Në 2001-2002, mbaron me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme të përgjithshme “Arben Broci” në Tiranë, ku krahas diplomës së Pjekurisë, merr dhe dy diploma tjera, një për rezultate të larta në mësime, si dhe një tjetër diplomë mirënjohje nga Komuniteti Shqiptar i Drejtave të Njeriut, për rolin e aktivizimit qytetar që ka bërë jo vetëm tek kjo shkollë në mbrojte të drejtave të individit, por edhe në aktivitetet e ndryshme në shkallë kombëtare, që kanë pasur për temë të Drejtat dhe Liritë e Personit.
Alban Daci, hapat e para të arsimimit i mori në komunën e Sllovës në rrethin e Dibrës. Në këtë periudhë ai u dallua për rezultate të larta në mësime, duke mbajtur flamurin e nxënësit të dalluar në mësime, sjellje si dhe nxjerr në pah karakterin e tij këmbëngulës. Në Tiranë fillon dhe mbaron klasën e tetë po me rezultate të larta tek shkolla 8-vjeçare “Naim Frashëri”.
Gjatë ceremonisë i jepet dhe një Certifikatë Nderi, nga z. Muro Cuneti, kryetar i Komunës Castelnuovo Bormida. Motivacioni është "Për bashkëpunimin dhe ndarjen e ideve në lidhje me problemet mjedisore në nivel kombëtar e ndërkombëtar"
Alban Daci është edhe anëtar i Lëvizjes Federaliste Evropiane. Ka marrë pjesë në Shumë takime, konferenca dhe aktivitete të organizuara nga Lëvizja Federaliste Evropiane jo vetëm në Xhenova (Genova), por në gjithë Italianë
Eksperienca Pune
Në 1999, Senator i shkollës së Mesme të Përgjithshme “Arben Broci” në Tiranë.
Nga 2003, është Kryetari i organizatës shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare-Itali”.
Në një rol të tillë ka realizuar shumë projekte, bashkëpunime, takime, konferenca, kërkime shkencore, binjakëzime, shkëmbime ndërkulturore që kanë pasur për objekt Komunitetin Shqiptar, që është i pranishëm në Itali. Duke qenë përfaqësues i denjë i këtij Komuniteti, si dhe duke studiuar në Universitetin e Xhenovës, që është një ndër universitetet më prestigjioze në Evropë dhe në Botë, ka pasur kapacitete dhe aftësi të larta akademike për të shkruar një numër të konsiderueshëm artikujsh profesional që kanë të bëjnë me çështjet e integrimit euro-atlantik, integrimit social, kulturor dhe politik të rajonit të Ballkanit në përgjithësi dhe të Shqipërisë në veçanti.
Artikujt e tij janë publikuar në disa gazeta si: Koha Jonë, Shekulli, Ndryshe, RD, Tirana Observer, Nacional, Lajm, Nënë Shqipëria, Tema, Dibra, gazeta e “Shqiptarëve në Britani”, Standard, Albania, Balli i Kombit, il giornale “
http://www.alb-shkenca.org (faqja e studiuesve shqiptarë), www.studenti.forum-2007.com (faqja zyrtare e organizatës “Gjenerata Re Shqiptare-Itali”), www.zeriyt.com, www.siciliamillennium.it, www.shqip.dk, www.albemigrant.com, www.interneti.eu, www.albandaci.blogspot.com, në faqen e radios “Kosova e Lirë”, www.shqiperia.com, www.lajmi.com, www.peqini.com, www.zemrashqiptare.net, www.albaniadream.net, si dhe në mail-listat shqiptare memedheu@googlegroups.com, art-cafe@alb-net.com dhe albanianpolitics@yahoogroups.com, etj.
Në 2005, ka bërë një Stage Universitar në bashkëpunim me Universitetin e Xhenovës dhe Qendrën e Studimeve “MEDI” (Emigracioni në Mesdhe) në fushën statistike-akademike mbi familjet e emigrantëve në përgjithësi dhe emigrantëve shqiptarë në veçanti të vendosur në Liguria të Italisë.
Nga 9 tetori i 2006, është zgjedhur Delegat i C.N.C (Komiteti Kombëtar Kolombo) për Shqipërinë si dhe anëtarë i Jurisë ndërkombëtare “Kolombo”. Për më shumë informacione vizitoni www.cristoforocolombo.eu
Nga 7 maj deri në 7 korrik të 2007, ka realizuar një Stage tjetër tek kompania Box International me seli kryesore në Xhenova, falë një marrëveshjes të firmosur nga Box International S.r.l dhe Universitetit të Xhenovës - Fakulteti i Shkencave Politike. Gjatë periudhës së Stage-it, Alban Daci ka shprehur aftësi të larta pune në fushën e Marketingut dhe atë të shërbimeve të logjistikës së Kontenerve që kjo kompani administron nga viti 1982.
Me datë 21.09.2008, Alban Daci, falë iniciativës së tij dhe mbështetjes personale të Giuseppe Maria Durazzo, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë themelon për herë të parë në qytetin e Xhenovës, skuadrën shqiptare të futbollit “Real Durazzo”. Aktualisht Alban Daci, është Presidenti i kësaj skuadre, e cila është e formuar vetëm me djem të rinj shqiptarë që jetojnë në qytetin e Xhenovës dhe ka si qëllim të nxis dhe të realizoj integrimin e Komunitetit shqiptar që është i pranishëm në Xhenova edhe në sport. Skuadra mban emrin “Real Durazzo” për të nderuar historinë e dinastisë “Durazzo” që nga skllevër u bënë Dukë duke u bërë pjesë e lavdishme e historisë së qytetit të Xhenovës.
Me datë, 04.04.2009, me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, organizata shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare” organizoj një Konferencë në Universitetin e Xhenovës, me titull “ Shqipëria po ndryshon, le ta zbulojmë së bashku”.
Kjo konferencë u ideua dhe u drejtua nga dr. Alban Daci, Kryetar i organizatës “Gjenerata Re Shqiptare”. Të pranishëm gjatë punimeve të Konferencës ishin Giovani Firera, Konsull Nderi i Shqipërisë për Piemonten, Giuseppe Maria Durazzo, Konsull Nderi i Shqipërisë për Liguri-an, studentë, akademikë, dashamirës të Shqipërisë dhe të shqiptarëve etj. Konferenca u mbyll duke deklaruar se rruga jonë është e gjatë dhe të gjithë jemi udhëtarë që “Guxojmë për të Ardhmen që meritojmë” .
Nga muaj shtator i vitit 2009 deri në muajin prill të vitit 2010 ka punuar si Tutor në Fakultetin e Shkencave Politike.
Gjithashtu nga muaj mars deri në deri në muajin qershor të vitit 2010 ka punuar në sektorin e marrëdhënieve me publikun tek Departamenti Universitar i Kërkimeve Evropiane (Di.R.E) në Xhenova (Genova).