Friday, November 29, 2013

Nevoja urgjente per reformen ne Drejtesi.


Nevoja urgjente per reformen ne Drejtesi. 


Ja disa propozime:



- Te behet nje reforme per te nxjerre ne pension te parakohshem te gjithe ata qe kane qene gjykates dhe prokuror qe ne kohen e Regjimit.



-Tu jepet nje mundesi e dyte rikualifimi per te gjithe ata qe kane mbaruar gjashte mujorin e plepave dhe vazhdojne te ushtrojne profesionin e gjykatesit dhe prokurorit. Rikualifikim nenkupton regjistrimi ne Drejtesi dhe dhenie provimesh shtese dhe ne fund nje provim final. Nese nuk ndjekin kete perkors te pushohen nga puna dhe tu hiqet e drejta e profesonit.

- Te rriten fondet per avokatet e zyre publike. Pra, te rriten pagesat per te gjithe avokatet qe paguhen nga shteti. Kjo shmang korrupsionin si dhe u jep mundesi te gjithe qytetareve te perfaqesohen e te mbrohen nga nje avokat. Deri tani kane mundesi te kene avokat e te mbrohen vetem ata qe kane para. Kjo ka bere qe e drejta te jete vetem per te fortin dhe pasurin.

- Prokuroret te jene me rrotacion te domosdoshem. Ne cdo dy vjen te transferohen ne rrethe te ndryshme. Si per cdo vjet duhet te deklarojne pasurine dhe te raportojne punen e bere. Pra, numrin e dosjeve te hartuara. Per kete arsye nga prokuroria e pergjithshme duhet te krijohet nje komision i mbrendshem ad hoc per te analizuar punen e prokurorve.

- Tre te vendosen pak a shume cmime standarte per sherbimet e ofruara nga avokatet. Kjo shmang korrupsionin. Pra lista e cmimeve te jete publike ne zyre dhe te behen fatura per cdo pagese ose sherbim te ofruar. Mungesa e faturave dhe shpjegimi i te ardhurave vjetore te jete arsye per ti hequr te drejten e profesonit si dhe te gjobitet me leke per mungese transparence.

-Te rriten rrogat per administraten ne sistemin e drejtesise si dhe te aplikohen masa ligjore ne rast te abuzimit me detyren

- Ashtu si eshte ligji qe denon edhe prostituten edhe klientin. Edhe ne drejtesi duhet te denohet me gjobe dhe me burg edhe qytetaret qe tenton t'i ofroje leke ne menyre jo ligjore nje prokurori ose gjykatesi

- Te krijohen komisione te posacme ad hoc per te kontrolluar punen e zhvilluar nga gjykatet e rretheve

- Reformim i thelle dhe rrenjesor i gjykatesve, prokurorve dhe adminsitrates ne gjykatat e rretheve.

- Gjithashtu te futet klauzola e ndeshkueshmerise se gjykatesit dhe mundesia e shqyrtimit te vendimit te marr. Pra, nje lloj si mjeku qe mund te denohet per mos realizimin e detyres se tij si duhet ashtu duhet te ndodh edhe me gjykatesin. 

A. Daci

Wednesday, November 27, 2013

Në këtë 101 vjetor, Ismail Qemalin apo Ramën?

Në këtë 101 vjetor, Ismail Qemalin apo Ramën?

Nesër shqiptarët në një situatë heshtje dhe vetmi do të festojnë 101 vjetorin e Pavarësisë.
101 vjet parë, njerëz me guxim, vizione  duke luftuar armiqtë nga të katër anët arritën ta bëjnë Shqipërinë të pavarur.
Nesër si kurrë më parë në këto 101 vjet, shqiptarët po përballen me një Qeveri, e cila nuk ka planifikuar asnjë manifestim, ceremoni përkujtimore për burrat që kanë derdhur gjakun për kombin.
Rama erdhi në fillim me një zhurmë të madhe për lartësuar figurën e Ismail Qemalit duke propozuar vendosjen e portretit të tij në çdo mjedis zyrtar. Siç duket ishte thjeshtë një demagogji e modelit komunist, sepse njëlloj si Enver Hoxha edhe Rama lartëson në aspektin figurativ figurën e Ismail Qemalit, por që në të vërtetë të gjitha aksionet qeveritare të ndërmarra janë kundër figurës, simbolikës dhe amanetit të Babai të Pavarësisë.
Të vlerësosh figurën e Ismail Qemalit është diçka shumë e mirë dhe nuk bën  gjë tjetër veçse se ke plotësuar një aksion të historisë.
Të përdorësh për politikë dhe demagogji komuniste misionin dhe figurën e Ismail Qemalit është puro një tradhti kombëtare dhe një cinizëm njerëzor.
Tashmë Rama ka më shumë se katër muaj në pushtet dhe realisht nuk po bën asgjë në drejtimin e çështjeve kombëtare dhe në drejtim të vlerësimeve të figurave dhe momenteve historike ashtu si duhen.
Rama në këto katër muaj po tregon se nuk ka linja dhe strategji të studiuara mirë në lidhje me çështjet kombëtare, historike dhe me identitetin kombëtar. Ai shumë herë të jep përshtypjen se nuk ka formim e duhur për të dhënë rezultate konkrete për çështje që kanë një rëndësi të madhe për më shumë se 100 vjet Pavarësi.
Nga Rama akoma nuk kemi marrë përgjigjet për çështjet që kanë mbi 100 vjet që diskutohen:
-          Cila është politika e Ramës dhe e qeverisë së tij për atë që quhet bashkimi i gjithë shqiptarëve? Ismail Qemali e shpalli  Shqipërinë e pavarur por e la amanet për të tjerët që ta bashkonin. Ç’po bën Qeveria Rama për përmbushjen e këtij amaneti? Marrvëshje me Dulen dhe miqësi me këdo.
-          Ismail Qemali krijoi një qeveri me njerëz të mëdhenj dhe të njohur ndërkombëtarisht. Po Rama çfarë qeverie ju dhuron shqiptarëve? Kush janë emrat e njerëzve që na qeverisin në vjetorin e 101 të Pavarësisë. Janë Samir Tahi, Erjon Veliaj, Naco, etj.
-          Modeli qeverisës i Ismail Qemalit ishte tipike perëndimor si në koncept ashtu edhe në veprim. Po Rama çfarë modeli po na ofron? Ndonjëherë jam i sigurt se as Rama vetë nuk e din se çfarë modeli ka dhe si duhet të jetë ai.
-          Principi bazë i Qeverisë të Ismail Qemalit ishte Demokracia. Ai në çdo moment shprehej se Shqipëria duhet të jetë e pavarur, e bashkume dhe demokratike. Çfarë ka bërë Rama për plotësimin e kësaj triade. Ndoshta Rama ka në mëndje triadën: bolshevizëm revizionar, internacionalizëm socialist dhe vëllazëri me këdo.
-          Ismail Qemali që nga shpallja e Pavarësisë i kishte sytë nga Isa Boletini dhe vëllezërit e tjerë Kosovar. Po Rama nga i ka sytë? Kjo dihet tashmë! Ai i ka nga Pasok, Dule dhe të gjithë të tjerët që gjithmonë kanë thënë se nuk ka shqiptar, por ka turq, serb e grek.
-          Ismail Qemali njihte shumë mirë çështjet ndërkombëtare dhe njihej si një njeri me profil të lartë diplomatik. Disa herë autoritetet diplomatike austro-hungareze në Shqipëri i shkruajnë se Perandoria e saj duhet të bëj kujdes nga ky plaku shqiptar. Po Rama sa i njeh çështjet ndërkombëtare? U pa tek traktativat për armët kimike me USA, të cilat dështuan për shkak të mungesës së profesionalizmit të Ramës. Ai mendoi të bëj dhelpër, por pa qenë luan.

-          Në kohën e Ismail Qemalit shqiptarët edhe pse ishin të rrethuar nga të katër anët më armiq, ishin më të lumtur dhe optimist, sepse mendonin se sapo kishte filluar e ardhmja. Por me Ramën si ndjehen shqiptarët? Në një dëshpërim të thellë, sepse tashmë janë të bindur se ato kanë vdekur akoma pa rilindur. 

Thursday, November 21, 2013

Pse ky fatalitet per te Djathten dhe rinine


Vdekja e Sokol Olldashit eshte e parakohshme. 
Eshte nje vdekje e parakoshme edhe per vete politiken shqiptare. 
Eshte e parakohshme per vete ate qe simbolizojne vitet nentedhjete dhe faktin se misioni i shume njerezve te atyre viteve mbetet ne gjysme i pa perfunduar. 
Vdekja e Azemi Hajdarit ishte e tille, e Gramoz Pashkos ishte e tille, Arben Brocit ishte e tille dhe tashme edhe e Sokol Oldashit. 
Duket sikur e ndjek nje fatalitet historik te gjithe brezin e arte te viteve '90, te cilet u detyruan te burrerohen para kohe nga proceset dhe te vdesin pa kryer realizimin e plote te demokracise, per te cilet luftuan e besuan. 
Te Djathen shqiptare duket sikur e po e ndjek fataliteti i te rinjve qe shkelqejne ne moshe te re dhe qe vdesin po te rinje. 
Sokoli do t'i mungoje shume politikes e demokracise shqiptare. 
Megjithate, ai do te mbetet gjithmone modeli i rinise dhe njeriu qe nuk pranoj te plakej. 
Ai do te kujtohet gjithmone i ri, energjik dhe i vendosur. 

A. Daci

Tuesday, November 19, 2013

Politika shqiptare eshte boshe


Politika shqiptare per fat te keq eshte e mbyllur vetem ne llogoren e sherreve, replikave dhe komenteve qesharake e naive qe bejne per njeri-tjetrin. Per shembull tek partite e medha ka njerez qe per shkak te proceseve dhe kohes jane tashme jashte mode. Ka ikur koha e modelit te Erion Brace, i cili ka me shume se 20 vjet qe ben vetem zhurmuesin. Nuk mendoj se politika shqiptare dhe PS ka me nevoje per nje figure te tille. 
Gjithashtu, PD ka persona te cilet kurre nuk kane fituar nje beteje politike dhe jane fshehur gjithmone pas betejave te bera nga te tjeret. Nuk mendoj se PD dhe vendi ka nevoje me per figura te tilla. 
Politika shqiptare eshte politike boshe, sepse ne keto 20 vite nuk ka projektuar vizione largpamese dhe te rendesishme per vendin. Ajo eshte marre me shume vetem me veten e saj duke u mbyllur ne nje llogore sherres, sharjes e ofendimesh, te cilat nuk kane prodhuar asgje te mire ne sherbim te jetes se qytetareve.
Politika shqiptare eshte boshe, sepse nuk ka ofruar rreth vetes njerez te rinj me modele dhe stile te reja. Gjithcka rrotullohet per rreth 20 vite mes te njejteve njerez. te cilet tashme nuk kane cte ofrojne me. Nuk ka rrotacion eltitash, ose te pakten nje bashkepunim elitash dhe brezash. 
Politika shqiptare eshte boshe, sepse nuk ofron performaca te reja, domethenese dhe me stil kreativ. Ka me shume se 20 vjet qe perdoren te njejtat skema klasike. Kjo ka bere qe politika te humb nje nder misionet e saja me te rendesishme, kreativitetin social. Kjo ka bere qe politika jo vetem nuk eshte frymezuese dhe bindese per qytetaret, por mund te konsiderohet pa frike mekanizmi kryesor bllokues i vete shoqerise. 
Politika shqiptare eshte boshe, sepse ajo nuk ka nje tradite te saj origjinale qe here pas here ka nevoje per ndonje freskim modern e bashkekohore. 
Politika shqiptare duket shume here kopje e shumtuar e modeleve te shemtuara politike dhe ka nje dileme te madhe me imitimit te modelit perendimor dhe naivitetit te braktisjes lindore. 
Ky boshllik i politikes shqiptare ka krijuar nje boshllik te madhe ne te gjitha proceset sociale duke e lene ate ne regres. 

A. Daci

Monday, November 18, 2013

Perse Rama duhet te jap doreheqjen?

Situata ne Shqiperi po behet gjithnje e me shume alarmante. Shkruaj shume here ne facebook dhe kete nuk e bej per politike, por per te treguar te verteta qe fshihen ne shume gjera e vendime politike. 

1. Rama ne vend qe te ndertoje po shkaterron. Shqiperia karakterizohet per institucione te dobeta dhe per koeficinte te ulet ne nderhyjet publike. Ne 20 vitet e tranzicionit ka mbizoteruar iniciativa individuale per te ndertuar dhe per te avancuar. Shteti ka qene thuajse inekzistente. Shume gjera ne Shqiperi qe nga iniciativa e lire e deri tek ndertimet e shtepive kane qene krejtesisht fale iniciativave pritave e individuale te mbeshtetur edhe nga forca e emigracionit. Rama ne vend qe te vazhdoje mbi iniciativen e lire, ai po nderhyne por jo per te ndertuar, por per te izuluar, mbyllur dhe shkaterruar. Nese nje shtet nuk garanton asgje as nuk duhet te nderhyje per te shkaterruar edhe ato pak gjera qe kane bere qytetaret me iniciativat e tyre. Me pak fjale, shteti nuk mund te kerkoje standarde nese ato nuk i stimulon ose i mbron. Para se te krijosh nje te papune, qofte edhe pa rregulla, duhet t'i krijosh mundesine qe ai te gjeje punen me rregulla. 

2. Rama po orientohet per nga rregullat e forta, por pa pasur institucione te forta dhe efikase. Sot, jane bere qindra arrestime per mungese leje qarkullimi, per perdorim alkoli e te tjera. Shqiperia nuk ka burgje dhe mundesi financiare qe t'i mbaj brenda keta qytetare. Gjithashtu, fatkeqesisht kemi nje sistem totalisht te korruptuar te drejtesise, i cili denon dhe ndeshkon te pambrojturin, te varferin. Pra, arrestimet e Rames ne vetevete nuk garantojne drejtesi, por rendojne akoma edhe me shume padrejtesine. I jithe Perendimi ka hequr dore nga deshkimi vetem me burg. Italia eshte e tejmbushur me te burgosur, dhe po merre vendime per te leshuar di persona qe jane denuar per vepra te lehta. Gjithashtu, nje shtet qe deshton ne politikat e punesimit, integrimit social orientohet per nga burgosja dhe shtypja. Rama sic duket ka zgjedhur rrugen e gabuar.

3. Rama po shkaterron imazhin nderkombetare te Shqiperise. Ai po shkaterron shpirtin e iniciatives se lire qe duhet te kete ekonomia shqiptare. Mbyllja e disa galerive ne Bulqize, eshte nje thirrje e hapur e investitoreve te huaj per te mos shkuar ne Shqiperi se atje nderhyne shteti dhe cdo gje dhe gjithcka kontrollohet nga shteti. Gjithashtu, politika e mbylljes dhe e nderhyrjes thellon edhe me tej krizen ekonomike, thellon ndarjen e madhe mes te pasurve dhe te varferve dhe pratikisht zhduk shtresen e mesme. 

4. Politika e tritollit dhe prishja masive e ndertimeve. Demton rende ate qe quhet pasuri e trasheguar. Shqiptaret ne vitet '90 ishin te vetmit ne bote qe nuk trashegonin asgje ne planin privat dhe individual. Kete e kemi vuajtur shume ne te brezit qe kemi lindur pas viteve '80. Shqiptaret me shume munde dhe krejtesisht fale punes se tyre arriten te ndertonin ne keto 20 vite shtepi dhe me ne fund ata qe kane lindur pas viteve '90 do te kene mundesi reale te trashegojne nje ose me shume shtepi. Rama me shembjet masive dhe me tritol po krijon paranojen dhe friken e shqiptareve per te mos vazhduar me jetuar ne vendin e tyre. Me keto akte ai thellon ndjenjen se ne Shqiperi asgje nuk ndertohet si dhe thellon bindjen tek cdo shqiptare se e vetmja zgjidhje eshte largimi. 

Per keto e shume te tjera, Rama po e ben Shqiperine te banueshme per vete shqiptaret. Prandaj, ai eshte mire te largohet sa nuk eshte vone dhe qe krizat aktuale sociale te prodhojne efekte te tjera devijuese sociale. 

A. Daci

Thursday, November 14, 2013

Politizim apo jo i armeve kimike?!


Permasat e protestave kunder armeve kimike po behen e gjithnje masive. Keto protesta po kthehen ne nje revolucion te vertete per formen e reagimit social ne Shqiperi. Sot pati dy nderhyrje. Njera ishte e Ilir Metes, Kryetar i Parlamentit para turmes te mbledhur tek Parlamenti dhe tjetra ishte e ish Kryeministrit Berisha dhe Kryetarit te Bashkise se Tiranes z. Basha tek turma e protestuesve e mbledhur par Kryeministrise. Duhet te kuptojme se se dalja e Jetes eshte sipas ligjit shkak pasoje. Kjo nenkupton se po te mos ishte kaq masiv reagimi i qytetareve kunder armeve kimike, Meta as qe do e vriste mendjen dhe as nuk do e merrte mundimin t'i takonte protestuesit. Por masiviteti i protesuesve ka zgjuar instiktin prgmatiste qe karakterizon Meten. Dalja e ketij te fundit sot ne proteste na rikujton daljen e Gjinushit ne rolin e Ministrit te Arsimit per te takuar studentet ne portestat e Dhjetorit. Gjinushi asaj kohe nuk u fut ne turme derisa i siguruan ca drasa qe te mos beheshin kepucet pise. Ndersa dalje e Berishes me takuar studentet qe protestonin para Kryeministrise eshte e ngjashme me daljen e tij ne qytetin Studenti ne protestat e Dhjetorit. Ne momentin qe doli Berisha me Bashen sot para Kryeminsitrise per te mbeshtetur te rinjte protestues, nuk munguan edhe raste provakative qe nuk kerkonin politizimin e protestes. Se pari, ceshtje te kesaj permase nuk mund te kene zgjidhje nese nuk perfshihet edhe politika. Opozita aktuale ka ndihmuar qe sensibilizimi dhe jehona e kesaj proteste te jete maksimale. Gjithashtu, po fale kesaj Opozite, kjo ceshtje eshte tashme nderkombetarezuar. Nuk duhet te harrojme nderhyrjen spektakolare te z. Basha para Parlamentit Europian. Se dyti, kjo proteste duhet te kaloj ne kerkea politike. Duhet te kerkohet doreheja e z. Rama, sepse ky i fundit ka vepruar ne menyre antidemomratike e antikushtetuese ne lidhje me gjithe procesin e ceshtjes se armeve kimike. Sjellja e tij ka qene prej njr diktatori qe nuk perfill as per opinionin qytetare e as interesin e perbashket qytetare. Se treti, kjo ceshtje eshte politike dhe kerkon angazhimin e plote te Opozites duke qene se ka ne dore forcen e Parlamentit. Opozita duhet te krijoi nje Komision hetimi, ku te hetohen te gjitha diskutimet e fshehura dhe te behet publike pozicioni qe ka mbajtur qeveria shqiptare gjate gjithe procesit te negocionimit. Jam i sigurt se nje komisioni hetimor efikas do te zbulonte nje skandal te ngjashem me Watergate. Gjithashtu, Opozita duhet te kerkoi ne interpelance urgjence ne Parlament Kryministrin Rama.

Saturday, November 9, 2013

Armët kimike, pse jo!

Tashmë është zyrtare se Shqipëria mund të demontoi rreth 1000 t të armëve kimike të Sirisë.
Prodhimi, shkatërrimi dhe transporti i armëve kimike janë të përcaktuara nga Konventa e Parisit. Duhet te theksohet fakti se është një procedurë shumë e gjatë, e komplikuar që ka vene në provë shtete shumë të fuqishme se Shqipëria.
Nëse procesi i integrimit europian është dukur i gjatë dhe i vështire, po aq dhe me i vështirë është procesi i transportit nga Siria në Shqipëri, importimi, ngritja e laboratorëve, vënia në siguri, ndjekja e procesit, raportimi, vënia në dispozicion i kontrollove ndaj angjecisë së kontrollit dhe ndalimit të armëve kimike.
Thuhet se SHBA i kanë kërkuar Shqipërisë demontimin e armëve kimike siriane, pasi nuk pranojë asnjë vend tjetër.
Së pari, duhet të theksojmë faktin, se nuk kemi asnjë lloj obligimi në këtë rast nga fakti se jemi anëtar të NATO. NATO, është organizate ushtarake, e cila në nenin pesë të Traktatit të saj, thotë se nëse rrezikohet siguria e një vendi anëtar, ose disa vendeve, ose nëse një vend ose disa vende janë viktimë e një agresioni, atëherë, hyn në fuqi reagimi “një për të gjithë” e “te gjithë për një”.
Rasti i armëve kimike siriane nuk bën pjesë në agresion ushtarak. Megjithatë, duhet të kemi parasysh faktin, se kontributi i SHBA në këto 20 vite çështjen shqiptare si dhe për vetë procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO ka qenë vendimtar. Për këtë arsye nuk mendoj se Shqipëria duhet të jap një përgjigje negative ndaj propozimit te SHBA. Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë duhet të vendos disa kushte dhe të bëj disa propozime. Së pari, i gjithë procesi që nga eksporti e deri tek demontimi duhet të jetë nën kontroll te plotë të amerikanëve. Pra, Shqipëria të jetë thjeshtë vendi pritës i procesit, por jo e përfshirë në proces.
Së dyti,  Shqipëria duhet të ketë garanci konkrete se Amerikanët garantojnë realizimin e demontimit të armëve kimike pa lënë  pasoja negative për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.
Së treti, Shqipëria duhet tu kërkojë te amerikaneve më shumë investime në fushën civile dhe ushtarake në vend.
Së katërti, Shqipëria duhet të kërkojë që SHBA të heqin vizat me Shqipërinë.

Gjithashtu, para se Shqipëria dhe SHBA të jenë dakord dhe të fillojnë demontimin e armëve kimike siriane, duhet të organizojnë një Trojke edhe me Brukselin, i cili duhet të mbaj rolin e vëzhguesit dhe garantit të procesit.

Mafia politike dhe rinia peng i një 2 mijë lekshi


Nga – Dr. Alban Daci
Alban Daci
Ka plasur mania e 2 mije lekëshes pas skandalit të blerjes së votës së qytetarëve nga Stafi i Rilindjes ne zgjedhjet për kryetar bashkie në Korçe. Kjo kartëmonedhe po bëhet më shumë e famshme prej skandalit se sa prej vlerës reale monetare.
Të rinjtë kanë protestuar sot para Kryeministrisë duke hedhur kartëmonedha 2 mijë lekëshe false. Siç duket të rinjtë, le të gëzohen qoftë edhe për një ditë të vetme proteste duke i mbushur si asnjëherë tjetër xhepat me kartëmonedha false të prerjes 2-she, sepse origjinalet vazhdojnë t’i ëndërrojnë ngaqë shumica e tyre nuk punon, nuk ka punuar kurrë dhe nuk kanë as shpresa që mund të punojnë.
Rama gjatë fushatës premtoi hapjen e 350 mijë vendeve të reja pune. Megjithatë, ditët kalojnë dhe asgjë nuk duket ne horizont. Rama guxoi të bëj fushatë mbi punësimin, i cili vazhdon të jetë një plagë e rendë e shoqërisë shqiptare. Ç’fare kuptonte Rama me 350 mijë vende pune? Të shkarkonte militantët e PD dhe të punësonte 350 mijë militantë të Rilindjes? Vetë administrata duhet të jetë në rinovim duke ulur numrin e punonjësve, sepse speza publike është rritur shumë.
Megjithatë, Rama pavarësisht krizës, për të kënaqur partneret e fryu edhe më shumë administratën publike duke shtuar numrin e ministrave dhe zëvendës ministrave. Së pari, nuk është e këshillueshme strategjia e Ramës e “tokës së djegur” duke filluar nga fillimi në të gjitha fushat.
Jam dakord se Administrata e kaluar ka qenë e mbushur me militantë, sidomos ka qenë LSI, e cila bashkëqeverisje në atë kohë me PD. Më shumë se askush tjetër sëmundjen e militantëve pa kriter e futi pikërisht LSI në administratën shtetërore. Megjithatë, në administratë ka edhe specialistë shumë të mirë që kanë eksperiencë mbi 20 vjet dhe që shteti ka harxhuar para për kualifikimin e vazhdueshëm në këto 20 vjet.
Duhet të theksojmë faktin, se është pikërisht politika që e ka sëmurë qytetarin dhe jo qytetari politikën. Ka shumë specialistë në sektorë të ndryshëm që nuk duan të merren fare me politikë, por është politika që i kushtëzon mbi parimin e shantazhit për t’i bërë pjesë të saj.
Është e ditur tashmë teoria: “O me ne, ose kundër nesh”. Politika duhet të heq dorë mbi marrjen peng të qytetarëve duke e kushtëzuar jetën e tij vetëm në bazë të angazhimit politik, qofte të deshiruar ose edhe të sforcuar.
Gjithashtu, nuk mund të hapen vende të reja pune duke ndjekur teorinë e “tokës së djegur”, duke shkrire struktura, duke prishur ndërtesa, duke ndjekur një politikë të ndërhyrjes së fortë mbi iniciativën e lirë. Modeli i Shqipërisë evropiane nuk mund të jetë tritoli, i cili na kujton periudhën e dhimbshme të vitit ’97.
Jam dakord se në Shqipëri ka nevojë që ligji të funksionojë si ligjë dhe institucionet të respektohen. Megjithatë nëse kjo nuk ndodh në fillim nga vetë politikanët nuk ka kuptim që ta bëjnë vetëm qytetarët. Nuk mund të përdoret teoria e shtetit të fortë, kur nuk është i tillë, nuk ka qenë i tillë dhe nuk ka forcë për të qenë i tillë.
Shteti nuk mund ta nxjerrë një qytetarë në rrugë, nëse atij nuk i ka siguruar një rrugë tjetër alternative për të vazhduar me jetuar.

Shteti nuk duhet të jetë simboli që vetëm shkatërron ashtu siç po tenton Rama të na e demonstroi, por mbi të gjitha duhet të jetë një Shtet që ka plane konkrete për rimëkëmbje dhe rindërtim.
Nuk mund të ketë vende të reja pune, kur bllokohen punimet ne autostradën Elbasan-Tirane, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe është tashmë në kilometrat e fundit drejt përfundimit. Nëse ka shkelje shteti duhet të gjejë dialogun dhe mundësinë për të rivazhduar punimet duke mbrojtur dhe interesat e tij.
Duke njohur situatën e të rinjve që me diplome ose jo, me zanat ose jo, sillen pa punë në Tiran. Mund të them se 20 mije lekësha është vazhdimi i teorisë i marrjes peng të qytetarit nga politika.
Që në fillim të premtimeve për mijëra vende pune të premtuara nga Rilindja, kam qenë i sigurt që është thjeshtë premtim elektoral. Megjithatë, disa të rinj të dëshpëruar e morën si të vërtetë dhe e votuan. Thonë se kur njeriu është në dëshpërim ka tendencë t’i besoj kujtdo. Kështu edhe të rinjte që ishin në dëshpërim i besuan premtimit të Rames.
Megjithatë, unë, kam deklaruar që fillim të premtimit për vende pune se nëse nuk mbahet do të jem i pari që do të dal të protestoje para Kryeministrisë për mos mbajtjen e këtij premtimi.
Nuk mund të vazhdojmë të jemi në çdo qelizëtë jetës tonë peng i politikës dhe nuk duhet të tolerojmë askënd që të tallet me jetën dhe perspektiven tonë. Mendoj se të rinjtë para se të protestojnë për 20 mije lekëshen e votës, që është pjesë e një sistemi me te madh, duhet të protestojnë për vendet e punës të premtuara nga Rilindja dhe të pa mbajtura.
Nuk ka asnjë plan të madh të nivelit makroekonomik nga Qeveria për këto katër vjet që të ketë baza reale për të përmbushur premtimin e saj për 350 mije vende pune.
Gjithashtu, të rinjtë dhe qytetarët duhet t’i japin fund shitjes së votave “për dy lekë”, e cila ka sjelle pasoja të turpshme në nivel politik, shtetëror edhe kombëtar. Sistemi i politikës i blerjes së votës ka bërë që Parlamenti shqiptar të mbushet me injorantë, njerëz pa profil profesional, moral dhe njerëzore. Shume persona në Parlament janë me diploma të blera, pa shkollë, me precedentë vjedhje (vjedhje pulash ne kohën e regjimit), trafikant, ish bashkëpunëtor të sigurimit, biznesmen që nuk paguajnë detyrime.
Po këto njerez që kanë mbushur Parlamentin bëhen edhe ministra. Nuk është para me vlerë 2 mije leke që mund tu ndryshojë jetën, por personat dhe cilësitë e tyre qe do ju përfaqësojnë në politike dhe institucione.

Wednesday, November 6, 2013

Vota 20 mije leke. Te gjithe heshtim, por te gjithe e dime

Blerja e votes e solli Rilindjen ne Pushtet, ose me sakt mbajti ne pushtet perseri LSI. Ky subjekt politik bazohet kryesisht dhe vetem mbi blerjen e votes. Po me thoshte dikush se LSI, i kishte blere votat e Elbasanit qe gjashte muaj para se te vinin zgjedhjet. Fenomeni i blerjes se votes ne zgjedhjet e 23 qershorit ka qene masiv dhe percaktoje edhe fituesin. Jane shpernda Iphone, jane shpernda 20 euroshe, 50 euroshe, ushqime. Por askush nuk flet per kete fenomen edhe pse te gjithe e dine. Tashme kemi edhe nje video konkrete te blerjes se votes per 20 mije leke te vjetra ne zgjedhjet lokale ne Korce e askush nuk flet. As progres raporti i BE nuk flet per kete fenomen. Nuk e di se cfare mund te ndodhte ne Berlin, Paris apo diku tjeter te filmohej shitja e votes kundrejt 20 eurove. Ajo qe eshte shume e rrezikshme dhe qe e kam theksuar edhe ne shkrime te tjera eshte fakti se keshtu po vrasin demokracine dhe te ardhmen. Problemi eshte se shitja apo blerja e votes tashme jane bere sistem ne Shqiperi dhe kane zevendesuar ate qe ishte tjetersimi i votes permes kutive. Shit-blerja e votes mundeson kapjen e pushtetit nga organizata mafioze dhe kriminimale, te cilat permes parave informale blejne votat e qytetareve, marrin ne drejtim institucionet dhe i perdorin per interesa krejt kriminale, mafioze dhe jo ne sherbim te qytetareve. Ne reagojme per armet kimike, por mekanizmi i gjithe te keqijave eshte blerja e votes. Aty qytetari humb te drejten e perfaqesimit dhe praktikisht kthehet person i nenshtruar duke humbur statusin e qytetarit te lire. A. Daci

Saturday, November 2, 2013

Italianet emigrante ne Shqiperi?! Po shqiptaret ne Itali?

Alban Daci

Lexova nje artikull te publikuar tek gazeta italiane "La Repubblica", e cila thoshte se Italianet po shkojne ne Shqiperi si emigrate dhe kjo eshte nje arsye per te vertetuar faktin se "bota rrotullohet". Duhet te ndajme realitetin me iluzionet. Fatkeqesisht Shqiperia vazhdon ne menyre te deshperuar te prodhoje emigrante dhe kohet e fundit edhe azilante. Njerez, qe lene mbapra shpine, te afermit dhe nje nje mjerim te vertete ekonomik. Po te levizesh neper qytetet italiane shikon aq shume shqiptare rrugeve, kafeve dhe qendrave tregtare sa te krijohet ideja se ne Shqiperi nuk ka mbetur me asnje, ose paskemi qene aq shume sa kemi mbushur edhe boten me pranine tone. Aktualishte, Italia ashtu si pjesa tjeter e Europes po kalon nje krize te thelle ekonomike. Per kete arsye mijera qytetare kane humbur vende pune e shume sipermarrje kane shpallur falementimin. Rrezikut te krizez ekonomike nuk i jane shmangur vete italianet dhe jo me ata qe jane te huaja dhe qendrojne me leje qendrimi. Emigrantet shqiptare, po kalojne ndoshta perudhen me te veshtire ne keto 20 vite. Baret dhe sheshet ne Itali jane mbushur me shqiptare qe jane te papune dhe konsumojne ne menyre te deshperuar kohen. Shumica prejt tyre kane muaj qe nuk paguajne qirate e shtepive dhe nga momenti ne moment mund te perfundojne jashte e disa te tjere kane edhe familjen me vete e keshtu pergjegjesia shumifishohet. Kjo kategori e deshperuerish e emigranteve shqiptare qe per shkak te krizez kane humbur vendet e punes ose nuk po gjejne me pune ndodhen me te vertete ne udhekryq. Ne Italia nuk mund te qendrojne me e ne Shqiperi nuk kane si te kthehen, sepse gjithe investimet i kane bere per te jetuar ne Itali. Pastaj, ne Shqiperi as qe behet fjale per te gjetur pune. Kjo kategori e emigracionit shqiptar ndjehen totalisht te braktisur nga shteti shqiptari edhe pse kane kontribuar me depozitat e tyre te derguara ne Shqiperi per 20 vjet tranzicion. Edhe pse flitet se shteti shqiptar here pas here ka marre iniciativa per te ndihmuar emigrantet qe per nje arsye ose tjeter duan te riatdhesohen, ne te vertete nuk eshte asgje. Kjo ndoshta per faktin se shteti shqiptar eshte i dobet ne planin strukturor, institucional dhe per faktin se me projekte te tilla ka abuzime perderisa ne Shqiperi korrupsioni eshte ne nivele te larta. Duke qene se kjo eshte situata e emigranteve shqiptar atehere pse italianet shkojne ne Shqiperi? Se pari Italianet shkojne ne Shqiperi sepse atje gjejne nje terren te lire te krahut te punes, i cili eshte shume i ngjashem me periudhen e skalleverise. Shume aktivitete qe italianet qe kane hapur ne Shqiperi i trajtojne dhe i fshrytezojne punetoret shqiptar sikur te ishin skllevere. Ne Shqiperi nuk ka as sindakata e asnje kuader ligjor qe funksionon dhe mbron te drejtat e punetoreve ashtu sic ndodh ne Itali. Nje pjese tjeter e Italiane jane te pasur dhe kthehen ne Shqiperi sepse jeta eshte shume me e lire dhe pastaj italianet jane ne mode. Duhet te kemi parasysh se Shqiperia nuk eshte shume e ndryshme me Moldavine. Te jesh italian ne Tirane e te hiqesh se ke edhe pak para, do te thote te besh jete te ngjashme me sulltanet. Gjithashtu, shume italiane shkojne ne Shqiperi per te bere investime te cilat kane per qellim pastrim parash ose per tu shmangur taksave qe duhet te paguajne ne Itali. Pra, Italiane shkojne ne Shqiperi, sepse kjo e fundit eshte rrumpalle dhe italianeve u pelqen rrumpalliku.