Në këtë 101
vjetor, Ismail Qemalin apo Ramën?
Nesër shqiptarët
në një situatë heshtje dhe vetmi do të festojnë 101 vjetorin e Pavarësisë.
101 vjet parë,
njerëz me guxim, vizione duke luftuar
armiqtë nga të katër anët arritën ta bëjnë Shqipërinë të pavarur.
Nesër si kurrë më
parë në këto 101 vjet, shqiptarët po përballen me një Qeveri, e cila nuk ka
planifikuar asnjë manifestim, ceremoni përkujtimore për burrat që kanë derdhur
gjakun për kombin.
Rama erdhi në
fillim me një zhurmë të madhe për lartësuar figurën e Ismail Qemalit duke
propozuar vendosjen e portretit të tij në çdo mjedis zyrtar. Siç duket ishte
thjeshtë një demagogji e modelit komunist, sepse njëlloj si Enver Hoxha edhe
Rama lartëson në aspektin figurativ figurën e Ismail Qemalit, por që në të vërtetë
të gjitha aksionet qeveritare të ndërmarra janë kundër figurës, simbolikës dhe
amanetit të Babai të Pavarësisë.
Të vlerësosh
figurën e Ismail Qemalit është diçka shumë e mirë dhe nuk bën gjë tjetër veçse se ke plotësuar një aksion të
historisë.
Të përdorësh për
politikë dhe demagogji komuniste misionin dhe figurën e Ismail Qemalit është
puro një tradhti kombëtare dhe një cinizëm njerëzor.
Tashmë Rama ka më
shumë se katër muaj në pushtet dhe realisht nuk po bën asgjë në drejtimin e çështjeve
kombëtare dhe në drejtim të vlerësimeve të figurave dhe momenteve historike
ashtu si duhen.
Rama në këto katër
muaj po tregon se nuk ka linja dhe strategji të studiuara mirë në lidhje me çështjet
kombëtare, historike dhe me identitetin kombëtar. Ai shumë herë të jep përshtypjen
se nuk ka formim e duhur për të dhënë rezultate konkrete për çështje që kanë një
rëndësi të madhe për më shumë se 100 vjet Pavarësi.
Nga Rama akoma
nuk kemi marrë përgjigjet për çështjet që kanë mbi 100 vjet që diskutohen:
-
Cila është
politika e Ramës dhe e qeverisë së tij për atë që quhet bashkimi i gjithë shqiptarëve?
Ismail Qemali e shpalli Shqipërinë e pavarur
por e la amanet për të tjerët që ta bashkonin. Ç’po bën Qeveria Rama për përmbushjen
e këtij amaneti? Marrvëshje me Dulen dhe miqësi me këdo.
-
Ismail
Qemali krijoi një qeveri me njerëz të mëdhenj dhe të njohur ndërkombëtarisht. Po
Rama çfarë qeverie ju dhuron shqiptarëve? Kush janë emrat e njerëzve që na qeverisin
në vjetorin e 101 të Pavarësisë. Janë Samir Tahi, Erjon Veliaj, Naco, etj.
-
Modeli
qeverisës i Ismail Qemalit ishte tipike perëndimor si në koncept ashtu edhe në
veprim. Po Rama çfarë modeli po na ofron? Ndonjëherë jam i sigurt se as Rama
vetë nuk e din se çfarë modeli ka dhe si duhet të jetë ai.
-
Principi
bazë i Qeverisë të Ismail Qemalit ishte Demokracia. Ai në çdo moment shprehej se
Shqipëria duhet të jetë e pavarur, e bashkume dhe demokratike. Çfarë ka bërë
Rama për plotësimin e kësaj triade. Ndoshta Rama ka në mëndje triadën:
bolshevizëm revizionar, internacionalizëm socialist dhe vëllazëri me këdo.
-
Ismail
Qemali që nga shpallja e Pavarësisë i kishte sytë nga Isa Boletini dhe vëllezërit
e tjerë Kosovar. Po Rama nga i ka sytë? Kjo dihet tashmë! Ai i ka nga Pasok,
Dule dhe të gjithë të tjerët që gjithmonë kanë thënë se nuk ka shqiptar, por ka
turq, serb e grek.
-
Ismail
Qemali njihte shumë mirë çështjet ndërkombëtare dhe njihej si një njeri me
profil të lartë diplomatik. Disa herë autoritetet diplomatike austro-hungareze
në Shqipëri i shkruajnë se Perandoria e saj duhet të bëj kujdes nga ky plaku
shqiptar. Po Rama sa i njeh çështjet ndërkombëtare? U pa tek traktativat për
armët kimike me USA, të cilat dështuan për shkak të mungesës së
profesionalizmit të Ramës. Ai mendoi të bëj dhelpër, por pa qenë luan.
-
Në
kohën e Ismail Qemalit shqiptarët edhe pse ishin të rrethuar nga të katër anët
më armiq, ishin më të lumtur dhe optimist, sepse mendonin se sapo kishte
filluar e ardhmja. Por me Ramën si ndjehen shqiptarët? Në një dëshpërim të
thellë, sepse tashmë janë të bindur se ato kanë vdekur akoma pa rilindur.