike dhe një dashuri të madhe për demokracinë. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi i një shprese, që shumë shpejt do të zbehej. Zgjedhjet mbaruan, institucionet dhanë fjalën e tyre, por një pjesë e politikës shqiptare nuk është dakord dhe bën kërcënime për luftë. Ky është absurditeti më i fundit i politikës shqiptare, ku në momentin e një qetësie të duhur për të ecur përpara, bëhen thirrje për luftë dhe për përballje.
Kush do të përballet dhe më kë do të përballet? Sipas një analize të thjeshtë i bie të përballen shqiptarët me shqiptarët, vëllai me vëllanë, kushëriri me kushëririn dhe kjo duhet të ndodh vetëm për faktin, se dikush që ka humbur nuk e pranon dhe dëshiron të qëndrojë me çdo kusht atje nuk mund të qëndrojë më.
Tani është fillimi i sezonit të verës dhe shumë shqiptarë, që jetojnë në Europë, duan të kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet dhe për të qëndruar sikur edhe për pak kohë në vendin e tyre të origjinës. Ato, nuk duan të gjejnë një Shqipëri të trazuar për shkak të kapriçove të politikës, ose të disa politikanëve që nuk e kanë kulturën të besojnë se në politikë nuk ka gjithmonë fitore, por edhe humbje, nëse nuk din të qeverisës dhe nuk mbron interesat e qytetarëve, që të kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar.
Shqiptarët që jetojnë në Europë dhe Amerikë, kanë dëshirë dhe shpresojnë që Shqipëria t’i kthehet normalitet dhe të vazhdojë në procesin e Integrimit Europian, të zhvillohet ekonomikisht dhe të stabilizohet demokratikisht, duke marrë pamjen e një vendi europian dhe modern, ashtu siç i takon të jetë.
Thirrja e shqiptarëve, kudo që ndodhen, për të gjetur stabilitetin politik dhe për të vazhduar procesin e rëndësishëm dhe të pashmangshëm të reformave, vjen dalë nga dalë, si një jehonë e largët në veshët e disa politikanëve të pandreqshëm, të cilët janë në gjendje të prishin gjithçka dhe çdo gjë për pushtetin e tyre personal politik.
Kjo jehonë nuk do të jetë gjithmonë e largët dhe dobët, por ajo mund të bëhet e fortë dhe guximshme, nëse politika shqiptare nuk e kupton se nuk mund të vazhdohet më me të njëjtin stil, që ka pasur gjithmonë, atë të shpërfilljes së qytetarëve të saj.
Jehonat e sotme sociale, diku të heshtura dhe të mençura, dhe diku të forta dhe të vendosura, nuk janë vetëm negative, por tregojnë se qytetarët shqiptarë marrin frymë dhe duan të jetojnë në demokraci e paqe, si popujt e tjerë të kontinentit europian. Dikush këto jehona i dëgjon dhe përpiqet t’i respektojë, dikush tjetër bën sikur është i shurdhër, por nuk e kupton se me këtë gjest po demonton të ardhmen.
Kjo jehonë e largët nuk po vjen vetëm nga shqiptarët, që jetojnë prej vitesh në Europë, të cilët kanë lidhje shpirtërore me Shqipërinë, por po vjen edhe nga Brukseli, i cili disa herë po thërret për dialog, si dhe për të respektuar vullnetin e qytetarëve, të cilët duhet të jenë objektivi i politikës shqiptare dhe jo pasojë e kësaj të fundit.

Monday, June 6, 2011

Lider i mirë dhe i keq


Dr. Alban Daci


Të identifikosh lider të mirë dhe të keq mund të jetë problematike, jo për shkak të kuptimit të plotë të fjalës “i mirë”, që mund të thotë si “etike” ashtu edhe “efikase”. Zakonisht përcaktohet si lider i mirë ai person që prodhon ndryshime pozitive për një grup apo për një komunitet shoqëror; për pasojë, lidershipi mund të jetë etik për definicion, dhe personazhet si Hitleri nuk do të ishin lider, por vetëm individë që ushtrojnë pushtet.
Një lider i mirë, është një lider që ndihmon një grup të formuloji dhe të ndjekë objektivat e bashkëndarë, Hitler, qe një lider efikas me objektiva moralisht të neveritshme; në fund, për shkak të faktit se i dërgoi të gjithë ndjekësit e tij drejt greminës së sigurt, u vlerësua nga historia si një lider i keq si moralisht ashtu edhe për rezultatet e qeverisjes së tij.
Në praktikë, tre janë aspektet e lidershipit përmes të cilëve mund të vlerësojmë efikasitetin dhe eticitetin: objektivat, mjetet dhe pasojat. P.sh Saddam Hussein gëzonte mbështetjen e një pjese të mirë të qytetarëve irakian dhe në të njëjtën kohë falë kësaj mbështetje kërkoi të krijonte një nacion të madh irakian; por ishte brutal dhe impulsiv dhe për shkak të cilësive të tij i shkaktoi vuajtje të mëdha popullit irakian. Kur e pyesin se përse e kishte pushtua Kuvajtin, përgjigjet: “Kur më hip diçka në kokë, duhet ta bëj dhe ta realizoji. Unë, kështu jam”
Sllobodan Milloshevic varfëroi arkat e shteti jugosllav, spekuloi mbi frikën dhe ambiciet nacionaliste të popullit të tij, dhe masakroi popujt e tjerë duke përfshirë edhe shqiptarët autokton në Kosovë; me çdo luftë që bënte nuk bënte gjë tjetër veçse përkeqësonte kushtet e serbëve dhe masakronte popuj dhe qytetar të tjerë krejt të pafajshëm.
Saparmyrat, kryeministri i Turkmenistanit të pavarur, kufizoi lirinë e lëvizjes, të fjalës dhe të mbledhjeve, ndaloi zgjedhjet e lira, luftoi medien e lirë, dhe zhduku të ashtuquajturit armiq opozitar duke i izoluar nëpër spitalet psikiatrike ose nëpër burgje. Pavarësisht gjithë këtyre aksioneve autoritare dhe totalitare të ndërmarra, ndërtoi monumente që celebronin figurën e tij dhe u përcaktua si babai i kombit.
Boris El’cin, u sjellë si hero kur u ngrit në këmbë mbi tankun për të rezistuar në një grusht shteti kundër qeverisë ruse, por më vonë u pengua në aksionin presidencial për shkak të dashurisë së madhe që kishte për shishen dhe vodkën.
Aktualisht mund të themi se edhe lidershipi shqiptar ashtu si edhe lidershipi botëror ka probleme serioze që lidhen me moralin dhe etikën. Po të marrin parasysh lidershipin e majtë të Shqipërisë në dy vitet e fundit mund të themi se ky i fundit është në kontradiktë të plotë me moralin dhe etikën. Nëse politika shqyrton të mirën e komunitetit dhe etika përcaktohet si mbrojtëse e së mirës, atëherë mund të thuhet se politika nuk është gjë tjetër veçse specializimi i etikës e kuptuar si shkencë e së mirës.
Nuk është as etike dhe as morale që ky lidership herë pas here u bën thirrje qytetarëve për të luftuar për pushtet. U bën thirrje qytetarëve për të bërë dhunë për pushtet, kur ky i fundit nuk përfaqëson të mirën e përgjithshme, por të mirën e vetëm disa personave. Nëse, dikush ose një grup personash kërkojnë ndryshim apo perfeksion shoqëror, kjo nuk është aspak negative, përkundrazi përfaqëson agimin e një progresi, por nëse këta duan që këtë ndryshim ta bëjnë duke kaluar mbi trupat e pafajshme dhe mbi gjakun e qytetarëve kjo nuk është aspak as moral dhe as etike.
Nuk është morale të ngrihesh në luftë për pushtet në një vend që më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet politik, për paqe dhe për garanci shoqërore. Lidershipi i së majtës shqiptare dhe i së djathtës duhet ta kuptojnë se politika bëhet mbi konsensusin reciprok dhe përmes mekanizmave demokratik. Politika nuk bëhet përmes rrugës duke luftuar si në mesjetë me armë, gurë dhe dhunë, por bëhet përmes programe dhe alternativave më të mira politike dhe sociale.
Termi i shquar i Aristotelit “zoom” (gr, -kafshë) e nënkupton pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit-shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithëpërfshirës. Prandaj, një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një.
Në fjalorin latinisht-shqip fjala art (ars) përkthehet me fjalët: mjeshtëri, muzë, por edhe dredhi, dinakëri, dhelpëri. Politika si aktivitet për rregullimin e pozitës së njeriut në shoqëri, si aksion i vetëdijshëm i subjekteve politike, si intelekt llogaritës, si “policy”, “issue” etj, për rregullimin e konflikteve në shoqëri konsiderohet art, mjeshtëri.
Pra, në politikë gjërat qëndrojnë njëlloj si edhe në art, por pasojat e njërës dhe të tjetrës janë të pakrahasueshme. Me një vepër të bukur artistike mund të kënaqen shumë njerëz, me një vepër të bukur politike mund të shpëtojë një popull, me veprën e falsifikuar artistike mund të dëmtohet blerësi ndërsa me politikën e falsifikuar mund të dëmtohen popujt.
Për shkak të interesimit për avancimin e gjithëmbarshëm shoqëror, dhe jo vetëm të kategorive të veçanta të një shoqërie të dhënë, të kuptuarit e politikës si art i së mundshmes, në rrethanat e sotme duhet të jetë i diferencuar dhe duhet ta përjashtojë imoralitetin e metodave në realizimin e qëllimeve politike.
Opinioni i krijuar mbi atë se ç’është e moralshme dhe moralisht e lejueshme në botën e sotme, të kuptuarit e padiferencuar të politikës si art i së mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjëherë edhe pa marrë parasysh qëllimin. P.sh. mund të jetë e logjikshme se shteti duhet të ruajë qetësinë publike. Mirëpo helmimi i fëmijëve, si metodë për realizimin e një qëllimi të tillë, jo vetëm është akt i pamoralshëm, por një akt i tillë automatikisht e vë në pyetje karakterin e qëllimit.
Gjithashtu, nëse një grup personash politik, qofshin edhe "Opozitë Zyrtare","nëse sot në 2011 nuk njohin institucionet shtetërore, por ngrihen kundër tyre përmes aksioneve të dhunës. Atëherë, këta të fundit jo vetëm i kanë të pamoralshme aksionet e tyre, por vendosin automatikisht në pyetje karakterin e qëllimeve të tyre.
Në një vend demokratik mënyra më e mirë për të gjykuar një lider si dhe aksionet e ndërmarra prej tij është ajo përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Nëse një lider nuk merr shumicën e nevojshme të votave të qytetarëve që do t’i garantonin të drejtën për t’i përfaqësuar dhe qeverisur ata, do të thotë se ai ka gabuar qoftë në aksionet politike ashtu edhe në faktin se këto aksione kanë qenë imorale dhe jo etike.
Kur, ndodh një gjë e tillë, mënyra më e mirë është vetëkorrigjimi në planin politik për të projektuar një betejë të re politike dhe demokratike për të konkurruar me shpresën se do të fitojë në garat e ardhshme politike-demokratike (zgjedhjet e lira). Nëse vetëkorrigjimi është krejtësisht i pamundur për shkak të karakterit personal dhe klaneve të personave që përfaqëson, atëherë do të thotë se ka ardhur momenti i duhur për tu tërhequr nga ushtrimi i politikës si art i mundshëm.