Nga Fatime Kulli
Gazeta Ndryshe
Gazeta Ndryshe
Studenti shqiptar që ngre lart emrin e Shqipërisë, diplomohet shkëlqyeshëm në Itali Më 7 mars në Universitetin e Genovës, Fakulteti i Shkencave Politike, dega "Shkenca ndërkombëtare e diplomatike" u diplomua me rezultatin maksimal studenti shqiptar Alban Daci, kryetar i Gjeneratës së Re Shqiptare, dega Itali.Në diplomim asistetuan së bashku me studentë, familjarë, miq e shokë edhe: Giovani Firera, Konsull Nderi në Piemonto, Bruno Aloi -president i Komitetit Kombëtar i "Kolombo", Mauro Cunieti- kryetar Komune për Castel nuovo Bormida, Romeo-sekretari i Komitetit Kombëtar i "Kolombo" .Albani diplomën e mbrojti me temën: "Aleanca e Atlantikut midis globalizimit dhe margjinarizimit "me udhëheqës prof. Dr. Stefano Monti Bragadin. Pastaj, Albani për aktivitetin e tij të dendur shoqëror në Itali u nderua me dy diploma të tjera. Njëra iu dorëzuan në emër të Komitetit Kombëtar "Kolumbo" dhe tjera në emër të Komunës të Castel nuovo Bormida. Certifikata e Komitetit Kombëtar "Kolombo" e emëron Albanin delegat të C.N.C. për Shqipërinë. Ndër të tjera në certifikatë shkruhet: "I jepet kjo certifikatë në shenjë respekti për bashkëpunimin e rëndësishëm midis Italisë e Shqipërisë."Në Certifikatën e Nderit, dhënë nga Murio Cuneti, kryetar i Komunës Castel nuovo Bormida motivacioni është "Për bashkëpunimin dhe ndarjen ne ideve në lidhje me problemet mjedisore në nivel kombëtar e ndërkombëtar" Albani është kryetar i Gjeneratës së Re Shqiptare, dega Itali, krijuar në vitin më 28 nëntor 2004. Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme "Arben Broci" me rezultate të shkëlqyera, ka qenë senator i shkollës dhe është afishuar në tabelën e nderit të kësaj shkolle. Ka lindur më 12 qershor 1984. Deri në klasën e VII mësimet i ka ndjekur në shkollën e Sllovës dhe nga klasa e VIII në shkollën "Naim Frashëri" në Tiranë.Albani me certifikatat e akorduara në duar , dalë me presidentin e Komitetit Kombëtar "Kolombo" dhe me kryetarin e Komunës Castel nuovo Bormida.Dekani-kryetar i komisionit duke firmosur librezën. Në krah të tij udhëheqësi i temës së diplomës Prof.Dr. Stefano Monti BragadinTë tre vëllezërit Jordani, Albani dhe Dardani kanë kryer ose vazhdojnë studimet e larta dhe specializimet pasuniversitare në Itali. Jordani, pasi kreu Universitetin e Tiranës, Fakultetin Jurdik me rezultate të shkëlqyera, fitoi një bursë të BE për Master të cilin e kreu me sukses në Bolonja të Italisë, për krimin e organizuar dhe të drejtat e njeriut. Ka punuar si shef sektori në Ministrinë e Financave të Shqipërisë, pedagog i jashtëm dhe i brendshëm në Universitetin "Luarasi", pedagog dhe zv. Rektor në universitetet "Dardania" dhe "Universum" në Prishtinë dhe Këshilltar Kombeve të Bashkuara për Qeverinë e Kosovës i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Është autor i librit për studentët e fakulteteve të drejtësisë "Të drejtat e njeriut".Albani u diplomua shkëlqyeshëm për diplomaci dhe vazhdon studimet Master në Universitetin e Genovës. Dardani vazhdon studimet për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Modenës.Këtu e 71 vite më parë, në vitet 1937-1939 gjyshi i tre vëllezërve, Mehdi Daci , kreu Akademinë Ushtarake në Romë, nga ku doli oficer dhe shërbeu deri në fund të vitit 1943 në Guardia di Finanza. Pastaj hapi shkollën e parë të pas çlirimit në Kalis të Kukësit me 23 dhjetor 1944. Gjithashtu Mehdiu punoi si mësues deri në vitin 1953 në Sllovë, Zalldardhë, Shumbat, Kala të Dodës, Kllobçisht të Maqellarës, etj., kur u pushua nga puna për shkak të luftës së klasave, e cila e goditi familjen e tij egërsisht.
E Marte, 18 Mars 2008