Prononcim nga Alban Daci, dhënë për gazetën Bota Sot
(Shtunë, 16 shkurt 2013)
Për Dr. Alban Daci, analistë nga Shqipëria,thotë se me gjithë kritikat
vendi ka bërë disa përparime, por ngecjet janë më të mëdha. ““Kosova në këto pesë
vite edhe pse ka njohur një zhvillim deri diku të pranueshëm ekonomik është
karakterizuar me kriza institucionale, ku pa dyshim ajo e Presidentit të
Republikës është më e njohura.
Gjithashtu, Kosova nuk ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit
evropian”,thotë për ‘Bota sot”, z. Daci. Ai si të meta esenciale numëron
raportin negative për vizat që e mori qeveria gjatë kësaj jave. “Tani sapo mori
një raport negativ për kriteret e lëvizjes së lirë Schengen. Gjithashtu,çështja
e njohjeve dhe anëtarësimi i saj në OKB mbeten sfida të rëndësishme që Kosova
nuk po i kapërcen”, thotë Daci.
Por, sipas Dacit brengë mbetet fakti se Kosova ka hyrë në bisedime me
Serbinë dhe se procesi është futur në qorrsokak. “Çështje tjetër, e cila po hyn në qorrsokak
të vështira është çështja e bisedimeve të saj me Serbinë. Kosova nuk po tregon
personalitet ndërkombëtar. Lajm është fakti se Haradinaj u lirua nga akuzat e
tij në Tribunalin ndërkombëtar.
Kosova ka shumë sfida përpara që kërkon unitet politik, institucione të
shëndosha dhe një shërim diplomatik të kualifikuar”, thotë Daci.