Tashmë është
zyrtare se Shqipëria mund të demontoi rreth 1000 t të armëve kimike të Sirisë.
Prodhimi, shkatërrimi dhe transporti i armëve kimike janë
të përcaktuara nga Konventa e Parisit. Duhet te theksohet fakti se është një
procedurë shumë e gjatë, e komplikuar që ka vene në provë shtete shumë të
fuqishme se Shqipëria.
Nëse procesi i integrimit europian është dukur i gjatë dhe i vështire,
po aq dhe me i vështirë është procesi i transportit nga Siria në Shqipëri,
importimi, ngritja e laboratorëve, vënia në siguri, ndjekja e procesit,
raportimi, vënia në dispozicion i kontrollove ndaj angjecisë së kontrollit dhe
ndalimit të armëve kimike.
Thuhet se SHBA i kanë kërkuar Shqipërisë
demontimin e armëve kimike siriane, pasi nuk pranojë asnjë vend tjetër.
Së pari, duhet të theksojmë faktin,
se nuk kemi asnjë lloj obligimi në këtë rast nga fakti se jemi anëtar të NATO.
NATO, është organizate ushtarake, e cila në nenin pesë të Traktatit të saj,
thotë se nëse rrezikohet siguria e një vendi anëtar, ose disa vendeve, ose nëse
një vend ose disa vende janë viktimë e një agresioni, atëherë, hyn në fuqi
reagimi “një për të gjithë” e “te gjithë për një”.
Rasti i armëve kimike siriane nuk bën
pjesë në agresion ushtarak. Megjithatë, duhet të kemi parasysh faktin, se
kontributi i SHBA në këto 20 vite çështjen shqiptare si dhe për vetë procesin e
integrimit të Shqipërisë në NATO ka qenë vendimtar. Për këtë arsye nuk mendoj se
Shqipëria duhet të jap një përgjigje negative ndaj propozimit te SHBA. Megjithatë,
Qeveria e Shqipërisë duhet të vendos disa kushte dhe të bëj disa propozime. Së
pari, i gjithë procesi që nga eksporti e deri tek demontimi duhet të jetë nën
kontroll te plotë të amerikanëve. Pra, Shqipëria të jetë thjeshtë vendi pritës
i procesit, por jo e përfshirë në proces.
Së dyti, Shqipëria duhet të ketë garanci konkrete se
Amerikanët garantojnë realizimin e demontimit të armëve kimike pa lënë pasoja negative për mjedisin dhe shëndetin e
qytetarëve.
Së treti, Shqipëria duhet tu kërkojë
te amerikaneve më shumë investime në fushën civile dhe ushtarake në vend.
Së katërti, Shqipëria duhet të kërkojë
që SHBA të heqin vizat me Shqipërinë.
Gjithashtu, para se Shqipëria dhe
SHBA të jenë dakord dhe të fillojnë demontimin e armëve kimike siriane, duhet të
organizojnë një Trojke edhe me Brukselin, i cili duhet të mbaj rolin e vëzhguesit
dhe garantit të procesit.