Sunday, March 16, 2008

KOMUNIKATË PËR SHTYP


Organizata

Gjenerata Re Shqiptare





KOMUNIKATË PËR SHTYP



Objekti: Tragjedia e Gërdecit

Me datë 15 mars 2008, kanë shpërthyer disa magazina me municion ushtarak në fshatin Gërdec në afërsi të Vorës, duke shkaktuar një tragjedi të vërtet me shumë dëme në njerëz dhe materiale. Nga informacionet e dala nga shtypi i përditshëm shqiptare del se ka një numër të konsiderueshëm viktimash si dhe të plagosurish.Ne organizata shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare-Itali” kemi ndjekur me vëmendje ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në fshatin Gërdec dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta dhe të sinqerta për vëllezërit dhe motrat tona që kanë humbur të afërmit tyre. Kjo është një ditë zie për popullin shqiptar, ku hidhërimi ka gllabëruar zemrat tona.Prandaj, ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë dhe të shprehim me nota maksimale solidaritetin tonë për viktimat e pafajshme si dhe i kërkojmë Shtetit shqiptarë që për një periudhë sa më të shkurtër të bëj hetimet e nevojshme duke dhënë një raport përfundimtar për këtë ngjarje të tmerrshme dhe të trishtueshme.Gjithashtu i kërkojmë Shtetit shqiptarë që t’iu qëndrojnë pranë të afërme të viktimave duke i ndihmuar për gjithçka që ata kanë nevojë.Ne “Gjenerata Re Shqiptare” ndajmë me ju dhimbjen dhe i lutemi Zotit që kjo të jetë prova e fundit e tmerrit për ne shqiptarët.Dhimbja është e madhe, por forca për ta përballuar duhet të jetë akoma dhe më e madhe me shpresën se ditë më të mira do të vijnë.


Genova, 16/03/2008


KRYETAR

Dott. Alban Daci